Author: editor

  • Adoleshenti emigrant në Gjermani gjen çantën plot me euro po e dorëzon, shpërblehet për këtë dhe thotë: Kush bën mirë gjen mirë!

    Adoleshenti emigrant në Gjermani gjen çantën plot me euro po e dorëzon, shpërblehet për këtë dhe thotë: Kush bën mirë gjen mirë!

    Kur Mohammed Fouad Mousa erdhi në Gjermani katër vjet më parë, ai nuk kishte shumë më tepër se rrobat që mbante veshur. Ai e di se çfarë është varfëria e ka jetuar atë.

    21-vjeçari ka jetuar momente të vështira, ama ia doli të largohej nga Siria, por ai ka bërë një vepër prej një qytetari të vërtetë. Ai gjeti 1000 euro dhe i ktheu ato në po lici, në mënyrë që t’i shkonin njeriu që i kishte humbur.

    Ai ka thënë:
    Ato nuk ishin paratë e mia, nuk mund t’i mbaja. Mendova janë të dikujt që duhet të ushqej familjen me to.

    Mousa dhe shoqja e tij nga Ukraina Lesia Trautwein shkuan drejt në stacionin më të afërt të po l icisë dhe dorëzuan ato që gjetën.

    Në Gjermani kushdo që kthen para të humbuar dëmshpërblehet dhe vlera që mori 21-vjeçari që dorëzoi çantën me 100o euro ishte 100 euro. Ai ka shtuar:

    Epo unë jam i bindur se të mirat që bën të kthehen.

  • ‘Rita më thotë kur do bësh një beb’, Roza Lati: Sot është e vështirë

    ‘Rita më thotë kur do bësh një beb’, Roza Lati: Sot është e vështirë

    Roza Lati ishte e ftuara e Ermaliit në ‘Më prit në fundjavë’ teksa rrëfeu mbi projektet e saj më të fundit. Fotosesioni i ri ngjalli kureshtjen online, kureshtje që ajo thotë se e merr edhe për shkak të tematikave specifike që përdor.

    Ermali tregoi se herën e fundit që ishin takuar kishte dëgjuar që Roza fliste shpesh për lutjet, teksa ajo shtoi: ‘Lutjet funksionojnë, kam fituar një qetësi brenda vetes që çdo gjë do shkojë mirë. Fuqia e lutjes është e madhe, bëni mirë se do të gjeni mirë, mbajeni shpirtin e pastër dhe do i shihni rezultatet’.

    Ajo sapo është kthyer nga disa pushime me Rita Latin, raport i cili gjithmonë merr vemëndjen e publikut.

    ‘Zihemi grihemi gjithë ditën prandaj e dua shumë sepse dhe qeshim shumë me njëra tjetrën. Ne jemi si shoqe të ngushta, fiks si ato shoqet e ngushta të filmave amerikanë’.

    A kërkon Rita ende një fëmijë me ngulm nga Roza?

    ‘Rita më thotë kur do bësh një beb, por kjo punë është me të ndjerë. Kam qënë e gatshme të krijoja familja që tek 30-tat; çështja është që s’po gjej babain e fëmijëve. Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë që të jem më e matur dhe dua që krijesa ime ta ketë babain afër. Gjë e vështirë kjo për vitet që jetojmë sot ku çdo njeri është lehtësisht i zëvendësueshëm kështu që më mirë të rri vetëm.’

  • “Kisha vetëm 3% jetë, as kockat nuk më ishin formuar atëherë”/ E shkuara TRONDITËSE e Erjola Doçit: Babai…

    “Kisha vetëm 3% jetë, as kockat nuk më ishin formuar atëherë”/ E shkuara TRONDITËSE e Erjola Doçit: Babai…

    Si asnjëherë më parë moderatorja Erjola Doçi ka ndarë me publikun disa nga detajet e jetës së saj private, teksa ka përlotur të gjithë publikun.

    Doçi ka treguar se babi i saj i është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që në moshën 4-vjeçare moderatorja është djegur dhe ka qenë babai që i ka shpëtuar jetën.

    “Ndodhi papritur. Askush nuk e priste, unë isha në periudhën që sa do të nisja gjimnazin. Unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Unë jam djegur, kisha vetëm 3% jetë dhe babai më ka dhënë gjak dhe më ka shpëtuar jetën. Kam qenë 4 vjeçe, dhe as kockat nuk më ishin formuar. Ai me autoritetin e tij ka zgjidhur gjithçka.”- tha Doçi e përlotur.

  • Dalin pamje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës

    Dalin pamje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës

    “Më lër të flas” nisi të premten si rrallë herë me një lidhje ‘live’ nga Korça, aty ku aktorët e “Në kuadër të dashurisë” vazhdojnë xhirimet. Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj ndërprenë për pak sekonda xhirimet, teksa kamera u afrua te protagonistët Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Në të njëjtën tavolinë me ta qëndrojnë aktorët e mirënjohur Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa.

    Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa përgatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

    Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde.

  • Horoskopi mujor nga Paolo Fox/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për punën, dashurinë dhe financat

    Horoskopi mujor nga Paolo Fox/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për punën, dashurinë dhe financat

    Dashi

    Muaj i rëndësishëm në sajë të ndikimit interesant të Venusit dhe Marsit. Për çështjet profesionale, Mërkuri do të nisë një kalim të rëndësishëm nga data 11 në datën 28. Duket se kjo do të jetë një verë e fortë dhe e volitshme për realizimin e projekteve të reja. Mund të lindin tensione vetëm nëse ka njerëz që pengojnë, ose armiq. Nuk do t’ju mungojnë idetë dhe gjithçka që vendosni të bëni këtë muaj, do të jetë e dobishme për të ardhmen tuaj. Kalimi i Venusit do të jetë akoma aktiv për shumë javë, duke ju mundësuar të prezantoni më mirë një projekt dhe të jeni më bindës. Disa kontrata duhen ndryshuar. Prisni, sepse do të jeni fitues dhe gushti do ta pasqyrë më së miri këtu.

    Dashi do ta përcaktojë njëherë e mirë marrëdhënien, ndërsa në disa raste të tjera, do të realizojë një projekt të këndshëm në çift. Korriku është një muaj intrigues, disa ditë mund të jenë vërtet të rëndësishme për t’u martuar, ose për të bashkëjetuar, për të pasur një takim a thjesht për të treguar më shumë pasion. Datat më të rëndësishme janë, e premte 14, e martë 18, e mërkurë 19. Edhe java e fundit e muajit është interesante. Duhet të përcaktoni qëndrimin tuaj. Nëse keni dy lidhje paralele, nuk është më e mundur t’i vazhdoni të dyja dhe duhet të bëni një zgjedhje. Vendimet që merren në korrik janë të dobishme. Për ata që nuk kanë dashuri, do të jetë më mirë të fillojnë të hapin sytë, sepse me këto yje do të jetë shumë e vështirë të mos marrin apo të japin diçka më shumë!

    Kur ka periudha me tension, me shumë gjëra për të bërë dhe vendime për të marrë, është normale që trupi të jetë pak nën presion. Korriku është një muaj i fortë, i dominuar nga yje të shkëlqyer, por do të ketë ditë më të lodhshme, si data 16, 17, 23 dhe 30. Të dielat në përgjithësi, duket se janë paksa të tensionuara, mund të bëni diçka që nuk ju pëlqen, të jeni në një ambient që nuk ju bind ose të ndiheni të nënshtruar. Vihet re nervozizmi, por s’do të keni vështirësi të pakapërcyeshme.

    Demi

    Marsi nuk do të ketë më ndikim negativ që nga data 10. Korriku krijon perspektiva të mira profesionalisht. Ata që kanë pasur një konflikt me shefin, ose kolegët mund të kenë fituar. Ka ende pak tension në shtëpi, por nuk duhet të përcillni në vendin e punës!

    Duhet t’u kushtoni pak vëmendje shpenzimeve nga data 11 deri në 28. Bizneset janë të mbrojtur. Mund të zgjeroheni profesionalisht, ndonëse nuk përjashtohet që kohët e fundit, pavarësisht disa pengesave, të funksionojnë disa strategji të reja. Profesionistët e lirë duhet të bëjnë një bilanc financiar.

    Duhet të kontrolloni ndjeshmërinë, pasi të jeni shumë nervozë për një problem rreth datës 19. Në përgjithësi, jetën profesionale e organizoni sipas dëshirës. Ka nga ata që janë të lodhur sepse kanë punuar shumë, ndërsa të tjerë do të donin të hiqnin dorë nga gjithçka për të jetuar më të qetë, por në fund mbizotëron ndjenja e përgjegjësisë dhe i largon mendimet negative.

    Venusi ka nisur një kalim të gjatë që mund të nxjerrë në pah konflikte të vogla. Ata që kanë mbyllur kohët e fundit një histori ose edhe ata që kanë nisur një lidhje të re, për shkak të një të kaluare të vështirë, nuk e japin veten kollaj.

    Duhet të keni kujdes edhe nga dashuritë e paqarta, që shfaqen si një pasion i madh, por rezultojnë një flluskë sapuni.

    Edhe çiftet e dashuruar që kanë planifikuar diçka të rëndësishme në muajt e mëparshëm, do të përballen me disa pengesa në jetën e përditshme, që nga problemet ekonomike e deri te vështirësitë me të afërmit. Duhet pak vëmendje.

    Nëse prishet një lidhje këtë verë, do të thotë se kishte mbaruar me kohë, por askush nuk kishte guximin ta thoshte.

    Këto vendime, edhe nëse janë të vonuara, mund të sjellin një lloj çlirimi të brendshëm të rëndësishëm.

    Kalimi i Mërkurit, i favorshëm nga data 28, ju lejon të flisni me zemër të hapur. Nëse ka situata që nuk po shkojnë mirë, do të thotë se keni heshtur për një kohë të gjatë.

    Demi mund të mendojë se nuk është magjepsës mjaftueshëm, do t’ju pëlqejë më pak të shikoheni në pasqyrë. Ka nga ata që do të bëjnë një kurë, një terapi apo ndoshta edhe kirurgji estetike për të zgjidhur një problem të vogël.

    Nuk do të mungojë forca, edhe sepse nga data 10, ndikimi i Marsit ndihmon për të kapërcyer problemet dhe dyshimet.

    Binjakët

    Nëse keni një punë me kohë të plotë, keni punuar për një kohë të gjatë dhe dëshironi të ndryshoni gjithçka, por nuk mundeni! Nëse punoni me kohë të pjesshme, doni të keni diçka më të sigurt, por për momentin nuk është e mundur!

    Me pak fjalë, e keni kuptuar se muajt e fundit s’duhet të përjetoni shumë ankth, duhet të kapni momentin, mundësinë.

    Pas dhjetë ditëve të para të korrikut dikush do të lodhet nga mënyra e jetesës, ose do të ndiheni të shfrytëzuar. Nuk është momenti i duhur për të lënë të sigurtën për të pasigurtën. Për më tepër që pas datës 10 mund të thoni gjëra që nuk i mendoni. Është ende një periudhë krijuese, sepse ndryshimet ju lejojnë të mendoni për diçka të re. Mbrojtja, siguria e së kaluarës nuk janë më dhe shumë gjëra kanë ndryshuar.

    Fatmirësisht jeni strategë të zotë dhe do të dini si të veproni. Ata që kanë vendosur të ndryshojnë qytet dhe të provojnë fatin gjetkë, ky është një muaj interesant. Duhet të vlerësoni me kujdes të mirat dhe të këqijat, përndryshe rrezikoni të tërhiqeni brenda pak javësh. Bëni kujdes në datat 20 dhe 21 dhe veçanërisht katër ditët e fundit të muajit. Merreni gjithçka me qetësi, lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm.

    Tensioni profesional është normale të ndikojë në lidhjet e dashurisë, duke i vështiruar ato. Gjithçka e ka një zgjidhje, por nuk duhet ta ekzagjerojmë. Nëse një histori është e lodhshme, nëse nuk ka më imagjinatë, dhjetë ditët e fundit të muajit mund të jenë të vështira.

    Një këshillë për ata që kanë vite në një lidhje dhe mund të tundohen të tradhtojnë: qetësohuni!

    Ndoshta mendoni se partneri është distancuar, ose nëse jeni beqarë, mendoni se marrëdhënia juaja aktuale nuk është aq e shkëlqyer. Është thjesht stres, vetëm kaq. Vendimet e nxituara mund të rezultojnë të gabuara.

    Korriku karakterizohet nga rënia e energjisë, do të jeni momente tensioni të lartë në datën 21. Duke qenë se jeni një shenjë ajri dhe prireni të shkëputeni nga realiteti, përpiquni të fokusoheni. Jo gjithmonë mund të ndiqet gjithçka.

    Gaforrja

    Ky është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit, sepse tani e tutje do të vendosni për gjërat që ndikojnë në punën tuaj, të ardhmen dhe identitetin tuaj profesional. Mërkuri do të ndikojë në shenjë tuaj deri në datën 11 dhe për pasojë ditët e para të korrikut janë më të mirat. Nuk do të jetë e vështirë të riktheheni pas një ndalese të gjatë. Ofertat janë të mira dhe nuk duhen refuzuar. Keni një intuitë të shkëlqyer.

    Të gjithë ata që studiojnë ose kanë një provim, me përgatitjen e duhur mund të ecin përpara. Nëse vjet në këtë muaj mendonit se gjithçka ishte e vështirë për t’u realizuar, tani ndieni të kundërtën. Nuk përjashtohen mundësitë për t’u shfrytëzuar.

    Ditë intensive dhe premtuese nga mesi i muajit. Këto ditë do të keni ndjesinë se keni kapërcyer disa shqetësime të së shkuarës. Edhe ndjenjat mund të bëjnë një hap të madh përpara.

    Kjo është një verë e bukur jo vetëm për ata që janë në çift

    prej disa kohësh, por edhe për beqarët që mund të njihen me njerëz intrigues. Mos kërkoni përsosmëri, mos i jepni hapësirë ??melankolisë që është pjesë e jetës tuaj herë pas here, sepse mund të përjetoni momente xhelozie të pakuptimtë, a momente shqetësimi dhe vetmie të madhe. Do të kapërceni shumë paqartësi. Sekreti për çiftet që kanë rënë në monotoni është seksi, pse jo, edhe të planifikoni një fëmijë. Takimet e reja janë padyshim shumë interesante.

    Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj ju japin energji të mirë të paktën deri në datën 11. Marsi do të jetë aktiv dhe do të sjellë ditë të mbara në datën 21. Qielli është favorizues për ata që kanë pasur probleme serioze dhe që u është dashur të lënë profesionet e tyre, ose të bëjnë një pushim.

    Mos i lini pas dore ndjenjat, pasi dashuria është ilaçi që mund t’ju japë energji.

    Luani

    Ndikimi i Marsit dhe Venusit në shenjën tuaj ju nxit dëshirën për të vepruar, por do të keni probleme të vogla për një rinovim kontrate apo një marrëveshje ekonomike. Të gjithë ata që janë të lodhur nga gjërat e zakonshme dhe duan të ndryshojnë role, nga njëra anë mezi presin të veprojnë, por nga ana tjetër i tremben së ardhmes. Pavarësisht frikës, në këtë periudhë çdo zgjedhje do jetë më shumë instinktive sesa në racionale. Me fjalë të tjera, ju mund të dëshironi të guxoni, por a ia vlen? Mendohuni mirë. Për ata që kanë një kompani ose drejtojnë një grup, mund të ketë një ndryshim drejtues. Disa borxhe të akumuluara në dy vitet e fundit mund t’ju shqetësojnë sërish. Kini kujdes nëse ka mosmarrëveshje me subjekte ose keni kohë që po luftoni për të fituar të drejtën për një çështje tatimore. Për ata që nuk janë në punë, ose janë në kërkim, mund të lindë ideja për një punë me kohë të pjesshme ose me afat të caktuar.

    Ditë interesante datat 18, 19 dhe 28.

    Për sa u përket ndjenjave, është një muaj i veçantë, Afërdita

    do të jetë ende në shenjën tuaj për shumë javë, prandaj ndjenjat janë sërish protagoniste. Shumica e të lindurve në shenjën e Luanit nuk duan më të përjetojnë dashuri të pakuptimtë, veçanërisht nëse mendoni se keni humbur kohë me një person që nuk meriton më vëmendje, dëshira për të ndryshuar është shumë e madhe. Takimet e muajit korrik janë shumë intriguese, mjafton të gjeni kohën për të dashuruar. Rikthehet edhe dëshira për njohje të reja. Sensualiteti është i fortë. Periudha nga data 11 deri në 28 është e bukur, kur do të jetë edhe Mërkuri në shenjën tuaj. Për çiftet ka shumë përgjegjësi, gjithçka kërkon mund, por me pak vullnet mund të përballeni me problemet e momentit.

    Dielli në shenjë duke nisur nga data 23 jua forcon fizikun. Duhet të ruani qetësinë në të gjitha situatat, veçanërisht nëse takoni njerëz të durueshëm, siç mund të ndodhë në datë 11, 12 dhe 26. Mos bëni gjithçka me ngut, pushoni, pasi rrezikoni ndryshime të papritura tensioni.

    Virgjëresha

    Ky është një tjetër muaj i mbarë për biznesin tuaj. Sidoqoftë, mund të ketë momente lodhjeje të madhe, për shkak të përplasjes së Jupiterit dhe Saturnit. Nuk do të mungojnë rezultatet, por angazhimi do të jetë i dyfishtë.

    Ndikimi i Marsit fillon në korrik nga data 10 dhe ditët e fundit do të ketë një shkrirje me Jupiterin, prandaj mund të ndryshoni diçka, të revolucionarizoni fushën e oratorisë me ide origjinale, të rinovoni. Nëse jeni në kërkim të një pune, mos hiqni dorë nga intervistat, studioni para provimeve.

    Mos harroni se aftësitë tuaja do të dalin në pah. Mos nënvlerësoni punën me kohë të pjesshme, sepse me kalimin e kohës mund të bëhet me kohë të plotë, ose të ofrojë njohuri të dobishme për të ardhmen. Shmangni përplasjet dhe provokimet me eprorët. Përballuni menjëherë me zgjedhjet dhe ndryshimet.

    Edhe të rinjtë që kërkojnë punë për herë të parë janë të favorizuar për sa kohë pranojnë ndonjë kompromis apo ndryshim gjatë muajve të ardhshëm.

    Është padyshim një qiell i favorshëm për dashurinë.

    Nuk mund të riktheni lidhjet e humbura prej kohësh, por pasioni do të kthehet patjetër. Marsi dhe Jupiteri ndikojnë në mënyrë të shkëlqyer. Duhet të përfitoni nga kjo periudhë për të bërë diçka në çift. Çiftet që u ndanë në fillim të vitit, duhet të rifitojnë qetësinë. Ditët e fundit të muajit do të jenë më të mirat. Nëse keni dy lidhje, është e mundur të bëni një zgjedhje përfundimtare.

    Përfitoni nga ky moment për të rikuperuar energjinë, pasi ndikimi i Marsit dhe Jupiterit do të jetë edhe një ogur i mirë për t’u përmirësuar. Ditët e fundit të korrikut janë interesante. Megjithatë, nuk duhet ta ekzagjeroni me punën.

    Ndonjëherë humbni në detaje. Nëse keni pësuar një aksident apo problem të vogël në muajt e parë të vitit, tani do të vini re një rikuperim të qartë!

    Peshorja

    Korriku karakterizohet nga revolucioni në jetën tuaj, por këtë herë pozitivisht. Marsi dhe Venusi pozitiv ju ndihmojnë të dukeni mirë, në lidhje me aftësinë tuaj për t’u përballur me të tjerët. Për shembull, mund të jeni më bindës në një intervistë dhe sharmi nuk do t’ju mungojë. Mërkuri shton shpresën edhe në çështjet profesionale, mundësinë për të rimbursuar paratë, për të lidhur një marrëveshje të mirë nga data 12 deri në fund të muajit. Korriku do t’ju japë idetë e duhura për bashkëpunimet tuaja, por edhe për të hequr dorë nga gjithçka që nuk ju pëlqen më. Në disa raste mund të ndërpriten aktivitetet joproduktive.

    Do të mund të nxirrni më të mirën nga situatat, do të kontrolloni edhe reagimet e acaruara që shpesh shkaktonin keqkuptime dhe bllokime në muajt e parë të vitit.

    Ata që punojnë me përqindje do të vënë re diçka më shumë, një forcë të jashtëzakonshme për të përballuar problemet. Mos jini pesimistë, pasi bilanci në fund të muajit do të jetë pozitiv dhe ngushëllues.

    Këshillohet të mos t’i përcillni shqetësimet për punën ose paratë në jetën tuaj sentimentale. Do të ketë një moment fuqizimi pas dhjetëditëshit të parë të korrikut. Ata që mund të zgjerojnë rrethin e tyre të njohjeve ose janë në kërkim të një dashurie të re, mund të gjejnë diçka joshëse nga data 11 deri në datën 28. Çiftet që u kanë rezistuar sfidave, do të gjejnë sërish pasionin edhe pas shumë kohësh. Edhe ata që janë ndarë mund të mendojnë të lidhen përsëri, ose të falin.

    Lidhjet që po nisin tani janë pak të krisura, por shumë sensuale dhe me njerëz të veçantë. Bota juaj e brendshme është ajo që duhet të eksploroni më së shumti, për shkak të emocioneve të bukura që sjell muaji, por edhe të përvojave të muajve të fundit.

    Dominon dëshira për të përjetuar një ndjenjë të sigurt. Edhe nëse i keni dhënë fund një historie të vështirë që ju ka shkaktuar vuajtje, tani nuk keni më pse të tërhiqeni në vetmi, pasi fati do t’ju ndihmojë nëse i zgjatni dorën.

    Jeni pranë zgjidhjes së një problemi. Kushdo që zbulon papritur se duhet të përballet me një kurë është i qetë, sepse do t’i japë fund shumë shqetësimeve. Me ndikimin e Diellit në favor të shenjës nga data 23, çdo situatë problematike do të jetë më e lehtë për t’u përballuar. Vitaliteti për t’u marrë me çështje të ndryshme do t’i bëjnë angazhimet që të duken më pak të rënda.

    Akrepi

    Marsi nuk do të ndikojë më negativisht në shenjën tuaj që nga data 10. Ka të ngjarë që ta keni vënë sërish në vijë jetën tuaj profesionale që nga maji. Vështirësitë po ju bëjnë më të fortë ndaj problemeve të jetës. Ankthi juaj për sigurinë materiale është më i fortë, krahas aftësisë për të përballuar situata të vështira. E rëndësishme është të keni besim në të ardhmen dhe të sqaroni situatat e paqarta. Nëse punoni në të njëjtën kompani, të paktën do të keni kërkuar të ndryshoni rolin, vendin e punës. Por kjo nuk mjafton. Madje të nxituarit ndërprenë bashkëpunime dhe tani janë gati të fillojnë nga e para. Edhe nëse arsyet ju favorizojnë, mos guxoni.

    Ndikimi pozitiv i Saturnit thotë se duhet të përfshiheni, por edhe të shmangni incidentet diplomatike, për shembull në datën 18 dhe 19. Në ditë të caktuara menduat se e zgjidhët një problem për të zbuluar më vonë se nuk e kishit zgjidhur. Bëni kërkesa nëse keni probleme me paratë dhe shmangni shpenzimet e tepërta.

    Përballja me guxim i ndikimit të Venusit, i cili me gjasa ju ka ndërlikuar jetën personale, duke ju distancuar me partnerin për shkak të punës. Fatmirësisht e kuptoni që duhen shmangur konfliktet. Në këtë periudhë janë më të rrezikuara lidhjet që kanë pasur probleme në të kaluarën. Ata që rikuperohen nga një ndarje vështirë, s’duhet të tërhiqen në vetvete.

    Duhet të kuptoni arsyen e vërtetë të pakënaqësisë suaj. Beqarët duhet të bëjnë pushime në korrik, merruni me veten dhe nëse nuk zgjidhni, zbuloni arsyen e humorit tuaj të keq. Duhet të reflektoni për zgjedhjet e bëra deri më sot.

    Marsi kërcënon dhjetëditëshin e parë të muajit, ndaj kini kujdes në datën 5. Ndoshta zemëroheni pak si shumë për çdo gjë, por s’është e habitshme, sepse jeni të acaruar prej disa muajsh. Duhet të largoni ankthin. Kurat janë të favorizuara në datën 21. Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj në datë 26 sjell avantazhe dhe dëshirë për të pushuar.

    Shigjetari

    Një tjetër muaj i favorshëm për të sqaruar disa çështje profesionale. Ndikimi i Saturnit duhet interpretuar si mungesë e kapacitetit ekonomik për veprim. Ndaj ata që kanë një punë, bëjnë mirë ta mbajnë fort, disa detaje mund të përmirësoni në të ardhmen. Duket stimuluese situata me kontaktet që zhvillohen mbi të gjitha në dhjetëditëshin e parë të muajit, atëherë Marsi mund të nervozojë të gjithë ata që nuk arrijnë të marrin rezultate të menjëhershme. Shigjetari është gjithmonë në arrati, por gjysma e dytë e vitit ka më shumë reflektim sesa veprim. Mundohuni të mos shqetësoheni në datat 13, 14 dhe 21.

    Nuk është koha, të mendoni për investime të reja, është më mirë të sistemohet ajo që është krijuar kohët e fundit. Është një periudhë telefonatash dhe takimesh fatlume.

    Ndikimi i Saturnit mund të ketë pasoja të rëndësishme në zgjidhjen e marrëdhënieve që nuk ecin mirë prej disa kohësh

    Për shembull, partnerët që kanë vite në krizë ose nëse ka nevojë për të ndarë aksionet. Dhjetë ditët e para janë më të favorshme. Yjet janë dashamirëse për ata që kanë një lidhje të rëndësishme. Në fillim të muajit është më e lehtë të zgjidhni një problem që lidhet me shtëpinë dhe që ju shqetëson prej më shumë se një viti. Data 9 është interesante për njohje të reja.

    Mund të lindin vështirësi në pjesën e dytë të muajit, por vetëm nëse keni dy lidhje paralele dhe duhet të bëni një zgjedhje. Ata që janë martuar kohët e fundit ose që jetojnë bashkë, mund të ndiejnë peshën e përgjegjësive.

    Data 21 dhe 22 do të jenë ditë me tension. Në datat 28 deri më 31 korrik do të jetë më mirë të shmangni përplasjet e drejtpërdrejta, veçanërisht me disa shenja si Virgjëresha dhe Binjakët.

    Nuk duhet të punoni shumë, në ditë të caktuara ju rritet nervozizmi. Nuk duhet të mbyteni nga ankthi, planifikoni gjithçka që keni në mendje. Ankthi shkakton shqetësime të natyrës psikosomatike, të cilat duhet të vlerësohen.

    Tensioni duket se është më i lartë në javën e fundit të muajit. Ndikimi i Marsit do të rikthehet pas datës 10, kujdes në datat 21 dhe 22.

    Bricjapi

    Të lindurit nën shenjën e Bricjapit që kanë kërkuar një transferim, mund ta arrijnë këto ditë. Disave do t’u vijë keq të largohen nga një ambient i caktuar, por do të detyrohen ta bëjnë, të tjerët kanë plane për të menduar sërish një biznes. Ata që kanë kaluar një kohë të gjatë larg familjes, ndoshta edhe jashtë vendit, ndjejnë një dëshirë të madhe për t’u kthyer në atdhe. Nuk përjashtohet që kjo pjesë e dytë e vitit të përfshijë mundësinë e realizimit të një projekti. Korriku bëhet stimulues, veçanërisht nga data 10 kur Marsi mbron shenjën tuaj. Data 23 dhe 31 duhen shfrytëzuar.

    Sezoni i verës po afron dhe në këtë periudhë shpesh diskutojmë për punët, detyrat dhe përgjegjësitë. Nëse keni një projekt në vazhdim, mos u ndalni.

    Ata që kanë një histori të bukur dashurie, ky është muaji i shkëlqyer për martesë ose bashkëjetesë, por edhe për të harruar një të kaluar të hidhur. Për shembull, një dashuri e largët, e cila nuk ka pse ekziston më, nuk do të jetë më objekt i mendimeve negative. Ndikimi pozitiv i Marsit që nga data 10, shënon rikthimin e sensualitetit, pasi do t’ju afrohen mundësi dhe takime shumë pasionante. Ka shumë të ngjarë që dy fundjavat e fundit të korrikut të sjellin emocione dhe takime të veçanta për të mos t’u nënvlerësuar. Do të zemëroheni vetëm me dikë që ju humbi kohën ose që ju mashtroi, por është më mirë të harroni të kaluarën. Ata që fillojnë një aventurë të re sentimentale e kanë të pashmangshme një periudhë fillestare të mundimshme. Bricjapi është gjithmonë shumë i kujdesshëm kur duhet të japë veten, por më pas gjithçka zhbllokohet.

    Këtë muaj paraqitet një situatë më e mirë fizikisht!

    Mund të zgjidhni terapinë e duhur për një problem të vjetër.

    Nga pikëpamja psikologjike ka më shumë optimizëm, pasi ndiheni më mirë. Është koha e duhur për të kapërcyer pengesat. Do të jeni më të fuqishëm pas datës 23. Mundohuni të rezervoni pushimet për të përmirësuar edhe më shumë gjendjen e trupit.

    Ujori

    Korriku i zbut pak tensionet e qershorit, Marsi nuk do të jetë më kundër duke filluar nga data 10, megjithatë nuk mund të përjashtohet që disa Ujorë që do të kenë nevojë të luftojnë për të kuptuar se çfarë të bëjnë për të ardhmen pas një ndryshimi pune. Edhe ata që kanë punuar për shumë vite në një kompani duan të ndryshojnë punën ose rolin e tyre. Nuk do të jetë gjithmonë e mundur. Për më tepër, duhet të jeni të kujdesshëm me Jupiterin kundër, pasi rrezikoni të keni shumë probleme ekonomike në fund të muajit. Kini kujdes nëse shihni dikë që përpiqet të debatojë me ju.

    Krahas provokimeve, këshillë është e dobishme sidomos në datat 11 dhe 28 korrik. Kushdo që ka një çështje ligjore pezull, në vend që të hapë mosmarrëveshje të gjata, duhet të ndërmjetësojë. Do të jetë e vështirë të zgjidhni gjithçka me marrëveshje, por duhet arritur një kompromis. Studentët duhet të studiojnë pak më shumë.

    Në dashuri ekziston një dëshirë për risi, për të përjetuar emocione të reja që mund të jenë të papërmbajtshme.

    Marrëdhëniet që funksionojnë më mirë në këtë periudhë janë ato të rastësishme, në të cilat nuk ka angazhime, por vetëm dëshirë për argëtim. Lidhjet që kanë lindur tani mund të jenë imagjinare, të largëta. Nuk do të shpëtojnë marrëdhëniet që janë në krizë prej disa kohësh, ndaj duhet bërë një vlerësim në varësi të rasteve. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të shmangur ndarjen. Çështjet ligjore dhe mosmarrëveshjet mes ish-in duhen mbajtur nën kontroll. Më mirë shkoni gjërave deri në fund, ndoshta me ndihmën e një avokati ose një eksperti.

    Korriku sjell ndërlikime, ndaj do të jetë thelbësore gjetja e qetësisë, fillimi i projekteve argëtuese. Rrezikoni të ndiheni pak nën presion, sidomos nga data 11 deri në fund të muajit. Shmangni rreziqet në datë 18, 19 dhe 26. Duhet të flini më shumë natën! Nuk duhet të vritni mendjen natën se ç’do të bëni të nesërmen, sepse rrezikoni të zgjoheni të lodhur.

    Peshqit

    Qielli garanton sukses për të gjithë ata që kanë atë që duhet dhe kohët e fundit kanë treguar profesionalizëm dhe aftësi për t’u rezistuar problemeve tipike profesionale. Dielli dhe Mërkuri në favor të shenjës suaj rritin kapacitetin e biznesit në njëmbëdhjetë ditët e para të muajit. Ndjeshmëria juaj nuk njeh kufij, jeni shpesh të frikësuar, sidomos kur mendoni se nuk do të keni kohë për të përfunduar një projekt. Mund të ndieni njëfarë nervozizmi në pjesën qendrore të muajit.

    Nëse mendoni se po ju soset durimi në datat 13, 14 ose 15, përpiquni të mos ta jepni veten. Data 21 do të jetë një tjetër ditë nën presion. Nëse pritni reagime, një ndryshim, do ta keni tani dhe më në fund mund të përballeni me një zgjedhje të rëndësishme që e shtyni prej kohësh. Yjet qartazi nuk bëjnë mrekulli dhe duhet të përvishni gjithmonë mëngët, duke u përgatitur si duhet.

    Shpresojmë që qielli i korrikut të sjellë emocione pozitive, sidomos për ata që kanë qenë vetëm për disa kohë. Më mirë të bëni një analizë të kujdesshme të asaj që dëshironi, sepse vetëm kështu mund të njihni dikë. Vera sjell dashuri dhe ata që kanë pasur një lidhje jashtëmartesore duken të gatshëm për t’u sqaruar dhe të etur për të mos jetuar më në paqartësi. Favorizohet lindja e ndjenjave serioze, pasi nuk ka hezitime të mëdha. Historitë që lindin në këtë periudhë janë të bukura.

    Ata që duan të martohen, ose të bashkëjetojnë do të kenë të reja në muajt në vijim. Një njohje e fundit mund të kthehet në diçka më serioze. Në përputhje me kapacitetet ekonomike, mund të bëni edhe një zgjedhje për shtëpi.

    Është më e lehtë të çlironi tensionin nervor të akumuluar gjatë muajve të fundit. Nëse duhet të filloni një terapi, në përputhje me këshillat e mjekut, dijeni se këto janë yjet e duhur.

    Data 17 është pozitive për kujdesin fizik. Bëni një pushim, rrethohuni me njerëz të këndshëm, ka ardhur koha të kujdeseni pak më shumë për trupin tuaj dhe të ndiheni më mirë.

  • Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV? Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua më shumë kur…

    Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV? Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua më shumë kur…

    Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.

    E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara.

    Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.

    Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi. Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

    “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.

    Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.

    Megjithatë të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që kanë menduar se gjithçka është bërë për lojë mes tyre dhe në fakt, Luizi ia ka dal që të jetë vetë për pak orë në Turqi. Megjithatë, duhet thënë se Olsa Muhameti ka qenë eashpër me Luizin edhe kur ky i fundit ishte pjesë e “Big Brother”. E shkak për këtë është bërë pikërisht deklaratat e tij brenda “Big Brother”, për “Për’puthen”.

    Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka reaguar për komentet që Luizi ka bërë për Efin në “Big Brother VIP 2”. E ftuar në “Fan Club”, Muhameti u shpreh se “Për’puthen” është formati që ka thyer tabutë dhe s’ka si të jetë turp të jesh pjesë e tij.

    “Nuk reagova, sepse nuk doja të reagoja në “Instagram”. Isha dakord me çdo fjalë që kishte shkruar Bora në reagimin e saj dhe mendoj se është momenti të them këtu diçka. Nuk doja të nxitoja për të reaguar, sepse jam natyrë e flaktë. Dua të them që vajzat e ‘Për’puthen’ janë vajza luftarake, ju e keni parë. Nga ana tjetër, janë vajza shumë të guximshme, të cilat me mënyrën e tyre, janë munduar të emancipojnë edhe këtë shoqëri maskiliste. Nëse një vajzë del me tre, katër apo pesë djem dhe do të zgjedhë njërin prej tyre, ku është këtu problemi? Ku është turpi. Mendoj se ‘Për’puthen’ ka normalizuar këtë faktor, në një shoqëri kaq patriarkale, ‘Për’puthen’ ka depërtuar në çdo familje”.

    Sipas Muhametit, Luizi, me deklaratat e tij, ka përgjithësuar të gjithë konkurrentët e “Për’puthen”.

    “Është si të përgjithësoj Luizin me të gjithë konkurrentët e ‘Big Brother’. Luizi përgjithësoi Efin me të gjithë konkurrentët e ‘Për’puthen’. Efi ka pasur një rrugëtim aq dinjitoz në ‘Për’puthen’, është një nga vajzat që unë e kam mbështetur gjithmonë. Është një nga ato vajzat që e kam dashur. Nuk ka mashtruar kurrë, nuk ka gënjyer kurrë, nuk ka përdorur kurrë ndjenjat e djemve. Është një vajzë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Nuk ka ndryshuar në rrugëtimin e saj nga fillimi në fund, sikurse mund të ndodhë me konkurrentë të tjerë në ‘Për’puthen’”.

    Por, duket se konflikti me Oltën nuk ka qenë i vetmi për Luizin. Një miqësi e prishur njëherë e mirë tashmë është edhe me Armaldo Kllogjerin. Që pas kurthit që i ngriti duke e futur në tualet me Kristin, marrëdhënia e Luizit me Armaldon u lëkund. Mirëpo teksa shumë menduan se gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë së “BBV” kjo nuk ështëe vërtetë. Maestro dhe Ejlli duket se nuk i kanë rregulluar raportet as tani që janë jashtë formatit dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” është një “provë” për këtë.

    Me një vështrim në rrjetet e tyre sociale kuptojmë që ata janë “unfollow” së fundmi nëpërmjet tyre. Ishbanori i “Big Brother”, Armaldo Kllogjeri ka folur në lidhje me marrëdhënien me Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia, dhe “sulmet” që ka marrë nga fansat e këngëtarit. Maestro në “Wake Up” tha se marrëdhënia e tij me Luizin është “krisur” pas nominimeve dhe se këngëtari filloi ta sulmojë menjëherë pa kërkuar shpjegime.

    Sakaq, shtoi se fansat e këngëtari i kanë kërkuar shpesh një bashkëpunim me Luizin dhe se nuk e ka tradhtuar qëndrimin e tij për mbështetjen që ka treguar.

    “Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse t’i u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara”.

    Megjithatë, edhe pas deklaratave të përsëritura, ku Maestro kërkonte edhe një bashkëpunim me Luizin, marrëdhënia është shkëputur njëherë e mirë nga ana e fituesit, duke mbyllur kështu një tjetër miqësi të lindur brenda shtëpisë së “Big Brother”.

  • I mituri bie në ujë nga kroçera, e ëma hidhet për ta shpëtuar, humbin jetën

    I mituri bie në ujë nga kroçera, e ëma hidhet për ta shpëtuar, humbin jetën

    Një djalë shtatë-vjeçar dhe nëna e tij kanë humbur jetën tragjikisht teksa lundronin me një kroçerë pasagjerësh nga Polonia drejt Suedisë, pasi sipas raportimeve fëmija kishte rënë në ujë nga rreth 25 metra, dhe e ëma u hodh për ta shpëtuar.

    Autoritetet detare suedeze thanë për ngjarjen e rëndë në detin Balltik se fëmija kishte rënë në mënyrë misterioze në oqean para se nëna e tij të hidhej duke tentuar ta shpëtonte.

    Pas rënies së dy pasagjerëve, ekuipazhi i kroçerës Stena Spirit dha sinjalin e alarmit dhe u kthye prapa në vendin ku pasagjerët fatkeqë kishin rënë.

    Stena Spirit po lundronte nga porti polak i Gdynia drejt Karlskrona në Suedi, para se nënë e bir të konfirmoheshin tragjikisht të vdekur.

    Në vendngjarje ishin dërguar dhe helikopterë nga njësi të afërta ushtarake të NATO-s dhe nga ushtria e Suedisë.

    Pas rekuperimit të viktimave, nëna 36-vjeçare dhe i biri ishin dërguar në spitalin e Karlskrona ku u shpallën të vdekur pak më vonë.

  • Kur aventurierët e pasur ndërmarrin rreziqe të mëdha, kush duhet të paguajë faturën për përpjekjet e shpëtimit?

    Kur aventurierët e pasur ndërmarrin rreziqe të mëdha, kush duhet të paguajë faturën për përpjekjet e shpëtimit?

    Nga ADAM GELLER dhe WYATTE GRANTHAM-PHILIPS / Associated Press / Përktheu: noa.al

    Kur avioni i milionerit Steve Fossett u zhduk mbi vargun e Nevadës në vitin 2007, aventurieri i rrëmbyer kishte qenë objekt i dy operacioneve paraprake emergjente të shpëtimit mijëra milje larg njëri-tjetrit.

    Dhe kjo shkaktoi një pyetje me spec: Pasi mbaroi një kërkim gjithëpërfshirës për rrezikuesin e pasur, kush duhet ta paguajë faturën?

    Ditët e fundit, gjuetia masive për një mjet zhytës të humbur gjatë një zbritjeje në Atlantikun verior për të eksploruar rrënojat e Titanikut ka ripërqendruar vëmendjen në atë rebus.

    Dhe me shpëtuesit dhe publikun të fiksuar fillimisht për shpëtimin dhe më pas për zinë e atyre që ndodheshin në bord, kjo ka sjellë përsëri një diskutim të pakëndshëm.

    Pesë njerëz kanë humbur jetën dhe për të filluar të flasim për sigurinë, të gjitha përpjekjet e shpëtimit dhe kostoja mund të duken shumë të pashpirta – por gjëja është se në fund të ditës, ka kosto”, tha Arun Upneja, dekan i Shkolla e Administrimit të Mikpritjes në Universitetin e Bostonit dhe një studiuese për turizmin.

    “Ka shumë njerëz që thonë: ‘Pse shoqëria duhet të shpenzojë para në përpjekjet e shpëtimit nëse (këta njerëz) janë mjaft të pasur sa të mund të përfshihen në këto aktivitete të rrezikshme?’”

    Kjo pyetje po tërheq vëmendjen pasi udhëtarët shumë të pasur, në kërkim të aventurave të veçanta shpenzojnë majat e mëdha në shkallë, lundrojnë nëpër oqeane dhe turren për në hapësirë.

    Roja Bregdetare e SHBA-së nuk pranoi të jepte një vlerësim të kostos për përpjekjet e saj për të lokalizuar Titanin.

    Hetuesit thonë se zhytësit vdiqën jo shumë larg anijes së mbytur më të famshme në botë.

    Pesë personat e humbur përfshinin një biznesmen miliarder britanik dhe babë e bir nga një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Kompania i ngarkoi pasagjerët 250,000 dollarë secili për të marrë pjesë në udhëtim.

    “Ne nuk mund t’i atribuojmë një vlerë monetare rasteve të Kërkimit dhe Shpëtimit, pasi Roja Bregdetare nuk e lidh koston me shpëtimin e një jete,” tha Roja Bregdetare.

    Ndërsa kostoja për misionin ka të ngjarë të shkojë në miliona dollarë, Roja Bregdetare përgjithësisht ndalohet nga ligji federal që të mbledhë rimbursime në lidhje me çdo shërbim kërkimi ose shpëtimi, tha Stephen Koerting, një avokat amerikan në Maine, i specializuar në ligjin detar.

    Por kjo nuk e zgjidh çështjen më të madhe nëse udhëtarët ose kompanitë e pasura duhet të mbajnë përgjegjësi ndaj publikut dhe qeverive për ekspozimin e tyre ndaj një rreziku të tillë.

    “Kjo është një nga pyetjet më të vështira për t’u përpjekur për të gjetur një përgjigje,” tha Pete Sepp, president i Unionit Kombëtar të Tatimpaguesve, duke vënë në dukje shqyrtimin e shpëtimit të financuar nga qeveria që datojnë nga miliarderi britanik Richard Branson në balonat e ajrit të nxehtë në vitet 1990.

    “Kjo nuk duhet të vlejë kurrë vetëm për shpenzimet qeveritare, ose ndoshta as kryesisht për shpenzimet qeveritare, por nuk mund të mos mendoni se si mund të përdoren burimet e kufizuara të shpëtimtarëve,” tha Sepp.

    Kërkesa për këto burime u vu në qendër të vëmendjes në vitin 1998 kur përpjekja e Fossett për të përshkuar globin me një balonë me ajër të nxehtë përfundoi me një zhytje në oqean 500 milje larg Australisë.

    Forcat Ajrore Mbretërore Australiane dërguan një avion transporti Hercules C-130 për ta gjetur atë. Një avion ushtarak francez hodhi një gomone shpëtimi me 15 persona në Fossett përpara se të merrej nga një jaht që kalonte.

    Kritikët sugjeruan që Fossett duhet të paguante faturën. Ai e hodhi poshtë idenë.

    Në fund të të njëjtit vit, Roja Bregdetare e SHBA shpenzoi më shumë se 130,000 dollarë për të shpëtuar Fossett dhe Branson pasi balona e tyre me ajër të nxehtë ra në oqean jashtë Hawait. Branson tha se do të paguante nëse rojet bregdetare e kërkonin, por agjencia nuk e kërkoi.

    Një zëdhënëse e Branson tha këto ditë se manjati i biznesit dhe aventurieri ka dhuruar para për grupe në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë që i kanë ardhur në ndihmë për shpëtim gjatë viteve, për të treguar vlerësimin e tij.

    Nëntë vjet më vonë, pasi avioni i Fossett u zhduk mbi Nevada gjatë atij që duhej të ishte një fluturim i shkurtër, Garda Kombëtare e shtetit nisi një kërkim mujor që zbuloi rrënojat e disa përplasjeve të tjera dekadash, pa gjetur milionerin.

    Shteti tha se misioni u kishte kushtuar taksapaguesve 685,998 dollarë, me 200,000 dollarë të mbuluar nga një kontribut privat. Por kur administrata e guvernatorit Jim Gibbons njoftoi se do të kërkonte rimbursim për pjesën tjetër, e veja e Fossett u ndal, duke vënë në dukje se kishte shpenzuar 1 milion dollarë për kërkimin e saj privat.

    “Ne besojmë se kërkimi i kryer nga shteti i Nevadës është një shpenzim i qeverisë në kryerjen e punëve të qeverisë,” shkroi një avokat në emër të pasurisë Fossett.

    Aventurizmi i rrezikshëm vështirë se është unik për njerëzit e pasur.

    Pandemia shkaktoi një rritje të vizitave në vende si parqet kombëtare, duke shtuar popullaritetin e ngjitjes, ecjes dhe aktiviteteve të tjera në natyrë. Ndërkohë, përhapja e celularëve dhe e shërbimit ka lënë tek shumë njerëz ndjesinë se nëse gjërat shkojnë keq, ndihma është veç një telefonatë larg.

    Disa vende kanë ligje që zakonisht quhen “ligje budallaqe për automobilistët”, në të cilat shoferët detyrohen të paguajnë faturën e reagimit emergjent kur injorojnë sinjalistikën në rrugët e rrezikshme.

    Arizona ka një ligj të tillë dhe Volusia County në Florida, shtëpia e Daytona, miratoi legjislacion të ngjashëm këtë javë.

    Ideja e një “ligji për alpinistët” është një çështje e debatuar rregullisht edhe në Arizona, me kaq shumë njerëz të papërgatitur që duhet të shpëtohen nga kostoja mbytëse treshifrore.

    Shumica e zyrtarëve dhe vullnetarëve që kryejnë përpjekjet e kërkimit janë kundër pagesës për ndihmë, tha Butch Farabee, një ish-rojtar që ka marrë pjesë në qindra operacione shpëtimi në Grand Canyon dhe parqe të tjera kombëtare dhe ka shkruar disa libra mbi këtë temë.

    Kërkuesit janë të shqetësuar se nëse do të angazhoheshin për të shpëtuar njerëzit “ata nuk do të jenë gati për ndihmë sa më shpejt që të duhet dhe kur ta bëjnë mund të jetë tepër vonë,” tha Farabee.

    Çështja është se disa mund ta marrin si të mirëqenë atë ndihmë jetike. Farabee rrëfen një telefonatë në vitet 1980 nga një avokat i cili nënvlerësoi përpjekjet e nevojshme për të dalë nga Grand Canyon. Burri kërkoi shpëtimin me helikopter, duke përmendur se ai kishte një takim të rëndësishëm ditën tjetër. Ekipi Ranger e refuzoi këtë kërkesë.

    Por ky nuk është një opsion kur jetët e aventurierëve, disa prej tyre mjaft të pasur, janë në rrezik ekstrem.

    Në malin Everest, mund të kushtojë dhjetëra mijëra dollarë tarifa e lejes dhe ekspeditës për t’u ngjitur. Një pjesë e vogël e njerëzve vdesin ose zhduken gjatë shëtitjes në mal çdo vit – duke nxitur përgjigje emergjente nga zyrtarët lokalë.

    Ndërsa qeveria e Nepalit kërkon që alpinistët të kenë sigurim shpëtimi.

    Në det të hapur, jahtistët e pasur që kërkojnë të dhënat e shpejtësisë dhe distancës kanë kërkuar gjithashtu vazhdimisht shpëtimin kur udhëtimet e tyre janë të gabuara.

    Kur jahti i Tony Bullimore, një milioner britanik në një udhëtim rreth botës, u përmbys 1400 milje larg brigjeve të Australisë në 1997, dukej se ai mund të kishte vdekur. I kapur pas pjesës së brendshme të bykut, atij i mbaroi uji i freskët dhe pothuajse nuk kishte ajër.

    Kur mbërriti një anije shpëtimi, ai notoi i dëshpëruar drejt sipërfaqes.

    “Më erdhi para syve gjithë jeta ime dhe po mendoja, “Epo, unë kam pasur një jetë të mirë, kam bërë shumicën e gjërave që kam dashur”, tha Bullimore. “Nëse do të zgjidhja fjalë për ta përshkruar, do të ishte një mrekulli, një mrekulli absolute.

    Zyrtarët australianë, forcat e të cilëve shpëtuan një jahtist francez në të njëjtën javë, ishin më të matur në vlerësimin e tyre.

    “Kemi një detyrim ligjor ndërkombëtar”, tha Ian McLachlan, ministri i Mbrojtjes. “Ne kemi një detyrim moral padyshim që të shkojmë dhe të shpëtojmë njerëzit, qoftë në zjarre, ciklone apo në det.” /noa.al

    Foto: AP

  • A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Dita e Diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh.

    Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

    Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit.

    Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

  • Habit ish banori i Big Brother, Valer Kolnikaj: ‘Luizi është gënjeshtar, thotë jam nga Shkodra për tu dukur interesant. Po të isha me atë do e kisha shëruar’!

    Habit ish banori i Big Brother, Valer Kolnikaj: ‘Luizi është gënjeshtar, thotë jam nga Shkodra për tu dukur interesant. Po të isha me atë do e kisha shëruar’!

    Mjeku seksi i malësisë Valer Kolnikaj, njëherësh edhe ish-banor i Big Brother ka komentuar ditën e sotme në “S’e luan topi” lojën e Luiz Ejllit.

    Ai ka treguar se Luizi në të vërtetë është ngë Dukagjini dhe thotë nga Shkodra vetëm për tu dukur më interesant.

    Ndërkohë që sipas tij nëse dyshja do ishte në një edicion, atëherë Valeri do e kishte shëruar Luizin.

    “Thonë jam nga Shkodra për t’u dukur pak interesant, sepse e ka kompleks të thotë jam nga Dukagjini. Një personazh si Luizi nuk e kam fare në listë sepse unë jam mësuar në jetë të mos tundohem nga mashtruesit, gënjështarët, fare fare.

    Madje mund të them që një mjek ka mundësinë që ta kthej në gjendjen e tij origjinale, që të mos gënjej dhe të mos i bëj këto mashtrime, të luaj pa ofendime. Kjo është pjesë që mua nuk më pëlqyer. Po të isha brenda do e kisha shëruar kjo është pak por e sigurt.”- tha Valeri.