Author: editor

  • Ndodh dhe kjo në Durrës/ Djali vjedh babain, arrestohet nga policia për 5 lopë të grabitura

    Ndodh dhe kjo në Durrës/ Djali vjedh babain, arrestohet nga policia për 5 lopë të grabitura

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 5 krerë lopë të babait të tij.

    I riu me inicialet F. K., është ndaluar në Manzë, teksa sipas policisë dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Do mbetemi pa energji elektrike? Rreziku nga vala e të nxehtit: Kërcënim edhe për…

    Do mbetemi pa energji elektrike? Rreziku nga vala e të nxehtit: Kërcënim edhe për…

    Vala e të nxehtit po prek të gjithë Evropën nga Gjermania në Ballkan, duke ushtruar presion mbi sistemet energjetike dhe të transportit.

    Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë paralajmëroi këtë javë për një “fenomeni të nxehtësisë ekstreme në Rinin e Epërm”. Një paralajmërim i ngjashëm është lëshuar edhe nga shërbimi meteorologjik italian, ku merkuri në Sardenjë ka kaluar 40 gradë Celsius.

    Ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën e motit ekstrem në të gjithë hemisferën veriore këtë verë, duke sjellë nxehtësi të madhe nga Kina në Teksas, ndërsa përmbytjet goditën Nju Jorkun dhe Delhi. Rritja e temperaturave tregon se Evropa ka thyer rekordet e vendosura vitin e kaluar.

    Nxehtësia e verës dhe ujërat e pakta në lumin Rhine, i cili është kritik për transportin e mallrave të energjisë në Evropë, mbeten në fokus këtë muaj. Niveli në Kaub një pikë kyçe në lumin në perëndim të Frankfurtit – pritej të binte nën 1 metër dje, sipas Administratës Federale të Ujit të Gjermanisë. Ndërkohë krahasuar me vitin e kaluar në gusht, niveli i ujit në Kaub ra nën 40 cm, nivel të cilin shumë maune e konsideruan joekonomike për të transportuar mallra.

    Mbinxehja e Rhone ka të ngjarë të detyrojë Electricite de France të kufizojë prodhimin e energjisë bërthamore. Kostoja e transportit të naftës nga qendra e tregtimit të naftës në Roterdam në një pikë kyçe në Rinin e Epërm të martën shënoi rritjen e saj më të madhe që nga shkurti, pasi nivelet e ulëta të ujit kufizojnë volumin që mund të bartin maune.

  • PS propozoi legalizimin e kanabisit mjekësor, ja kush janë dy deputetët socialistë që abstenuan projektligjin

    PS propozoi legalizimin e kanabisit mjekësor, ja kush janë dy deputetët socialistë që abstenuan projektligjin

    Këtë të enjte në një mbledhje urgjente dhe pa prezencën e opozitës, deputetët e mazhorancës kanë miratuar në komisionin e Ligjeve, pr.ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

    Drafti i Qeverisë ka marrë pro shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.

    Mësohet se teksa në Kuvend debatohej për arrestimin e Ahmetajt, në një nga sallat e katit të dytë të Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka thirrur mbledhjen e Komisionit dhe në rend të ditur ishte drafti i Qeverisë për legalizimin e kanabisit.Burimet bëjnë të ditur se mbledhja e zhvilluar në një nga sallat e Parlamentit ka zgjatur vetëm pak minuta dhe ambienti nuk ka qenë i pajisur me kamera dhe regjistrues.

    Në përfundim të mbledhjes së shkurtër, kur Bushka e ka hedhur në votim projektligjin, dy deputetët Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko nuk kanë votuar pro si pjesa tjetër e grupit, por kanë abstenuar

  • “Doli, qëlloi me plumba dhe iku”! Si e vrau shqiptari mikun pas sherrit në kafe?

    “Doli, qëlloi me plumba dhe iku”! Si e vrau shqiptari mikun pas sherrit në kafe?

    Një 50-vjeçar shqiptar është vrarë në një pikë karburanti në qytetin e Selanikut nga një bashkatdhetar i tij.

    Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet e rënda të vrasjes, ku 50-vjeçari shihet teksa qëllohet me 3 plumba.

    Sipas mediave greke, dy shqiptarët janë përplasur për mosmarrëveshje financiare. Ata mësohet se ishin miq dhe të njohur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

    Autori dhe viktima kanë qenë ulur së bashku në të njëjtën kafene përpara ngjarjes ku kanë debatuar me njëri tjetrin.

    Pas largimit nga kafeneja ata kanë shkuar në një pikë karburanti ku kanë vijuar debatin. Në një moment 50-vjeçari tenton ta qëllojë nga jashtë makinës, por kundërpërgjigjja me armë bën që ai të ndërrojë jetë në vend.

    “Njëri nga të dy doli nga automjeti i tij dhe qëlloi tjetrin me armë dhe u zhduk, para syve të tmerruar të kalimtarëve”, ka thënë për mediat greke një dëshmitar.

    Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën Solonos, në zonën lindore të Selanikut, mesditën e kësaj të enjteje.

  • “Po mbyten nga tymi”! Pallati në flakë në Tiranë, banorët kërkojnë ndihmë në ballkon

    “Po mbyten nga tymi”! Pallati në flakë në Tiranë, banorët kërkojnë ndihmë në ballkon

    Dy makina u dogjën mesditën e sotme brenda parkingut të një pallati duke shkaktuar panik te banorët që janë evakuuar me shpejtësi. Ngjarja ndodhi në një pallat në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. Fatmirësisht të lënduar nuk ka.

    Paraprakisht dyshohet se ka qenë një 35-vjeçar që i ka vënë zjarrin makinës së tij brenda garazhit të pallatit dhe më pas ka marrë një tjetër duke përhapur flakët. Tymi pushoi katet e pallatit dhe zonën. Banorët u evakuuan me shpejtësi nga zjarrfikësja.

    Disa prej tyre dolën në ballkon duke kërkuar ndihmë. “Po mbyten nga tymi” dëgjoheshin fjalët e banorëve poshtë pallatit. Në vendngjarje shkuan 4 zjarrfikëse, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Vapa e padurueshme, spikeri bën veprimin e pazakontë gjatë edicionit të lajmeve (Video)

    Vapa e padurueshme, spikeri bën veprimin e pazakontë gjatë edicionit të lajmeve (Video)

    I nxehti ka përfshirë të gjithë Evropën dhe temperaturat arrijë mbi 40 gradë Celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve.

    Por, nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta.

    Por, një spiker në Austri duket se e ka gjetur zgjidhjen. spikeri austriak i lajmeve Armin Wolf derdhi një shishe ujë mbi kokë teksa ishte në transmetim live.

    Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura mbi 30 gradë Celsius. E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar, më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.

  • Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ Ballkanin, ja vendet që po thyejnë rekord

    Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ Ballkanin, ja vendet që po thyejnë rekord

    Temperatura të larta po mbretërojnë sot në shumë pjesë të Kontinentit tonë dhe po ashtu edhe Ballkani më në fund është përfshirë nga temperatura të larta verore. Më nxehtë është në Greqi ku temperaturat kanë prekur shifren 40, ndërsa më nxehtë se në Greqi është vetëm në Spanjë.

    Edhe në territoret tona po dominon ngjyra e kuqe në grafiken që simbolizon temperatura të larta.

    Në fotografi mund të shihni temperaturat reale në shumë pjesë të Evropes dhe rajonit tonë sot pas mesdites. Këto temperatura janë regjistruar nga stacione nga më të ndryshmet meteorologjike anekënd Kontinentit tonë si dhe në Afrikën veriore dhe Turqi.

  • Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Euro në ‘pikiatë’, Dollari drejt 90 lekëve, Paundi në nivelin më të ulët historik

    Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Euro në ‘pikiatë’, Dollari drejt 90 lekëve, Paundi në nivelin më të ulët historik

    Rënia e euros ka prekur një rekord të ri historik ditën e enjte.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 103.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 11.7%.

    Në këtë periudhë, kursi i këmbimit po hyn në momentin kur efekti sezonal veror është më i fortë se kurrë, për shkak të pikut të sezonit turistik. Mbështetur në të dhënat e deritanishme dhe në pritshmëritë e operatorëve, pritet që viti 2023 të shënojë një rekord të ri në numrin e turistëve të huaj dhe në prurjet valutore prej turizmit.

    Në këtë mënyrë, edhe efekti sezonal këtë vit mund të jetë edhe më i fortë se vitet e mëparshme. Megjithatë, këtë vit rënia e Euros ka nisur shumë herët, qysh prej muajit prill.

    Në vija të përgjithshme, përmirësimet e bilancit të pagesave në tremujorin e parë të vitit e mbështesin një tendencë mbiçmuese të monedhës vendase. Burimet kryesore të prurjeve valutore që e kanë ngushtuar deficitin e llogarisë korrente janë pikërisht turizmi, përmirësimi i bilancit tregtar të shërbimeve në përgjithësi dhe remitancat.

    Nga ana tjetër, investimet e huaja kanë vijuar të rriten dhe shuma e tyre e tejkalon ndjeshëm vlerë e deficitit të llogarisë korrente.

    Shifrat e tremujorit të parë treguan një frenim në investimin e shtetasve të huaj në pasuri të paluajtshme, por, megjithatë sipas agjentëve të tregut valutor tremujori i dytë dhe i tretë i vitit kanë sjellë rritje të investimeve nga blerësit e huaj, sidomos në zonat turistike.

    Është e qartë që, të paktën për sezonin veror, pritshmëritë e agjentëve të këmbimit ngelen për një forcim të mëtejshëm të Lekut kundrejt Euros. Mbështetur në të dhënat historike, piku i efektit sezonal në kursin e këmbimit arrihet zakonisht në ditët e para të muajit gusht.

    Por, mbiçmimi i Lekut këtë vit është i fortë edhe kundrejt valutave të tjera kryesore. Ky mbiçmim po ndikohet pjesërisht nga rënia e kursit të brendshëm të euros, që është monedha e huaj referuese në ekonominë shqiptare dhe pjesërisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

    Dollari amerikan pësoi të enjten një tjetër rënie të fortë me 1.64 pikë dhe zbriti në 92.77 lekë, duke shënuar vlerën më të ulët që prej dhjetorit të vitit 2009. Ndërkohë, paundi britanik pësoi gjithashtu rënie me 0.9 pikë, duke shënuar një rekord të ri historik, në nivelin 121.12 lekë.

    Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit kundrejt valutave të partnerëve kryesorë tregtarë i bën më të lira importet dhe në teori duhet të ndikojë në një ulje të komponentit të importuar të inflacionit. Ky efekt mund të jetë më i prekshëm pas vjeshtës. Forcimi i Lekut po favorizon gjithashtu huamarrësit në Lekë, duke ulur vlerën e kredisë dhe të këstit mujor, të shprehur në monedhën vendase, në të cilën shumica e huamarrësve kanë të ardhurat e tyre.

    Por, nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i Lekut po dëmton eksportet shqiptare, duke ulur të ardhurat të shprehura në lekë dhe duke i bërë ndërmarrjet shqiptare më pak konkurruese. Rënia e vazhdueshëm e Euros po ul gjithashtu vlerën në Lekë të kursimeve të shqiptarëve, që në pjesën më të madhe mbahen në valutë të huaj./Monitor

  • Vala vdekjeprurëse e të nxehtit ‘pushton’ Europën Jugore, alarm i kuq në këto dy vende. A preket Shqipëria?

    Vala vdekjeprurëse e të nxehtit ‘pushton’ Europën Jugore, alarm i kuq në këto dy vende. A preket Shqipëria?

    Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit ka prekur Europën Jugore dhe Afrikën veriperëndimore me ekspertët që paralajmërojnë rritje rekord te temperaturave.

    Temperatura pritet të shkojë mbi 40 gradë Celsius në zona të Spanjës, Francës, Kroacisë, Greqisë dhe Turqisë, ndërsa në Itali mund të arrijë në 48.8C.

    Autoritetet italiane kanë ngritur alarmin e kuq në dhjetë qytete, përfshirë Romën dhe Firencen. Disa turistë në Itali tashmë i ka rënë të fikët për shkak të nxehtësisë, duke përfshirë një britanik jashtë Koloseut në Romë.

    Vala e të nxehtit, që shërbimi meteorologjik italian e quajti Cerberus (Kerveros) sipas qenit trekrerë të mitologjisë greke dhe latine, pritet të sjellë temperatura ekstreme në 24 orët e ardhshme me 40 në Sardenjë, ndërsa stuhi të forta në Lombardi në veri të Italisë shkaktuan përmbytje.

    Në Spanjë, shërbimi meteorologjik paralajmëroi se temperaturat mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius në rajonet juglindore të Gadishullit Iberik, ku autoritetet kanë dhënë alarmin për nxehtësi ekstreme.

  • Vɑlbonɑ Selimllɑri çudit të gjithë. Djɑli më thotë kɑm “turp” që jemi fëmijët e tu sepse

    Vɑlbonɑ Selimllɑri çudit të gjithë. Djɑli më thotë kɑm “turp” që jemi fëmijët e tu sepse

    Vɑlbonɑ Selimllɑri kɑ sjellê nê jetê tre fêmijê, dy djemtê Kejn dhe Deni, si dhe njê vɑjzê qê e kɑ pɑgêzuɑr me emrin Vivien. Ish-missi kɑ qenê gjithnjê e rezervuɑr pêr jetên e sɑj privɑte dhe njê kêtê e kɑ nênvizuɑr edhe vetê nê intervistɑ tê ndryshme ku rrɑllêherê kɑ folur nê lidhje me fêmijêt e sɑj.

    Ajo kɑ dhênê sê fundmi nê njê intervistê, ku foli edhe pêr fêmijêt e sɑj. Vɑlbonɑ Selimllɑri u pyet nêse fêmijêt e sɑj bêhen ndonjêherê xhelozê pêr tê, dhe ndêr tê tjerɑ tregoi se nê fɑkt tre fêmijêt e sɑj kɑnê komplekse dhe jo xhelozi, mɑdje zbuloi se i kêrkojnê qê mos shkojê ɑs nê shkollên e tyre.

    “Mê thonê mos hɑjde nê shkollê, do tê thonê je çuni i Bonês. Shpeshherê kɑnê pɑsur siklet tê thonê qê jemi fêmijêt e Vɑlbonês. Nuk êshtê xhelozi, se di kompleksin e tyre se kɑm kuptuɑr kurrê.”– thɑ ɑjo nê emisionin “Ndryshe.”

    Selimllɑri foli gjithɑshtu nê lidhje me eksperiencên e sɑj tê gjɑtê nê televizion, ku rrêfeu provên e sɑj tê pɑrê sê bɑshku me tê motrên, pɑrɑ se tê merrte pjesê nê “Miss Shqipêriɑ.”

    “Unê televizionin e kɑm dɑshur qê fêmijê, unê vêrtet kɑm qenê sportiste, por pɑrɑ se tê fillonte Miss Albɑniɑ kɑm shkuɑr nê Televizionin Shqiptɑr sê bɑshku me motrên time tê mɑdhe, dhe kemi bêrê njê provê pêr njê emision pêr fêmijê. Kɑm dɑshur shumê tv, kɑm qenê 17 vjeç. Dhe nuk êshtê se s’mê prɑnuɑn… Nê ɑtê kohê qê thoshte ɑi “sɑ e shêmtuɑr je”– tregoi ɑjo.