Author: editor

  • Vdekja e foshnjës në spital, merret vendimi për tre mjekët që asistuan në lindje

    Vdekja e foshnjës në spital, merret vendimi për tre mjekët që asistuan në lindje

    Ndaj tre mjekëve që u arrestuan pas vdekjes së foshnjes në Spitalin e Prizrenit, u caktua sot masa nga Gjykata e Prizrenit.

    Dy mjekë u dërguan në “arrest shtëpiak”, ndërsa për tjetrin u caktua “detyrim paraqitje”.

    “Më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip i mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija i porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë.

    Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Një ditë më parë, Policia e Kosovës arrestoi tre mjekë në Spitalin e Prizrenit, pasi një burrë denoncoi se pas lindjes së gruas së tij, foshnja ndërroi jetë. Ai dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

    Rasti po hetohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

  • Këto dy gjëra duhet t’i fshini ugjentisht nga Facebook

    Këto dy gjëra duhet t’i fshini ugjentisht nga Facebook

    Në ditët e sotme jeta e njeriut është shumë e vakët pa rrjetet sociale pasi ata na njohin me botën, miqtë e të afërmit.

    Por publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme.

    Datën e plotë të lindjes:

    Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

    Numrin e telefonit:

    Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.

  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjokë Gurra ish-polic

    Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjokë Gurra ish-polic

    Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduart Gurra 27 vjeç u vranë pasditen në Dukagjin. Sipas raportimeve 57-vjeçari ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.

    Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin Eduartin, punë të cilën kanë që 15 vite që e bëjnë.

    Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje

  • U zunë pritë, si u ekzekutuan babë e bir në Shkodër?

    U zunë pritë, si u ekzekutuan babë e bir në Shkodër?

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

    Nga informacione e para mësohet se viktima kanë mbetur Gjoke Gurra 57-vjeç dhe Eduart Gurra 27-vjec, babë e mirë.

    Gjithashtu bëhet me dije se viktimat kishin shkuar të shikonin shtëpinë që u dogj një natë më parë, por janë vrarë nga persona ende të identifikuar.

  • “Noizy ka shkuar me…”, del një tjetër histori për djegien e lokalit

    “Noizy ka shkuar me…”, del një tjetër histori për djegien e lokalit

    Lokali në pronësi të familjes së reperit Noizy u përfshi dy herë nga flakët brenda muajit qershor.

    Së fundmi u zbulua se këto dy akte, përfshirë edhe një zjarrvënie në derën e banesës së nënës së reperit, kanë si autor kushëririn e Noizy-t, Eraldo Musteqja, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Durrësit në flagrancë pasi i kishte vënë sërish zjarrin lokalit. Burime për Anabel.al kanë zbuluar edhe detaje të reja për këtë ngjarje.

    Burime të sigurta zbulojnë për Anabel se Eraldo, që është djali i dajës së Noizy-t, ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste.

    Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij. Po të njëjtat burime, thonë se prej kohësh ai kërcënonte familjarët e Noizy-t duke u kërkuar vazhdimisht para. Në bisedat në vijim – të shkruara midis autorit dhe njërit prej familjarëve dhe njerëzve më të besuar të Noizy-t – ai lë të nënkuptuar se dëshiron para prej tyre dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.

    Burimi në fjalë theksoi se familjarët janë tepër të shqetësuar nga fakti që nëpër disa portale jo të besueshme po përhapen teori aspak të vërteta për ngjarjen e rëndë, të cilat kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e reperit.

    “Arsyeja e gjithë kësaj ngjajeje lidhet me dëshirën për të zhvatur para, e përzierë me ide ekstremiste. Nuk ekziston asnjë arsye tjetër në mes,”.

  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia informacion zyrtar: Si u vranë babë e bir

    Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia informacion zyrtar: Si u vranë babë e bir

    Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë në Shkodër, ku babë e bir kanë mbetur viktima të ngjarjes.

    Blutë bëjnë me dije se në rrethana që janë ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gjokë Gurra 57 vjeç dhe djali i tij, Eduart Gurra, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

    Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

    Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

  • FOTO-Këta janë babë e bir që u vranë sot në Shkodër

    FOTO-Këta janë babë e bir që u vranë sot në Shkodër

    Këta janë babë e bir që u vranë sot në Shkodër

  • Shkuan për të parë shtëpinë e djegur, si u vranë babë e bir në Shkodër?

    Shkuan për të parë shtëpinë e djegur, si u vranë babë e bir në Shkodër?

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

    Nga informacione e para mësohet se viktima kanë mbetur Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra, babë e mirë. Gjithashtu bëhet me dije se viktimat kishin shkuar të shikonin shtëpinë që u dogj një natë më parë, por janë vrarë nga persona ende të identifikuar.

  • Kërcet pushka në Shkodër, vriten babë e bir, një natë më parë i dogjën shtëpinë. EMRAT

    Kërcet pushka në Shkodër, vriten babë e bir, një natë më parë i dogjën shtëpinë. EMRAT

    Vrasje e dyfishte ne Dukagjin. Vritet Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra.

    Mbremjen e kaluar viktimave persona te paidentifikuar i kane djegur shtepine ne fshatin Bruçaj te njesise Pult ne Dukagjin.

    Gjate dites se sotme ata kane shkuar per te pare banesen e djegur dhe aty persona te paidentifikuar i kane qelluar duke i lene te vdekur ne vend.

    Policia vendore e Shkodres eshte nisur drejt vendngjarjes ndersa eshte e paqarte perse ka ndodhur kjo ngjarje e rende.

  • “Mushkonjat pickojnë njerëzit më inteligjentë”, Ylli Merja tregon bimën që i mban larg

    “Mushkonjat pickojnë njerëzit më inteligjentë”, Ylli Merja tregon bimën që i mban larg

    Vera është e mahnitshme, ditë të gjata, netë të ngrohta por dhe shumë “mysafirë të paftuar” si mushkonjat. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur ato dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme?

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi në “Rreze Dielli” disa mënyra sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.

    Së pari shprehet Merja, pickimet e mushkonjave përveç se të bezdisshme mund të transmetojnë dhe infektojnë viruse të ndryshëm, në rast se një mushkonjë ka pickuar një person me hepatit ekziston mundësia që nëse pickon dhe një individ tjetër t’a infektojë atë.
    Bima e rigonit është një nga bimët më të mira që vijnë në ndihmë për largimin e mushkonjave por dhe të insekteve të tjera, pasi aroma ngacmuese e gjetheve të rigonit paralizon instiktin nuhatës të insekteve. Timoli dhe karnavoli prezent tek rigoni bëjnë largimin e mushkonjave por dhe mizave nga ambjenti. Gjithashtu degët e domateve janë shumë efikase në largimin e mushkonjave. Ndërsa një tjetër mënyrë,

    tregon Merja, është djegia e luleve të kalendulës, eukalipsit në një vazo të vogël, tymi që ato lëshojnë bëjnë largimin e të gjitha mushkonjave nga ambjenti. Kjo është një zgjidhje perfekte për shtëpitë e plazhit. Gjithashtu një tjetër mënyrë shumë efikase sidomos dhe për fëmijët, është përgatitja e një kremi me kalendul. E kaurdisim mirë lulen e kalendulës me pak vaj ulliri, bëhet një si vaj i kuq, mund t’i hedhim dhe pak dyll blete dhe pasi ftohet me këtë masë mund të lyejmë pjesët e ekspozuara sidomos gjatë mbrëmjeve në bregun e detit dhe është e garantuar – thekson Merja, se mushkonjat nuk do ju afrohen.Pyetjes së moderatores a zgjedhin mushkonjat kë pickojnë? Merja i përgjigjet: Thuhet se mushkonjat kanë predispozitën për të pickuar njerëzit më inteligjentë dhe gratë shtatzëna, por deri tani nuk ka një studim për këtë.

    Merja tregon gjithashtu për grackat që mund t’u ngrihen mushkonjave për t’i mbajtur larg shtëpive tona “Mund të marrim shishe plastike dhe hapim dy dritare të vogla në to pak poshtë tapës me një gërshëre, me diametër rreth 2 cm. Hedhim në shishe pak birrë ose verë që mbetet si dhe rreth 150 ml uthull molle, pasi mushkonjave u pëlqen athtësia që lëshon aroma e uthullës dhe tërhiqen drejt saj. I varim këto shishe në oborrin e shtëpisë pranë një peme, në ballkon apo verandë”.

    Në përfundim të bisedës Ylli Merja tregoi si të veprojmë në rast pickimi nga mushkonjat, e shtypim pak vendin që të dalë proteina helmuese dhe e lyejmë me propolis me rigon. Një mënyrë tjetër për të ndaluar veprimin dhe për të çaktivizuar reaksionin këshillohet lyerja me vaj eukalipsi, trumze, vaj dafine, vaj rozmarine, vaj livando. Gjithashtu këto vajra janë shumë të mirë dhe për të parandaluar pickimin e mushkonjave duke hedhur 2 pika vaj në një krem, me të cilin lyejmë pjesët e ekspozuara të trupit.