Author: editor

  • Arti në zi! Humb jetën aktori i njohur(Emri+Foto)

    Arti në zi! Humb jetën aktori i njohur(Emri+Foto)

    Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Palter ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe vdiq të dielën në Los Angeles.

    Ai është i njohur më së shumti për paraqitjen në filmin e James Cameron të vitit 1997 si njeriu që shtriu gruan e tij në shtrat, ndërsa anija u fundos në një skenë vërtet rrëqethëse.

    Është një xhirim që zgjat vetëm për sekonda, por ende mbahet mend si një nga momentet më zemërthyese të filmit. Karakteri i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.

  • Nuk u ndal për kontroll, policia vret shoferin e mitur (VIDEO)

    Nuk u ndal për kontroll, policia vret shoferin e mitur (VIDEO)

    FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku, policia vrau një adoleshent që refuzoi të ndalonte për një kontroll trafiku jashtë Parisit. Mediat e huaja raportojnë se shoferi 17-vjeçar ishte në periferi të Parisit kur policia e qëlloi për vdekje pasi ai shkeli rregullat dhe nuk arriti të ndalonte, thanë prokurorët.

    Ngjarja e rëndë është filmuar dhe në pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregon dy oficerë policie që përpiqen të ndalojnë automjetin dhe njëri i drejton armën shoferit nga dritarja duke qëlluar kur ai largohet. Makina ka lëvizur disa dhjetëra metra përpara se të përplasej.

    https://twitter.com/i/status/1673713329062174721

    Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta shpëtonin, por i riu ndërroi jetë. Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pasagjeri i parë u arratis, por i dyti, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

  • Nuk u ndal për kontroll, policia vret shoferin e mitur (Video)

    Nuk u ndal për kontroll, policia vret shoferin e mitur (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku, policia vrau një adoleshent që refuzoi të ndalonte për një kontroll trafiku jashtë Parisit.

    Mediat e huaja raportojnë se shoferi 17-vjeçar ishte në periferi të Parisit kur policia e qëlloi për vdekje pasi ai shkeli rregullat dhe nuk arriti të ndalonte, thanë prokurorët.

    Ngjarja e rëndë është filmuar dhe në pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregon dy oficerë policie që përpiqen të ndalojnë automjetin dhe njëri i drejton armën shoferit nga dritarja duke qëlluar kur ai largohet.

    Makina ka lëvizur disa dhjetëra metra përpara se të përplasej.

    Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta shpëtonin, por i riu ndërroi jetë. Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pasagjeri i parë u arratis, por i dyti, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

  • “Ti q* r*bt, aty u tremba…”, Dalin përgjimet për trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi!

    “Ti q* r*bt, aty u tremba…”, Dalin përgjimet për trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi!

    Zbardhet dosja hetimore e operacionit “Coast to coast” në kuadër të të cilit u arrestuan 20 persona ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Në dosjen prej 105 faqesh, përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të strukturuar të grupit kriminal.

    Sipas SPAK grupi drejtohej nga Endrit Bakiu ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve kanë pasur rolin e transportuesve dhe të shpërndarësve të lëndës narkotike. Në përgjimet e Prokurorisë bëhet fjalë për për një bisedë mes Shpetim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, të dy të arrestuar, teksa bisedojnë në kamion me Artur Sulaj edhe ky i arrestuar.

    Pjesë nga dosja

    Biseda nr. 999, date 06/05/2021, ora 18.49:18, kamioni me targe “A4 933 277, shtetasi Shpëtim Pjeshka, është folësi A dhe shtetasi Artan Agaliu, folësi B, bisedojnë ne kamion me telefon me një shtetas Artur Sulaj, i cili eshtë foleni C, nga përgjimet ambientale rezulton se biseda ka ketë përmbajtje:

    (B): He mo? Jo moo e plotesoj orarin, na foli…

    (A): Sille mu… he mo?

    (C): He mo? Je lodh e?…

    (A): Po jo mo nuk jam lodhe po me nxori T, edhe i ka kaluar, me nxori T behu gati…

    (C): Eeeeee…

    (A): E pra po pranaj

    (C) Nuk kuptohet nga zhurma..

    (A): Kshu i bën punët ti nxitohesh ti shumë!!!

    (C). Nji karte ke ti aty?

    (A): Po nji kartë, se po ta kisha do ja fusja do ja q.. e mori … ja q… Ja të rrime dhe nja gjysëm ore, e ashtu, se e hoqa unë karten e nisa nga fillimi atë, te shikojmë të plotësohet ky orari

    (C): Nuk kuptohet nga zhurma

    (A) E dimë, e dimë

    (C) Mirë??

    (A): Hajde hajde pa merak… (C): Po jo mo se s’janë si këtej

    (A): Mire lale, jo mo katër orë katër orë e gjysëm jemi aty ke veni hajt se flasim kur të

    mbërrijmë atje!

    Biseda tjetër është pas 4 orësh.

    Biseda nr. 1016, datë 06/05/2021, ora 22:04, kamioni me targë AA 923 22″, shtetasi Shpetim Pjeshka, i cili është folësi A, bisedon në kamion me shtetasin Artan Agalliu, i cili është folësi B, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje.

    (A): He mo dhe sa do sa kilometer?

    (B) Pfffff na rrujten k** dhe këta o burre!! Ca qenkan këta kshtu?!!!

    (A) Eevee? Car thua ở

    (B). Jo sduam shume! Prandaj thashe une, nuk duron dot ai 20 minuta, maksimum!! Po lere

    i cike lere, tani ndaluam nuk na prish punë

    (A) Jooo

    (B) Nuk kuptohet nga zhurma e kamionit

    (A): Pese e giysem? Do vijë sonte? Për shtatë tetë orë nuk do vijë!!

    (B): Po ça të them unë, prandaj thashë këta qenkan vari leshtë o burre!!

    -ora 22:07:40;

    (A). Kush do shkojë? Ato cunat shkojnë aty?

    (B) Jo or Turi me ate Culin

    (A) Turi shkoj aty??

    Biseda nr. 969, date 05/05/2021, ora 12:27:18, kamioni me targe “44 923 ZZ”, shtetasi Shpetim Pjeshka, i cili është folési A, bisedon në kamion me shtetasin Artan Agalliu, i cili eshtë folësi B, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka kete përmbajtje:

    (B). Si tha ai tha ka tallur bythen me ty ee, e ti q*** motren

    (A). Kush kshu?

    (B). Ai vlonjati te skaneri

    (A) Eeee

    (B): Pu ti q…robt aty u tremba nje çike të them të drejtën!!

    (A): Pse?

    (8) U tremba arsyeja se, thashe mos e analizojne, kupton ti?

    (4) Po joo, kam marré…

    (nuk kuptohet nga zhurma)!

    Me date 06.05.2021, ora 13:48, shtetasi Artur Sulaj duke përdorur numrin telefonik 0685723586, komunikon me shtetasin Shpëtim Pjeshka, i cili ka në përdorim numrin telefonik 0694773311, të cilin e pyet, si j’u shkoj rruga dhe i kërkon që t’i thojë Artanit që të rregulloj telefonin sepse j’a kam mbushur.

    Biseda nr. 997, date 06/05/2021, ora 18:14:09, kamioni me targë “4492322”, shtetasi Shpëtim Pjeshka, i cili eshte folesi A, bisedon në kamion me shtetasin Artan Agalliu, i cili është folësi B, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje:

    (4) Eeee?

    (B): Ata prisnin sot them… (4) Po ca te bejme ne Ata e dinë që kamioni eshtë me orar

    (B): E zhvendose….

    (A): Shih si eshte sero tera zero zero (B) Ja po shkruaj une ca e ka kjo emrin ?

    (A): Ka plotesu oret e punes ee!!

    (A): Me kismet, se kshu i ben punët ai Turi, unë në Slloveni ai po vjen kamioni në Itali, bap difekt kamioni dy ditë rrugëve, pse i thote terit po vjen! Kur te vije…kur te jete te vendi te marr ne telefon arrita Turi e di qe unë jam tek shofer nuk jam me dy shofera.

  • Aksident i rëndë, raportohet për të plagosur

    Aksident i rëndë, raportohet për të plagosur

    Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar pasditen e së martës në aksin nacional Ersekë – Leskovik.

    Paraprakisht mësohet se një shtetas ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

    Vetë drejtuesi ka mbetur i lënduar, ndërsa po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Ersekës.

    Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

  • Lukashenko zbulon bisedën telefonike me Prigozhin, ja paralajmërimi që i bëri gjatë orëve kritike të kryengritjes së “Wagner” në Rusi

    Lukashenko zbulon bisedën telefonike me Prigozhin, ja paralajmërimi që i bëri gjatë orëve kritike të kryengritjes së “Wagner” në Rusi

    Presidenti Bjellorusi, Aleksandër Lukashenko, ka dhënë më shumë detaje mbi bisedën e tij telefonike me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë kryengritjes në Rusi.

    Lukashenko është vlerësuar se ka ndihmuar në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin e javës dhe media shtetërore bjelloruse kishte përshkruar se si Vladimir Putin e thirri atë duke i kërkuar ndihmë

    Sipas mediave të huaja, në komentet e tij të fundit, Lukashenko tha se Prigozhin ishte një “djalë hero” i cili ishte tronditur nga vdekja e shumë prej njerëzve të tij në Ukrainë.

    “Ai ishte nën presion dhe i ndikuar nga ata që udhëhoqën skuadrat e sulmit [në Ukrainë] dhe panë këto vdekje”, tha Lukashenko, duke shtuar se bosi i grupit mercenar kishte mbërritur në Rostov të Rusisë në një “gjendje gjysmë të çmendur”.

    Lukashenko tha se ai kaloi orë të tëra në telefon duke arsyetuar me Prigozhin, pasi grupi Wagner pushtoi Rostovin dhe filloi të shkonte drejt Moskës. Lukashenko tha se Prigozhin i kishte thënë: “Por ne duam drejtësi! Ata duan të na mbytin! Ne do të shkojmë në Moskë!”

    Ai tha gjithashtu se i kishte thënë Prigozhin: “Në gjysmë të rrugës do të shtypesh si një insekt”.

  • Dhunoi ish-bashkëshorten në sy të 4 policëve në mes të Tiranës, shoqërohet 31-vjeçari

    Dhunoi ish-bashkëshorten në sy të 4 policëve në mes të Tiranës, shoqërohet 31-vjeçari

    Tiranë- Dhunoi ish-bashkëshorten në sy të 4 policëve në mes të Tiranës, shoqërohet 31-vjeçari.

    Policia e kryeqytetit informon se ‘në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, në sheshin “Skënderbej”, ju sqarojmë se:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, shtetasin J. C., 31 vjeç.

    Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në sheshin “Skënderbej” ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

    https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bc5bbf6d-46d2-40d9-9bf9-ee420432bc78

  • Belina tregon njohjen me Vis Pupën: Më ka çuditur kur më mori në telefon…

    Belina tregon njohjen me Vis Pupën: Më ka çuditur kur më mori në telefon…

    Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina, ka folur për marrëdhënien e tyre teksa ishte e ftuar në ‘Një gotë Rose’. Belina tha me të qeshur se edhe pse ishte nuse në Shijak është munduar të ruaj dialektin e Shkodrës, vendlindjes së saj.

    E pyetur se çfarë e tërhoqi tek Elvisi, ajo tregoi se aktori ka një mentalitet shumë mendjehapur dhe mbështetës gjë që e ka bërë lidhjen e tyre 13- vjeçare çdo ditë e më të fortë.

    “Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur. Kam vlerësuar shumë karakterin e tij, më ka pëlqyer shumë se është treguar i sinqertë me mua, që ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani pas 13 viteve. Kishte mentalitet të hapur, që ditën e parë që e kam parë, më dha ndjesi ndryshe të çdo personi që kisha njohur më përpara, ishte i kuptueshëm, jo gjykues. Ishte e rrallë, ne si shqiptarë gjykojmë shpejt. Ajo që unë dashuroj tek Elvisi, që pëlqej shumë, është se është shumë i qytetëruar dhe s’ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të jem vetvetja.

    Është çuditshme, sepse kur kemi nisur lidhjen me njëri-tjetrin Elvisi më ka thënë që s’po të marrë në telefon për të të thënë të dua, por kam qejf të njihem me ty sepse më pëlqen shumë si gocë. Marrëdhënia jonë filloi që me telefonatën e parë, ku u tregova vetvetja, i tregova pikat e mia të forta dhe të dobëta, që të mos më thoshte “t’i nuk ishte siç më the”. Ky ka qenë themeli i marrëdhënies sonë, të dy jemi treguar vetvetja. Unë isha 25-vjeçe dhe Visi 32, ishim të pjekur, ose na u dukej vetja të pjekur atëherë. Sa shumë nuk kishim ditur, por praktikën e kemi bërë bashkë gjatë rrugës. Sekreti i marrëdhënies tonë është se ne kemi 0 sekrete me njëri-tjetrin.

    Çdo gjë ia themi njëri-tjetrit, të mirat e të këqijat, dhe jo të gjykohemi. Mundohemi të ruajmë njëri-tjetrin. Nuk është se jemi perfekt, por se nuk gjykojmë njëri-tjetrin. Fakti që ishte shumë personazh publik, më ka lodhur shumë. Kur erdha në Shqipëri mendova se do të bëja qejf, do të dilnim. Jam rritur jashtë, nëse dal në rrugë e këndoj e bëj. Kurse këtu njerëzit fillojnë të njohin dhe je më i tërhequr, duhet të jesh më i kujdesshëm.

    Jeta ime që kur njoha Elvisin ka ndryshuar shumë sepse kur u njoha me të lëvizëm nga Amerika në Shqipëri, Elvisi pati projektet e veta, gjithmonë jeta jonë është në shkëputje. Në fillim ishte pak e vështirë të ambientohem, por kam mësuar të jetoj jashtë komfortit dhe kjo të rrit. Kur erdha në Shqipëri, se kam ikur 12 dhe u ktheva 25-vjeçe, ishte gjithçka ndryshe, jetë sociale, kulturë tjetër, më është dashur të mësoj shumë gjërat e komunikimit në Shqipëri. Tani jam ambientuar, mundohem të mësoj fjalët me nënkuptime. Kur kemi ardhur këtu të dy u punësuam, kur Elvisi mbaroi misionin e vet kuptuam që ishte më mirë të ktheheshim në Australi, kishim bazat atje. Kisha një projekt atje dhe u rikthyem. Ishte një moment i artë për ne atje”, tregoi ajo.

  • “Ku ka lavazh në Korçë”, fansat suprizojnë Luizin

    “Ku ka lavazh në Korçë”, fansat suprizojnë Luizin

    Luizi dhe Kiara vazhdojnë të komentohen nga mediat lidhur me martesën e tyre. Dyshja aktualisht po shijojnë dashurinë e tyre, teksa janë fotografuar në qytetin e Korçës.

    Luizi dhe Olta janë duke kryer xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, sakaq xhirimeve i janë bashkuar edhe shumë miq të tjerë.

    Mirpo, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave ditën e sotme, ishte një video postuar nga Luizi në Instagram.

    Në foto shihet se si fansat kishin shkruar dedikime dhe mesazhe në makinën e këngëtarit.

    Bashkangjitur me foton Luizi shkruan: Ku ka lavazh në Korçë.

  • Noizy publikon foto të momenteve romantike me Jori Dellin nga videoklipi i këngës së tij të re!

    Noizy publikon foto të momenteve romantike me Jori Dellin nga videoklipi i këngës së tij të re!

    Ish-banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Veprimet etyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

    Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

    Para pak javësh u komentuan shumë disa foto të Jori Delli nën shoqërinë e Noizyt dhe më pas u zbulua dhe u konfirmua nga vetë ata se Jori do të jetë modelja në videoklipin e këngës së re të reperit. E vetëm pak më parë Noizy ka postuar në Instagram disa foto së bashku me Jorin nga videoklipi dhe ka zbuluar edhe se kënga do të jetë bashkëpunim me një artist italian dhe do të titullohet “Send me the location”.

    https://www.instagram.com/noizy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=958c6ca8-7d5f-43a3-a17c-1e6545004cdc