Author: editor

  • Bileta e urbanit mund të shkojë deri në 70 lekë

    Bileta e urbanit mund të shkojë deri në 70 lekë

    Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, gjatë një interviste shprehet se ekziston mundësia që çmimi i biletës së transportit urban nga çmimi ekzistues 40 lekë, të shkojë deri në 60-70 lekë.

    Ai shprehet se kanë një analizë sa shkon kostoja e transportit, por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.

    “Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim,” – u shpreh Memaj.

  • Shpenzoi 100 mijë £ për tu dukur si kukull Barbie, 31-vjeçarja tregon si dukej para operacioneve

    Shpenzoi 100 mijë £ për tu dukur si kukull Barbie, 31-vjeçarja tregon si dukej para operacioneve

    Një grua që ka shpenzuar 100,000 £ për kirurgji estetike që të dukej si një kukull Barbie, ka ndarë një foto se si dukej dikur.

    Modelja suedeze e OnlyFans, Alicia Amira, 31 vjeçe, e cila tani ndodhet në Britani të Madhe, tha se është në një mision për të qenë kukulla njerëzore më plastike në planet.

    “Unë nuk mendoj se do të ndaloj ndonjëherë së kryeri operacion. Është një pjesë e imja,” tha ajo.

    Por ajo ka publikuar edhe një foto se si dukej para se të fillonte operacionin.

    Alicia tha në Twitter: Kam fshirë të gjitha fotot se si kam qenë. Unë jam duke luftuar vazhdimisht stigmën dhe duhet shumë guxim për t’i qëndruar besimeve, ëndrrave dhe stilit të jetës që dua.

    Transformimi befasues i Alicias filloi pasi la punën e saj në fushën e marketingut. Ajo filloi të ndryshojë pamjen e saj me operacione të shumta në gjoks, ballë, sy, faqe dhe buzë. Për më tepër, ajo ka pasur mbushës faqesh, mbushës hundësh, botoks në të gjithë fytyrën e saj, mbushës për mjekrën dhe mbushës të nofullës.

    Alicia gjithashtu ka bërë vetullat e saj më të larta, ka vendosur qerpikë më të trashë dhe ka bërë tatuazhe në gishtat, gjoksin dhe qafën e saj.

    Suedezja pretendon se ka shpenzuar mbi 98,930 paund për trajtime bukurie.

    Një herë ajo shpjegoi: Unë mund të kisha bërë një jetë normale nëse do të doja, por zgjodha të bëhem një objekt seksi. Jam krenare për udhëtimin tim, çdo hap të tij dhe të gjitha hapat që do të bëj.

    Por ajo tha se jeta si kukull plastike nuk është për të gjithë dhe nuk do të këshillonte domosdoshmërisht asnjë vajzë në të ardhmen që të ndjekë rrugën e saj.

    “Nëse vajza ime dëshiron vërtet gjinjtë e mëdhenj dhe gjithçka tjetër, atëherë unë do ta çoja te kirurgu”, ka thënë ajo.

  • Artan Hoxha bën deklaratën ‘b*mbë’: Ja çfarë “fshihet” pas gazetarëve e analistëve që lëvizin me Range Rover e jetojnë në vila

    Artan Hoxha bën deklaratën ‘b*mbë’: Ja çfarë “fshihet” pas gazetarëve e analistëve që lëvizin me Range Rover e jetojnë në vila

    Gazetari Artan Hoxha ka përmendur në Newsroom një nga problematikat që penalizon reporterët në punën e tyre. Hoxha tha se kur shikon një reporter që drejton një automjet luksoz që tejkalon të ardhurat e tij,

    atëherë ai nuk mund të konsiderohet më një gazetar.

    Të njëtën gjë shtoi dhe për drejtorët. Sipas gazetarit Hoxha, nëse një drejtues i një medieje apo një efektiv policie jeton në vilë luksoze dhe mban në dorë ora të markave të shtrenjta,tregon se ai është rreshtuar në krahun e tyre që duhet të luftojë. Hoxha tha gjithashtu se edhe publiku e bën dallimin mes një reporteri me katër xhaketa në total dhe një analisti që bie në sy nga kostumi i kashmirit.

    “Një pjesë e mirë e elementëve që na penalizojnë ne në punën tonë varet ekskluzivisht nga karakteri i reporterit, nga pasioni që ka për punën…Nëse takon në rrugë reporterë që dalin me Range Rover, ai nuk është më pastaj reporter.Pra nëse ti takon një drejtor televizioni që të vjen me makinë 150 mijë euro. Më fal..por unë kam qenë me atë dikur me golf sintetik. Dhe kur ti papritmas shikon që ai është me një vilë që bën 3 mln euro në një vend dhe ka një vilë tjetër në plazh që bën 1.5 mln euro, atëherë më fal por këtu ndryshon krejt historia, nuk ndodh kjo.

    Në botë kjo ndodh në këto vendet gjysmë-demokraci, ne duhet t’i ndajmë gjërat. T’ja bëjmë të qartë publikut. Publiku besoj i dallon se kur sheh një gazetar atje, ose një reporter që del në televizion dhe ka nja 4 xhaketa, duhet ta dijë se është më afër të vërtetës sesi ai analisti që del me kostumin prej kashmiri dhe ai që ka orën nja 30 mijë euro.

    Edhe ai polici, nëse e sheh me makinë private Range Rover ose me orë të shtrenjtë, ai anon tek ata që duhet të luftojë sesa ata që duhet të mbrojë,”- tha Hoxha.

  • “Çmendet” moti në vendin fqinj, breshëri sa një kokër arre çan rrjetat dhe prish të mbjellat

    “Çmendet” moti në vendin fqinj, breshëri sa një kokër arre çan rrjetat dhe prish të mbjellat

    Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë ndodhur pasditen e së mërkurës në zonat e Eordaisë, Greqi.

    Reshjet e dendura kanë zgjatur më shumë se 1.5 orë.

    Në komunitetet Komnenos dhe Anatolikos, ku pati reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër,u shkaktuan dëme në kulturat e pemëve dhe tokat e tjera bujqësore.

    Breshëri, i cili arrinte madhësinë e një arre, shkaktoi dëme në të mbjellat, madje shpoi edhe rrjetat mbrojtëse që ishin vendosur./Albeu.com/.

  • Skandali i Safet Gjicit, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Është një aferë në zyrat e shtetit me disa para nga mbrapa, nuk duhet të trajtohet si…

    Skandali i Safet Gjicit, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Është një aferë në zyrat e shtetit me disa para nga mbrapa, nuk duhet të trajtohet si…

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për skandalin seksual ku u përfshi disa javë më parë ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

    Lala u shpreh në emisionin “Log” se historia e Gjicit nuk mund të trajtohet si histori rozë duke e konsideruar një skandal në zyrat e shtetit ku flitet edhe për para.

    Sipas saj për sa kohë është folur për një tokë ku do ngrihej qendra e qenve, historia nuk duhet banalizuar pasi Safet Gjici është nën hetim për këtë çështje.

    “Historia e Safet Gjicit duhet të hetohet për përdhosje të institicooneve shtetërore. Por është edhe një aferë që është shoqëruar me disa para mbrapa.

    Për sa kohë është folur për një projekt dhe një tokë ku do ngrihej qendra e qenve nuk mund ta konsiderojmë si histori rozë. Nuk mund ta banalizojmë si histori. Safet Gjici është nën hetim për këtë çështje”, deklaroi Lala.

  • KËMBIMI VALUTOR SOT: Euro vijon pikiatën, dollari “gropë”

    KËMBIMI VALUTOR SOT: Euro vijon pikiatën, dollari “gropë”

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 95.8 lekë dhe shitet me 96.8 lekë.

    Monedha evropiane euro do të blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

    Ndërkohë franga zvicerane do blihet me 106.3 lekë dhe do shitet me 107.2 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 121.5 lekë dhe do shitet me 123 lekë.

  • Fitoi çmimin e parë si miss, shpërthejnë kritikat ndaj modeles: Duhet të fitonte kirurgu i saj plastik

    Fitoi çmimin e parë si miss, shpërthejnë kritikat ndaj modeles: Duhet të fitonte kirurgu i saj plastik

    Angelina Brezhenskaya rrëmbeu kurorën e Miss Moskës 2023. Por fitorja e modeles 25 vjecare u pasua me shumë kritika për shkak të operacioneve plastike për t’u dukur si një Barbie.

    Angelina nuk e mohoi këtë, por ndërsa e gjithë fytyra e saj ka shenjat e qarta të ndërhyrjeve estetike, vazhdon të pretendojë se ka bërë vetëm rinoplastikë, me rekomandimin e mjekëve.

    “Kam bërë vërtet rinoplastikë, nuk po e mohoj. Për këtë kishte disa indikacione mjekësore. Mendoj se në ditët e sotme pak njerëz habiten nga ndërhyrjet estetike. Unë kujdesem për veten dhe bëj rregullisht procedura të kujdesit të lëkurës. Është e rëndësishme të ndiheni në harmoni me veten. Unë kam një të dashur pranë meje, për një kohë më të gjatë. Ai më dha mbështetje të jashtëzakonshme në të gjitha fazat e përgatitjes për konkursin, më frymëzoi shumë”, tha Brezhenskaya.

    “Mendoj se ky duhet të ishte një konkurs për kirurgun më të mirë”, tha një komentues. “Duhet të ketë dy konkurse: për vajzat me bukuri natyrale dhe për vajzat me operacione plastike”, tha një tjetër.

    Angelina ka marrë pjesë edhe në konkurse të tjera bukurie. Në vitin 2020, modelja dhe prezantuesja televizive morën titullin “Bukuria nga Saratov”, dhe më pas u bë finaliste në konkursin “Bukuria e Rusisë”. Ajo nuk donte të ndalej me kaq dhe provoi fatin në titullin Miss Moska 2023.

  • Vrasja e babë e bir në Shkodër! Klodiana Lala zbulon cilat janë dy pistat ku po heton policia: Dyshohet se njëri nga viktimat…

    Vrasja e babë e bir në Shkodër! Klodiana Lala zbulon cilat janë dy pistat ku po heton policia: Dyshohet se njëri nga viktimat…

    Parcelat me kanabis dhe konfliktet për lëndët drusore, këto janë dy pistat ku policia po heton për vrasjen e babë e bir në Shkodër pak ditë më parë.

    Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala në studion e emisionit “Log” . Ajo u shpreh se njëri nga viktimat ka qenë kryeplak i fshatit ku ndodhi ngjarja dhe dyshohet se mund të ketë informuar policinë për mbjelljen e kanabisit në këtë zonë.

    “Për vrasjen e babë e bir dyshohet sërish kanabisi. Dyushohet se babai për shkak se ka pasur detyrën e kryeplakut ka sinjalizuar për kanabisin. Këto janë dyshime. Është edhe një pistë tjetër që ka të bëjë me konfliktet për lëndët drusore. Janë pra dy pista”, deklaroi ai.

    Lala u ndal edhe te ish prokuroria e Krimeve të Rënda dhe roli i SPAK në goditjen e grupeve kriminale.

    “Ish prokuroria e Krimeve të Rënda për disa vite me radhë ka qenë histori suksesi. Sot SPAK është në një qendër të veçantë, në një BKH që konsiderohet super polici në këndvështrimin tim është shumë larg Krimeve të Rënda, Grupet kriminale në atë kohë kishin dalë jashtë kontrollit dhe nëse nuk do të goditeshin mund të kishte gjakderdhje. Pati edhe një farë vullneti politik por pati edhe një grup të mirë gjyqtarës dhe prokurorësh që bënë punë të mira. A i ka përmbushur SPAK pritshmëritë? Është ende shumë larg”, deklaroi ajo.

  • Pak muaj pas emërimit në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i agjenësisë së zonave të mbrojtura (Emri)

    Pak muaj pas emërimit në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i agjenësisë së zonave të mbrojtura (Emri)

    Vetëm pak muaj pas u riemërua në detyrë, Ardian Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Administratës se Zonave të Mbrojtura Qarku Fier.

    Në një postim në rrjetet sociale, Koçi shkruan se kjo dorëheqje ishte e imponuar e se profesionalizmi i tij nuk e lejon që të punojë në ato kushte. Ai ka reshtuar një sërë faktorësh që e detyruan që të marrë këtë vendim.

    ‘Te nderuar miq! E ndjej si detyrim t’ju informoj mbi statusin tim këtë fillim muaji. Nga 1 korriku nuk jam më drejtor i Administrates se Zonave te Mbrojtura Qarku Fier.Ne dt.15.6.2023 paraqita prane drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dorëheqjen time të parevokueshme.

    Pas riemërimit tim në mars, nga miq e shoke dëgjoja shprehjen “buka e thyer nuk ngjitet”, por une , me përgjegjësinë time ndaj detyrës , nuk mendoja që marrëdhëniet administrative epror-vartes te degjenerojnë sa të bëhet ky krahasim absurd. Në fakt ndodhi ajo që nuk mendoja, duke më detyruar të jap dorëheqjen. Nuk ishte nje dorëheqje normale ,por nje “doreheqje” e imponuar. Personaliteti dhe profesionalizmi im nuk më lejon të punoj në këto kushte. Më poshtë gjeni tekstin e dorëheqjes time, ku reshtoj nje sër faktorësh, që më detyruan të marr këtë vendim. Falenderoj të gjithë për mbështetjen qe me keni dhënë!’- shkruan Koçi.

  • ‘Turp! Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte’! Kurti refuzoi takimin me Ramën, reagime në Kosovë

    ‘Turp! Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte’! Kurti refuzoi takimin me Ramën, reagime në Kosovë

    Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do ta takojë homologun e tij shqiptar, Edi Rama, në vizitën që ky i fundit do ta ketë në Prishtinë. Ai u shpreh se takimi nuk do ndodhë nëse nuk do ketë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

    “I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, tha Kurti.

    E pas kësaj deklarate, kanë ardhur edhe reagimet nga politikanë të ndryshëm në Kosovë.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se “kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur”, pasi Edi Rama pritet të vijë nesër në Kosovë. Abdixhiku thotë se vetëm fakti se diskutohet pritja ose jo e tij, flet për “gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova”.

    “Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”, tha Abidhxiku.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka pyetur se “si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë”.

    “Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte”

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se sipas saj Kurti më lehtë ia falë Vuçiçit “krimet dhe gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë” sesa që ia falë Ramës “që e ka shkatërruar tentativën e Albinit për të ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme të Shqipërisë përmesë LVV-së”.

    Ndër të tjera, Musliu u tregua goxha e ashpër duke e quajtur Kurtin “mashtrues”, “zhyll”, “demagog” dhe “rrenc”.

    “Albini ma leht ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë Kryeministrit Rama qe e e ka shkatërru tentativen e Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brëndshme të Shqipërisë përmes VV ! Inatin e madh e ka thiu! #Mashtrues #Zhyll #Demagog #Rrenc”, shkroi ajo në Facebook.