Author: editor

  • Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Java filloi me mot të nxehtë dhe me diell, ndërsa temperaturat po shënojnë rritje. Vranësirat janë të pakta dhe sporadike gjatë kësaj fillim-jave. Në tërë rajonin parashihet që fillimi i javës të jetë stabil dhe kryesisht me diell.

    E Marta sjellë rritje të mëtutjeshme të temperaturave, por nuk pritet nxehtësi ekstreme. Pasditen e së martës nuk do të mungojnë zhvillimet konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë e që do të jenë të përqëndruara kryesisht në zonat kodrinore-malore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Rrebeshe intensive mund të ketë në disa zona kufitare të Kosovës me Malin e Zi dhe Serbinë afër Malit të Zi.

    E mërkura na sjellë destabilizim më të fortë të atmosferës. Rrebeshe intensive dhe stuhi të izoluara priten në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore ku prapë mund të ketë vërshime të shpejta. Rrebeshe lokale parashihen edhe në Shqipërinë kontinentale, Mal të Zi dhe Kosovën lindore. Në kohën e rrebesheve dhe stuhive eventuale temperaturat shënojnë ulje kalimtare.

    Bregdeti gjatë tërë javës me mot kryesisht stabil dhe me diell. Ka gjasa për ndonjë rrebesh afatshkurtër lokal në mesjavë, por mbetet mot stabil në bregdet.

    Nga e enjta deri të shtunën pasditeve do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas ecurive aktuale sinoptike nga e shtuna parashihet të kemi përmirësim të motit dhe depërtimin e një anticikloni që më në fund mund të na siguroi disa ditë stabile dhe pa rrebeshe shiu në të gjithë rajonin. Temperaturat në bregdet tipike verore, ndërsa në kontinent pak më freskët në kohën e rrebesheve dhe fronteve nga veriu.

    Në fundjavë ngjashëm. Fillimisht fronti ulë pak temperaturat, ndërsa me stabilizimin anticiklonik do të ketë rritje graduale por të ndjeshme të temperaturave.

  • Humbje e madhe për vendin, ndërron jetë mjekja dhe pedagogia e njohur

    Humbje e madhe për vendin, ndërron jetë mjekja dhe pedagogia e njohur

    Një humbje e madhe është shënuar për bluzat e bardha.

    Mjekja dhe profesoresha e njohur Iliriana Shehaj Ruka është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje te të gjithë ata që e njohën dhe patën nderin ta takojnë qoftë dhe njëherë.

    Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, të cilët i shprehin ngushëllime familjarëve të doktoreshës dhe të gjithë kolegëve për këtë humbje të madhe.

    Në një in memoriam, Universiteti i Mjekësisë shkruan se doktoreshë Iliriana punoi plot pasion dhe me një përshkushtim të admirueshëm.

    Që prej vitit 1964 ajo shërbeu si mjeke në Shërbimin e Hematologjisë dhe nga vitit 1967 shërbeu si pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë në lëndën e Propedeutikës

    Në vitin 1990 pas një shkëputje ajo u rikthye në Shërbimin e Hematologjisë, QSU “Nënë Tereza” dhe si pedagoge e njëkohësisht drejtuese e Katedrës së Semiologjisë Klinike deri me daljen në pension në vitin 2003.

    Ajo kontribuoi në edukimin e studenteve të Fakultetit të Mjekësisë si dhe formimin profesional të specializantëve në fushën e Hematologjisë dhe Sëmundjeve të Brendshme. Për të gjithë që e njihnin ajo ishte modeli i mjekut, pedagogut, familjarit dhe simbol i mirësisë e qytetarisë, duke gëzuar respekt tek kolegët, studentët dhe pacientët.

    “Ajo karakterizohej nga një disiplinë e fortë profesionale, përkushtim ndaj pacientëve dhe studentëve, por dallohej dhe për shpirtin e saj artistik. Prof. Iliriana është autore e disa teksteve dhe moduleve mësimore, me të cilët studentët e Fakultetit të Mjekësisë studiojnë ende.

    Për këto cilësi Profesoresha jonë do kujtohet gjithmonë me respekt.

    Me ikjen e saj familjarët humbën njeriun e tyre të dashur, kolegët humbën një mike dhe mentore të mirë.

    U prehsh në paqe Prof. Iliriana!

    Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes”, thuhet ndër të tjera në postim.

  • Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente, pasagjeri tentoi të… (Video)

    Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente, pasagjeri tentoi të… (Video)

    Një fluturim nga Turqia në Skoci u ndërpre kur një pasagjer i dehur dyshohet se u përpoq të hapte derën e avionit.

    Sipas Daily Mail, avioni u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Bullgari të dielën mbrëma.

    Avioni kishte si destinacion Glasgow dhe ishte plot me turistë që udhëtonin për në shtëpi nga Halicarnassus.

    Pasi panë se çfarë po bënte, pasagjerët iu afruan dhe u përpoqën ta ndalonin dhe lajmëruan ekuipazhin. Policia në Sofje më pas hipi në aeroplan dhe e arrestoi atë.

    Një zëdhënës i Jet2 tha se “Fluturimi LS124 nga Halicarnassus në Glasgow u devijua për në Aeroportin e Sofjes sepse një pasagjer i dehur tentoi të hapte deren e avionit, më pas policia e arrestoi atë. Pas një vonese të shkurtër, fluturimi vazhdoi për në Glasgow. Ne dëshirojmë t’u kërkojmë falje të gjithë klientëve të prekur për shqetësimin e shkaktuar. Si një linjë ajrore miqësore me familjen, ne kemi zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të pasagjerëve dhe shëndeti, rehatia dhe mirëqenia e të gjithëve do të jenë gjithmonë prioriteti ynë i parë.”

  • Aksident tragjik, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, detaje nga ngjarja

    Aksident tragjik, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, detaje nga ngjarja

    Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci. S

    Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.

    Sipas medieve italiane Xhulio po drejtonte makinën e tij tip Volkswagen Polo kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

    Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

    Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës , e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

    Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

  • Jo vetëm Safet Gjiici/ Zbardhen detaje të reja, si futi në kurth Alma Kaçi dy italianët: Nga marrëdhëniet seksuale, tek…

    Jo vetëm Safet Gjiici/ Zbardhen detaje të reja, si futi në kurth Alma Kaçi dy italianët: Nga marrëdhëniet seksuale, tek…

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Alma Kaçin, vajzën e cila shfaqet në video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

    Alma futi në kurth Gjicin, duke kryer marrëdhënie seksuale me të në zyrë, e po ashtu i kërkoi një tender për të hapur një qendër për qentë e rrugës. Megjithatë, duket se ajo ka përdorur të njëjtën skemë edhe me dy shtetas italianë, te cilëve u ka marrë një shumë prej 10 mijë euro për t’i përdorur për strehimin e kafshëve.

    Referuar proceverbalit të mbajtur më 6 korrik të vitit të kaluar në policinë e Durrësit, Alma Kaçi ka dhënë sqarime në lidhje me pretendimin e shtetasve italiane Pietro Cerri dhe Eugenoi Colombo se ajo iu ka marrë shumat e parave dhe nuk ua ka kthyer. Kaçi pretendon se është njohur me italianët nga një vajzë, pasi njëri prej tyre donte të adaptonte një qen pasi ajo ishte animaliste.

    Por në deklarim thuhet se, Kaçi pretendon se shtetasi Eugenio Colombo ishte pedofil dhe për këtë filloi të investigonte. Në të njëjtën kohë ajo i ka marrë një shumë prej 3 mijë euro Colombos, për të blerë një sipërfaqe toke, por këtë shumë nuk ia ka kthyer. 40-vjeçarja thotë se pasi Colombo i dha paratë, i kërkoi në këmbim marrëdhënie seksuale, por ajo e refuzoi.

    Për shtetasin tjetër Pietro Cerri, Kaçi tha se i ka dhuruar 50 euro për qendrën e qeneve që ajo ka. Ajo pranon se ka pasur edhe lidhje me të, madje ka qëndruar 2 ditë në banesën e tij në Milano, por gjithçka ka qene për investigimin që ajo po kryente. Kaçi pretendon se ka përfunduar studimet për infermieri, shkenca politike e marrëdhënie ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ka kryer një kurs për gazetari investigative në Tiranë.

    Në fund dy shtetasit italianë e kanë kallëzuar Kaçin për mashtrim në prokurorinë e Durrësit, e cila e ka çuar çështjen në gjykatë.

  • Televizioni francez “M6”: Pushime ëndrrash në Shqipëri, 30 % më lirë se në Greqi e Kroaci

    Televizioni francez “M6”: Pushime ëndrrash në Shqipëri, 30 % më lirë se në Greqi e Kroaci

    Një destinacion i ri. Deti, dielli, plazhet dhe mbi të gjitha festat. Kështu e nis reportazhin e zgjeruar mbi Shqipërinë emisioni “Capital” i televizionit të njohur francez “M6”.

    Per 600 euro biletë avioni dhe hoteli i përfshirë, mund të qëndrosh 1 javë në Shqipëri.

    3 mijë vetë, të ardhur nga e gjithë Europa, morën pjesë në Kala Festival.

    Një vend ende larg turizmit të masës, për shkak të izolimit të gjatë në diktaturë.

    Po si u shndërrua Shqipëria në një destinacion tendencë të pushimeve të lira?

    Me plazhet e bukura, këto vende historike, vitin e kaluar u vizituan nga 7.5 milionë turistë, një rekord për vendin.

    Turistët francezë janë dyndur për ta bërë destinacionin e tyre të pushimeve të lira.

    Atëherë çfarë buxheti duhet pasur për të vizituar Shqipërinë?

    Thuajse gjysma e turistëve francezë që vizitojnë Shqipërinë, e kërkojnë atë në disa adresa në internet, në të cilat vendi përshkruhet si “Magjia e Ballkanit”, “Rrethi i mrekullive të fshehta të Ballkanit” “Mrekullia e pazbuluar” “Shqipëria Befasuese”.

    Francezët që ndërmarrin udhëtime të organizuara kanë edhe guidën e tyre që i pret në aeroportin Nënë Tereza.

    Paguajnë 30% më lirë sesa për një qëndrim të ngjashëm në Greqi apo Kroaci, me një shpenzim për 1 javë prej 1314 Eurosh për person.

    400 Euro janë për udhëtimin, 770 Euro për hotelin, 150 Euro për të vizituar Tiranën dhe vendet e tjera dhe 91 Euro për udhëtimin me autobus. Ushqimi i preferuar është ai tradicionali.

    E presin edhe 3 pjata të tjera. Dhe gjithçka kushton 20 Euro, përfshirë edhe pjatën e peshkut. Por me negociatat e shoqëruesit, secili paguan vetëm 15 Euro. Janë 210 Euro për gjithë javën.

    Veç Tiranës, turistët mund të vizitojnë Krujën, Ballkonin e Adriatikut, qytetin mitik të njohur për peisazhin unik. Ajo për të cilën Shqipëria është unike për të gjithë ata turistë që kanë udhëtuar në vende të ndryshme, është risia.

    Përshtypjet janë pozitive. Shumë prej francezëve që e kanë vizituar Shqipërinë kanë zgjedhur të rikthehen. Themeluesi i shoqatës “Pushime në Shqipëri” ka sjellë 3 mijë francezë, 20 % më shumë.

    Shqipëria e ka vendosur veten tashmë në tregun e turizmit. Por për ta shndërruar veten në një destinacion të vërtetë, duhet të shfrytëzojë potencialin ende të pashfrytëzuar të plazheve./Tv Klan

  • Ekspertimi i gotës përgjuese, SPAK zbulon një video të dytë të Alma Kaçit, kush është personi që nxori seks skandalin me Gjicin

    Ekspertimi i gotës përgjuese, SPAK zbulon një video të dytë të Alma Kaçit, kush është personi që nxori seks skandalin me Gjicin

    Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

    Video është zbuluar gjatë eskpertikmit kompjuterik të paisjes rregjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici.

    Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar.

    Por Alma Kaçi, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.

    Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma Kaçi, ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit.

    40-vjeçaria e orienton personin ende të paidentifikuar që të mos e nxjerë në media materialin, por të priste deri sa të largohej jashtë shtetit. E gjithë përmbajtja e këtij materiali të dytë, është transkiptuar.

    Tashmë në burg ka përfunduar ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe në “arrest shtëpie”, Alma Kaçi. Hetimi i prokurorisë së Posaçme SPAK është përqëndruar në zbulimin e personit të tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin.

    Njeriu që ende nuk është identifikuar ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici.

    Personi që ende nuk jepen të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik.

    Videoja është marë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit.

    Fillimisht gjithçka mund të ketë qënë një neglizhencë e Alma Kaçit, thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marë materialin 2 minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marëdhënie seksuale.

    Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale.

    Kjo solli dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe pas dy javë hetime arrestimin e tij, për akuzën e korrupsionit pasiv./oranews.

  • “Mos merrni vendime përfundimtare”/ Parashikimi i horoskopit javor, astrologia paralajmëron këto shenja: Kalimi i hënës në Bricjap do t’u sjellë…

    “Mos merrni vendime përfundimtare”/ Parashikimi i horoskopit javor, astrologia paralajmëron këto shenja: Kalimi i hënës në Bricjap do t’u sjellë…

    Qëllimet dhe planet do të marrin formë dhe do të realizohen gjatë kësaj periudhe. Kalimi i hënës së plotë në Bricjap do të sjellë më shumë punë e organizim prej së cilës shenjat do të marrin fryte.

    Sipas parashikimit javor nga Krisanthi Kallojeri klima nuk favorizon vendimet përfundimtare, por kujdesin dhe planifikimin e kujdesshëm.

    Krisanthi Kallojeri: Sot kemi zhvillimin e një hëne të plotë te Bricjapi, një hënë e plotë shumë pozitive, plot shanse që duhet t’i kapim dhe sfida që duhet të përgjigjemi, por që të kemi suksese duhet të mos nxitohemi dhe të kemi një organizim sa më të mirë me qëllim që të jenë të realizueshme këto dhe t’u paraprijmë pengesave. Pa organizim, pa punë dhe këmbëngulje nuk mund të kemi sukses dhe arritje. Më të kujdesshme të jenë shenjat kardinale, pra Bricjapi, Gaforrja, Peshorja dhe Dashi.

    Shumë të favorizuara janë shenjat e tokës: Bricjapi, Demi sidomos dhe Virgjëresha si dhe shenjat e ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit. Më të kujdesshëm, ju shenjat kardinale mos u nxitoni dhe mos ndërmerrni veprime impulsive. Mos merrni vendime përfundimtare, do flasim më vonë. Klima e hënës së plotë është në funksion për dy javët që vijnë deri në hënën e re në datën 17. Parashikimet që do të bëjmë sot vlejnë për dy javë, pavarësisht parashikimit që do të kemi të hënën tjetër.

    Dashi – Për dy javët në vijim, përqendrohuni në sferën profesionale dhe në jetën tuaj sociale dhe bëni një kombinim sa më të mirë mes saj dhe jetës familjare. Zgjidhni çështje praktike të jetës tuaj. Pozitivja është që do të keni një ndihmë, një mbështetje që mund të jetë një shumë parash ose të keni një mbështetje në planet tuaja ose një mbështetje psikologjike. Kaloni një periudhë tani ku do të keni mundësi për një përfitim financiar që do të jetë stabël dhe në vazhdimësi që vjen si pasojë e punës dhe zhvillimit tuaj. Vëmendja juaj duhet të jetë në dy gjëra: sferën profesionale dhe përfitimin financiar.

    Demi – Jeni në një fazë shumë të mirë, të shkëlqyer që ka filluar që Majin që kaloi dhe vazhdon deri në Majin që vjen por kjo hënë e plotë dhe periudha për dy javë ju krijon shanse dhe kushte unike për të realizuar projektet dhe planet tuaja për të ardhmen. Kjo periudhë favorizon një planifikim për të ardhmen dhe për të punuar për të. Do të keni një ndihmë praktike nga një mik juaji ose nga një njeri i rëndësishëm i rrjetit tuaj social. Favorizohen çështje që kanë të bëjnë me ligjin, studimet, çështjet që kanë të bëjnë me jashtë shtetit dhe mund të realizoni një udhëtim që dëshironi. Mos u nxitoni dhe veproni me organizim me qëllim që t’u paraprini pengesave.

    Binjakët – Për dy javët në vazhdim përqendrohuni në sferën financiare, detyrimet që keni ndaj të tjerëve por edhe në fitimet e përfitimet në portofolin tuaj. Do të keni një mbështetje, një ndihmë nga prindërit ose eprorët tuaj që nuk është nevoja ta bisedoni me të gjithë, ta bëni të dukshme apo ta deklaroni tek të tjerët. Paralelisht do të keni një njohje ose fillimin e një lidhjeje afektive që do të jetë një mbështetje në vazhdim, financiare ose në planet tuaja.

    Gaforrja – Për dy javët në vazhdim përqendrohuni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, të çdo lloji. Vlerësoni me qartësi të dhënat ose fjalët që mund të keni lidhur me një marrëdhënie ose bashkëpunim dhe nëse keni probleme, mos merrni vendime përfundimtare deri tek hëna e re në shenjën tuaj rreth datës 17 Korrik. Jo vendime përfundimtare për marrëdhëniet për dy javët që vijojnë. Mund të realizoni një udhëtim me të dashurin tuaj, një udhëtim pune me një njeri që interesohet për ju ose mund të shkoni në një udhëtim ku të takoni apo njihni dikë që do të zhvillohet në një lidhje.

    Luani – Ka filluar vera. Edhe pse mund të ndiheni të lodhur, nuk është momenti të pushoni. Është momenti të vazhdoni të punoni me këmbëngulje dhe organizim deri në fund të vitit sepse puna juaj do të vlerësohet dhe do të përfitoni nga ajo. Evitoni deri në datën 20-22 Korrik implikimin në thashetheme, prapaskena, mos flisni për asnjë. Shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë një planifikim më të mirë të periudhës që do të vijojë. Përfitoni nga shanset në sferën profesionale dhe nga një mbështetje praktike që do të keni në punën tuaj. Doni të promovoni punën? Mund të gjeni një njeri që t’ju ndihmojë dhe tregojë disa gjëra nga ana praktike.

    Virgjëresha – Hëna e plotë që zhvillohet sot sjell shanse unike për ju në jetën personale, një flirt, një dashuri, një lidhje afektive por edhe zhvillime pozitive në marrëdhëniet ekzistuese. Për ju që jeni prindër, do të shijoni gëzimet dhe sukseset e fëmijëve tuaj. Për disa të tjerë do të jetë realizimi i një vepre ose projekti për të ardhmen. Mbani moralin në shkallën e duhur, as shumë entuziastë por as në drejtimin e kundërt dhe shmangni konfliktet me të tjerët.

    Peshorja – Për dy javët në vijim do të jeni të preokupuar me çështjet që kanë të bëjnë me familjen, që kanë të bëjnë me shtëpinë ose pronën tuaj. Duhet të organizoni në mënyrë të tillë jetën tuaj të përditshme që të jetë sa më funksionale në lidhje me jetën tuaj personale dhe profesionale. Disa nga ju do të jeni më të preokupuar me jetën tuaj personale, me anën e brendshme të saj pasi ndoshta do të jeni të shqetësuar ose do analizoni pak më tepër disa fjalë, biseda, një opinion të jetës sociale dhe në disa raste të veçanta, një çështje ligjore që do ju preokupojë. Për të gjitha këto do të keni mbështetje, ndaj është momenti që të veproni në një drejtim pozitiv.

    Akrepi – Keni përpara një periudhë shumë aktive me biseda, takime, udhëtime ku do të promovoni punën tuaj dhe do të sillni suksese ose arritje financiare në bazë të veprimeve që do të bëni gjatë këtyre dy javëve. Të gjitha këto kërkojnë një organizim shumë të mirë sepse vetëm atëherë do të jetë sukses i garantuar. Nëse do të jeni shumë të përfshirë në jetën tuaj ose në punë, pra në sferën profesionale, do të keni edhe flirtin, dashurinë dhe shanse unike në marrëdhënie e bashkëpunime. Për dy javët në vijim nuk përjashtohet mundësia të keni një lidhje afektive me baza të forta edhe në të ardhmen ose një bashkëpunim frytdhënës.

    Shigjetari – Tema kryesore e periudhës për ju do të jenë financat, detyrimet ndaj të tjerëve, ndoshta do ju duhet të plotësoni një shumë lekësh për të mbyllur një detyrim dhe do t’i gjeni këto para dhe do të vijë mbështetja që kërkoni ose do të keni mundësi të përfitoni. Kjo periudhë favorizon rritjen e të ardhurave që do të vijnë nga organizimi më i mirë i punës tuaj, zhvillimi i klientelës, të jeni në kërkim të saj nëse keni një punë tuajën dhe nga mbështetja e të tjerëve. Përqendrohuni në punën tuaj sepse do të keni shumë përfitime. Për ju që jeni të interesuar të gjeni një punë, mund ta kërkoni, do të vijë dhe do të jeni të kënaqur edhe nga të ardhurat e saj.

    Bricjapi – Hëna e plotë që zhvillohet sot në shenjën tuaj kërkon të përqendroheni në punën tuaj por ndoshta ju vë në dilemë në disa marrëdhënie dhe në lidhje me disa bashkëpunime. Nëse diçka ju shqetëson, ndoshta nuk është momenti të merrni vendime deri përpara datës 17 që do të kemi zhvillimin e një hëne të re. Është mometni të zgjidhni praktikisht çështje që ju preokupojnë të cilat do të zgjidhen vetëm nëse bëni takime personalisht, me prezencën tuaj. Një investim mund të realizoni këtë periudhë ose të keni sukses në jetën tuaj personale, një lidhje, një dashuri ose diçka të bukur nga fëmijët tuaj.

    Ujori – Është momenti të qetësoheni, të gjeni kohën dhe mënyrën për t’u relaksuar që të kujdeseni më tepër për shëndetin tuaj. Jepini më shumë rëndësi jetës tuaj intime se sa asaj sociale për dy javët në vijim. Një çështje që ju preokupon lidhur me familjen tuaj, shtëpinë ose pronën do të gjejë zgjidhje dhe do t’ju nxjerrë nga një ankth që ndoshta keni. Do të keni mundësi të rregulloni jetën tuaj të përditshme dhe do të keni të ardhura stabël që do të kenë edhe vazhdimësi të cilat do të vijnë nga shfrytëzimi më i mirë i pronës ose investimi lidhur me një pronë.

    Peshqit – Për dy javët që vijojnë përqendrohuni në synimet që keni dhe në projekte lidhur me to të cilat mund të kenë të bëjnë me jetën personale ose realizime që doni në jetën profesionale. Sido të jetë, është një periudhë zhvillimi për ju pavarësisht nga pengesat që mund të hasni. Thjesht duhet të veproni me qetësi, organizim pa mbi ose nënvlerësuar veten tuaj. Mbështetjen do ta keni nga miqtë tuaj. Për ju që keni një projekt që kërkon mbështetjen e një pune kolektive për realizimin ose doni të merrni pjesë në një shoqatë, organizatë përmes së cilës do të keni një zhvillim në karrierë, është momenti të veproni. Është një verë që tani dhe për dy muajt në vijim na krijohen kushtet të përfitojmë nga ana financiare, të bëjmë realizime dhe të përfitojmë nga prona ndaj është momenti të përfitoni. Paralelisht është periudhë që do të bëjmë edhe shpenzime./tvklan.al

  • Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Nuk del nga ‘gremina’ euro në nivelin më të ulët

    Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Nuk del nga ‘gremina’ euro në nivelin më të ulët

    Euro nuk ndal rënien.

    Monedha europiane e ka nisur javën duke u zhvlerësuar më tej në raport me lekun dhe ka zbritur të hënën në 105.7 lekë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ulët historik.

    Që prej fillimit të vitit monedha europiane ka humbur plot 8.8 pike në raport me lekun.

    E duke marrë në konsideratë se jemi në sezon turistik ku pritet një fluks i shtuar në valutë nga turizmi dhe prurjet e emigrantëve duket se euro do të vijojë të dobësohet edhe më tej.

  • “Do të shtohen vranësirat”, meteorologu Hakil Osmani zbulon çdo të ndodh me temperaturat ditët në vijim

    “Do të shtohen vranësirat”, meteorologu Hakil Osmani zbulon çdo të ndodh me temperaturat ditët në vijim

    Sipas tij, e hëna do të ketë më shumë kthjellime se reshje, ndryshe nga fundjava që lamë pas.

    “Dita e martë dhe dita e mërkurë do të ketë vranësira më të shpeshta.

    Do të ketë shtim të lagështirës në ajër, çka do të bëjë që të ketë reshje shiu përgjatë zonave lindore dhe pjesërisht gjatë pjesës së ulët.

    Herë pas here, në zonat lindore, në verilindje dhe juglindje pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra, ndërsa zonat bregdetare do të mbeten në dominimin e motit të qëndrueshëm,

    edhe pse vranësirat do të jenë disi më të shpeshta në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës”.