Author: editor

  • Noizy: S’dal dot në rrugë të ha akullore, kam shitur privatësinë

    Noizy: S’dal dot në rrugë të ha akullore, kam shitur privatësinë

    I ftuar në “Më lër të flas”, Noizy ka rrëfyer disa prej vështirësive të fillimit të karrierës së tij. Ai tha se kishte zhvilluar tre koncerte në një ditë dhe ishte paguar më pak se një milionë lekë.

    Noizy: Do të tregoj dy raste, një rast teksa po bëja videoklipin Kosovë-Shqipëri dhe pas asaj arrita të bëja tre koncerte brenda ditës në Shqipëri dhe përfundova në shtëpi me një shumë qesharake.

    Donaldi: Sa vjeç ke qenë në atë kohë?

    Noizy: Mosha 20-21. Poshtë 1 milionshit lekë të vjetra. Bëra tre koncerte dhe në fund. Prisja më shumë, thashë me vete woow qenka pak dëshpëruese kjo puna. Shita gjithë privatësinë time…e di kur thonë njerëzit e shesin shpirtin për shejtanin. Nuk është një kontratë që shet shpirtin, ti shet privatësinë. Unë nuk mund të jem më një person që dal në rrugë ha akullore, apo të bëj si budalla. Këto kohët e fundit kam filluar të mendoj, duhet me sesbën me e mund brenda vetes, obobo më pa ai, obobo më pa ai, edhe çfarë se të pa ai.

  • U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!

    U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!

    U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja që tronditi vendin, Policia e Shkodrës dhe ajo e Shtetit janë ende pa autorë dhe motive.

    Ndërkohë që grupi hetimor është rikthyer edhe ditën e djeshme në vendin e krimit, ata kanë mundur të mbledhin vetëm gëzhojat që kanë mundur të gjejnë në atë anë të rrugës, ku Gjokë e Eduart Gurra ranë në pritën e ngritur nga vrasësit e tyre.

    I vetmi njeri që ka mundur të tregojë diçka mbi atë që ka dëgjuar dhe parë është një person, që sipas të dhënave është i fisit të viktimave, i cili në momentin që ka dëgjuar krismat e armëve ka qenë duke tentuar të shuajë vatrat e zjarrit në banesën e Gjokë Gurrës.

    Ai është i vetmi dëshmitar i atyre momenteve fatale, por që ai nuk ka mundur të shquajë asnjë person, pasi sipas të dhënave prita ka qenë ngritur në hyrje të lagjes Sumë, rreth 500 metër larg vendit ku po digjej shtëpia. Kushëriri i viktimave, mësohet se i ka lënë flakët dhe është nisur në drejtim të vendit nga kanë ardhur krismat e armëve dhe aty është përballur me babë e bir të vrarë në makinë, që sipas policisë ishte një fuoristradë.

    KËRKIMET

    Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra, rreth orës 16:40 minuta të 29 qershorit 2023 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.

    Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa kanë qenë brenda në makinë duke udhëtuar drejt banesës së tyre të djegur në Dukagjin, e cila ishte djegur qëllimisht.

    Ata janë qëlluar për vdekje në një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur. Autori i kanë zënë pritë pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash.

    Djegia e shtëpisë, një ditë para atentatit dyshohet se është organizuar me qëllim që t’i ngrinin pritën babë e bir të cilët kishin vite që banonin në Shkodër. Policia e Shkodrës është rikthyer sërish sot më mëngjes në vendin e ngjarjes në fshatit Sumë të zonës së Pultit për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen.

    Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov.

    Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj.

    Po verifikohet, nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara.

    HETIMET

    Referuar të dhënave jo zyrtare bëhet me dije se në fokusin e hetimeve është vendosur vrasja për shkak të detyrave që ka kryer Gjokë Gurra. Duke qenë se prej vitesh ai ishte kryeplak i fshatit ku ka lindur, ka dyshime të arsyeshme që Gurra të ketë kryer detyrat që i njeh ligji për atë pozicion.

    Megjithatë, duke qenë se policia duhej të ishte edhe institucioni ndërveprues i kryeplakut, është e pakuptimtë vonesa në identifikimin e personit apo personave që janë prekur drejtpërdrejt nga ushtrimi i kësaj detyre. Po ashtu hetohet edhe pista e konkurrencës për tregtinë e lëndës drusore, një punë që familja Gurra e ka bërë prej më shumë se një dekade. Të dhënat tregojnë se Gjokë Gurra asnjëherë nuk kishte pasur probleme për shkak të kësaj pune.

    Sipas të dhënave të para mendohet se ka qenë një person që ka gjuajtur, pasi policia ka mundur të mbledhë gëzhoja që dyshohet se kanë dalë nga e njëjta armë. Ndërkohë priten rrëfimet e familjarëve, hapja e tabulateve të telefonave si dhe konfliktet që mund të ketë pasur familja ndër vite për të shkuar tek autori ose personat e interesuar për t`i ekzekutuar babë e bir.

  • Shqipëria mes kanabisit e bujqësisë

    Shqipëria mes kanabisit e bujqësisë

    Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës. Ky sektor kontribuon në gati 20% të ekonomisë, që është më e larta në Europë. E dyta është Kosova, me rreth 11%, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 2-3%.

    Por, të jesh i madh, shpesh nuk do të thotë të jesh i shëndetshëm. Vendi nuk ka arritur që ta shfrytëzojë këtë avantazh. Shqipëria varet nga importet, për një pjesë të madhe të produkteve të saj, teksa bujqësia e copëzuar dhe e pamekanizuar nuk e mundëson arritjen e ekonomisë së shkallës.

    Nuk është zhvilluar as industria përpunuese dhe as ajo bio, që do t’i jepnin vlerë të shtuar sektorit.

    Përkundrazi, të dhënat e fundit të Eurostat treguan se Shqipëria ishte e fundit në Europë për sipërfaqen organike në raport me atë totale, me vetëm 0.09%, nga 9.9% që është mesatarja europiane.

    Politikat çorientuese të viteve të fundit, pavarësisht shtimit të subvencionimeve, nuk kanë arritur që të rrisin konkurrueshmërinë e sektorit, sidomos agropërpunimit. P.sh., industria e qumështit është tërësisht e dorëzuar, duke prodhuar produkte që janë më të shtrenjta se në shumë shtete të Europës, duke u hapur rrugën importeve.

    Ndërsa ka çaluar në bujqësinë formale, shumë zona kanë “shkëlqyer” në atë informale. Prej vitesh, Shqipëria ka qenë një prej pikave të nxehta që përmendej në raportet e institucioneve ndërkombëtare, si një kultivues i madh i kanabisit.

    Ndonëse ky “biznes” solli shumë para në ekonomi, sidomos pas vitit 2016, efektet e tij nuk ishin pozitive në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

    Euro u zhvlerësua në mënyrë të pashpjegueshme nga fondamentet reale, duke dëmtuar eksportuesit, tregu i pasurive të paluajtshme shënoi bum, duke zhvlerësuar të ardhurat e individëve e familjeve normale dhe duke ngjallur shqetësime te Fondi Monetar Ndërkombëtar për një ndikim të rënies së tregut në stabilitetin financiar të vendit.

    Shqipëria vijoi, edhe në vitin 2022, të ishte shteti me të ardhurat për frymë më të ulëta në Europë, vetëm 34% e mesatares së Bashkimit Europian, pagat mesatare 30-40% më të ulëta se Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja, por me çmimet ndër më të lartat të rajon.

    Emigracioni është kthyer në një fenomen shqetësues, duke ndikuar ndjeshëm tregun e punës, por dhe duke rrezikuar çekuilibrin e parametrave makroekonomikë në të ardhmen.

    Tashmë qeveria, pas shumë përpjekjesh, ka vendosur që të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor. (Lazarati ishte dekada përpara në zbatimin e strategjisë së qeverisë për kanabizim. A do t’i kërkojnë falje?) Në një këndvështrim të gjerë, kushtet nuk janë më aq të pafavorshme sa disa vite më parë.

    Çdo ditë, më shumë shtete kudo në botë po legalizojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në mjaft qytete të Europës po shtohen dyqanet e tregtimit të tij. Sërish, legalizimi pritet të ketë më shumë humbje sesa përfitime.

    Bujqësia tradicionale aktualisht po vuan nga mungesa e punonjësve dhe hapja e serrave me kanabis do të tkurrë edhe më tej forcën punëtore në fshat dhe sipërfaqen e tokës në zonat më prodhuese të vendit, duke rrezikuar rënien e prodhimeve të tjera bujqësore (në 2016-n, p.sh., tregu kishte mungesë domatesh, për shkak të orientimit të fuqisë punëtore drejt fushave me kanabis).

    Qeveria shqiptare ka struktura të dobëta të rendit dhe të sigurisë për të siguruar kontroll, siç parashikon projektligji për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, që nga importi i farës, licencimi i kultivuesve, rrethimi dhe kontrolli i sipërfaqeve të mbjellja, laboratorëve etj.

    Ndërsa rasti i Maqedonisë së Veriut, që e legalizoi hashashin për qëllime mjekësore disa vite më parë, tregon se ky mund të jetë një eksperiment i dështuar.

    Në shtetin fqinjë, kompanitë që mbollën i kanë depot të mbushura me lulet e kanabisit, pasi ata me ligj duhen të eksportojnë vetëm vaj. Investimet për laboratorin e vajit kërkojnë më shumë se 5 milionë euro, duke rrezikuar që të mbetet një biznes i përqendruar në disa duar.

    Më i rëndë është dëmi moral i mesazhit që jep qeveria, që ka lënë jashtë vëmendjes një sektor që sjell rreth 40% të punësimit në vend dhe i përqendron forcat në promovimin e një biznesi, i cili jo vetëm nuk zgjidh problemet e thella strukturore të bujqësisë, por përkundrazi, rrezikon t’i përkeqësojë më tej ato.

  • Digjet autobusi, 25 viktima, 8 të plagosur (VIDEO)

    Digjet autobusi, 25 viktima, 8 të plagosur (VIDEO)

    INDI- Të paktën 25 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në një autostradë në shtetin perëndimor indian të Maharashtra. Aksidenti ka ndodhur në rrethana të paqarta pranë qytetit të Buldanës. Autobusi, i cili ishte nisur nga qyteti Yavatmal për në Pune, u shkatërrua plotësisht nga zjarri.

    “25 trupa u nxorën nga rrënojat e autobusit, i cili transportonte gjithsej 32 persona”, tha një zëdhënës i policisë lokale për agjencinë indiane të lajmeve ANI.

    https://twitter.com/i/status/1674952759475314688

  • Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja shton sërish dyshimet me veprimin e saj të fundit (Foto)

    Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja shton sërish dyshimet me veprimin e saj të fundit (Foto)

    Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Ata u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.

    E pak kohë pas daljes nga shtëpia e famshme, moderatorja dha lajmin se ishte në një pritje të ëmbël dhe tashmë ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.

    Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që kur ish-banorja solli në jetë vogëlushin e saj, fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë sërish.

    Kur moderatorja ishte në pritje të ëmbël, ajo publikoi një selfie të sajën ku krahas fotos shkruante: “Hedhoww”.

    Dhe këtë veprim moderatorja e bëri sërish dhe fansave të saj nuk iu ka shpëtuar ky detaj, teksa postuan disa javë më paeë një status ku shkruanin:

    “Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

    Dhe postimin e fansave, moderatorja e shpërndau në InstaStoryn e saj ku shkroi: “Lol sa mirë më njihni”- duke shtuar kështu dyshimet se fansat mund të kenë të drejtë.

    E së fundmi, ajo i ngriti sërish dyshimet se është në pritje të ëmbël me komentin e saj në foton e këngëtarit Alban Ramosaj.

    Teksa krahas postimit të tij ai shkruante:

    “M’boni tag n’story naj gotë Gin Tonic”.

    Ndërsa komenti i moderatores ishte:

    “A bon nje gote me uje qe duket si GinTonic?”- e duket se refuzimi i alkoolit, ka ngritur dyshimet se Einxhel mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë me Dj Dagz.

  • ‘Në kuadër të dashurisë’ bën bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, dyshja shfaqet në shtrat gjatë xhirimeve të filmit. Ja prapaskenat (FOTO)

    ‘Në kuadër të dashurisë’ bën bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, dyshja shfaqet në shtrat gjatë xhirimeve të filmit. Ja prapaskenat (FOTO)

    Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari, njëkohësisht dhe ish-banorët e ‘Big Brother Vip 2’ janë kthyer ndër personazhet më të komentuar të momentit pas pjesëmarrjes në filmin ‘Në kuadër të dashurisë’.
    Teksa vazhdojnë ende xhirimet për filmit, kureshtja ka qenë e madhe në lidhje me skenat që do të shfaqen dhe roli i Oltës dhe Luizit si ccift me një romancë.

    Së fundmi janë publikuar disa momente nga prapaskenat që po xhirohen në film, ku protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shihen edhe në shtrat.

    Detaje të plota ende nuk janë dhënë mbi filmin i cili pritet të publikohet në muajin tetor, ku vazhdojnë xhirimet në Korçë dhe në Tiranë.

    Këto janë disa prej fotove të shkëputura nga filmimet:

  • U harxhuan 56 mln euro, By Pass-i i Vlorës shkatërrohet pas një viti inaugurim

    U harxhuan 56 mln euro, By Pass-i i Vlorës shkatërrohet pas një viti inaugurim

    Në verën që shkoi, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku me në krah Edi Ramën inauguroi By Pass-in e Vlorës, pavarësisht se nuk kishin përfunduar 15% e punimeve. E ndonëse rruga u inaugurua me bujë dhe u vendos në shërbim të qytetarëve edhe pse nuk kishte përfunduar totalisht, sot, në vitin 2023, rruga është degraduar si mos më keq.

    Aksi prej 29 km dhe që ka një fond prej 56 mln euro, është amortizuar duke u kthyer në një rrezik për qytetarët që qarkullojnë. Siç shihet edhe nga pamjet, në rrugë ka rrëshqitje dherash që vështirësojnë kalimin me mjet. Mungesa e sinjalistikës në një rrugë që i ka kushtuar miliona buxhetit të shtetit me paratë e taksapaguesve, tregon qartë shpërdorimin e këtyre fondeve për një rrugë që është thuajse jashtë përdorimit.

  • Aksident i rëndë rrugor, raportohen 48 viktima, detaje nga ngjarja

    Aksident i rëndë rrugor, raportohen 48 viktima, detaje nga ngjarja

    Rreth 48 persona kanë ndërruar jetë në një aksident rrugor në Kenian perëndimore mbrëmjen e kaluar, raportojnë mediat e huaja.

    “Aktualisht mund të konfirmojmë se 48 persona janë të vdekur dhe vlerësojmë se një ose dy të tjerë janë ende të bllokuar brenda kamionit,” tha një komandant policie, Geoffrey Magek, pas përplasjes në autostradën midis qyteteve Kericho dhe Nakuru.

    Komandanti foli për të paktën 30 të plagosur që janë dërguar në spitalet aty pranë.

    “Është vlerësimi ynë se një kamion në rrugën për në Keriço ka humbur kontrollin dhe është përplasur me minibusët lokalë të mbledhur në një stacion autobusi, i ka shkelur ata dhe ka lënduar pasagjerët dhe këmbësorët në atë ndalesë”, tha zyrtari policor.

  • Korriku nis me surpriza! Diçka e madhe po vjen për ju, tre shenjat e fat

    Korriku nis me surpriza! Diçka e madhe po vjen për ju, tre shenjat e fat

    Dashi

    Mbajini premtimet që i keni bërë partnerit/es tuaj sepse përndryshe ai/ajo nuk do ketë më besim tek ju dhe marrëdhënia do marrë tatëpjetën. Beqarët do jenë të privilegjuar nga yjet dhe mund teë kenë dashuri me shikim të parë. Gjërat do ndryshojnë jashtë mase për ju. Në planin financiar do iu gjeni zgjidhje të gjitha pengesave.

    Demi

    Pritet që kjo ditë të jetë përgjithësisht e bukur për të dashuruarit. Do qeshni, do luani dhe do përkëdheleni pa fund me personin që doni. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Beqarët nuk duhet të tregohen më të turpshëm sepse do ngelen vetëm. Financat do jenë të lëkundura për shkak të shpenzimeve të mëdha që do iu duhet të kryeni. Kujdes.

    Binjakët

    Në vend që të mendoni për aventura kalimtare, kushtojini më tepër vëmendje personin që keni në krah. Mundohuni ta ripërtërini marrëdhënien tuaj që të përjetoni emocionet e dikurshme. Beqarët do joshin pa fund dhe do hedhin hapat e para drejt krijimit të një lidhje. Në planin financiar nuk duhet të kryeni ende shpenzime të mëdha.

    Gaforrja

    Klima yjore nuk do jetë shumë e përshtatshme sot për jetën sentimentale të çifteve prandaj marrëdhënia në çift nuk do shkojë ashtu si duhet. Herë pas here mund të debatoni me partnerin/en. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë. Në planin financiar duhet të ndiqni një program strikt.

    Luani

    Do jeni më tolerantë se kurrë gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do vazhdojë të jetë e mirë. Ata që kanë shumë kohë bashke do mendojnë edhe për një bashkëjetesë. Beqarët do e takojnë më në fund princin e kaltër dhe do futen në një etapë të re jete. Në planin financiar duhet të luftoni fort me problemet.

    Virgjëresha

    Do keni mosmarrëveshje të vogla me partnerin/en tuaj sot, por asgjë e rëndë nuk ka për të ndodhur. Të dy do i kuptoni gabimet dhe do e qetësoni situatën. Beqarët do jenë më gati se kurrë për të kërkuar dashurinë e madhe dhe do përfitojnë shumë nga mundësitë që do iu jepen për takime. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do shpenzoni me maturi.

    Peshorja

    Me ndihmën e Venusit do i kaloni të gjitha vështirësitë që keni pasur në çift dhe do jeni më të sigurtë për ndjenjat tuaja. Dita do jetë më pozitive sesa disa kohë më parë. Disa beqarë do fillojnë histori dashurie pasionante dhe mjaft emocionuese. Financat do jenë të mira nëse i menaxhoni me maturi dhe kujdes.

    Akrepi

    Mos u tregoni gjithë kohës dyshues për partnerin/en tuaj dhe mos xhelozoni për të sepse ka rrezik të përballeni me debate të zjarrta. Mos iu besoni shumë as miqve të ngushtë. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë që do iu paraqiten për të krijuar një lidhje nuk do jenë të mira. Financat nuk do jenë problematike.

    Shigjetari

    Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa ndonjë gjë të rëndësishme për t’u veçuar. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa e vrarë shumë mendjen. Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës dhe nuk do iu shpëtojnë syve të askujt. Mundësitë për të krijuar një lidhje shumë shpejt do jenë të mëdha. Financat do jenë më të mira sesa ju mendonit.

    Bricjapi

    Do jeni me humor shumë të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice vetëm për të kaluar momente mbresëlënëse me partnerin/en. Edhe ai do ketë të njëjtat mendime me ju. Beqarët duhet të përgatiten për ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Financat do kenë nevoje vetëm për pak me tepër vëmendje.

    Ujori

    Do kërkoni më shumë qetësi se kurrë sot në jetën tuaj sentimentale dhe do reflektoni mbi të ardhmen. Flisni hapur me partnerin/en nëse nuk doni që ai të mërzitet kot. Beqarët do kërkojnë një person që të ketë të njëjtat aspirata politike dhe fetare. Mundësitë nuk do jenë të mëdha. Financat do mbrohen gjithë kohës nga planetët.

    Peshqit

    Ditë mjaft romantike kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Partneri/ja do iu surprizojë në çdo moment dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët nuk do jenë në gjendje të mirë shpirtërore dhe nuk do e kenë mendjen tek jeta sentimentale. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do iu ndihmojë ta përmirësoni shpejt situatën.

  • Ndjekje me helikopter! Brenda nëndetëses “Narcos” me tonelata kokainë

    Ndjekje me helikopter! Brenda nëndetëses “Narcos” me tonelata kokainë

    Një goditje e fortë kundër trafikantëve të drogës. Marina meksikane bllokoi në det të hapur një nëndetëse me 3.5 ton drogë, kokainë.

    Nëndetësja është 26 metra e gjatë dhe konsiderohet të jetë më e madhja e llojit të saj e kapur ndonjëherë nga qeveria aktuale.

    Pesë persona me kombësi të ndryshme që udhëtonin me mjetin lundrues u ndaluan dhe u dërguan në qytetin bregdetar të La Paz.

    Pamjet e ndjekjes me helikopter kanë bërë xhiron e mediave botërore.