Author: editor

  • Shkuat në plazh dhe u “përcëlluat” nga diell? Ja si të shmangni rrjepjen e lëkurës!

    Shkuat në plazh dhe u “përcëlluat” nga diell? Ja si të shmangni rrjepjen e lëkurës!

    Kur lëkura dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi. Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit. Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë, dhe jo vetëm gjatë verës.

    Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrijë të mbrojë veten. Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni ato. Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe antoksidantë.

    Menjëherë pasi ta keni kuptuar që jeni djegur të përdorni kompresa të ftohta. Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë. Diçka e tillë do të freskojë lëkurën tuaj dhe do ta ndihmojë atë të shërohet më shpejtë.

    Mjekët këshillojnë që kur digjeni, zona e dëmtuar është akoma dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve të këqija të diellit. Prandaj sugjerohet që të qëndroni në çadër dhe të lyheni më shpesh me krem mbrojtës. Aloe vera funskionon si magji kundër djegies së lëkurës, ndaj dhe këshillohet përdorimi i saj.

    Nëse nuk e dini gjethet e bimës para se të përdoren duhet të lihen në një gotë me ujë. Kështu kur ta përdorni xheli i saj nuk do të ketë më enzimat që shkaktojnë kruarje të lëkurës. Dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli.

    Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.

  • Zjarri në parkingun e pallatit në Tiranë/ Policia jep detaje: Autori një 36-vjeçar, i vuri flakën makinës së babait të tij

    Zjarri në parkingun e pallatit në Tiranë/ Policia jep detaje: Autori një 36-vjeçar, i vuri flakën makinës së babait të tij

    Policia ka dhënë detaje për zjarrin e rënë në një parking të një pallati në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ku për pasojë u dogjën dy makina.

    Policia thekson se nga verifikimet nga rezultuar se është një 36 vjeçar, i cili i ka vënë zjarrin automjetit të babait pas një konflikti që ka pasur me të.

    36-vjeçari, i cili rezulton me probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

    Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar babai i tij, i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin gjatë ngjarjes.

  • “Ferri pushton” Shqipërinë, e premtja sjell temperatura rekord, ekspertët apelojnë: Mos qendroni në diell

    “Ferri pushton” Shqipërinë, e premtja sjell temperatura rekord, ekspertët apelojnë: Mos qendroni në diell

    Dita e premte do të sjellë një valë të nxehtë në të gjithë territorin, duke u bërë kështu dita më e nxehtë e javës.

    Sipas parashikimit të motit temperaturat pritet t’i kalojnë 42 gradë celcius gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që për shkak të mungesës së lagështirës në ajër, ato do të ndihen edhe më shumë.

    Ekspertët paralajmërojnë qytetarët që gjatë orëve të pikut të shmangin vendet me diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje, si dhe të freskohen herë pas here.

    Ndërkohë që i nxehti ekstrem pritet të prekë edhe vendet e tjera të Europës, por më shumë do të jetë prezent në Itali dhe Greqi ku pritet t’i kalojë 45 gradë celcius.

    Sindikatat në Greqi i kanë kërkuar qeverisë që ta shpallin këtë të premte ditë pushimi, nëmënyrë që të mos rrezikhet jeta e punonjësve gjatë ekspozimit në diell.

  • Xhensila dhe Besi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

    Xhensila dhe Besi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

    Ditën e sotme me një video për ditëlindjen e pestë të Ajkës, Xhensila konfirmoi lajmin se do të bëhet nënë sërish.

    Gjatë festës së ditëlindjes së Ajkës, Besi dhe Xhensila kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës së dytë.

    Dyshja do të bëhen më një djalë, siç e kanë treguar edhe tollumbacat blu të hapura nga kutia surprizë për Ajkën, e cila do bëhet me vëlla.

  • Zogu Tiranës feston ditëlindje luksoze, me truprojë dhe me VIP-a

    Zogu Tiranës feston ditëlindje luksoze, me truprojë dhe me VIP-a

    Prezantuesi i njohur, Hermes Nikaj ka festuar ditelindjen ne nje festë gjikante luksoze ku ishin të pranishem shumë personazhe të famshem, miq dhe mikesha të tij. Ai organizoi një mbremje festive në Durrës, te ‘Wolf Lounge’ teksa beri habi pasi shfaqej me truproje gjatë gjithë kohes. 28 vjeçari mori urime te shumta nga miqtë artistë dhe dashamires nga anembanë bota teksa postoi video nga festa vip.

    Ahengu arriti kulmin kur kendoi Elda Shabani dhe Orgito Dapa, te cilet elektrizuan mbremjen me hitet e tyre. Hermes u shfaq ne top formë dhe si gjithnjë i kuruar deri ne detaj. Sipas burimeve Hermes festoi single kete vit pasi u perfol per ndarjen nga nje sipermarres i fuqishem nga Laci.

  • Bie nga kati i tretë i pallatit 22-vjeçari në Tiranë

    Bie nga kati i tretë i pallatit 22-vjeçari në Tiranë

    Një 22-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në “Muhamet Deliu”, ku F. D., 22 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i 3-të.

    Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Vrau bashkëjetuesen, Prokuroria e Elbasanit kërkon burg përjetë për Ramiz Micin

    Vrau bashkëjetuesen, Prokuroria e Elbasanit kërkon burg përjetë për Ramiz Micin

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Ramiz Micin I cili akuzohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.

    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, në datë 13.07.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit R.M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Ngjarja ka ndodhur në Elbasan më 30 korrik të vitit 2022 ku në banesën e çiftit në lagjen “Skëndërbej”, është vrarë me thikë Jetlira Elezi.

    Ku dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

    Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa.

    Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës, e cila ishte larguar pak ditë para ngjarjes pranë të atit.

    Ndërsa fëmijët e autorit jetonin me të ëmën e tyre.

  • “Kam harxhuar 2 mijë euro për 5 ditë pushime në Spille”

    “Kam harxhuar 2 mijë euro për 5 ditë pushime në Spille”

    Sezoni veror ka nisur dhe shumë pushues kanë zgjedhur brigjet shqiptare për të shijuar disa ditë pushime. Ndërkohë jo të gjithë kanë mundësi financiare që të bëjnë pushime verore.

    Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve dhe shpenzimet, krahasuar me rrogën që merr një familje shqiptare, jo të gjithë kanë luksin për ditë relaksi.

    Një qytetar në një intervistë për emisionin Summer Cube’, është shprehur se vitin që shkoi ka bërë pushime në Spille dhe për 5 ditë ka harxhuar 2 mijë euro, ndërsa shtoi se këtë vit, në një kohë kur çmimet janë në stratosferë, nuk ka vendosur nëse do të bëjë pushime.

    “Vjet i kam bërë pushimet në Spille dhe më shkuan 2 mijë euro për 5 ditë. Këtë vit është më shtrenjtë”- tha ai.

  • Të shtëna me armë zjarri, publikohet momenti kur shqiptari ekzekuton me 3 plumba bashkatdhetarin në mes të rrugës (Video)

    Të shtëna me armë zjarri, publikohet momenti kur shqiptari ekzekuton me 3 plumba bashkatdhetarin në mes të rrugës (Video)

    Ky është momenti i ekzekutimit të 50-vjeçarit shqiptar në Selanik nga bashkëatdhetari i tij. Sipas siç shihet në video, viktima debaton me autorin që ndodhej brenda mjetit dhe e godet nga dritarja e makinës me një zinxhir që mbante në dorë.

    Në këtë moment, shqiptari e qëllon 51-vjeçarin me 3 plumba dhe viktima bie në trotuar. Viktima dhe autori sipas mediave greke kanë qenë miq me njëri-tjetrin.

    Sherri nisi në një lokal ku po pinin kafe së bashku, më pas autori dhe viktima janë larguar me makina për tu konfliktuar sërish pranë një karburanti.

  • “Gënjeshtar”- Përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës për tensionet në Veri/ VOA: Deputetët e opozitës penguan Albin Kurtin të mbante fjalën

    “Gënjeshtar”- Përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës për tensionet në Veri/ VOA: Deputetët e opozitës penguan Albin Kurtin të mbante fjalën

    Parlamenti i Kosovës i përfshi të enjten nga përleshjet fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të pushtetit.
    Përleshjet shpërthyen derisa kryeministri Albin Kurti po fliste për situatën në veri të Kosovës dhe pajtimin që është arritur me Bashkimin Evropian për hapat e parë drejt uljes së tensioneve. Fjalimi i tij u pengua nga deputetët e opozitës duke brohoritur dhe duke e cilësuar si “gënjeshtar”.

    U desh ndërhyrja e sigurimit të kryeministrit për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa kryetari i Parlamentit kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë.

    Në hapje të seancës së parlamentit deputetë të opozitës vendosën përballë ulëseve të qeverisë mbishkrime që kishin të bëjnë me kritikat ndaj pushtetit pasi për disa ditë me radhë portali Nacionale publikoi disa biseda të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiç, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion”