Author: editor

  • Në Shqipëri janë të lejueshme, por KUJDES, këto gjëra nuk duhet t’i bëni në një ballkon në Gjermani

    Në Shqipëri janë të lejueshme, por KUJDES, këto gjëra nuk duhet t’i bëni në një ballkon në Gjermani

    Njerëzit pëlqejnë të kalojnë kohë në ballkon gjatë verës. Mund të hani, piqni në skarë ose mbillni lule në të.

    Megjithatë, nëse jetoni në Gjermani, këto aktivitete mund t’ju shkaktojnë probleme me fqinjët tuaj. Mediat gjermane publikuan rregullat për përdorimin e ballkonit, transmeton revista Fenix .

    Pjekja në skarë

    Në parim, pjekja në skarë në ballkon lejohet. Megjithatë, mund të ndalohet nga marrëveshja e qirasë ose rregullat e shtëpisë. Në rastin më të keq, kushdo që nuk respekton ndalimin përballet me përfundimin e mundshëm të qirasë. Pjekja në skarë lejohet deri në orën 22:00.

    Përveç kësaj, shpesh ekziston një klauzolë në marrëveshjen e qirasë që ndalon përdorimin e grilave me qymyr, sepse tymi nga ai lloj skarë mund të shqetësojë fqinjët tuaj. Nëse tymi hyn në dhomat e fqinjëve tuaj, personi që bën skarë ka kryer një kundërvajtje administrative dhe mund të dënohet me ligj.

    Vendosja e tendës

    Nëse dëshironi të instaloni një tendë në një ballkon dhe duhet të shponi një mur të jashtëm ose ballkon sipër, duhet të dini se po bëni një ndryshim strukturor. Punime të tilla janë të ndaluara nëse nuk është rënë dakord me qiradhënësin.

    Tharja e rrobave

    Qiramarrësit në përgjithësi nuk u ndalohet të thajnë “lavanderi të vogla” në ballkon ose në apartament, d.m.th., bluza, të brendshme, çorape, etj. Sidoqoftë, kur thani rroba të mëdha, si p.sh. mbulesa e krevatit, duhet të kontrolloni rregullat e shtëpisë, mund të ketë rregulla të veçanta për këtë.

    Pirja e duhanit në ballkon

    Pirja e duhanit në ballkon lejohet vetëm nëse nuk shqetëson fqinjët. Nëse fqinjët ndjehen të kërcënuar nga tymi, një vendim gjykate mund të kufizojë pirjen e duhanit për një periudhë të caktuar kohe. Për më tepër, marrëveshja e qirasë mund të specifikojë një ndalim individual të pirjes së duhanit në ballkon.

    Vazo lulesh

    Nëse dëshironi të përmbushni ëndrrën e një oazi të vogël të gjelbër në ballkon, duhet të ndiqni disa rregulla: sigurohuni që vazot e luleve të jenë të fiksuara mirë dhe të mos bien nga ballkoni, edhe në erëra të forta apo stuhi.

    Ju gjithashtu duhet të shmangni bimët që përhapen shumë: bimët si zvarritësit, për shembull, sepse ato mund të ndryshojnë pamjen e fasadës në atë mënyrë që të barazohet me një ndryshim strukturor, i cili nuk lejohet.

  • ‘Në Aushvic kudo vinte era e mishit të djegur të njeriut… nuk kishte zogj!’ Rrëfimi i të mbijetuarës që u shua dje

    ‘Në Aushvic kudo vinte era e mishit të djegur të njeriut… nuk kishte zogj!’ Rrëfimi i të mbijetuarës që u shua dje

    Vaso Stamatiou, ishte e mbijetuara e fundit greke e ferrit të Aushvicit. Dje ajo u nda nga jeta dhe u përcoll në banesën e fundit në Stylida. Ajo ishte një shembull i guximit dhe shpirtit luftarak të pashembullt.

    Para se të ikte nga kjo botë, kishte bërë një rrëfim rrënqethës për mediat duke treguar detaje të atyre që përjetoi për shumë kohë të pambarimtë në kampin e frikës, Aushvic.

    “Nuk kishte natyrë atje, qielli ishte gjithmonë gri nga tymi dhe kudo kishte një erë të fortë të mishit të djegur të njeriut. Imagjinoni nuk kishte zogj në Aushvic…”

    Vasiliki Stamatiou, në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç u dërgua në kampin nazist të përqendrimit Birkenau, i cili i përkiste kompleksit të kampit të përqendrimit Aushvic, raporton noa.al duke cituar revistën greke In.

    Atje ajo jetoi torturat mizore dhe kushtet e mjerueshme të jetesës dhe i rrëfeu 78 vjet pas lirimit, te studentët e departamentit të teknologjisë dixhitale të Konservatorit gjerman.

    “Ishte një nga kampet më të këqija në Aushvic. Na nxirrnin nga kampi dhe na vinin të gërmonim nga ora 6 e mëngjesit deri vonë pasdite me një pushim gjysmë ore.

    Por kjo nuk ishte punë, ishte tmerr, nëse veç pak përkuleshe dhe e drejtoje trupin dhe ata suleshin e të godisnin me kamxhik.

    Nuk do të besonit, por, nëse rojet nuk na shihnin, ishin qentë e tyre që na suleshin. E tmerrshme, ata kishin trajnuar qentë e tyre që të shikonin kush nuk punonte qoftë dhe për pak”.

    Puna ishte e detyrueshme për të gjithë të burgosurit dhe fjalët e Vaso Stamatiou nxjerrin në pah mizorinë dhe çnjerëzimin e rojeve të kampeve të Aushvicit.

    “Të mbijetosh”

    Dihet se në kampet e terrorit dhe të shfarosjes mbijetuan vetëm të fortët dhe të shkathëtit, praktikisht, ata që mund të ishin të dobishëm për ti shërbyer volumit të punëve për nazistët. Pak a shumë e njëjta skemë si me skllevërit dikur.

    Në mes të kësaj lufte tronditëse për mbijetesë, Vaso Stamatiou vinte në dukje se emocionet njerëzore po zhdukeshin. “Po zhdukeshin të gjitha emocionet. Dajaku dhe uria nuk të linin vend për të menduar për asgjë tjetër. Mendimi i vetëm i të gjithëve ne ishte se si do të mbijetojmë”.

    Plagët në trupin dhe shpirtin e Vasos Stamatiou mbetën të pashlyeshme deri në fund të jetës së saj.

    “Gjithçka që kishim ishte një trekëndësh në dorë. Ne që ishim të burgosur politikë kishim një të kuqe dhe hebrenjtë një të verdhë”. Brenda të kuqes ishte “G” (Greece). Ky ishte i vetmi ndryshim. Ndërsa ushqimi, puna, vdekjet dhe torturat ishin njësoj” shtoi ajo me dhimbjen e pikturuar në sy.

  • Amerikanët braktisin muxhahedinët? Anulohet eventi vjetor në Manëz, asnjë i ftuar nga Uashingtoni

    Amerikanët braktisin muxhahedinët? Anulohet eventi vjetor në Manëz, asnjë i ftuar nga Uashingtoni

    Anulohet eventi vjetor i muxhahedinëve në kampin e Manzës.

    Kampi ishte sot sërish nën masa të shtuara sigurie, ndërsa burime brenda kampit konfirmojnë se nuk kishte ardhur asnjë i ftuar amerikan, në një shenjë të parë të heqjes së mbështetjes për ta nga Uashingtoni. Një ditë më parë kryeministri Rama përmendi për herë të parë mundësinë e largimit të tyre nga Shqipëria.

    Sakaq, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga kampi në Manëz, gazetari Ermal Vija tha se në hyrje të kampit vijon të qëndrojë një patrullë e policisë, si edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kontrollojnë cdo makinë që hyn e del në kamp.

    Patrulla u vendos pranë kampit, pas operacionit të madh të Policisë së Shtetit për kontrolle në godinat e kampit në Manëz, pas dyshimeve për se përgatisnin sulme kibernetike në dëm të Iranit.

    Gjatë operacionit të kontrolleve, efektivët e policisë hasën në rezistencën e banorëve të kampit ku mbetën 15 efektivë të plagosur si dhe disa rezidentë të kampit MEK.

    Prokuroria e posaçme ka nisur hetime ndaj anëtarëve të kampit Mekpër disa vepra penale, nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” të gjitha këto tëe kryara në kuadër të grupit të sturktuarr kriminal.

  • “Ndihem në rrezik kur jemi me të”/ Nëna e Fjolla Morinës ngre alarmin: Vajza ime nuk është mirë, ka disa muaj që…

    “Ndihem në rrezik kur jemi me të”/ Nëna e Fjolla Morinës ngre alarmin: Vajza ime nuk është mirë, ka disa muaj që…

    Fjolla Morina, prej muajsh është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj apo ka folur për personazhe të ndryshëm duke bërë akuza të rënda.

    Nëna e saj, Selvete Rexha lidhur me këto situata ka folur ditën e sotme për mediat.

    Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

    E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

    “Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

    Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

    Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

    “Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

  • Pretenduan se ishte Ervis Martinaj, reagon personi që çmendi rrjetin

    Pretenduan se ishte Ervis Martinaj, reagon personi që çmendi rrjetin

    Dje, qarkulloi me shpejtësi një foto në rrjetet sociale ku pretendohej se ishte Ervis Martinaj.

    Madje disa medie e bënë fakt të kryer duke dhënë dhe detaje se personi në foto ndodhej në Meksikë. Megjithatë gjithçka është “Fake News”.

    Së fundmi është vetë personi që ka reaguar në rrjetet sociale.

    Ai përgënjeshtron gjithçka thuhet dhe në një hulumtim të shpejtë në Instagramin e vet vërehet që nuk kemi të bëjmë me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinajn.

    “Foto e fundit e Vis Martinajt, ish bosi i bixhozit në Meksikë? Bastarda mediash shqiptare.

    Llum ose kazon plenash mediatik jeni. Mir jua ka thon ai i gjati.

    Ju kopilat e ndyrë që përdorni imazhin e tjerëve pa lidhje për ca klikime më shumë”, shkruan personi që pretenduan se është Ervis Martinaj.

  • Video/ Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli publikon pamjet madhështore nga kisha

    Video/ Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli publikon pamjet madhështore nga kisha

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj, Angji kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa-vjeçare.

    Nga ana tjetër, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndarë video nga ceremonia e martesës së vajzës së saj, ku shihet Megi dhe bashkëshorti i saj teksa dalin nga Kisha.

    https://www.instagram.com/topallijozefina/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5c2b5cb3-6779-4f06-b8ea-efa7b96abe08

    Kujtojmë se lajmi u bë i ditur nga vetë Megi, e cila shpërndau në rrjetet sociale foto me fustanin e bardhë ku shkruante se “së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje”.

    “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

    Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

    Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë”.

  • “Çmendet” moti në Prishtinë/ Erërat e forta shkulin çatitë e shtëpive dhe shkatërrojnë makinat (Foto)

    “Çmendet” moti në Prishtinë/ Erërat e forta shkulin çatitë e shtëpive dhe shkatërrojnë makinat (Foto)

    Shiu, erërat e forta dhe rrufeja përveç që kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik nëPrishtinë, kanë shkaktuar edhe dëme. Në rrugën “Agim Ramadani”, është rrëzuar një lis, derisa një pjesë e kësaj rrugë është me ujë dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

    Në lagjen “Bregu i diellit”, një erërat kanë hequr zgarën e një catie të një ndërtese, e cila ka rënë dhe dëmtuar disa makine. Ndërsa, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka dëmtuar një shtyllë ndriçuese të rrugës.

  • Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli ndan pamjet madhështore nga kisha (Video)

    Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli ndan pamjet madhështore nga kisha (Video)

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj, Angji kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa-vjeçare.

    Nga ana tjetër, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndarë video nga ceremonia e martesës së vajzës së saj, ku shihet Megi dhe bashkëshorti i saj teksa dalin nga Kisha.

    Kujtojmë se lajmi u bë i ditur nga vetë Megi, e cila shpërndau në rrjetet sociale foto me fustanin e bardhë ku shkruante se “së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje”.

    “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

    Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

    Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë”.

  • I mori 6 mijë Euro! Sherr me sëpatë dhe dajak

    I mori 6 mijë Euro! Sherr me sëpatë dhe dajak

    Tre persona janë arrestuar në Korçë dhe katër të tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë për disa vepra penale. Mashtrim 6 mijë euro, dhunë në familje, konflikte dhe drejtim makine pa patentë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit.

    -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë (sëpatë), këtë shtetase dhe një shtetas tjetër që ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.

    -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Ç., 50 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll dhe E. N., 34 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, dyshohet se kanë goditur me grushte, një 34-vjeçar.

    -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje” mbyllet njoftimi.

  • E lindi dhe e vdiq vajzën për 40 mijë lekë asistencë, Gjykata e Kukësit lë në arrest shtëpie “babain”

    E lindi dhe e vdiq vajzën për 40 mijë lekë asistencë, Gjykata e Kukësit lë në arrest shtëpie “babain”

    Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për 57 vjeçarin Xh. Sopaj i cili çrregjistroi nga gjendja civile një vajzë që nuk i kishte lindur asnjëherë.

    Procedimi penal do të vijojë në gjendje të lirë për mjekun e Kukësit dhe sipërmarrësin e shërbimeve funerale të cilët rezulton të kishin kryer veprime fictive.

    Ngjarja nisi javën e shkuar kur u zbuluan veprimet që në fakt dyshohet të jenë bërë në vitin 2021

    Sipas dosjes hetimore në vitin 2002 me qëllim për të përfituar ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekësh, Sopaj kishte arritur të regjistronte fëmijën edhe pse gjithçka ishte fiktive. Madje në certifikatë ishte shënuar edhe emri Arjola Sopaj.