Author: editor

  • I ‘dhuroi’ 10 mijë dollarë, Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh…

    I ‘dhuroi’ 10 mijë dollarë, Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh…

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se dikush ka blerë 10 mijë dollarë views për profilin e “TikTok”-ut të saj.

    Dea i bën thirrje personit në fjalë që të mos e bëjë më një gjë të tillë pasi nuk ka nevojë.

    Madje ajo i tha se nëse ‘dëshiron të shpenzosh para, mund të më shkruar dhe të them shoqata bamirëse’.

    “Diku po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për views në TikTok. Në qoftë se ke dëshirë të shpenzosh për mua mund të më blesh në çantë “Lady Dior” po këtë e pranoj, kjo ishte shaka. Po thoja nëse ke para tepër dhe do ti shpenzosh diku, më shkruaj dhe do të dërgoj një listë me shoqata bamirëse. Faleminderit”.

    Ky është budallallëku më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë. Më e çuditshmja është se ky personi nuk po e bën vetëm te profili im, por edhe te profili i çdo personi që poston me mua. Do ju tregoj se sa kushton të blesh viwes në TikTok. Këtu thotë që 400 mijë klikime kushtojnë 80 dollarë, për mua kanë shkuar diku te 10 mijë dollarë, domethënë për profilin tim dhe atyre që postojnë me mua.

  • Dalin emrat/ Tre “kokat” e Krujës që po merret në pyetje për atentatin

    Dalin emrat/ Tre “kokat” e Krujës që po merret në pyetje për atentatin

    Një atentat me një të vrarë dhe dy të plagosur ndodhi pas mesnatës të së hënës në fshatin Larushk të Krujës. Viktimë e atentatit mbeti Ramazan Sino 29 vjeç, ndërsa u plagosën 2 fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç të Gentjan Bejtjes.

    Ky i fundit, person me precedentë të theksuar kriminalë dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit. Për ngjarjen janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre Urim e Valter Bami dhe Markelin Haka.

    Por kush e do të vdekur këtë personazh?

    Kjo ishte hera e tretë që u shpëtonte atentateve. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e të fortëve të Niklës duke shoqëruar tre persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin.

    Në vitin 2022 ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

    Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

    Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

    Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.

  • Çfarë po ndodh me Luiz Ejllin? Policia rrethon këngëtarin

    Çfarë po ndodh me Luiz Ejllin? Policia rrethon këngëtarin

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa kohesh është duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Teksa ndodhet në Korçë, ai herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo video nga shesh xhirimi.

    E kështu ka bërë edhe ditën e sotme pasi në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.

    Ndërkohë pak më herët fituesi i “Big Brother VIP 2” publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

    Kujtojmë se krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.

    “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre, ndërsa momentalisht po Xhirohet në qytetin e Korçës.

  • 39-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës në Durrës, cilat janë dyshimet e para

    39-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës në Durrës, cilat janë dyshimet e para

    Një 39-vjeçar në Durrës është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në lagjen Nr.3 të qytetit.

    Viktima është identifikuar nga policia si A.R. banues në Krujë.

    Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit./tvklan.al

  • Fenomeni ‘El Nino’ ‘kërcënon’ botën/ Meterologët japin alarmin: Pas 7 vitesh rikthehet përvëlimi historik për njerëzimin

    Fenomeni ‘El Nino’ ‘kërcënon’ botën/ Meterologët japin alarmin: Pas 7 vitesh rikthehet përvëlimi historik për njerëzimin

    Pas shtatë vjetësh, klima kërcënon njerëzimin sërish nga El Nino.

    Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike Wmo, raporton ‘Tgcom’.

    “Ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

    Deklarata e Organizatës Meteorologjike, shpjegon Taalas, “është sinjali i dërguar qeverive të botës për t’u përgatitur për të kufizuar ndikimet në shëndetin, ekosistemet dhe ekonomitë tona”.

  • Një i vdekur brenda makinës në Durrës

    Një i vdekur brenda makinës në Durrës

    Një person i pajetë është gjetur brenda një automjeti në qytetin e Durrësit.

    Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”, ku personi i vdekur është konstatuar brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.

    Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.

    Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

  • Rrahu brutalisht biznesmenin grek në Mykonos, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

    Rrahu brutalisht biznesmenin grek në Mykonos, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

    Një 34-vjeçar u arrestua gjatë një ndjekjeje në Athinë për tentativën e vrasjes së një biznesmeni në Mykonos në vitin 2020. Gati tre vjet pas rrahjes brutale të biznesmenit të njohur në Mykonos, Florios Asimomytis, 34-vjeçari shqiptar që dyshohet se është autori i sulmit brutal është arrestuar.

    Sipas informacioneve, bëhet fjalë për A.N., i cili u arrestua më 25 qershor 2023, së bashku me një tjetër shqiptar, pas një incidenti në qendrën tregtare Attica.

    Nga hetimi që pasoi arrestimin, rezultoi se 34-vjeçari, më datë 21.09.2020, në orën 21:00, kishte shkuar në zonën Tourlos të Mykonos, jashtë shtëpisë së biznesmenit, ku dhe e ka sulmuar. Viktima po dilte nga makina e tij kur i akuzuari e goditi duke përdorur një levë hekuri, duke e lënduar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
    Më pas ai u largua në këmbë ndërsa departamenti i Mykonos ngriti një çështje për tentativë vrasje. Sipas burimeve policore, biznesmeni është thirrur dhe e ka njohur autorin e sulmit ndaj tij si 34-vjeçarin.

  • I FUNDIT/ Aksident i frikshëm, ka të plagosur

    I FUNDIT/ Aksident i frikshëm, ka të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur.

    Burime policore bëjnë me dije se këmbësori V.C, është përplasur nga një mjet dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

    Vlorë/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “28 Nentori”, shtetasi R. G., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen“, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin V. C., 62 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Shkoi të takonte tre nipërit, por u kthye i vdekur! Si u ekzekutua daja në derë të shtëpisë?

    Shkoi të takonte tre nipërit, por u kthye i vdekur! Si u ekzekutua daja në derë të shtëpisë?

    Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz mbrëmë në Fushë Krujë, fshatin Larushk pak minuta pas mesnate. Ramazan Sino 29-vjeç kishte shkuar te shtëpia e motrës për të takuar nipërit. Sapo kishte kaluar mesnata u ngrit për të ikur në shtëpi.

    Dy nga tre nipërit së bashku me të atin, Gentjanin dolën për ta përcjellë, por në oborr nisën të shtënat drejt tyre. Daja mbeti i vdekur në vend. Shënjestra, që ishte Gentjan Bejtja dhe dy djemtë e tij u plagosën dhe ndodhen në spital.

    Njëri nga dy djemtë e shënjestrës, Alvi Bejtja 13-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma. Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja, një person me precedent penal të mëparshëm i cili u ka shpëtuar edhe 2 atentateve më parë.

  • Kopjimi i rrobabanjove/ Kompania italiane reagon ndaj Kiara Titos

    Kopjimi i rrobabanjove/ Kompania italiane reagon ndaj Kiara Titos

    Linja e rrobabanjove nga Kiara Tito ka shkaktuar polemika. Në rrjet u përhap me shpejtësi lajmi se linja është e kopjuar nga firma italiane “Corazur”. Menjëherë pas ksaj, Kiara ka reaguar për Top Channel ku ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni. Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizenjuar dhe qepur enkas për brandin e saj.

    Por në rrjet po qarkullon një foto ku shihet se kompania ka reaguar. Dikush i shkruan për brandin e Kiarës dhe përgjigja e brandit ishte:

    “Jemi lajmëruar për kopjen e brandit tonë, do të veprojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”.