Author: editor

  • E premtja sjell temperatura rekord, paralajmërojnë ekspertët: Termometri do t’i kapërcejë 40 gradë

    E premtja sjell temperatura rekord, paralajmërojnë ekspertët: Termometri do t’i kapërcejë 40 gradë

    I nxehti afrikan do të bëjë që termometri në Shqipëri të kapërcejë 40 gradë celsius në ditët në vijim. Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave thonë se jemi nën ndikimin e anticiklonit afrikan, i cili do të na bëjë të përjetojmë 3 ditë të nxehta.

    “Presim temperatura shumë të larta, kryesisht të enjten, të premten dhe të shtunën ato do arrijnë 40-41 gradë, referuar qendrave siç është Tirana, Fieri, Shkodra e gjithë ultësira perëndimore. Referuar temperaturave minimale presim që ato të shkojnë 22-23 gradë kryesisht ultësira perëndimor, në ato malore do të jenë deri në 16 apo 15”, tha Anira Gjoni, eksperte IGJEO.

    I nxehti ekstrem shoqërohet me risk për zjarre, ndaj ekspertët apelojnë për kujdes.

    Sipas ekspertëve, temperatura kaq të larta janë normale kur flasim për korrikun, që është muaji më i nxehtë i vitit, por shpeshtësia e tyre dhe zgjatja në kohë nuk është normale.

    “Këto valë të të nxehtit ne po i rastisim shumë më shpesh, nëse dikur ndodhnin një herë në 5 vite apo një herë në 7 vite, në 2022 kemi pasur 3 valë të të nxehtit të cilat kanë zgjatur nga 7 ditë dhe praktikisht i gjithë muaji korrik ka qenë në ndikimin e temperaturave shumë të larta”, shprehet ekspertja.

    Kjo është vala e parë e të nxehtit afrikan që Shqipëria po përjeton në sezonin veror, ndërsa parashikimet flasin edhe për të tjera ditë të nxehta.

  • “O la, fratello, tigër”- Zbulohen SMS-të që “tradhtuan” Arben Ahmetajn. Çfarë përmban dosja hetimore e ‘kopsitur’ nga SPAK

    “O la, fratello, tigër”- Zbulohen SMS-të që “tradhtuan” Arben Ahmetajn. Çfarë përmban dosja hetimore e ‘kopsitur’ nga SPAK

    Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj kishte një marrëdhënie të ngushtë miqësore me Mirel Mërtirin – një nga përfituesit e koncesioneve të inceneratorëve – e cila shtrihej sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme të paktën që nga viti 2012 – kohë kur Partia Socialiste ishte ende në opozitë.

    Deputeti Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per “shperdorim te detyres”, “fshehje te te ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme. /r/n/r/nMP Arben Ahmetaj leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for “abuse of power”, “concealment of income”, “corruption” and “money laundering”. After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

    Gjithashtu, Ahmetaj ishte i angazhuar në detaje për ecurinë së bizneseve të Mërtirit me disa prej bashkive të vendit dhe të paktën në dy raste, ka negociuar për takime mes tij dhe kryebashkiakëve socialistë.

    Ahmetaj e ka nisur karrierën si zyrtar publik në Tatime, para se të bëhej zëvendësministër, ministër dhe zëvendëskryeministër dhe është zyrtari më i lartë shqiptar që po përballet me një kërkesë për arrestim nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Ai akuzohet se ka përfituar nga biznesmenët e inceneratorëve pagesa të tërthorta prej 491 mijë eurosh si dhe një vilë në Hamallaj të Durrësit. Ahmetaj akuzohet gjithashtu se ka përfituar një vilë në resortin Green Coast në Palasë nga biznesmeni Mond Begaj.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN nga dosja hetimore tregojnë se marrëdhëniet mes Ahmetajt dhe Mërtirit dokumentohen përmes një telefoni të vjetër “Blackberry” të përdorur nga Ahmetaj, që hetuesit e kanë sekuestruar gjatë një kontrolli në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij.

    Hetuesit kanë rikuperuar 138 mesazhe telefonike të shkëmbyera mes Ahmetajt dhe Mërtirit, të cilat janë zhvilluar në periudhën korrik – tetor 2012.

    “Nga komunikimet ndërmjet tyre, ndër të tjera rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor, pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët ‘O la (nënkupton o vëlla), Fratello, Tigre, I madh,” thuhet në dokumentet hetimore të SPAK.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Mirel Mërtiri, i njohur gjithashtu si Klodian Mërtiri, është pronari “de facto” i kompanisë Albtek Energy – e cila përfitoi një kontratë koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit në vitin 2014. Në dëshminë e tij përpara komisionit hetimor parlamentar, Ahmetaj i bëri bisht pyetjeve për marrëdhëniet e tij me Mërtirin.

    Në një investigim të publikuar në shtator të vitit 2020, BIRN zbuloi se përpara se të niste biznesin e trajtimit të mbetjeve urbane, Mirel Mërtiri kishte lidhur kontrata për instalimin e matësave elektronikë të ujit me ndërmarrjet e Ujësjellësve në bashkitë e Fierit, Korçës, Beratit dhe Pogradecit.

    Në vitet 2012-2014, projektet e matësve elektronikë të ujit u shtrinë në gjashtë qytete dhe u aplikuan nga kompanitë Integrated Technology Services, FMO dhe Miklo Construksion. Ato u kushtuan ndërmarrjeve të ujësjellësve më shumë se 18 milionë euro në total.

    Mesazhet e sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme sugjerojnë se Ahmetaj, asokohe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, luante rol në suksesin e bizneseve të Mërtirit përmes kontakteve të tij me kryebashkiakët socialistë.

    Në një mesazh të datës 13 shtator 2012, Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, asokohe kryetar i Bashkisë së Fierit një takim me të dhe me Mërtirin.

    “I dashur, dua të ulemi këto ditë për kafe unë, ti dhe Klod Mërtiri,” citohet njëri prej mesazheve në dokumentet e Prokurorisë. Në 15 shtator, Ahmetaj e ka përsëritur kërkesën për takim me Zeqon dhe ka marrë një “OK” prej tij.

    Roli i Ahmetajt në ecurinë e bizneseve të Mërtirit dokumentohet sipas Prokurorisë së Posaçme edhe në materialet e përfituara nga kompjuteri i Klodian Zotos, ku janë gjetur të ruajtura mesazhe të shkëmbyera mes tij dhe Mërtirit.

    Një mesazh i datës 14 qershor 2012 sugjeron se Ahmetaj mbahej në dijeni të një takimi mes Mërtirit dhe Fadil Nasufit – kryetar i bashkisë së Beratit për vitet 2003-2015.

    “Mbarova punë, po nisem për në Tiranë. Kalofsh mirë,” i shkruan Mërtiri Ahmetajt. Ndërsa ky përgjigjet: “E di, më tha Nasufi”.

    Mesazhet telefonike në duart e SPAK tregojnë se Ahmetaj vihej në dijeni për procedurat dhe vështirësitë me të cilat përballej Mërtiri, po aq sa edhe për sukseset e tij.

    Më 30 maj 2012, në një komunikim me Mërtirin, Ahmetaj e pyet se çfarë u bë në QKR.

    “Mbaroi me sukses. Urime PS Përmet,” i shkruan Mërtiri.

    I kontaktuar nga BIRN ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj pretendoi se nuk i kujtoheshin bisedat me Ahmetaj për Mërtirin të referuara nga Prokuroria. Ndërkohë, Fadil Nafusi dhe Arben Ahmetaj nuk ishin të arritshëm për koment.

    Gjatë deklarimeve të tij në SPAK, Ahmetaj është pyetur në lidhje me punët e Mirel Mërtirit dhe është përgjigjur: “në dijeninë time është pasë marrë me telekomunikacion dhe projekte bashkish, por nuk e di me çfarë projektesh konkretisht”.

    “…personi nën hetim, Arben Ahmetaj në fakt e ka ditur saktësisht se me çfarë projektesh merreshin shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe madje ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt edhe vetë për arritjen e suksesit të tyre,” vlerëson SPAK në dokumentet hetimore. /BIRN

  • Tërmeti i fuqishëm shkund këtë vend, ndërpritet ndeshja e futbollit, kamerat filmojnë momentin e frikshëm (Video)

    Tërmeti i fuqishëm shkund këtë vend, ndërpritet ndeshja e futbollit, kamerat filmojnë momentin e frikshëm (Video)

    Një ndeshje e Primera B në Kili është ndërprerë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 në shkallën Rihter.

    Ndeshja mes Deporte Recoleta dhe Deporte Temuco po zhvillohej në kryeqytetin Santiago, në momentin që tëermeti goditi vendin. Një video e postuar në rrjete sociale nga TNT Sports Chile tregon kamerat që dridhen gjatë lëkundjeve dhe ndeshjen që ndërpritet afër fundit të pjesës së parë.

    Pasi topi del jashtë loje, lojtarët duken të konfuzuar duke mos ditur se çfarë të bëjnë. Megjithatë, ndeshja u ndërpre vetëm për disa minuta dhe më pas gjyqtari sinjalizoi sërish fillimin e takimit.

    Kili ndodhet në pllakën e Amerikës së Jugut dhe kufizohet në perëndim me pllakën Nazca, e cila po zhytet nën vijën bregdetare të shtetit latin, duke bërë që tërmetet të jenë të shpeshta dhe nganjëherë me magnitudë të lartë.

    Tërmeti më i madh që ka goditur Kilin është ai i 22 majit të vitit 1960 me një magnitudë 9.5 ballë, e cila është më e madhja e regjistruar në botë. Tërmeti la dy milionë njerëz të pastrehë, të paktën 3000 të plagosur dhe rreth 1655 të vrarë.

  • “Kohët e fundit reklamon c*cat”, Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësve

    “Kohët e fundit reklamon c*cat”, Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësve

    Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Në “Instagram”, ajo ndan me ndjekësit e shumtë foto e video të ndryshme, e madje ndonjëherë edhe çfarë bën gjithë ditën.

    Por jo vetëm kaq, pasi Rudina herë pas here vendos që të bëjë pak muhabet me fansat e saj, të cilët i bëjnë pyetje, komplimente dhe kritika të ndryshme. E sigurisht që ajo nuk përton që t’u kthejë përgjigje të gjithëve.

    Në bisedën e fundit virtuale me ndjekësit, dikush i ka vënë në dukje faktin se ekspozon shumë gjoksin. Lidhur me këtë, Dembacaj shprehet se ka rastisur nga veshja.

    “Kohët e fundit reklamon c*cat”, i ka shkruar ndjekësi, të cilit Rudina i është përgjigjur:

    “Pz kanë rastis fusntanet, se s’para i kam ajrosur më përpara, gjithmonë i kam lënë në errësirë”.

  • Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

    Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

    Administratori i një plazhi në liqenin e Pogradecit po ndiqet penalisht.

    Gjatë bregut të liqenit, në lagjen nr 1, ai kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

    Policia ka hequr dhe sekuestruar 21 shezloge dhe çadra të cilat zinin hapësirën publike.

    Administratori i këtij plazhi është shtetasi me iniciale H.M 66 vjeç nga Pogradeci.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • “Jam sëmurë…”! I doli emri në dosje, “besnikja” e Ahmetajt: Më nxirrni nga burgu

    “Jam sëmurë…”! I doli emri në dosje, “besnikja” e Ahmetajt: Më nxirrni nga burgu

    Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë, Alda Klosi kërkon lirimin nga qelia. E arrestuar disa muaj më parë pasi iu gjetën 500 mijë euro të padeklaruara, Klosi pretendon se është sëmurë dhe se ka fëmijët e mitur. Sot, Klosit i doli emri tek dosja e Arben Ahmetajt, ish-eprorit të saj.

    Në dosjen e SPAK-ut kundër Arben Ahmetajt, që “5Pyetjet.al” disponon pjesë të saj del në skenë emri i Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, shefes së tij të kabinetit, bashkëpunëtore jo vetëm në ministrinë e Financave, por edhe Kryeministri kur drejtoni ministrinë e Rindërtimit.

    LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

    Në dosje thuhet se shkresat janë nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer “ndermjet Alda Klosit atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opres funksionar i Ministrisë së Financave, Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave, Mimoza Dhëmbit funksionare e Ministrisë së Financave, emaile këto që më pas përcilleshin nga Alba Thoma tek Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi.

    Këto çështje, për inceneratorin e Fierit që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t’i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret” thuhet në dosje

  • Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja, ja çfarë pritet të bëjë ish-ministri

    Ish-ministri Arben Ahmetaj pritet të arrestohet, pasi SPAK ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit.

    Teksa pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, pyetja që të gjithë bëjnë është: “Ku ndodhet ish-ministri Arben Ahmetaj?”

    Prej disa ditësh ai nuk shihet në Shqipëri, teksa i ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Flogert Muça deklaroi se ai nuk ndodhet në vend, por do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.“Nëse nuk është këtu, avokati e ka thënë se ai do kthehet dhe do vijë të përballet. Nuk e di nëse është për sot ekzakt sepse nuk është e detyrueshme prezenca e tij. Duhet të presim dhe të shohim, sepse akoma asgjë nuk është e qartë. Gjithçka do varet dhe nga masa e sigurisë që do të japë gjykata.”- tha gazatari.

  • Mbesin në mes të detit gjatë natës 13 pushues te Kepi Rodonit, mes tyre 8 të mitur

    Mbesin në mes të detit gjatë natës 13 pushues te Kepi Rodonit, mes tyre 8 të mitur

    13 pushues të cilët lundronin në Ranën e Hedhur me skaf, mjeti i tyre ka pësuar defekt dhe kanë mbetur në mes të detit gjatë natës.

    Në skaf ndodheshin 4 të rritur dhe 8 të mitur. Meqë deti ka qenë veri i ka shtyrë drejt Kepit të Rodonit.

    Operacioni i shpëtimit nga shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Shëngjin zgjati deri në mesnatë dhe ata u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

    Pushuesit ishin nga Shqipëria dhe ishin të afërm me njëri-tjetrin.

    Gjithashtu, mjeti lundrues skaf që kishte pësuar defektin, u rimorkua dhe u dërgua drejt portit të Durrësit.

  • Apeli i Fjolla Morinës: Nëse më ndodh diçka…

    Apeli i Fjolla Morinës: Nëse më ndodh diçka…

    Prej disa kohësh Fjolla është shfaqur në një gjendje jo të mirë në rrjetet sociale, duke akuzuar persona të ndryshëm. Tani në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.

    “Janë mundu me më nxjerr në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punu pas shpine që unë të dështoj”– vijon Fjolla akuzat e saj.

    E më tej, ajo thotë se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëj denoncimin.

    ”Nëse më ndodh diçka, te ambasada amerikane. Unë kam motrën në Amerikë, ajo do bëjë denoncimin”.

    Kujtojmë se prej disa ditësh u bë e ditur se Fjolla është shtruar në spital psikiatrik, ndaj me shumë gjasa intervista për “Prive” do jetë realizuar ditë më para.

  • Vidhnin në banesa e biznese të Beratit, arrestohen në flagrancë tre të rinjtë

    Vidhnin në banesa e biznese të Beratit, arrestohen në flagrancë tre të rinjtë

    Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lagjet”, kundër vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

    U kapën në flagrancë teksa vidhnin në një lokal, arrestohen 3 shtetas.

    Të arrestuarit, bashkëpunëtorë për kryerjen e 8 vjedhjeve të tjera, në banesa të ndryshme në Berat, gjatë 2 muajve të fundit.

    Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe 3 celularë.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, të kryer në bazë të denoncimeve të marra nga qytetarët, për disa raste vjedhjesh, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lagjet”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

    -E. E., 32 vjeç, F. C, 30 vjeç dhe R. L., 22 vjeç, të tre banues në Berat.

    Këta shtetas u kapën në flagrancë, mbrëmjen e djeshmje, teksa ishin duke vjedhur para dhe produkte, në një lokal në lagjen “30-vjetori”.

    Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Lagjet”, dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrit, janë autorë të 8 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë 2 muajve të fundit, në disa banesa në qytetin e Beratit.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura dhe 3 celularë.

    Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit E. E., F. C., dhe R. L.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.