Author: editor

  • Florida/ Terror në plazh, shfaqet peshkaqeni shumë afër bregut

    Florida/ Terror në plazh, shfaqet peshkaqeni shumë afër bregut

    Momente tmerri kanë përjetuar pushuesit në një plazh në Florida, kur kanë parë një peshkaqen shumë pranë begdetit. Në videot e regjistruara nga dëshmitarët, bishti i peshkaqenit mund të shihet teksa turbullon ujin dhe dikë që bërtet me zë të lartë “peshkaqen” duke shkaktuar alarm për të gjithë në plazh.

    Ngjarja ka ndodhur në gjirin e Perdidos. Kjo zonë e veçantë njihet për praninë e peshkaqenëve, pasi në të njëjtat ujëra jetojnë edhe foka, fakt që vlerësohet se tërheq grabitqarët e mëdhenj.
    Një gazetar amerikan ka treguar në një postim në Twitter se peshkaqeni i parë në plazhin e Floridës i përket llojit të kokëçekiçit.

  • Nuk kursyen as fëmijët, detaje nga atentati në Krujë! Atentatorët ekzekutuan 29-vjeçarit, plagosën dy fëmijët e Gentian Bejtjas! Ja gjendja e dy të miturve

    Nuk kursyen as fëmijët, detaje nga atentati në Krujë! Atentatorët ekzekutuan 29-vjeçarit, plagosën dy fëmijët e Gentian Bejtjas! Ja gjendja e dy të miturve

    Atentatorët e ngjarjes së rëndë në Krujë s’kanë kursyer as fëmijët e Gentian Bejtjas, teksa qëlluan me breshëri plumbi ndaj dy të miturve dhe dajës së tyre, 29-vjeçari Ramazan Sina.

    Si pasojë e të shtënave me armë, humbi jetën 29-vjeçari, ndërsa mbetën të plagosur dy fëmijët.

    Mësohet se 13-vjeçari Alvi Bejtja ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma, ndërsa vëllai i tij 10-vjeçar ka marrë dëmtime të lehta.

    Dajë e nip u qëlluan pak pas mesnatës së të hënës ( 4 korrik), rreth orës 00:15, sapo kanë mbërritur në banesën e Gentian Bejtjas në fshatin Larushkë të Krujës.

    Dyshohet se 3 autorë i kanë ndjekur lëvizjet e tyre dhe në momentin kur dolën nga makina i kanë qëlluar me breshëri plumbash.

    29-vjeçari mbeti i vdekur, ndërsa nipi i tij, 13-vjeçari Alvi Bejtja u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa tjetri ishte shoferi i automjetin e tip “Wolswagen, që u gjet i djegur në fshatin Tapizë 25 minuta pas ngjarjes.

    Makina dyshohet se është vjedhur në Tiranë dhe brenda mjetit të djegur u gjetën 3 kallashnikovë.

  • Atentati ndaj tij ku iu vra kunati/ Të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjas, 13-vjeçari në gjendje të rëndë

    Atentati ndaj tij ku iu vra kunati/ Të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjas, 13-vjeçari në gjendje të rëndë

    Atentati ndaj Gentjan Bejtjas ku u vra kunati i tij 29-vjeçar Ramzan Sino, nuk ka një të plagosur siç raportoi në fillim policia, por dy.

    Mësohet se ngjarja që ndodhi në fshatin Larushk në Fushë Krujë, ka lënë pas dy të plagosur.

    Autorët kanë qëlluar me armë një 8-vjeçar ende i paidentifikuar dhe një 13 vjeçar, Alvi Bejtja të dy djemtë e objektivit të atentatit, Gentjanit.

    Më i vogli është mirë nën kujdesin e mjekëve, por Alvi mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar.

  • “Mos u martoni në gusht, do ndaheni ”, Meri Shehu zbulon arsyen

    “Mos u martoni në gusht, do ndaheni ”, Meri Shehu zbulon arsyen

    Astrologia Meri Shehu tha për “Good Morning Albanians” se nuk duhet të planifikojmë martesa në muajin gusht, pasi ndryshe do të ndahemi shpejt.

    Kjo këshillë vjen sidomos për ata që i përkasin shenjës së Luanit, pasi sipas astrologes, në fund të muajit gusht, Afërdita do jetë në të kundërt gjë që mund të shkaktojë ndarje më të shpejtë të çifteve që zgjedhin të martohen.

    “Me Afërditë të kundërt nuk martohet njeriu se i bie të ketë probleme. Megjithëse ne në Shqipëri është pak problem me martesat në gusht. Thuhet se po u martove në gusht ndahesh shpejt, po me Afërditë të kundërt ndahesh fare”, tha Meri Shehu.

  • Atentati në Krujë, si iu bë pritë kunatit dhe djalit të Bejtjas teksa nuk ndodhej në banesë

    Atentati në Krujë, si iu bë pritë kunatit dhe djalit të Bejtjas teksa nuk ndodhej në banesë

    Janë mësuar të tjera detaje mbi atentatin e mesnatës në Larushk, ku ndërroi jetë Ramazan Sino dhe u plagos nipi i tij Alvi Bejtja.

    Dajë e bir dyshohet se janë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë mbërritur në banesë me makinën e tyre. Sapo kanë dalë nga automjeti dhe janë afruar në oborrin e banesës, ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

    Burime bëjnë me dije se Gentian Bejtja, babai i Avi Bejtjes nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi atentati.

  • Historia prekëse e burrit nga Veriu: U ktheva papritur, dritat ishin fikur, gjunjët mu prenë kur pash gruan me…

    Historia prekëse e burrit nga Veriu: U ktheva papritur, dritat ishin fikur, gjunjët mu prenë kur pash gruan me…

    Një burrë ka zgjedhur të ndajë historinë e tij me lexuesit e faqes tonë. Ai tregon se bën dy punë që bashkëshortes së tij të mos i mu ngojë asgjë në emigracion, ama përkushtim ajo ia ka kthyer me tr adh ëti. Lexoni historinë sho k u e se të rrëfyer për “ShkodraNews”.

    “Unë bëj dy punë që gruas time këtu në em igri m të mos i mungonte asgjë.

    Ajo nuk di gjuhën dhe nuk është futur ende në punë. Nuk kemi fëmijë dhe tani edhe po nd a hemi. Ta nis nga fillimi. Unë jam një 35-vjeçar nga Puka dhe prej një jete jetoj në Itali. Këtu mora dhe nusen dhe ajo po in teg rohej pak nga pak

    Por më bëri ha t anë. Më tr adh ëton me një shqiptar, që e ka njohur sapo ka ardhur këtu. Ai tipi shet rrugëve, e kjo aty e ka njohur duke blerë nga ato bizhuteritë idiote të këtyre këtu.

    Pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që i kapa të dy në shtëpinë time.

    Që e mbaja me dje rsën e ballit. Nusja më dinte turni i tretë. Por unë atë natë dola nga puna sepse një koleg më kishte bo rxh disa orë zëvendësimi dhe thashë po i bëj surprizë kësaj.

    Kur po ngjisja shkallët e pallatit mu prenë gjunjët sinqerisht. Kisha parandjenjë. I bie derës, hiq. E hap me çelës, qetësi e madhe.

    Kur futem në kuzhinë i gjej të dy ulur në divan në err ësirë. Nuk po bënin gjë. Por po rrinin në errësirë të shta ngur. Normal më kanë ndjerë mua, e s’ka pasur tipi si të hidhej nga kati 4. Më thanë që janë miq që në Shqipëri.

    Më gënjyen, e sipas gruas ai kishte ardhur t’i qante hallin se ishte nd arë nga e fejuara. Po silleshin si të huaj. Donin edhe të më bënin për budalla.

    I nxorra të dy jashtë e tani po d ivorcohem. E kam shumë shumë të vështirë, por kështu paska qenë kjo jetë. Ndaj kujdes kur jepni gjithçka për dikë, sepse ai person duhet ta me itojë njëherë. Faleminderit”, shkruan ai.

  • Atentati me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur, policia: Kemi shoqëruar 3 persona

    Atentati me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur, policia: Kemi shoqëruar 3 persona

    Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

    Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

    Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

  • Ekspertimi i gotës së kafesë, SPAK zbulon një video të dytë të Alma Kaçit, hetime për emrin e personit të 3 që nxori videon

    Ekspertimi i gotës së kafesë, SPAK zbulon një video të dytë të Alma Kaçit, hetime për emrin e personit të 3 që nxori videon

    Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.Video është zbuluar gjatë eskpertikmit kompjuterik të paisjes rregjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici.

    Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar. Por Alma Kaçi, ka refuzuar të bashkëpunojë me Prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.

    Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma Kaçi, ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit. 40-vjeçaria e orienton personin ende të paidentifikuar që të mos e nxjerë në media materialin, por të priste deri sa të largohej jashtë shtetit. E gjithë përmbajtja e këtij materiali të dytë, është transkiptuar.Tashmë në burg ka përfunduar ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe në “arrest shtëpie”, Alma Kaçi.

    Hetimi i prokurorisë së Posaçme SPAK është përqëndruar në zbulimin e personit të tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin.Njeriu që ende nuk është identifikuar ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici.

    Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik.Videoja është marë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit.

    Fillimisht gjithçka mund të ketë qënë një neglizhencë e Alma Kaçit, thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marë materialin 2 minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marëdhënie seksuale.Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale.

  • “Do të bëni hapa të mëdhenj”, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

    “Do të bëni hapa të mëdhenj”, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

    Dashi

    Kjo është një nga ato ditët kur njerëzit mund të flasin shumë, por të përfundojnë duke mos thënë asgjë. Ka shumë llafe, por jo shumë përmbajtje. Bëni çmos që të nxirrni të paktën një ide të dobishme nga biseda.

    Demi

    Kushtojini vëmendje emaileve që shfaqen në adresën tuaj sot. Bëni një përpjekje shtesë për të kthyer mesazhet telefonike dhe pyetjet me shkrim. Një pjesë e rëndësishme e informacionit do t’ju vijë përmes një prej këtyre platformave.

    Binjaket

    Ka të ngjarë të zhgënjeheni nga njerëzit që keni përreth. Të tjerët nuk po tregojnë përkushtimin dhe pasionin në punën e tyre që ju shpesh shfaqni në rrugën tuajën. Jini të durueshëm me ta në vend që t’i gjykoni.

    Gaforrja

    Do të arrini një pikë zhgënjimi sot, pasi gjithnjë e më shumë ide vijnë në rrugën tuaj. Problemi është se ka të ngjarë të mbingarkoheni shumë shpejt. Hidhni një hap prapa nga puna juaj dhe fitoni perspektivë, në vend që të zhyteni në konfuzion.

    Luani

    Mos kini frikë të trajtoni më shumë se një projekt në të njëjtën kohë. Aftësia juaj për të kryer shumë detyra do të jetë mjaft e fortë. Mos u trembni. Qëndroni të qetë dhe të mbledhur dhe do të jeni jashtëzakonisht produktiv.

    Virgjeresha

    Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që do të ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju që të lidheni me njerëz të tjerë dhe të krijoni lidhje të rëndësishme. Mos kini frikë të shtyni disa projekte për të komunikuar me të tjerët.

    Peshorja

    Pavendosmëria është armiku juaj më i madh sot. Tendenca është që ju të zhyteni aq shumë në ide sa të harroni mjetin tuaj më të vlefshëm – intuitën tuaj. Ndaloni për një moment dhe fokusohuni te vetja juaj.

    Akrepi

    Komunikimi është një katalizator kyç për përparimin sot. Mos e vendosni veten në një flluskë dhe mos mendoni se mund të bëni gjithçka pa ndihmën e të tjerëve. Pranoni që nuk dini gjithçka dhe kërkoni ndihmë kur të keni nevojë.

    Shigjetari

    Ritmi po rritet sot, ndaj lëvizni më shpejt. Të tjerët mund t’ju shohin si dembel ose të ngadaltë nëse nuk po tregoni një përpjekje të përbashkët. Nëse nuk i keni burimet që ju nevojiten për të ecur përpara më shpejt në një projekt aktual, flisni.

    Bricjapi

    Ju jeni në një pozicion shumë strategjik sot në të cilin keni ndikim të jashtëzakonshëm në ngjarjet rreth jush. Njerëzit do të vijnë tek ju për përgjigje dhe ju do t’i merrni ato. Nuk është një ide e keqe të kërkoni një ngritje ose promovim. Ju do ta merrni atë.

    Ujori

    Prirja do jetë që ju të emocionoheni jashtëzakonisht shumë për punën që po bëni. Mos lejoni që ndjenjat tuaja t’ju pushtojnë plotësisht. Kthehuni te të menduarit racional dhe idetë e shëndosha logjike për përgjigjet tuaja.

    Peshqit

    Ndiqni diçka që keni vënë në lëvizje disa ditë më parë. Mos e humbni kontaktin me atë ide të shkëlqyer që ju shkrep në mendje. Bëni pyetje, bëni kërkimin dhe ndiqni rrugën. Ka të ngjarë t’ju sjellë shumë më tepër sukses sesa mund të imagjinohet.

  • EMRI/ U qëllua me plumb në kokë, vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali

    EMRI/ U qëllua me plumb në kokë, vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali

    27-vjeçari shqiptar Kastriot Ismailaj ndërroi jetë në orën 09:45 të mëngjesit të sotëm në spitalin Garibaldi Centro. Ai mbeti i plagosur rëndë gjatë të shtënave të ndodhura në Nesima, në via Santo Cantone, brenda një banese sociale më 30 qershor.

    Mjekët nuk ishin në gjendje të ndërhynin për të nxjerrë një plumb të cilin e kishte marrë në kafkë.Hetimet për shpalljen e vdekjes kanë përfunduar rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.

    Në çfarë faze janë hetimet?

    Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur këtë ngjarje të ndërlikuar. Policia pritet të marrë në pyetje një person të tretë i cili ndodhej brenda banesës ku ndodhi ngjarja.

    Identifikimi i 27-vjeçarit Giovanni Di Benedetto u bë i mundur edhe falë deklaratave të të plagosurit të dytë, 43-vjeçarit nga Catania i cili u rrëzua nga kati i dytë i pallatit pasi u plagos me armë zjarri.

    Mjekësia ligjore po ekzaminon armën e gjetur brenda mureve të asaj banese, dhe duket se janë gjetur tre gëzhoja.

    Pritet marrja në pyetje e “njeriut të tretë”

    Dëshmia e Giovanni Di Benedetto mund të sjellë zbardhjen e vrasjes. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

    Nga tre figurat e përfshira në ngjarje duket se është i vetmi që nuk ka mbetur i lënduar. Marrja në pyetje u caktua për nesër në mëngjes në orën 10, ende brenda IEVP Catania./Albeu.com/