Author: editor

  • Feston 37-vjetorin e ditëlindjes, dalin pamjet e Olta Gixharit duke u puthur në buzë me… Nuk është partneri i saj (FOTO)

    Feston 37-vjetorin e ditëlindjes, dalin pamjet e Olta Gixharit duke u puthur në buzë me… Nuk është partneri i saj (FOTO)

    Aktorja Olta Gixhari feston sot 37-vjetorin e lindjes, ku nuk kanë munguar urimet e shumta për të.

    Por teksa në fokus mbetet filmi ‘Në kuadër të dashurisë” në të cilën merr pjesë së bashku me këngëtarin, Luiz Ejlli ajo që ka surprizuar fansat e aktores është një video e saj ku shihet teksa puthet në buzë me një personazh të njohur nga ‘showbizi’.

    Ka qenë pikërisht blogerja dhe partnerja e reperit Ledri, Sara Hoxha e cila ka ndarë videon duke kërcyer me Oltën gjatë xhirimeve në Korçë, ku në fund e puth në buzë.

    Video është ndarë ditën e sotme nga Sara e cila i uron Oltës, ku shkruan “U bëfsh edhe 100 motër. Të uroj sa më shumë njerëz të njohin siç të njoha unë. Ti ke një zemër të mirë dhe je gallatë”.

  • Fjolla Morina në psikiatri? Gazetarja e njohur e ashpër me mediat: Miqtë e televizionit nuk i qëndruan pranë dhe pse ka bërë….

    Fjolla Morina në psikiatri? Gazetarja e njohur e ashpër me mediat: Miqtë e televizionit nuk i qëndruan pranë dhe pse ka bërë….

    Këngëtarja Fjolla Morina kishte disa kohë që në profilin e saj në “Instagam” bënte disa postime të çuditshme dhe të paqarta. Duke përmendur emra, ajo herë pas here bënte deklarata të forta duke thënë se janë pjesë e krimit të organizuar.

    Por vetëm pak ditë më parë në mediat kosovare u raportua se Fjolla ka përfunduar e shtruar në spital, por jo në spital psikiatrik. Gjendja e saj shëndetësore u komentua një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” ishte gazetarja Edona Gashi.

    Sipas kësaj të fundit, Fjolla në momentet më të vështira është braktisur nga miqtë e saj.

    “Siç thuhet Fjolla është shtruar në spital, edhe pse kjo ka qenë një gjë e vonuar pasi është dashur që të ndodhte shumë më herët. Mirëpo këtu është ai problemi që unë e kam pikërisht me mediat, ku mediat, sidomos miqtë e saj që i ka pasur të shumtë në media nuk i kanë qëndruar në krah në asnjë moment.

    Jo vetëm miqtë nga media, mirëpo miqësia e madhe që Fjolla Morina njihet në Kosovë si një nga femrat e estradës që është në gjendje për shoqëri, për miqtë e saj të bëj çmos dhe e ka dëshmuar gjithmonë këtë.

    Ndërsa kur erdhi koha që Fjolla ishte në një gjendje shumë të rëndua psiqikisht, Fjolla nuk e pati asnjë njeri afër. Fjolla është shtuar në spital edhe pikërisht ndoshta ka qenë edhe efekti media.

    Qysh pas ndarjes së saj me ish-bashkëshortin Fisnikun, mediat i kanë bërë shumë trysni asaj. E ëma është distancuar për shkak të problemeve të tyre familjare, ku normalisht nuk i ka qëndruar në krah për shkak të fjalëve që ajo i ka thënë, që janë apo nuk janë të vërteta ende nuk dihen”, tha Edona Gashi.

  • Ngjarje e rëndë/ Burri dhunon bashkëshorten dhe i merr foshnjën shtatë muajshe

    Ngjarje e rëndë/ Burri dhunon bashkëshorten dhe i merr foshnjën shtatë muajshe

    Një ngjarje e rëndë raportohet në Kosovë, ku një burri ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas i ka marrë foshnjen shtatë muajshe.

    Policia e Kosovës ka vepruar menjëherë duke arrestuar autorin dhe më pas është është bërë i mundur rikthimi i fëmijës pranë nënës.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

    “Lipjan 07.07.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr fëmijën shtatë muajsh viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Motori i picave në ajër! “BMW”-ja i hipën sipër “Range Rover”-it (FOTO)

    Motori i picave në ajër! “BMW”-ja i hipën sipër “Range Rover”-it (FOTO)

    Dy aksidente kanë ndodhur paraditen e sotme në Vlorë dhe në Librazhd. Në qytetin bregdetar një motor, me të cilin shpërndaheshin pica është përplasur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike me një mjet tip “Ford”.

    Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i motorit i cili me shpejtësi ka dashur që në rrugë të kalojë “Ford”-in. Drejtuesi nuk e ka parë duke i zënë rrugën. Fatmirësisht drejtuesi i motorit me lëndime të lehta.

    Në Librazhd një makinë tip “BMW” është përplasur me një “Range Rover” në tentativë për të parakaluar. “BMW”-ja i “hipën” sipër Range Rover-it. Fatmirësisht bilanci është vetëm me dëme materiale.

  • Vrasje, dajak dhe armën në kokë! Bëmat e fisit “Rraja” që “shkelën” shtetin

    Vrasje, dajak dhe armën në kokë! Bëmat e fisit “Rraja” që “shkelën” shtetin

    Në 24 orët e fundit kryefjalë në Shqipëri është dhuna që ushtroi familja dhe fisi Rraja, i deputetit socialist Rrahman Rraja kundër dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja të cilët u ankuan për shpërthime te gurores pasi po u shembet shtëpia. Në kërkim për momentin janë njerëzit kryesorë të dhunës, djali dhe dy vëllezërit e deputetit socialist.

    Por kjo nuk është hera e parë që janë në qendër të vëmendjes për dhunë, vrasje, plagosje, shantazh dhe kërcënime. Më poshtë po listojmë disa nga rastet kur familja dhe fisi i deputetit kanë tronditur opinionin publik.

    Fillimisht opinioni publik mësoi për ta kur djali i deputetit, Rexhep Rraja, u akuzua se kishte dhunuar barbarisht ish- të dashurën, ndërkohë që policia nuk kishte lëvizur për të mbrojtur vajzën me emrin Xhisiela. Pikërisht kur opinioni publik i tronditur u vendos në krah të Xhisielës, kjo e fundit vendosi të mbronte ish- të dashurin e saj. Nuk ka dyshime se përse ndodhi kjo gjë.

    Redjan Rraja është emri tjetër, kushëri i deputetit. Ky i fundit akuzohet për një nga ngjarjet më të rënda, atentatin me armë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ramazan Rraja është emri tjetër i radhës i fisit që është bërë i njohur.

    “Sefte” të paktën në media e bëri në gusht të 2019 kur rrahu barbarisht një grua brenda QSUT. Më pas vazhdoi me procedime dhe akuza të tjera deri sa u arrestua disa muaj më parë. Ky është nipi i deputetit. Kjo është vetëm maja e Ajsbergut të asaj që duket dhe që opozita ka denoncuar prej vitesh.

  • Ermal Mamaqi shfaqet si asnjëherë i përlotur: Po ndaj me ju një moment jo gallatë

    Ermal Mamaqi shfaqet si asnjëherë i përlotur: Po ndaj me ju një moment jo gallatë

    Ermal Mamaqi ndodhet me pushime me familjen e tij e kjo kohë që po kalojnë së bashku, e ka bërë të mendojë për kohën e humbur që ndonjëherë nuk ia kushtojmë njerëzve tanë më të dashur.

    Ermali ka publikuar një video ku tregon se është përlotur teksa ka kaluar momente shumë të lumtura me Joelin e Sian, duke dhënë edhe një mesazh tejet të bukur.

    “Përpiquni t’i qëndroni pranë fëmijëve teksa rriten, luani me ta, dëgjojini, krijoni kujtime, krijoni histori që t’ja tregoni nëri-tjetrit me kalimin e viteve.

    Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm. Investimi tek fëmijët nuk është vetëm për ne, por për të gjithë shoqërinë e së ardhmes. Është investimi më shpërblyes që mund të bëni”, shprehet Ermali.

    https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2f2c065a-44e3-4235-bdb6-6d5146ded58d

  • Filloi sezoni i zaptimeve! Qytetari denoncon: Edhe atë pak plazh publik në Potam e zënë bizneset me varka

    Filloi sezoni i zaptimeve! Qytetari denoncon: Edhe atë pak plazh publik në Potam e zënë bizneset me varka

    Praktika e zaptimit të plazheve publike në Shqipëri vazhdon dhe veç fjalëve e propagandës, institucionet përgjegjëse nuk bëjnë asgjë. Më ‘të fortët’ zaptojnë dhe plazhet publike duke mos lënë hapësirë për ata që duan të shkojnë në plazh me çadrat e tyre.

    Një rast i tillë është denoncuar sot pranë redaksisë së JOQ Albania. Një qytetarë shkruan se në Potam, Himarë, është lënë për plazh publik një hapësirë mjaftë e vogël, por edhe ketë pjesë e zënë bizneset private aty afër duke lënë varkat e vogla që i japin me qira.

    “Kjo foto është bërë në Potam. Ai pak vend publik qe ka lënë bashkia zihet rregullisht me kajak nga bizneset private, të cilat sikur mos t’i mjaftojë hotelet dhe beach baret po dhe atë rrip te vogël duan ta zënë”, shkruan qytetari. Ku në foton më poshtë duket që tabela lexon “Plazh Publik”, por në fakt është i zaptuar.

  • “Kunati i shokut Xhemal”, Luiz Ejlli takohet me vëllain e Kiarës

    “Kunati i shokut Xhemal”, Luiz Ejlli takohet me vëllain e Kiarës

    Luiz Ejlli ka ndarë së fundmi një foto në Instagram ku tregon se është takuar me kunatin e tij, Ryan ku nuk kanë munguar notat e humorit nga këngëtari.

    “Kunati i shokut Xhemal”, shkruan Luizi krah fotos me vëllain e Kiarës.

    Kiara Tito ka treguar gjithmonë dobësinë që ka për vëllain e saj të vogël dhe këtë e pamë edhe në BBV, ku të dy u emocionuan tepër në komunikimin me njëri-tjetrin.

    Kujtojmë se dy ditë më parë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli bën 2 muaj martesë.

  • Mbappé dhe Kim Kardashian ‘kapen mat’ së bashku; fotoja në festë i dekonspiron…

    Mbappé dhe Kim Kardashian ‘kapen mat’ së bashku; fotoja në festë i dekonspiron…

    Mes Kylian Mbappé dhe Kim Kardashian duket se ka pak “butësi”. Prej disa kohësh, shumë përdorues në rrjetet sociale kanë nisur të hamendësojnë se mes tyre mund të ketë lindur diçka, edhe pse sulmuesi francez i PSG-së i ka mbajtur gjithmonë të fshehta çështjet e tij sentimentale.

    Për të nxitur thashethemet, megjithatë, kanë menduar një sërë imazhesh që kanë qarkulluar në internet, ku të dy shihen në një “mega-party” në SHBA, pikërisht në Miami.

    Festa e organizuar nga Michael Rubin (pronar i markës së veshjeve ‘Fanatics’ dhe drejtues i një konglomerati kompanish të lidhura me tregtinë elektronike) ishte masive dhe u zhvillua në një zonë ekskluzive të “Long Island”, me vlerë 50 milionë dollarë.

    Shumë të famshëm morën pjesë, duke përfshirë Tom Brady, Kevin Durant, James Harden, Justin Bieber, Beyoncé, Ben Affleck, Jennifer Lopez dhe, në të vërtetë, gjithashtu Kylian Mbappé e Kim Kardashian. Imazhet nuk zbulojnë asgjë të bujshme, është e vërtetë, por ato mjaftuan për të nxitur thashethemet për një lidhje të mundshme.

  • Lopa Prej “floriri”, Shitet Për 4.3 Milionë Dollarë

    Lopa Prej “floriri”, Shitet Për 4.3 Milionë Dollarë

    Një lopë e madhe e bardhë u shit për çmimin më të lartë ndonjëherë, duke e bërë atë më të shtrenjtën në botë. Lopa u shit në ankand në Arado, Brazil për 4.3 milionë dollarë.

    Lopët Nelore janë një racë e veçantë e karakterizuar nga gëzofi i tyre i bardhë i ndritshëm, me një gungë mbi supet e tyre.

    Ato janë shumë rezistente ndaj temperaturave më të larta, për shkak të gëzofit të tyre të bardhë dhe faktit që gjëndrat e tyre të djersës janë dy herë më të mëdha dhe 30% më të mëdha se shumica e racave europiane, sipas Universitetit të Oklahoma.