Author: editor

  • Dita do të nisë me diell por…/ Meteorologia zbulon deri në sa gradë do të shkojnë temperaturat, gati për plazh?

    Dita do të nisë me diell por…/ Meteorologia zbulon deri në sa gradë do të shkojnë temperaturat, gati për plazh?

    Gjatë ditës së diel pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë do përfshihet nga rrebeshet e shiut.

    Sinoptikania Lajda Porja tregon se dita e shtunë do nisë me diell dhe do përfundojë me vranësira, duke bërë që mbrëmja vonë do të shoqërohen me reshje shiu.

    “E shtuna nis me diell por mbyllet me reshje shi të pakta. Në orët e pasdites do të kemi zhvillim të vranësirave, rrebeshe shiu, duke bërë që mbrëmja vonë gjatë natës dhe mëngjesi i së dielës të jenë me rrebeshe pothuajse në të gjithë territorin. Më pak reshje priten në vijën bregdetare ku do të ketë momente me pika shiu, por nuk do të mungojnë dhe rrebeshet në Velipojë apo Shëngjin, ndërkohë jugu do jetë më i favorizuar ku do ketë reshjet shumë të pakta dhe pjesa tjetër e territorit do jetë me rrebeshe.

    E shtuna është ideale për të shijuar bregdetin, temperaturat janë rreth vlerës 33 gradë, një mot i kthjellët. Ndërkohë dita e diel që në orët e para të mëngjesit vranësirat janë prenzente, kanë dhe reshje. Jugu, kryesisht Himara, Ksamili, Saranda dhe gjithë kjo zonë, edhe Vlora rrezikohet do jenë kryesisht me vranësira, por pa reshje.

    Ka një përmirësim të dukshëm duke filluar që nga dita e diel në pjesën e dytë dhe gjithë java, të paktën deri në datën 10 korrik do të kemi mot të kthjellët, temperatura të larta, ditë të nxehta deri në 35 gradë. Do të kemi mot të kthjellët, nuk priten reshje duke përjashtuar ndonjë shi dhe në zonat malore. Presim ditë shumë të nxehta nga mesi i korrikut”, shprehet Lajda Porja.

  • “Most Wanted” për vrasje/ Si u fsheh për 40 vite aty ku askush nuk e priste më i kërkuari i Amerikës

    “Most Wanted” për vrasje/ Si u fsheh për 40 vite aty ku askush nuk e priste më i kërkuari i Amerikës

    Pasi kaloi gati katër dekada në arrati, një nga të arratisurit më të kërkuar të Amerikës është kapur i fshehur në një vend të hapur si zyrtar publik.

    Donald Santini, 65 vjeç, u largua nga Hillsborough County, Florida, në vitin 1984 pasi u emërua si i dyshuari kryesor në vrasjen e Cynthia Ruth Wood – e cila u vra duke u mbytur para se trupi i saj të hidhej në një kanal.

    Por pasi iu shmang kapjes për 39 vjet, Santini më në fund u arrestua në Kaliforni këtë muaj, me zyrtarët që zbuluan se ai kishte shërbyer si president i një bordi lokal të ujit në një komunitet rural të San Diego County.

    Të mërkurën, Santini, i cili u shfaq tre herë në më të kërkuarit e Amerikës, u ekstradua në Florida për t’u përballur me akuzat për vrasje të shkallës së parë për vdekjen e 33-vjeçares Cynthia.

    Hetuesit thanë se dyshja u takuan në mesin e viteve 1980, ndërsa Cynthia po kalonte një divorc dhe Santini dyshohet se i tha asaj se do t’i jepte informacion mbi burrin e saj për ta ndihmuar atë të fitonte kujdestarinë e fëmijëve të saj.

    Nëna u pa për herë të fundit duke lënë shtëpinë e saj me Santinin natën e 5 qershorit 1984 – pesë ditë më vonë detektivët zbuluan trupin e saj të zhytur në ujë në Hillsborough.

    Ata e identifikuan shpejt Santinin si të dyshuar pasi gjetën shenjat e gishtave të tij në trup, por kur u lëshua një urdhër për arrestimin e tij, ai u largua menjëherë.

    FBI dhe agjencitë e tjera kaluan dekada duke kërkuar për Santinin në të gjithë qarkun dhe rasti i tij u shfaq në më të kërkuarit e Amerikës në 1990, 2005 dhe 2013.

    Vrasësi i akuzuar kishte jetuar në Campo, një komunitet i vogël me një popullsi prej më pak se 3,000 banorësh, për vite me pseudonimin Wellman Simmonds.

    Madje as bashkëshortja e tij s’dinte asgjë.

  • Çdo të ndodh me pronat e sekuestruara të Ervis Martinaj? Gjykata e Lartë del me njoftimin e fundit

    Çdo të ndodh me pronat e sekuestruara të Ervis Martinaj? Gjykata e Lartë del me njoftimin e fundit

    Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinaj dhe familjareve të tij.

    Gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit nga i zhdukuri dhe familjarët e tij.

    Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në sekuestro janë vënë prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj, me vlerë mbi 10 mln euro.

    Kujtojmë se pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe apelit të posaçëm.

  • “Ore qafir m*ti, mos provoko”! Momenti kur Maliqi “kacafytet” për votat (VIDEO)

    “Ore qafir m*ti, mos provoko”! Momenti kur Maliqi “kacafytet” për votat (VIDEO)

    “5Pyetjet.al” publikon pamjet e momentit të incidentit gjatë rinumërimit të votave për bashkinë e Kuçovës. Kandidati për bashkinë, Lefter Maliqi është përplasur verbalisht me përfaqësuesin e KQZ-së, sekretarin Ylli Merkaj.

    Maliqi e ka ofenduar duke i thënë “Rrugaç, hajdut”. Më tej, ka vijuar avokati i Maliqit. “Jepjani Kreshnik Hajdarit t’i numërojë” mësohet se ka thënë ai, i pakënaqur me procesin.

     

    <iframe width=”691″ height=”389″ src=”https://www.youtube.com/embed/L9d9t6GwUCk” title=”“Ore qafir m*ti, kë provokon ti”/ Momenti kur Maliqi “kacafytet” për votat (VIDEO)” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

    Në Kolegjin Zgjedhor po rinumërohen sot 18 kuti të Bashkisë Kuçovë. Për këtë qëllim në sallë janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi.

    Në seancën e kaluar kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

    Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.

     

  • Thellohet skandali për videon e Gjicit, zbulohet një tjetër audio-përgjim për Alma Kaçin, Artan Hoxha dhe ish-prokurori Beci tregojnë detaje të bujshme, avokat i njohur paralajmëron afera të reja “përvëluese”, disa kryebashkiakë priten të shkarkohen

    Thellohet skandali për videon e Gjicit, zbulohet një tjetër audio-përgjim për Alma Kaçin, Artan Hoxha dhe ish-prokurori Beci tregojnë detaje të bujshme, avokat i njohur paralajmëron afera të reja “përvëluese”, disa kryebashkiakë priten të shkarkohen

    Skandali erotik në të cilin u përfshi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë, me shtetasen Alma Kaçi, vijon të jetë ende në qendër të debatit mediatik. Fillimisht ka qenë gazetari i njohur, investigativ, Artan Hoxha, i cili teksa ishte i ftuara dje në një studio televizive, ka deklaruar se Alma K, personazhi i videos erotike në zyrën e Safet Gjicit,

    e ka marrë në telefon pas publikimit të kësaj video, për ta pyetur se ku e ka gjetur materialin e plotë. “Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.

    Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni. Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm. Në rastin konkret ka patur një marrëveshje. Uroj që agjencitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe çfarë ka marrë”, deklaroi Hoxha.

     

    Publikohet një tjetër audio-përgjim

    Ndërkohë dje në mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” u publikua një pjesë e bisedës telefonike mes Alma Kaçit, vajzës që mendohet se regjistroi videon e skandalit erotik në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici më 6 qershor dhe një personi që ka shtënë në dorë kartën e memories së regjistrimit.

     

    Sipas drejtuesit të emisionit, biseda është e transkriptuar. Por transkripti është bërë me audio për teleshikuesit, ku thuhet se: “Shko takoje Salën vetë!”., referuar ish-kryeministrit Sali Berishës. Sipas ish-prokurori i Rrimeve të Rënda, Eugen Beci, i cili dje ishte i ftuar në një studio televizive, kjo pjesë e bisedës është indicie për të thirrur personat që implikohen në bisedë për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale, që në këtë rast dyshohet se është shtrëngim me anë të kanosjes, apo më thjesht gjobëvënie.

    Reagon Jordan Daci

    Nga ana tjetër, avokat Jordan Daci është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim. Në një intervistë për mediat dje në mbrëmje, ai tha se duke pasur parasysh standardin e kandidatëve që kemi, do të duhet të mësohemi me skandale të tilla. “Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj.

    Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi. Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar. Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore,

    edhe pikëpamja morale”, deklaroi ai. Ndërkaq, duke u shprehur se “paligjshmëria dhe imoraliteti” janë rrënjosur në kulturën tonë, Daci pyet “çfarë do të ndodhte nëse Alma K. do të kërkonte një tender më të madh. AI shtoi se rasti Gjici është vetëm një segment i vogël i të gjithë problematikës në vendin tonë. “Një i zgjedhur vendor, është fytyra e të gjithë atij komuniteti, në njëfarë mënyre është qytetari i parë. Dhe kur qytetari i parë bëhet pis,

    si duhet të ndihen qytetarët e tjerë pas këtij qytetarit të parë. Ai është vetëm një segment i vogël i të gjithë problematikës që shteti ynë përballet. Nuk e lidh vetëm me mazhorancën aktuale, por sidomos me kulturën e injektuar në shoqërinë tonë në këto 30 e ca vite. Në shoqërinë tonë është ujitur gjithmonë parregullsia, paligjshmëria, imoraliteti. Të gjitha këto, janë toleruar për arsye votash. Gjitha ai zë për blerje votash para zgjedhjeve në Kukës, nuk do të ishte pa gjë.

    Një kryetar bashkie që injoron të gjitha rregullat dhe premton një tender, ndonëse ishte tender qesharak. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ajo zonja do të kërkonte diçka tjetër, por ajo zgjodhi që të kërkonte një tender qensh. Bashkia e Kukësit, pasi u kthye në një bashki të fitueshme për socialistët, nuk mund të ketë në krye të saj Safet Gjicin, kryebashkiakun që sapo u betua për mandatin e tij të dytë dha dorëheqjen pasi u shfaq në një aferë seksuale në zyrën e tij”, nënvizoi Daci.

  • Gazetari i njohur ironizon keq Mond Spahon: Është bërë si Kozak Braçi, demokratët e kanë zgjedhur t’i përfaqëosj në parlament, ai shahet me njerëzit në rrjetet sociale

    Gazetari i njohur ironizon keq Mond Spahon: Është bërë si Kozak Braçi, demokratët e kanë zgjedhur t’i përfaqëosj në parlament, ai shahet me njerëzit në rrjetet sociale

    Gazetari i njohur Adriatik Doçi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me përplasje virtuale të deputetit demokrat, Edmond Spaho dhe analistit Ilir Demalia.

    Spaho ka sulmuar Demalian me një fjalor banal dhe aspak të përshtatshëm për një deputet, të cilën populli e ka zgjedhur ta përfaqësoj në parlament dhe jo të shahet me njerëzit në rrjetet sociale.

    Doçi e krahason Mond Spaho me të riun e Kozak Braçi, ku profesioni i tij është të bëj “Live” në “Tik-Tok” dhe të shaj personazhe të njohur për të marr çik famë sepse nuk di të bëj gjë tjetër.

    Doçi shkruan se kjo e ashtu-quajtur opozitë do të mbahet mend vetëm për ‘kauzat’ e Babales, Joe Walsh dhe Dan Hutrës.

    Reagimi i plotë:

    Është bërë Mond Spaho si Kozak Braçi.

    Demokratët e kanë zgjedhur t’i përfaqësojë në Parlament, ai shahet me njerëzit në rrjetet sociale, madje edhe në fushën e Maliqit.

    Dhe mandej akuzojnë Duçkën, Yuri Kim dhe Soros se kanë asgjësuar opozitën.

    Po çfarë t’i asgjësosh kësaj të ashtuqujture opozite të dalë mendsh, e blerë dhe karagjoze, ku gjatë dhjetë viteve mbahet mend vetëm për ‘kauzat’ e Babales, Joe Walsh dhe Dan Hutrës?!

    Të paktën të marrin shembull tek Brryli Broadëay si si bëhet opozitë.

  • Barriera metalike i çan mes për mes makinën, shpëton mrekullisht shqiptari

    Barriera metalike i çan mes për mes makinën, shpëton mrekullisht shqiptari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vasto , në via Cardone, Itali.

    Pak pas orës 22:00, një 40-vjeçar shqiptar që po lëvizte me një mjet tip “Mercedes”, për arsye ende nën hetim nga policia, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

    Përplasja ka qenë aq e fortë, sa barrierat metalike kanë shpuar mes për mes makinën e shqiptarit, por fatmirësisht në pjesën e pasme të pasagjerëve.

    Shqiptari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Vasto pas operacioneve të vështira për nxjerrjen e tij nga makina e aksidentuar.

     

    <iframe width=”650″ height=”350″ src=”https://www.youtube.com/embed/x1ig0fbjsRc” title=”Grave incidente a Vasto: Mercedes trapassata dal guardrail” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

  • Dogji Kuranin jashtë xhamisë, 37-vjeçari irakian: Do djeg një tjetër brenda 10 ditëve

    Dogji Kuranin jashtë xhamisë, 37-vjeçari irakian: Do djeg një tjetër brenda 10 ditëve

    Njeriu që dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm, Suedi, duke shkaktuar protesta dhe një valë reagimesh, thotë se ka ndërmend të djegë një Kuran tjetër brenda 10 ditëve.

    Pasi iu dha leja për të protestuar nga policia suedeze, Salwan Momika , 37 vjeç, shkeli librin e shenjtë islamik dhe ndezi disa faqe përpara xhamisë më të madhe të kryeqytetit të mërkurën.

    Djegia e Kuranit prej 37-vjeçarit përkoi me festën myslimane të Kurban Bajramit dhe përfundimin e pelegrinazhit vjetor në Mekë në Arabinë Saudite. Duke folur për mediat suedeze, Momika tha se e dinte se veprimi i tij do të shkaktonte reagime dhe se kishte marrë “mijëra kërcënime me vdekje”. Megjithatë, ai po planifikon veprime të mëtejshme për në javët e ardhshme.

    Brenda 10 ditësh do të djeg flamurin irakian dhe Kuranin përpara ambasadës së Irakut në Stokholm.

    Policia suedeze i kishte dhënë atij një leje për djegien e Kuranit, në përputhje me mbrojtjen e fjalës së lirë, por më vonë tha se ka hapur një hetim për “agjitacion kundër një grupi etnik”, duke vënë në dukje se 37-vjeçari irakian e kishte bërë djegien afër xhamisë. Por Momika tha se veprimet e tij nuk përbënin një “krim urrejtjeje” ose “agjitacion ndaj ndonjë grupi”.

    Policia ka të drejtë të hetojë nëse djegia është një krim urrejtjeje. Ata mund të kenë të drejtë dhe mund të kenë gabim.

     

  • Bledi bën deklaratën e fortë për fansat e Luizit: Këta çerra më kanë sulmuar tre herë…

    Bledi bën deklaratën e fortë për fansat e Luizit: Këta çerra më kanë sulmuar tre herë…

    Bledi Mane ka dhënë së fundmi një intervistë për “News 24” ku ka folur për një festival artistik që do të zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë. Ai ka treguar se truri i këtij festivali është Maestro, ndërsa Luizi nuk do të jetë prezent.

    Bledi ka shtuar se “fansat e Luizit i kanë sulmuar tre herë Instagramin.”

    “Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit”, tha Bledi Mane.

  • Histori horror, Fjolla Morina hap Kutinë e Pandorës: Nga vrasësi i këngëtares Emmy te zhdukja e Vis Martinajt

    Histori horror, Fjolla Morina hap Kutinë e Pandorës: Nga vrasësi i këngëtares Emmy te zhdukja e Vis Martinajt

    Këngëtarja Fjolla Morina, prej një kohe është duke marrë marrë vëmendje me reagimet e saj në rrjetet sociale. Para pak muajsh, Fjolla bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, ndërsa sot ka bërë “goditjen” e radhës, duke akuzuar me emra kokat e krimit të organizuar e vrasës.

    Por deklarata e këngëtares mbeten të pa baza. Fjolla i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë së Kosovës dhe për çdo rast pritet konfirmim zyrtar nga to.

    “Durim Keçi është organizatori i krimit të organizuar. Urgjentisht me u marr më këtë çështje. Ky person është shumë i rrezikshëm. I bën krimet në mënyrë perfekte. Ky është kryesori”.

     

    <iframe width=”884″ height=”666″ src=”https://www.youtube.com/embed/Rlk6khdJGzs” title=”Fjolla Morina nxjerr EMRIN: Koka e krimit të organizuar” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

     

    Sipas Fjollës e gjitha kjo po ndodh pasi këngëtaren e kanë kërcënuar me jetë e madje i kanë kërcënuar edhe vajzën e saj të vogël.

    Fjolla rrëfen një moment të tmerrshëm, ku sipas saj 5 persona e kanë dërguar në mal dhe e kanë kërcënuar me armë në gojë.

     

    “Durim Keçi me Dallashin e Ramush Haradinajt.Më kanë çuar në mal ata që janë në burg, që i ka hedhur bombën Enverit. Më kanë çuar në mal rrugës për Tetov 5 veta pistoletat në gojë mi kanë futur. do të vrasim, hajde dëshmo për Enverin”.

     

    Ndër të tjera ajo ka akuzuar edhe vrasësin e këngëtares Emmy dhe gjithashtu akuzat nuk kanë munguar për kolegen e saj Morena Taraku.

    “Morena Taraku më ka djeg makinën. Aziz Kelmendi ka vrarë Emmyn dhe ka dalë nga burgu për 2-3 muaj”.

     

     

    Fjolla Morina gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj.

    Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

    “Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja./albeu.com/