Author: editor

  • Radhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë

    Radhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë

    Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është bllokuar, duke krijuar rradhë kilometrike trafiku.

    Qindra automjete të transportit prej 4 orësh janë në pritje në kufi pasi po presin përpunimin e të dhënave, duke krijuar në këtë mënyrë radhë kilometrike kamionësh. Shoferët e mjeteve deklarojnë se radhët janë krijuar për shkak të mbarimit të afatit të kontratës në terminal, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë informacion se pse është kjo gjendje.

    Kontrata në terminalin e Prizrenit ka skaduar ditën e djeshme për mallrat që hynë nga Shqipëria, duke sjellë radhë të gjata në kufi.

  • Të kënaqin me aromën e mirë, vlera e misrave të pjekur

    Të kënaqin me aromën e mirë, vlera e misrave të pjekur

    Gjatë stinës së verës, mjafton një kalli misri për të të ofruar momente të veçanta kënaqësie. Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të zjera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar.

    Prej kohësh, misri i verdhë është përçmuar nga njerëzit që i frikësohen karbohidrateve. Më poshtë gjeni të gjitha vlerat që përfiton organizmi nga konsumimi i misrave.

    Misri është i pasur me ushqyes

    Konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën.

    Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta.

    Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

  • Udhëtoi drejt Turqisë për të punuar si kujdestare, por përfundoi në punonjëse seksi, historia tragjike e 26-vjeçares

    Udhëtoi drejt Turqisë për të punuar si kujdestare, por përfundoi në punonjëse seksi, historia tragjike e 26-vjeçares

    Ajo që Diana K. mendonte se ishte një ofertë e mirë pune në Turqi doli të jetë një gënjeshtër e madhe për ta bënte amvisen 26-vjeçare nga jugu i Kirgizisë skllave seksi. Diana, që nuk deshi të tregonte mbiemrin, akuzoi tri gra nga Kirgizia që tha se e shënjestruan atë për ta trafikuar, pretendim të cilin ajo ka tentuar që t’ia dëshmojë policisë. 26-vjeçarja tha se fillimisht iu afrua një e njohur, e quajtur Shahzada, e cila e bindi atë që duhej të shkonte për të punuar që të përmirësonte kushtet financiare.

    Kjo amvise është nënë e dy fëmijëve.

    “Ajo më pyeti: ‘Pse qëndron në shtëpi dhe pa punë? Eja të shkojmë jashtë ku mund të bëjmë para që të blejmë shtëpi’”, tha Diana për Current Time, një rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

    “Më pas ajo më dha numrin e telefonit të mikes së saj, Mavluda, e cila më pas më kontaktoi dhe më tha që të shkoj në Stamboll, duke më premtuar një punë me pagë të mirë atje”. Diana, që jeton në qytetin Osh, tha se e ka përfunduar shkollën e mesme, por asnjëherë nuk ka pasur “një punë të mirë”. Familja e saj varet nga të ardhurat që siguron buri i saj, që punon në Moskë. Ajo vendosi që të pranonte ofertën e Mavludës për të punuar si kujdestare e një gruaje të moshuar turke, për një pagë mujore prej rreth 300 dollarësh.

    Oferta për punë asaj nuk iu duk e dyshimtë. Turqia është një destiancion mjaft popullor për emigrantet kirgize, shumica e të cilave punojnë si kujdestare për të moshuarit, si dado apo si mirëmbajtëse në familjet turke. Diana tha se vetëm pasi arriti në Stamboll në muajin shkurt, e kuptoi se kishte rënë viktimë e trafikantëve me qenie njerëzore. Në aeroportin e Stambollit, ajo u prit nga një grua tjetër, Umida, e cila e dërgoi Dianën në një shtëpi në lagjen Kumkapi të Stambollit.

    “Kur u zgjova në mëngjes, e pash që nuk e kisha pasaportën në çantë”, tha ajo. “Umida tha se mi kishte marrë dokumentet. Ajo shtoi se më ‘kishte blerë’ nga Mavluda për një shumë të madhe dhe se tani unë duhet të nxirrja ato para… Në dhomë më pas hynë dy burra dhe nisën të më ngufasnin. Më kërcënuan se do të më vrisnin nëse nuk do të punoja që të ktheja paratë që kishin paguar për të më blerë mua. Ata më thanë se askush nuk do të ma gjente trupin”.

    Diana tha se u trondit dhe u frikësua. Ajo nuk kishte asnjë dokument personal dhe nuk njihte askënd në Turqi.

    Një javë më vonë, ai arriti të largohej nga trafikantët e saj me “ndihmën e një të panjohuri” dhe kontaktoi policinë. Diana nuk tregoi shumë detaje për ikjen, por vetëm tha se Konsullata kirgize në Stamboll e ndihmoi që të kthehej në Kirgizi. Diana tani është kthyer në shtëpinë e saj në qytetin Osh, por ajo tha se nuk po mund t’i kthehet jetës që kishte më parë.

    Burri i saj i ka kërkuar divorcin dhe nuk po i përgjigjet thirrjeve të saj. Ai po ashtu ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre. Diana tani po jeton me prindërit e saj. Motra e saj, Alina, tha se kjo përvojë tronditëse “ka ndryshuar krejtësisht dhe ka shkatërruar” jetën e motrës së saj të vogël. “Kurrë nuk e kam parë atë në një gjendje të tillë”, tha Alina. Prova të pamjaftueshme Duke kërkuar që trafikantët të dalin para drejtësisë, Diana ka bërë një denoncim në polici. Por, pas hetimeve fillestare, departamenti policor në Osh vendosi që të mos ndërmerrte asnjë veprim për shkak të mungesës së provave.

    “Ankuesja ka fluturuar më 20 shkurt nga aeroporti në Osh për në Turqi për të punuar. Më pas ajo u dëbua për në Kirgizi”, tha zëdhënësja e policisë, Nurperi Abdullaeva. “Ajo ka pretenduar se qytetarja kirgize M. e ka shituar atë dhe e ka bërë skllave seksi. Gjatë hetimeve fillestare, nuk janë gjetur të dhëna që tregonin se ndonjë nga veprimet e pretenduara të paligjshme janë kryer nga ajo qytetare”. Diana tha se e fajëson veten për gabimin që i kushtoi me martesën dhe jetën që kishte më herët. “Më vjen turp nga vetja. Nuk do të jem në gjendje ta shoh në sy burrin tim. Nuk jam në gjendje që t’i shoh fëmijët e mi në sy”, tha Diana. “Më vjen turp për atë që më ndodhi dhe që nuk mund të luftoja për veten time”.

    Gratë që shkojnë në shtete të huaja për të punuar kanë qenë temë e nxehtë në Kirgizi në dekadën e fundit, pasi numri i grave migrante vazhdimisht rritet. Muajin e kaluar, dy ligjvënës konservatorë kirgizë sugjeruan se Qeveria duhet të ndalojë gratë e pamartuara nën moshën 23-vjeçare që të udhëtojnë vetëm jashtë vendit për të punuar.

    Ligjvënësi kirgiz, Shailoobek Atazov.

    Politikanët Nadira Narmatova dh Shailoobek Atazov argumentuan se gratë e reja shpesh shfrytëzohen kur shkojnë jashtë vendit për të punuar. Ministria e Jashtme tha se vendosja e kufizimeve të tilla në udhëtim do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe shkelje të të drejtave të grave.

    Thirrje të ngjashme nga ligjvënës janë bërë edhe në të kaluarën dhe janë përcjell me dënime të ashpra dhe protesta nga aktivistët për të drejtat e grave.

  • Kryeministri Rama nis turin Ballkanik dy ditor, publikohet agjenda! Në pikëpyetje takimi me Albin Kurtin

    Kryeministri Rama nis turin Ballkanik dy ditor, publikohet agjenda! Në pikëpyetje takimi me Albin Kurtin

    Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin Ballkanik në prag të samitit të procesit të Berlinit.

    Kreu i qeverisë ka publikuar agjendën dy-ditore nga turi në 5 kryeqytete të Ballkanit, ndërsa në pikëpyetje është takimi me homogun kosovar Albin Kurtin.

    “Në pritje të konfirmimit”, shkruhet në agjendën e Ramës, ku është planifikuar pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Kryeministri Rama do e nisë turin në Maqedoninë e Veriut, ku është planifikuar të takojë homologun Dimitar Kovaçevski në orën 11:00, ndërsa në 12:00 do mbahet konferenca e përbashkët.

    Pasditen e sotme, Rama do të jetë në Prishtinë, ku i konfirmuar është takimi me Vjosa Osmanin në 16:00 dhe me Glauk Konjufca në 17:15.

    Mëngjesin e së premtes, Rama do udhëtojë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me kryetarin e Këshillit të Ministrave në 10:55 dhe në 11:40 do mbajnë konferencë të përbashkët.

    Më pas do udhëtojë në Mal të Zi, ku në 13:45 do takohet me homologun Dritan Abazoviç dhe do mbajnë konferencën e përbashkët në 15:40. Në orën 16:00 do takohet me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

    Ndërsa në 19:30 do takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe 30 minuta më vonë do mbajnë konferencën e përbashkët.

  • Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

    Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

    Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat Verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

    Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

    Vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.

    Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgë 2 ballë.

    Kosova

    Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites por pas-mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

    Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i Kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura por pa reshje.

    Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht duke ngjitur termometrin deri në 28 apo 29 gradë C.

  • E reja qan dhe bërtet në avion, pretendon se një nga pasagjerët nuk ishte i vërtetë

    E reja qan dhe bërtet në avion, pretendon se një nga pasagjerët nuk ishte i vërtetë

    Një vajzë ka shkaktuar panik dhe shqetësim në një aeroplan pasi refuzonte të qëndronte, duke thënë se një pasagjer nuk ishte i vërtetë.

    Ajo ishte në një aeroplan të American Airlines, dhe sipas Daily Mail, reagimi i saj i çuditshëm që u bë viral thuhet se ndodhi teksa fluturimi ishte gati të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Dallas-Fort Worth në Teksas.

    “Po ju them unë po iki dhe ka një arsye pse po largohem dhe ju mund ta besoni ose jo”, bërtiti ajo. “Por po të them tani se ai bastardi mbrapa nuk është i vërtetë”, theksoi ai.

    Më pas ajo tregoi me gisht nga pjesa e pasme e avionit, duke bërë që pjesa tjetër e pasagjerëve të ktheheshin për të parë burimin e shqetësimit të saj.

    “Mund të uleni në atë aeroplan dhe të vdisni me të ose jo. Unë nuk do ta bëj”, shtoi ajo përpara se të largohej.

    Sipas Daily Mail, incidenti e shtyu fluturimin për rreth tre orë pasi të gjithë pasagjerët u detyruan të largoheshin nga avioni përpara se të hipnin sërish.

  • Merr fund gjëegjëza, 5 familje dhe 27 individë zotërojnë televizionet kryesore në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” zbardh detajet e bujshme

    Merr fund gjëegjëza, 5 familje dhe 27 individë zotërojnë televizionet kryesore në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” zbardh detajet e bujshme

    Në Shqipëri, një studim i qendrës “Open Data Albania” zbuloi se pjesa dërrmuese e 14 bizneseve mediatike televizive më të fuqizuara janë në pronësi të 5 familjeve, si dhe në bashkëpronësi të 27 individëve me lidhje të ngushta familjare. Studimi vëren se këta pronarë mediash zotërojnë një seri biznesesh të tjera dhe se në shumë raste janë përfitues të kontratave koncensionare, përfitues të programit Shqipëria 1 Euro si dhe të statusit investitor strategjik. Sipas studimit të qendrës “Open Data Albania”, afro 80 për qind e mediave televizive shqiptare të konsoliduara janë prona të 5 familjeve, bashkëpronësi midis familjarëve dhe një grupi prej 27 individëve zotërues të mediave televizive kryesore. Eksperti Pajtim Nikolli i Institutit Shqiptar të Shkencave dhe bashkautor i studimit, thotë se këta 27 aksionerë dhe zotërues të bizneseve televizive janë ndërkohë aksionerë në 11 deri në 39 biznese të tjerë, në shumë raste të lidhura me fondet publike dhe me qeverinë. “Në total, nga 10 biznese mediatike janë përfituar 10 kontrata apo marrëveshje PPP/koncensione, është fituar një status investitori strategjik, si dhe 3 vendime të këshillit të ministrave janë enkas si pjesë e programit Shqipëria 1 Euro”, tha Nikolli. Këta pronarë mediatikë ndikohen në bizneset e shumta të tyre nga vendimet e qeverisë, vlerëson studiuesit, sepse përherë më shumë po përfitojnë kontrata publike, sepse janë njëkohësisht pronarë në sektorin e ndërtimit, në atë bankar, në tregti dhe eksport-importe, në energjitikë, në infrastrukturë kombëtare dhe universitete private.

    Drejtuesja e qendrës jep detaje

    Ndërkohë, drejtuesja e qendrës “Open Data Albania”, Aranita Brahaj, u shpreh për “Zërin e Amerikës” se në Shqipëri po krijohen manjatët e mediave, të cilët janë shumë aktivë në biznese të tjerë, por kanë edhe një kartëvizitë rezervë si pronarë mediash.“Shohim se fitimet që këto biznese nxjerrin nga ky sektori mediatik, nga prodhimi mediatik, apo nga audienca përmes mënyrave të ndryshme, janë fare pak krahasuar me fitimin apo me kapitalin, me performancës ekonomike, që këta individë kanë në bizneset e tjera”, tha Brahaj.

    Nipolli: Përveç medias, ata operojnë edhe në shumë sektorë të tjerë

    Autorët pohojnë se Shqipëria e ka lënë pas periudhën kur pronarët e mediave nisnin edhe ndonjë biznes tjetër, ndërsa tani janë biznesmenët e fushave të tjera, që vijnë të investojnë në media, të cilat biznesi i tyre periferik me fitime të pakta në raport me duzinat e bizneseve të tjerë. Është rritur nga viti në vit edhe pozicioni i pronarëve mediatikë si biznesmenë në marrëdhënie me qeverinë dhe fondet publike, si edhe rritet numri i përfitimeve të tyre në varësi nga vendimet e qeverisë dhe agjenci të tjera shtetërore. “Përveç medias, ata operojnë edhe në shumë sektorë të tjerë si ndërtimi, turizmi, resorte, që janë një biznes i fuqishëm. Rezulton se pushtetin më të madh këta individë e kanë në këto sektorë dhe jo në media. Për më tepër, shumica e tyre janë bërë pjesë e bizneseve mediatike pasi kanë arritur nivele të larta në biznese të tjerë”, tha Nikolli. Televizionet vazhdojnë të jenë të rëndësishme në Shqipëri, sepse shumica e qytetarëve vazhdojnë të informohen dhe të marrin mesazhe prej tyre, dhe janë industria kryesore e mendimit dhe opinionit, pohojnë studiuesit. Por sa ndikon e gjithë kjo situatë në lirinë editoriale të mediave të këtyre pronarëve të shumëllojshëm? “Ne nuk i kemi bërë një studim përmbajtjes së mediave të këtyre pronarëve, por nëse shohim fuqinë ekonomike të tyre, interesat ekonomike, lidhjet që këto interesa kanë drejtpërdrejt me vendimmarrje të ekzekutivit, ose të forcës politike që është në pushtet, atëherë ne themi që opinion-bërja është deri diku e rrezikuar, sepse interesa kaq të shumëfishta nuk na garantojnë media, të cilat të mund funksionojë në interes të publikut, aq më shumë në një vend, ku monitorimi është proces i dobët”, tha Brahaj. Studimi i ekipit të Institutit Shqiptar të Shkencës në Qendrën Open Data Albania gërshetoi të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit me ato të Agjencisë së Trajtimit të Koncensioneve, (ku mblidhen të dhëna mbi kontratat koncensionare të bizneseve), me ato Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (ku mblidhen të dhënat mbi bizneset që kanë marrë statusin e Investitorit Strategjikë), me Transaksionet e Thesarit (mbi tenderat e fituara nga biznesi dhe paratë që ata kanë marrë nga buxheti i shtetit), si dhe me vendimet e qeverisë mbi bizneset përfituese të Programit Shqipëria 1 Euro. Mes televizioneve të shqyrtuara 3 prej tyre kanë licensë kombëtare ndërsa 11 të tjerat janë licensuar si subjekte analoge transmetimi.

  • E rëndë, humb jetën në spital 35-vjeçarja pas lindjes

    E rëndë, humb jetën në spital 35-vjeçarja pas lindjes

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën pasdite në Kretë ku një grua 35-vjeçare humbi jetën pasi lindi fëmijën e saj.

    Gjithçka dukej normalisht kur gjatë procesit të lindjes natyrale 35-vjeçarja shfaqi komplikime dhe transportua menjëherë në Heraklion.

    Pas disa orësh pas lindjes ajo shfaqi komplikacione sërish të cilat i morën jetën.

    Sipas flashnews, është urdhëruar një ekspertizë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike, pasi lindja duket se ka ecur pa probleme, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka vendosur asgjë që të çojë në shkakun e qartë të vdekjes.

    Foshnja e porsalindur po trajtohet në spitalin Venizelio.

  • Luizi nuk ndalet, koncert në rrugë me fansat

    Luizi nuk ndalet, koncert në rrugë me fansat

    Luizi është mjaftë aktiv si në rrjetet sociale ashtu edhe në mbrëmje muzikorë.

    U përfol shumë për çmime marramendëse që merr në koncertet.

    Ai së fundi ka postuar një video në mes të rrugës me një grup vajzash duke kënduar një ndër këngët që e bërën të famshëm atë.

    Fansat e tij në video u dukën shumë të lumtur për prezencën e tij.

  • HOROSKOPI SOT: Personaliteti juaj është shpërthyes dhe simpatik, por kujdes!

    HOROSKOPI SOT: Personaliteti juaj është shpërthyes dhe simpatik, por kujdes!

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Personaliteti juaj është shpërthyes dhe simpatik, por kujdes që të mos tërhiqeni shumë nga emocionet. Dashuria do jetë në qendër të jetës suaj, favorizoni aventurat romantike.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Të enjten personaliteti juaj shquhet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij. Zakonisht jeni njerëz të besueshëm dhe besnikë, por përpiquni të mos tërhiqeni shumë nga kokëfortësia. Së fundi, korriku sjell stabilitet nga pikëpamja sentimentale.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Gjatë orëve në vijim do të jeni jashtëzakonisht të pajtueshëm me shenjat e tjera. Muaji i ardhshëm do të sjellë më shumë intimitet dhe lidhje në marrëdhëniet e dashurisë. Projektet e reja në sferën profesionale do të kenë një bukuri të madhe për ju.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Personaliteti juaj është një përzierje magjepsëse e ndjeshmërisë dhe intuitës. Gjatë këtij muaji korrik, para se të veproni, duhet të mendoni mirë, edhe sepse ka vendime të rëndësishme për të marrë.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Të enjten fati duket se është në anën tuaj. Mundësi të mëdha po vijnë në jetën tuaj. Ky muaj që po përjetoni do jetë shumë romantik dhe pasionant. Marrëdhëniet do jenë plot gëzim.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Personaliteti juaj pasqyron një vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe një qasje praktike ndaj jetës. Perspektiva të reja në lidhje me sferën e dashurisë. Për sa i përket punës, këshillohet të jeni të duruar dhe të mos dekurajoheni nëse duhet të përfundoni ndonjë sfidë.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Personaliteti juaj shkëlqen në çdo situatë. Ju keni një mënyrë simpatike të marrëdhënieve me të tjerët dhe prania juaj vlerësohet gjithmonë. Më në fund vjen stabiliteti dhe harmonia në çift.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Të enjten po jetoni në momentin perfekt për të treguar personalitetin tuaj unik dhe magnetik. Përputhshmëria juaj me të tjerët do të jetë shumë e lartë gjatë orëve të ardhshme. Në dinamikën në çift, muaji i ardhshëm do të sjellë ndryshime shumë të forta.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Po kaloni një periudhë ulje-ngritjesh. Do të duhet të keni kujdes për financat dhe shëndetin tuaj të cilat mund të kërkojnë pak më shumë kujdes se zakonisht. Periudha e korrikut plot pasion dhe dashuri.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Përputhshmëria juaj me shenjat e tjera është e lartë, por mos harroni të jeni të adaptueshëm ndaj situatave të ndryshme që hasni. Stabilitet dhe siguri në çifte të vjetra dhe më të freskëta.

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Të enjten jeni të pajisur me intuitë dhe mençuri të madhe, të cilat ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme në jetën e përditshme. Ju mund t’i komunikoni dëshirat tuaja me qartësi të madhe dhe të shijoni dashurinë.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Përshtatshmëria juaj ju lejon të kapërceni çdo pengesë me hir dhe vendosmëri. Muaji korrik do të jetë shumë romantik dhe intensiv për të lindurit e kësaj shenje.