Author: editor

  • Gazetari: Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin

    Gazetari: Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin

    Bledi Mane i ftuar këtë mëngjes në Vila24  ka folur për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në gazetari ku ka ndarë projektet e tij për verën.

    Gazetari foli për një projekt muzikor e artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërisë.

    Në këtë rrëfim ai tha që këtij turi do t’i bashkohet ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri. Mane tha se Luizi nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.

    “Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës.

    Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit,” tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.

    “Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.

    Unë gjeta Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin që kuptoheshin vetëm me sy, gjeta dhe vajza që ishin duke fjetur gjumë si përshembull ajo vajza nga Kosova se i kam harruar dhe emrin”– tha Bledi duke lënë të nënkuptohet se raporten e tij me këngëtaren Nita janë prishur përfundimisht!

  • Prindërit e braktisën foshnje në derën e manastirit… Historia e trishtë e jetës së Ribery dhe ‘Scarface’ që e bëri burrë para kohe

    Prindërit e braktisën foshnje në derën e manastirit… Historia e trishtë e jetës së Ribery dhe ‘Scarface’ që e bëri burrë para kohe

    Ishte “përbindëshi” i manastirit. Njerëzit talleshin me të, e quanin Kuazimodo. Përgjigja e tij ishte heshtja dhe të qarët në një cep ku askush nuk mund ta shihte. Franck Ribery kishte tashmë më shumë se njëqind të qepura në fytyrën dhe historinë e tij.

    Një aksident automobilistik e kishte dërguar në prag të vdekjes në moshën 2-vjeçare. Më parë, kur lindi, prindërit e tij biologjikë e kishin braktisur në manastirin e murgeshave, që e morën nën përkujdesje. Askush, përveç tij, nuk e dinte aftësinë apo virtytin që kishte: ta luante topin më mirë se të gjithë. Po kështu kishte një këmbëngulje që nuk i përshtatej me trupin e vockël.

    Ai mësoi nga dhimbja dhe vrazhdësia me të cilën e përballi jeta qysh shumë herët. Jeta e tij u bë një luftë, kapërcim midis pengesave të shumta. Tri dekada pas braktisjes së tij, në vitin 2013, UEFA e shpalli më të mirin nga të gjithë futbollistët në Europë.

    Po, po; Ribery, ai fëmija i braktisur, i shndërruar në yll universal futbolli, mundi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Në mes, mes atyre ditëve të guximshme dhe një gare dritash, ai ndërtoi veten pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve.

    Fytyra e tij tregon ashpërsinë që kaloi. Kjo është arsyeja pse Ribery kurrë nuk deshi të bënte asnjë nga ato operacionet plastike që përpiqeshin të fshihnin gjurmët. Ai shpesh thotë se ato vështirësi farkëtuan personalitetin e tij.

    Fati solli pseudonimin e tij të pashmangshëm: viti i lindjes së tij, 1983 korespondonte me prodhimin e “Scarface”, filmit me regji të Brian De Palma, me protagonist Al Pacino. Dhe tani, bota e futbollit e njeh Ribery edhe me atë emër të lindur nga plagët e tij.

    Në fëmijëri ishte një përbindësh i përbuzur; më vonë super yll i Bayern Munich dhe kombëtares së Francës, që shkatërronte këdo që i dilte përpara në futboll. Si futbollist u bë një përbindësh i pandalshëm për çdo mbrojtje kundërshtare.

    Atë e dëbuan nga manastiri për shkaqe indisiplinimi. Ribery donte të “fluturonte” i lirë, gjithsesi. Ai preferoi të luante futboll në rrugët e pambrojtura të Boulogne-sur-Mer, në Francën veriore. Një çështje tjetër fati; ai nuk mund të kishte lindur askund tjetër në Francë.

    Rajoni i Pas de Calais, siç portretizohet në filmin “Mirësevini në Tokën e Çmendurisë”, është një vend i realizmit magjik, i superheronjve të keqkuptuar, i të çmendurve të çmuar. Dhe atje, në ato ditë kur futbolli profesionist dukej si distancë e padurueshme, Ribery punonte si murator për pak para. Ai po ndërtonte të tashmen, por mbi të gjitha të ardhmen.

    Ribery hodhi hapat e tij të parë si futbollist tek Union Sportive de Boulogne Côte d’Opal, ekipi i lagjes së tij. Ai start ndryshe po e largonte nga tullat dhe çimentoja. Luajti dy vite në atë klub, më pas kaloi pa çudi nëpër Alès, Brest dhe Metz. Në vitin 2004 u transferua në Turqi, me fanellën e Galatasaray. Kapërcimin e parë madhor e bëri vitin e ardhshëm, teksa u rekrutua nga Olimpiku i Marsejës.

    Aty u dallua dhe u thirr për herë të parë në ekipin kombëtar të vendit të tij, me të cilin është nënkampion i Botërorit të Gjermanisë. Pas dy sezoneve të mira, ai gjeti ekipin e tij më të mirë në botë: Bayern Munich. Ribery mbërriti atje në vitin 2007 dhe që atëherë nuk reshti së fituari dhe të qeni vendimtar. Fitoi 11 tituj në 6 vite me bavarezët, duke përfshirë Superkupën Evropiane kundër Chelsea dje tripletën historike sezonale (Champions League, Bundesliga, Kupa e Gjermanisë).

    Në jetën e Franck ka një personazh kyç: gruaja e tij, Wahiba Belhami. Gazetari Alvaro del Río shkruante ditët e fundit në gazetën “La Razón” të Spanjës: “Pa të, e ardhmja e Franck Ribery do të ishte shkruar me ngjyra të tjera. Karriera sportive e futbollistit të turbullt francez me siguri do të kishte marrë rrugë të tjera. Dhe madje mund të kishte dalë nga shinat.

    Vahiba, gruaja e tij, nuk është vetëm ndjekësja e parë dhe më besnike. Gjithashtu, ajo është shtylla e nevojshme e ish-lojtarit. Ato njihen që në ditët e vështira të adoleshencës, në Boulogne. Nga dashuria, ai u konvertua në fenë myslimane dhe madje ndryshoi emrin e tij: për Islamin ai është Bilal Jusuf Muhamed.

  • “Si t’i them vajzës time 30-vjeçare se babai i saj në fakt është i vëllai?”

    “Si t’i them vajzës time 30-vjeçare se babai i saj në fakt është i vëllai?”

    Shumica prej nesh kanë sekrete familjare, por sekreti i një nëne prej 30 vitesh është tjetër nivel.

    Për “Dear Terapist” ajo rrëfen se si erdhi në jetë vajza e saj e vetme. 30 vite më parë ajo bashkë me të shoqin vendosën të bënin një fëmijë së bashku. Burri i saj në atë kohë kishte dy djem, por nga një martesë tjetër. Duke qenë se ai shfaqi probleme shëndetësore, çifti mendoi të gjenin një alternativë në mënyrë që ëndrra e tyre për një fëmijë së bashku të realizohej.

    Një dhurues sperme do të ishte zgjidhja, por ata nuk e donin kurrsesi pasi sipas tyre fëmija duhet të kishte gjenet e burrit. Ata vendosën që dhuruesi të ishte thjeshtri i gruas, pasi kishte të njëjtin personalitet dhe inteligjencë si i ati. Në atë kohë, thotë ajo dukej se gjithçka po shkonte mirë, por tani pas kaq shumë vitesh e vërteta është tepër e rëndë nëse do merrej vesh.

    “Vajza jonë tani është 30 vjeç. Si t’i themi që ‘babai’ është gjyshi, ‘vëllai’ është babai i saj, ‘motra’ është tezja?”, thotë gruaja.

    Më tej shton: Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë të shqetësuar, duam t’i themi të vërtetën, por nuk e dimë si do e presë.

    Histori të tilla janë gjithmonë të paparashikueshme. Në vitin 2022, shkrimtarja Laura Friedman Williams tregoi publikisht për rastin e saj kur mori vesh se babai i saj nuk dihej pasi kishte qenë thjesht një dhurues sperme. Ka dhe shumë fëmijë të tjerë që nuk e falin një gënjeshtër të tillë.

    Psikologët thonë se ky lloj i veçantë sekreti, ku e gjithë familja e di të vërtetën me përjashtim të një personi, mund të jetë shumë i rrezikshëm.

    Zbulimi i të vërtetave tronditëse rreth atësisë është një përvojë gjithnjë e më e zakonshme.

    Po bëhet kaq e zakonshme, në fakt, sa avokatët që specializohen në ligjin familjar dhe atësinë kanë raportuar një rritje ekstreme të rasteve.

    Një test ADN-je ka sjellë një sërë ndryshimesh në marrëdhëniet njerëzore të ndërtuara prej vitesh dhe rrallë herë ka funksionuar për mirë, pasi në të shumtën e rasteve ato janë shkatërruar.

    Megjithatë terapisti i “The Atlantic” i tha gruas se e vërteta sado e trishtë të jetë, i bën njerëzit të ndihen më të sigurt.”E vërteta do t’ju bëjë të lirë“, thekson ai./tvklan.al

  • Keni dhe ju një shenjë si kjo në krahun e majtë? Ja çfarë fshihet pas saj

    Keni dhe ju një shenjë si kjo në krahun e majtë? Ja çfarë fshihet pas saj

    Mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.Kjo është një shenjë për shkak të vaksinimit.

    Sipas ‘Organic Healthy Food’, kjo vaksinë ishte shumë e zakonshme para viteve ’70.

    Mjekët përdorën një vi rus të gjallë Vaccinia për të shk aktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga vi rusi Variola, i cili shkaktone linë.

    Pas kryerjes së vaksinimit, formohehe flluska dhe më pas krijohet një kore e cila shërohet për disa javë.

    Në fund mbetet vetëm një shenjë e rrumbullakët, e dhëmbëzuar.

    Krahu injerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.

    Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.

  • ‘Ti je mësuar me një p… rrugësh!’! Fjalë fyese mes burrit dhe gruas, Eni Çobani ndërpret seancën (Video)

    ‘Ti je mësuar me një p… rrugësh!’! Fjalë fyese mes burrit dhe gruas, Eni Çobani ndërpret seancën (Video)

    Në seancën e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Bukuria tregoi gjithë problemet me ish-bashkëshortin dhe faktin që ai nuk pranon vajzën e tyre.

    Ata nuk kanë bërë as celebrim, për shkak të gjyqit që ish-partneri i saj kishte me ish- gruan e parë.

    Në një lidhje telefonike, Ismaili u shpreh se ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën dhe dyshimet që ka në lidhje me atësinë e vajzës.

    Ata gjatë seancës ju drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese dhe tone të larta. Bukurie e aku zoi për një tjetër lidhje, ndërsa Ismaili si një grua mas htruese.

  • “Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos”, qytetari: Ai punonte kuzhinier te lokali i tij por s’i dhanë rrogën

    “Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos”, qytetari: Ai punonte kuzhinier te lokali i tij por s’i dhanë rrogën

    Mëngjesin e sotëm, policia e Durrësit arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja pasi e akuzon për 3 zjarrvënie, dy prej tyre në lokalin e reperit Noizy.

    Ky i fundit që është kushëri me 26-vjeçarin, në disa reagime në rrjetet sociale tha se Eraldo është besimtar ekstremist dhe i sëmurë.

    Por një kushëri i 26-vjeçarit ka një tjetër version. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se deklaratat e Noizy-t janë dezinformuese pasi ngjarja ka ndodhur për motive të tjera.

    Ai thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

    Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

    Mesazhi i qytetarit:

    Joq pershendetje Une jam kusheriri Eraldo Musteqes qe u arrestua sot te Zins, Dua te them qe ajo qe postoi noizy eshte komplet dizinformim. Atehere versioni i vertete eshte kshu.. Eraldo Kusheriri im, punonte te lokali tyre si guzhinjer qe bente sushi, ai disa muaj rrjesht pati probleme me babin e noizyt i cili eshte dhe ai qe merret me menaxhimin e lokalit, dhe eraldos nuk i kan dhene 4 muaj rrjesht rrogen.. si te mos mjaftonte kjo Eraldo merr vesh qe Noizy kishte shkuar edhe me te fejuaren e Eraldos te cilin e konsiderot shok te ngusht.. Nga mllefi eraldo beri kto veprime. Ky eshte versioni vertet joq

  • “Fluturon” në ajër këmbësorin, Aksident i rëndë në Korçë

    “Fluturon” në ajër këmbësorin, Aksident i rëndë në Korçë

    Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur paraditen e së enjtes në Korçë.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e hyrjes në qytetin e Maliqit.

    Sipas policisë është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur është goditur nga një mjet tip Golf.Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra, duke u përplasur me asfaltin.

    Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit, i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

    Policia po heton në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, që është i dyti që ndodh brenda 60 minutash në këtë zonë.

  • Noizy publikon foton e kushëririt që i vuri flakën lokalit: U rrit nga familja ime, por u bë ekstremist! Kishte besim se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe muzika është haram

    Noizy publikon foton e kushëririt që i vuri flakën lokalit: U rrit nga familja ime, por u bë ekstremist! Kishte besim se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe muzika është haram

    Reperi i njohur Noizy ka publikuar foton e kushëririt të tij Eraldo Musteqja i cili i vuri flakën lokalit në pronësi të tij në orët e para të mëngjesit.

    Ai shkruan se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri por më pas u bë besimtar ekstremist duke krijuar besime të forta se lokalet nuk duhet të shesin alkol dhe muzika është haram.

    “Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

    Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan ai.

  • Temperaturat e larta ‘pushtojnë’ botën, humbin jetën dy persona

    Temperaturat e larta ‘pushtojnë’ botën, humbin jetën dy persona

    Në Spanjë janë regjistruar vdekjet e para nga vala e të nxehtit pasi dy fermerë kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta.

    Një fermer 46-vjeçar vdiq në rajonin autonom Castilla-La Mancha, ndërsa lajmin e bëri të ditur ministri i Bujqësisë i rajonit, Francisco Martinez Arroyo.

    “Kjo valë e të nxehtit është e tmerrshme”, shkroi Martinez në twitter,duke u kërkuar fermerëve që kryejnë punën e tyre në ajër të hapur të marrin masa mbrojtëse kundër valës së të nxehtit.

    Një tjetër fermer, 47-vjeç, vdiq pasi të shtunën u rrëzua teksa lëvronte tokën në qytetin Aznalcollar të Seviljes.

    Lajmin për vdekjen e tij e njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

    Gjatë valës së parë të të nxehtit të verës, e cila filloi fundjavën e kaluar dhe që pritet të zgjasë deri të premten,

    u regjistruan temperatura maksimale pasi Andaluzia shënoi 44 gradë Celsius.

    Një paralajmërim për nxehtësi intensive është lëshuar në tetë komunitete të hënën, dy prej të cilava janë në alarm të kuq.

  • Gjenden mbetjet njerëzore brenda rrënojave të Titan? Roja Bregdetare: Po analizohen

    Gjenden mbetjet njerëzore brenda rrënojave të Titan? Roja Bregdetare: Po analizohen

    Disa mbetje që dyshohet se janë njerëzore, janë gjetur brenda rrënojave të zhytësit Titan, thotë roja Bregdetare e SHBA-së.

    Pjesë nga nëndetësja, e cila u shpërtheu gjatë zhytjes drejt Titanikut, u gjetën të mërkurën.

    Zyrtarët thonë se korniza e uljes së nëndetëses dhe një mbulesë e pasme u gjetën mes mbeturinave.Profesionistët mjekësorë amerikanë do të kryejnë një analizë zyrtare të mbetjeve të supozuara, tha roja bregdetare në një deklaratë.

    Agjencia është në fazat e hershme të një hetimi për shkaqet e katastrofës. Bordi Detar i Hetimit të Rojës Bregdetare (MBI) do të transportojë provat në një port amerikan për analiza dhe testime të mëtejshme, shkruan Albeu.com.

    Kreu i MBI-së, kapiteni Jason Neubauer, tha në një deklaratë se “kishte ende një punë të konsiderueshme për t’u bërë për të kuptuar faktorët që çuan në humbjen katastrofike të Titanit dhe për të ndihmuar që një tragjedi e ngjashme të mos përsëritet”.

    “Unë jam mirënjohës për mbështetjen e koordinuar ndërkombëtare dhe ndërinstitucionale për të rikuperuar dhe ruajtur këtë dëshmi jetike në distanca dhe thellësi ekstreme në det,” tha kapiteni Neubauer.

    Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta pasi u zhyt për të parë mbetjet e famshme të “Titanikut” anijes së mbytur në vitin 1912, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.

    Pasagjerët ishin kreu i OceanGate, i cili organizoi zhytjen, 61-vjeçari Stockton Rush; Eksploruesi britanik Hamish Harding, 58 vjeç; Shahzada Dawood, 48 vjeç, dhe djali i tij, Suleman Dawood, 19 vjeç; dhe zhytësi francez Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç.

    Zyrtarët fillimisht ishin skeptikë në lidhje me mundësinë e rikuperimit të ndonjë prej trupave.

    “Ky është një mjedis tepër i pafalshëm atje poshtë në fund të detit,” tha John Mauger i Rojës Bregdetare, menjëherë pasi u konfirmua humbja e anijes.

    Cpt Neubauer tha në atë kohë se hetuesit do të merrnin “të gjitha masat paraprake” nëse zbulonin mbetje njerëzore dhe se hetimi ka të ngjarë të përfshijë një seancë dëgjimore zyrtare me dëshmi.

    Deri më tani, thotë roja bregdetare, pesë pjesë kryesore të nëndetëses janë gjetur në një fushë të madhe mbeturinash pranë harkut të Titanikut.

    Mbeturinat e nxjerra në breg të mërkurën dukej se përfshinin të paktën një kapak titani, një unazë titani, kornizën e uljes dhe gjirin e pajisjeve fundore, sipas korrespondentit shkencor të BBC-së, Jonathan Amos.

    Misioni i rikuperimit u drejtua nga anija kanadeze Horizon Arctic, shkruan Albeu.com.

    Kompania tha në një deklaratë më herët të mërkurën se ekipi i saj kishte përfunduar operacionet në det të hapur dhe po kthehej në bazë.

    OceanGate është kritikuar për praktikat e saj të sigurisë dhe ish-punonjësit kanë ngritur shqetësime në lidhje me zhytësin Titan.

    Në mesazhet me email të parë nga BBC, zoti Rush më parë kishte hedhur poshtë shqetësimet e sigurisë nga një ekspert, duke thënë se ai ishte “i lodhur nga lojtarët e industrisë që përpiqen të përdorin një argument sigurie për të ndaluar inovacionin”.

    Një tjetër ish-punonjës i OceanGate shkroi gjithashtu një raport inspektimi i cili identifikoi “çështje të shumta që paraqisnin shqetësime serioze për sigurinë”, duke përfshirë mënyrën se si ishte testuar trupi.

    Në një deklaratë javën e kaluar, OceanGate tha se ishte “një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje”.