Author: editor

  • Motori i picave në ajër! “BMW”-ja i hipën sipër “Range Rover”-it (FOTO)

    Motori i picave në ajër! “BMW”-ja i hipën sipër “Range Rover”-it (FOTO)

    Dy aksidente kanë ndodhur paraditen e sotme në Vlorë dhe në Librazhd. Në qytetin bregdetar një motor, me të cilin shpërndaheshin pica është përplasur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike me një mjet tip “Ford”.

    Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i motorit i cili me shpejtësi ka dashur që në rrugë të kalojë “Ford”-in. Drejtuesi nuk e ka parë duke i zënë rrugën. Fatmirësisht drejtuesi i motorit me lëndime të lehta.

    Në Librazhd një makinë tip “BMW” është përplasur me një “Range Rover” në tentativë për të parakaluar. “BMW”-ja i “hipën” sipër Range Rover-it. Fatmirësisht bilanci është vetëm me dëme materiale.

  • Vrasje, dajak dhe armën në kokë! Bëmat e fisit “Rraja” që “shkelën” shtetin

    Vrasje, dajak dhe armën në kokë! Bëmat e fisit “Rraja” që “shkelën” shtetin

    Në 24 orët e fundit kryefjalë në Shqipëri është dhuna që ushtroi familja dhe fisi Rraja, i deputetit socialist Rrahman Rraja kundër dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja të cilët u ankuan për shpërthime te gurores pasi po u shembet shtëpia. Në kërkim për momentin janë njerëzit kryesorë të dhunës, djali dhe dy vëllezërit e deputetit socialist.

    Por kjo nuk është hera e parë që janë në qendër të vëmendjes për dhunë, vrasje, plagosje, shantazh dhe kërcënime. Më poshtë po listojmë disa nga rastet kur familja dhe fisi i deputetit kanë tronditur opinionin publik.

    Fillimisht opinioni publik mësoi për ta kur djali i deputetit, Rexhep Rraja, u akuzua se kishte dhunuar barbarisht ish- të dashurën, ndërkohë që policia nuk kishte lëvizur për të mbrojtur vajzën me emrin Xhisiela. Pikërisht kur opinioni publik i tronditur u vendos në krah të Xhisielës, kjo e fundit vendosi të mbronte ish- të dashurin e saj. Nuk ka dyshime se përse ndodhi kjo gjë.

    Redjan Rraja është emri tjetër, kushëri i deputetit. Ky i fundit akuzohet për një nga ngjarjet më të rënda, atentatin me armë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ramazan Rraja është emri tjetër i radhës i fisit që është bërë i njohur.

    “Sefte” të paktën në media e bëri në gusht të 2019 kur rrahu barbarisht një grua brenda QSUT. Më pas vazhdoi me procedime dhe akuza të tjera deri sa u arrestua disa muaj më parë. Ky është nipi i deputetit. Kjo është vetëm maja e Ajsbergut të asaj që duket dhe që opozita ka denoncuar prej vitesh.

  • Ermal Mamaqi shfaqet si asnjëherë i përlotur: Po ndaj me ju një moment jo gallatë

    Ermal Mamaqi shfaqet si asnjëherë i përlotur: Po ndaj me ju një moment jo gallatë

    Ermal Mamaqi ndodhet me pushime me familjen e tij e kjo kohë që po kalojnë së bashku, e ka bërë të mendojë për kohën e humbur që ndonjëherë nuk ia kushtojmë njerëzve tanë më të dashur.

    Ermali ka publikuar një video ku tregon se është përlotur teksa ka kaluar momente shumë të lumtura me Joelin e Sian, duke dhënë edhe një mesazh tejet të bukur.

    “Përpiquni t’i qëndroni pranë fëmijëve teksa rriten, luani me ta, dëgjojini, krijoni kujtime, krijoni histori që t’ja tregoni nëri-tjetrit me kalimin e viteve.

    Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm. Investimi tek fëmijët nuk është vetëm për ne, por për të gjithë shoqërinë e së ardhmes. Është investimi më shpërblyes që mund të bëni”, shprehet Ermali.

    https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2f2c065a-44e3-4235-bdb6-6d5146ded58d

  • Filloi sezoni i zaptimeve! Qytetari denoncon: Edhe atë pak plazh publik në Potam e zënë bizneset me varka

    Filloi sezoni i zaptimeve! Qytetari denoncon: Edhe atë pak plazh publik në Potam e zënë bizneset me varka

    Praktika e zaptimit të plazheve publike në Shqipëri vazhdon dhe veç fjalëve e propagandës, institucionet përgjegjëse nuk bëjnë asgjë. Më ‘të fortët’ zaptojnë dhe plazhet publike duke mos lënë hapësirë për ata që duan të shkojnë në plazh me çadrat e tyre.

    Një rast i tillë është denoncuar sot pranë redaksisë së JOQ Albania. Një qytetarë shkruan se në Potam, Himarë, është lënë për plazh publik një hapësirë mjaftë e vogël, por edhe ketë pjesë e zënë bizneset private aty afër duke lënë varkat e vogla që i japin me qira.

    “Kjo foto është bërë në Potam. Ai pak vend publik qe ka lënë bashkia zihet rregullisht me kajak nga bizneset private, të cilat sikur mos t’i mjaftojë hotelet dhe beach baret po dhe atë rrip te vogël duan ta zënë”, shkruan qytetari. Ku në foton më poshtë duket që tabela lexon “Plazh Publik”, por në fakt është i zaptuar.

  • “Kunati i shokut Xhemal”, Luiz Ejlli takohet me vëllain e Kiarës

    “Kunati i shokut Xhemal”, Luiz Ejlli takohet me vëllain e Kiarës

    Luiz Ejlli ka ndarë së fundmi një foto në Instagram ku tregon se është takuar me kunatin e tij, Ryan ku nuk kanë munguar notat e humorit nga këngëtari.

    “Kunati i shokut Xhemal”, shkruan Luizi krah fotos me vëllain e Kiarës.

    Kiara Tito ka treguar gjithmonë dobësinë që ka për vëllain e saj të vogël dhe këtë e pamë edhe në BBV, ku të dy u emocionuan tepër në komunikimin me njëri-tjetrin.

    Kujtojmë se dy ditë më parë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli bën 2 muaj martesë.

  • Mbappé dhe Kim Kardashian ‘kapen mat’ së bashku; fotoja në festë i dekonspiron…

    Mbappé dhe Kim Kardashian ‘kapen mat’ së bashku; fotoja në festë i dekonspiron…

    Mes Kylian Mbappé dhe Kim Kardashian duket se ka pak “butësi”. Prej disa kohësh, shumë përdorues në rrjetet sociale kanë nisur të hamendësojnë se mes tyre mund të ketë lindur diçka, edhe pse sulmuesi francez i PSG-së i ka mbajtur gjithmonë të fshehta çështjet e tij sentimentale.

    Për të nxitur thashethemet, megjithatë, kanë menduar një sërë imazhesh që kanë qarkulluar në internet, ku të dy shihen në një “mega-party” në SHBA, pikërisht në Miami.

    Festa e organizuar nga Michael Rubin (pronar i markës së veshjeve ‘Fanatics’ dhe drejtues i një konglomerati kompanish të lidhura me tregtinë elektronike) ishte masive dhe u zhvillua në një zonë ekskluzive të “Long Island”, me vlerë 50 milionë dollarë.

    Shumë të famshëm morën pjesë, duke përfshirë Tom Brady, Kevin Durant, James Harden, Justin Bieber, Beyoncé, Ben Affleck, Jennifer Lopez dhe, në të vërtetë, gjithashtu Kylian Mbappé e Kim Kardashian. Imazhet nuk zbulojnë asgjë të bujshme, është e vërtetë, por ato mjaftuan për të nxitur thashethemet për një lidhje të mundshme.

  • Lopa Prej “floriri”, Shitet Për 4.3 Milionë Dollarë

    Lopa Prej “floriri”, Shitet Për 4.3 Milionë Dollarë

    Një lopë e madhe e bardhë u shit për çmimin më të lartë ndonjëherë, duke e bërë atë më të shtrenjtën në botë. Lopa u shit në ankand në Arado, Brazil për 4.3 milionë dollarë.

    Lopët Nelore janë një racë e veçantë e karakterizuar nga gëzofi i tyre i bardhë i ndritshëm, me një gungë mbi supet e tyre.

    Ato janë shumë rezistente ndaj temperaturave më të larta, për shkak të gëzofit të tyre të bardhë dhe faktit që gjëndrat e tyre të djersës janë dy herë më të mëdha dhe 30% më të mëdha se shumica e racave europiane, sipas Universitetit të Oklahoma.

  • “Vishu si t’ka hije se je grua me fëmijë”, Einxhel Shkira ka një reagim për “moralistët”

    “Vishu si t’ka hije se je grua me fëmijë”, Einxhel Shkira ka një reagim për “moralistët”

    Të qenit mama nuk do të thotë se duhet të harrosh veten. E këtë ka bërë Einxhel Shkira, e cila dhe pse është në e një djali, nuk harron të argëtohet e të bëjë gjërat që ka bërë dhe më parë, përfshirë këtu stilin e veshjes.

    Mirëpo jo të gjithë do e pëlqejnë. Einxhel ka treguar se një komentues i kërkoi të vishej ndryshe, që ti përshtatej stadit ku Einxhel është tani, pra asaj të një nëne.

    Por, Einxhel pyet ndjekësit e tjerë se çfarë kuptimi ka ajo që iu tha, duke ironizuar në këtë mënyrë të gjithë personat që i bëjnë komente të tilla.

    “Dikush mtha vishu si tka hije se je gru me fmi.Ca do me then kjo?! Dini gje ju si eshte kjo veshja qe i ka hije nje gruje me fmi?!?!”- shkruan Einxhel.

  • Katër shenjat e horoskopit më me fat në dashuri këtë fundjavë

    Katër shenjat e horoskopit më me fat në dashuri këtë fundjavë

    Zbuloni katër shenjat e favorizuara këtë fundjavë nga yjet në aspektin e dashurisë.

    1. LUANI

    Entuziazmi juaj është i fortë edhe në sferën e erosit. Unë ndez gjithçka rreth teje.

    2. DASHI

    Jeni e dashura më seksi që dikush mund të dëshirojë të ketë pranë, në shtrat.

    3. VIRGJËRESHA

    Mënyrat tuaja delikate dhe të fshehta bëjnë që dikush që është i dashuruar pas jush të humbasë mendjen.

    4. DEMI

    Kënaquni me një pasion të përkohshëm ose kalimtar që do ta mbani mend gjatë gjithë jetës.

  • Vrasja e Jonadës, mbyllen hetimet për Arjan Tasen, zbardhet akuza e Prokurorisë

    Vrasja e Jonadës, mbyllen hetimet për Arjan Tasen, zbardhet akuza e Prokurorisë

    Ngjarja e rëndë e Potamit, ku vogëlushja Jonada Avdia u vra nga ish-polici Arjan Tase me skafin e tij, ishte nga më tronditëset për verën e trazuar të Shqipërisë gjatë këtij viti.

    Ditën e sotme, Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është marrë i pandehur për vrasjen e vogëlushes 7-vjeçare.

    Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka ngritur akuzën e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte” për Arjana Tasen.

    Sipas dosjes hetimore, Tase teksa drejtonte një gomone në një zonë detare të ndaluar dhe e destinuar për pushues, ka goditur me helikat e motorëve vajzën e mitur, Jonada Avdia, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Gjatë fazës së komunikimit të akuzës punonjësi i policisë Arjan Tase, ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje familjarëve të vajzës së mitur.

    Pritet që në ditët në vijim, dosja penale ti nënshtrohet gjykimit në seancë paraprake, ku do kontrollohen veprimet hetimore të kryera nga prokuroria e Vlorës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 2v gusht 2022.

    E mitura po lahej në breg të detit me babain e saj kur u godit nga pjesa e motorit të skafit i cili drejtohej nga Arjan Tase.

    Vajza e vogël humbi jetën në vendin e ngjarjes.