Author: editor

  • Aksident i rëndë, të lënduarit transportohen me urgjencë te Trauma në Tiranë

    Aksident i rëndë, të lënduarit transportohen me urgjencë te Trauma në Tiranë

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesante në rrugën që lidh Talën me superstradën Lezhë-Milot,

    në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’.

    Mësohet se janë përplasur dy automjete, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

    Dy të lënduarit janë dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumës.

    Gjendja e tyre është shëndetësore është e rëndë.

  • Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, ja me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari

    Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, ja me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari

    Sot, më 29 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97 lekë dhe shitet me 98.1 lekë.

    Euro blihet me 106.4 lekë dhe shitet 107.2 lekë.

    Paundi britanik sot blihet me 123 lekë dhe shitet me 124.2 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.8 lekë, ndërsa në shitje me 108.8 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73.2 lekë dhe në shitje me 75 lekë.

    Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme.

  • Tritol në pjesën e jashtme të një garazhi në Shkodër, policia në vendin e ngjarjes. Nisin hetimet për zbulimin e autorëve

    Tritol në pjesën e jashtme të një garazhi në Shkodër, policia në vendin e ngjarjes. Nisin hetimet për zbulimin e autorëve

    Një sasi lënde plasëse është hedhur në pjesën e jashtme të garazhit në lagjen “10 Korriku” në Shkodër.

    Policia bën me dije se lënda plasëse është hedhur në derën e këtij objekti ndërkohë që nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

    “Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftimi i policisë.

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Çdo ditë shumë lexues vihen në kërkim të parashikimeve të horoskopit të Paolo Fox, i konsideruar si një personalitet në fushën e astrologjisë.

    Çfarë parashihet nga lëvizja e yjeve dhe planetëve për nesër? Më poshtë janë parashikimet e horoskopit të Paolo Fox për nesër, e enjte 29 qershor 2023, për të 12 shenjat, përkthyer nga noa.al.

    Shenja më me fat mes jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, është ajo e Dashit: ju pret një ditë e rëndësishme, shpengoni veten, një korrik i mrekullueshëm po vjen!

    Dashi

    Ju pret një ditë e rëndësishme. Muaji qershor do të mbyllet në një mënyrë interesante, një prelud i shkëlqyer për një korrik premtues. Nëse keni qenë të fortë dhe të durueshëm deri më tani, tani keni atë që duhet për të rikuperuar dhe për të fituar avantazhe. Kaloni pak kohë cilësore dhe me dashuri për ata që doni.

    Demi

    Shmangni prekjen e temave të caktuara në orët e së enjtes 29, veçanërisht ato që mund të nxjerrin në pah dallimet në çift. Duhet të jeni të qetë dhe të durueshëm, të lini mënjanë polemikat dhe arsyet për diskutim në favor të racionalitetit dhe dëshirës për të mirëkuptuar atë që është pranë jush.
    Binjakët

    Ka pasur disa pengesa si në projekte ashtu edhe në financa në të kaluarën e afërt, por personaliteti juaj energjik, me siguri do të shfaqet dhe do të lulëzojë! Nëse qëndroni të qetë dhe të përdorni zgjuarsinë, duke i lënë yjet të bëjnë “detyrën” e tyre, do të merrni më shumë nga sa prisni dhe madje në një kohë të shkurtër.

    Gaforrja

    Ju keni arritur nivelet e energjisë stratosferike, mund të bëni gjithçka në këtë moment të jetës tuaj! Përdoreni këtë nxitje për të nisur aventura të reja. Ka edhe sfida për të përballuar në lidhje me dashurinë dhe financat, por ju jeni luftëtarë dhe asgjë nuk ju tremb. Kur bëhet fjalë për punën, mund të befasoheni me udhëheqësinë si tipar që nuk e dinit se e kishit.

    Luani

    Gjatë orëve në vijim ka shumë mundësi që të viheni në kontakt me njerëz interesantë: mundësi të mira janë përpara dhe do t’ju nxisin entuziazmin. Do të keni kohë për të pushuar, javët e ardhshme, por tani duhet të mbjellim në mënyrën më të mirë të mundshme për të korrur më pas fruta të shkëlqyera.

    Virgjëresha

    Gjatë kësaj periudhe po shfrytëzoni plotësisht të gjitha mundësitë që ju vijnë. Ndonjëherë ju dukeni ca si shumë të drejtpërdrejtë, gjë që nuk është diçka e mirë nëse situatat janë delikate, por në raste të tjera është një avantazh i vlefshëm. Ndryshe nga muajt e kaluar të paktën tani zëri juaj do të dëgjohet!

    Peshorja

    Një ditë e mrekullueshme po vjen, për t’u takuar me miqtë, të vjetër dhe të rinj, dhe për të kaluar kohë të mira me ta. Mos kini frikë të përballeni me sfida të reja dhe mos humbni kohë duke u shqetësuar për problemet që nuk ekzistojnë. Gjatë orëve të ardhshme, ta shtyni veten pak përtej kufijve tuaj dhe kjo do të jetë një arritje e madhe.

    Akrepi

    Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e enjte 29 qershor 2023), një lajm i mirë vjen për paratë. Disa shanse janë për t’u kapur, diçka shumë pozitive ju pret shumë shpejt kështu që jepini fund anktheve tuaja dhe merruni me punë. Nuk duhet të keni frikë të guxoni.

    Shigjetari

    Një ditë pozitive po vjen: ndjeshmëria juaj mund t’ju ndihmojë të ekspozoni ndërgjegjësimin për nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve. Ndërsa afroheni më shumë me partnerin/en tuaj, një vetëdije më e madhe për atë person zgjohet brenda jush. Është koha për të parë më nga afër motivet tuaja.

    Bricjapi

    Duhet të rikuperoni forcat, në mënyrë që të fokusoheni në aktivitetet e punës që ju presin. Situatat e së nesërmes – 29 qershor – do t’ju ndihmojnë të shihni vetë se si janë gjërat nga pikëpamja sentimentale.

    Ujori

    I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e enjte 29 qershor 2023), do të ndiheni plot energji në sajë të ndërveprimit me një mik apo të njohur. Ky person mund t’ju inkurajojë dhe t’ju mbështesë në eksplorimin e qëllimeve të reja.

    Peshqit

    Jupiteri hyn në shenjën tuaj, duke sjellë pasion dhe besim të rinovuar në jetën tuaj të dashurisë. Nga ana tjetër, entuziazmi dhe vendosmëria do t’ju ndihmojnë të kapërceni pengesat gjatë rrugës. Ju mund të ndjeni nevojën për të thyer disa tradita që janë kthyer gati-gati në tabu apo forcë zakoni, por që nuk i përshtaten më idesë suaj për dashurinë.

  • Nuk iu hapën rrotat e përparme, avioni ulet me “hundë” në pistë

    Nuk iu hapën rrotat e përparme, avioni ulet me “hundë” në pistë

    Një avion me 100 pasagjerë në bord është ulur me “hundë” pas një problemi me lëshimin e rrotave teksa përgatitej që të bënte uljen.

    Fluturimi Delta 1092, një Boeing 717, ishte nisur nga Atlanta rreth orës 7.25 të mëngjesit me orën lokale dhe pritej që të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Charlotte Douglas.

    Megjithatë, pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mjetin fluturues, i cili u ul me “hundë” teksa ekipet e shpëtimit nxitojnë që të ndihmojnë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

    Për fat të mirë, asnjë nga 96 pasagjerët apo 5 punonjësit e Delta-s nuk pësuan lëndime si pasojë e incidentit.

    Piloti arriti që ta ulte avionin me hundë derisa gjeti një vend të sigurt në pistë për ta ndaluar tërësisht avionin. Tashmë ka nisur një hetim që pritet të hedhë dritë se përse rrotat e parme të avionit nuk u hapën në kohë.

  • Plazhi në Shqipëri ku çadra kushton ende 300 lekë?

    Plazhi në Shqipëri ku çadra kushton ende 300 lekë?

    Bëhet fjalë për plazhin e Semanit.

    I gjendur rreth 18 km në perëndim të Fierit me një gjatësi 7 km, kjo hapësirë bregdetare me rërë të imet e pasur me jod, e ujë të pastër preferohet shumë nga pushuesit, për të kaluar një fundjavë familjare.

    “Këtu çadrat janë 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër”

    “Semani i bën zili çdo plazhi në Shqipëri”

    “Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët, dhe është lirë”– shprehen pushuesit.

    Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit vendas, por jo vetåm.

  • Pjesë e programit? Zbulohet se Luizi shkonte shpesh në xhirimet e ‘Kepit të VIP-ave’, ja arsyeja

    Pjesë e programit? Zbulohet se Luizi shkonte shpesh në xhirimet e ‘Kepit të VIP-ave’, ja arsyeja

    Olsa Muhameti ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku tregoi se Luizi ka qenë disa herë në Turqi gjatë kohës që Kiara ndodhej me xhirime për “Kepin e VIP-ave”.

    Ndonëse në rrjete sociale nuk kanë qarkulluar foto, Olsa tha se Luizi ka qenë aty për të suportuar partneren e tij.

    Ajo shtoi se pjesa më e vështirë për çiftin ka qenë koordinimi i orareve duke qenë se Luizi ka pasur një axhendë mjaft të ngjeshur me koncerte.

  • I shpallur në kërkim për vjedhje e plagosje, përfundon në pranga 30-vjeçari shqiptar në Itali

    I shpallur në kërkim për vjedhje e plagosje, përfundon në pranga 30-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Milanos për vjedhje dhe plagosje.

    Mësohet se ai u kap gjatë një kontrolli policie kur ishte në makinë së bashku me partneren e tij 23-vjeçare, të cilën e la pas në një tentativë për t’u arratisur nga autoritetet.

    Raportohet se kur u pyet mbi 30-vjeçarin ajo u shpreh se nuk dinte gjë për arsyen e arratisjes së tij. Sakaq, ajo u ndoq nga efektivët drejt një hoteli ku u takua me shqiptarin e shpallur në kërkim, aty ku edhe ky i fundit u vu në pranga.

  • Dalin imazhet e para të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg Titanikut

    Dalin imazhet e para të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg Titanikut

    Për herë të parë kanë dalë disa imazhe të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut duke shkaktuar vdekjen e 5 personave. Mbetjet metalike nga nëndetësoja janë nxjerrë në sipërfaqe nga anija Horizon Arctic në St John’s, Kanada.

    Një operacion i madh kërkimi nisi javën e kaluar kur humbën gjurmët e nëndetëses që ishte nisur me 5 persona në bord për të eksploruar rrënojat e Titanikut. Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta në një zhytje për të parë anijen Titanic që u mbyt në vitin 1912, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.

    Roja bregdetare amerikane njoftoi se ishin gjetur mbetje të nëndetëses në fund të oqeanit. Autoritetet thanë se të pesë personat në bordin e saj kishin humbur jetën pas një shpërthimi të brendshëm por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses.

    Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.