Author: editor

  • LAJM I KEQ për ata që kanë Euro , ja kush fiton dhe kush humbet nga pikiata drastike e saj

    LAJM I KEQ për ata që kanë Euro , ja kush fiton dhe kush humbet nga pikiata drastike e saj

    Euro ka zbritur sërish sot nën kuotën e 107 lekëve, duke iu rikthyer trajektores rënëse, që ishte ndalur disi pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë ditë më parë, e cila bleu 15 milionë euro.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 106.91 lekë, me rënie prej 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar.

    Më e fortë ishte tkurrja e dollarit, që zbriti në 97.75 lekë, ose 0.48 lekë më pak se të premten.

    Në datën 9 qershor, euro arriti minimumin historik të të gjitha kohërave, në 105.62 lekë.

    Në krahasim me fillimin e vitit euro është nënçmuar me 10.55 lekë, ose me 9%.

    Ndërsa në raport me fundin e qershorit të vitit të kaluar, euro tregtohet 12.5 lekë më pak, me rënie prej 10.5%.

    Arsyet

    Sipas aktorëve të tregut, rënia e fortë e euros lidhet me dy faktorë:

    -Së pari, fluksi i lartë i valutës informale që ka rritur ndjeshëm ofertën e euros në treg. Muajt e fundit janë shtuar blerjet e pasurive të paluajtshme në jug të vendit, ku transaksionet janë shpesh në cash. Kërkesa e lartë ka frytë dhe çmimet, që kanë arritur deri në 3 mijë euro për metër katror.

    -Arsyet e dytë lidhet me efektet sezonale, teksa numri i turistëve është shtuar ndjeshëm, duke u bërë një tjetër faktor që ka ndikuar në qarkullimin e valutës në treg. Të patën deri në gusht, efektet sezonle pritet që të ushtrojnë presion në nënçmimin e euros.

    Kush fiton dhe kush humb

    Humbësit më të mëdhenj janë eksportuesit. Për një euro, ata arkëtojnë më pak se 107 lekë, nga 119 lekë një vit më parë. Eksportuesit, sidomos fasoni janë ankuar vazhdimisht se janë në situatë të vështirë për shkak të shtimit të kostove e mungesës së fuqisë punëtore, por goditjen e fundit po ua jep dhe zhvlerësimi i euros.

    Ata kanë kërkuar vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave arsyet e zhvlerësimit të fortë, ndërsa Banka i qëndron argumentit se kjo ka ardhur nga përmirësimi i ekonomisë.

    Ata që paguhen në euro janë një tjetër kategori, që e pësojnë, pasi kur konvertojnë eurot po marrin gjithnjë e më pak lekë.

    Turistët, sidomos ata të Kosovës, që janë pushues tradicionale dhe vijnë shpesh, po e ndiejnë më tepër, pasi përveç shtrenjtimit të çmimeve marrin më pak lekë kur konvertojnë eurot.

    Të fituar janë importuesit, që po i blejnë produktet gjithnjë e më lirë, teksa kjo nuk duket të reflektohet në çmime më të lira te konsumatorët fundorë, përkundrazi në maj inflacioni iu rikthye rritjes.

    Kredimarrësit që kanë hua në euro dhe paguhen në lekë dalin të fituar, pasi u duhen më pak para për të blerë të njëjtën sasi valute.

    Qeveria është i fituari tjetër për shkak të uljes së kostos së shërbimit të borxhit në valutë. /Monitor

  • ‘U të dhj*fsha’, moderatorja e Top Channel rrëzohet në mes të emisionit: Mos e nxirrni këtë! (Video)

    ‘U të dhj*fsha’, moderatorja e Top Channel rrëzohet në mes të emisionit: Mos e nxirrni këtë! (Video)

    Argjira Spanca është përballur me një moment të sikletshëm gjatë prezantimit të ‘She’s On Top’.

    Teksa moderonte dhe ecte në skenë Argjira është rrëzuar.

    Pavarësisht momentit të sikletshëm, ajo ka vijuar me moderimin duke e marrë me sportivitet.

    Madje në shaka e sipër Argjira ka thënë se kjo pjesë nuk do të nxirret në transmetim dhe pse më vonë ka ndodhur e kundërta.

    @anonymous.enders ✨Te dhjefsha✨💀🤣 #argjiraspanca #haha #omg #topchannel #viralalbania #viralsetqr #fyp ♬ original sound – anonymous.al

  • Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, zbuloni ‘surprizat’ që ka rezervuar fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, zbuloni ‘surprizat’ që ka rezervuar fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Fundi i këtij Qershori do të na sjellë mot të ndryshueshëm dhe reshjet atmosferike të herëpashershme nuk do të mungojnë.

    Fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot më të qetë dhe me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje nuk do të ketë, ose mund të ketë reshje kryesisht të dobëta në disa vise. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, paksa më të theksuara në viset mesdhetare.

    E Marta sjellë mot edhe më stabil dhe me intervale më të gjata kohore me diell, ndërsa temperaturat rriten, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.

    E Mërkura e cila është ditë feste sjellë mot me diell dhe të nxehtë paradite, por pasdite do të ketë ndryshim të motit. Ndryshimi i motit do të shkaktohet nga një front i ftohtë që vjen nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit.

    Pas një paraditeje të nxehtë, nga mesdita parashihen zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive.

    Fronti do të përfshijë së pari Kosovën dhe veriun e Malit të Zi, pastaj edhe Luginën, Maqedoninë e Veriut dhe veriun e Shqipërisë, ndërsa të enjten do të përfshijë Shqipërinë, me reshje lokale shiu e rrebeshe lokale dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Nga e premta përmirësim i motit. Edhe ky përmirësim do të jetë i përkohshëm, ngase të dielën do të kemi frontin e ri me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Në aspektin termik ne Kosove gjatë kësaj jave temperatura maksimale do të shkojë deri 32 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri edhe më ngrohtë sidomos në zonat mesdhetare të Shqipërisë. Fronti i Bajramit do të ulë temperaturat të mërkurën mbrëma dhe paksa edhe të enjten, ndërsa të premten temperaturat shënojnë rritje sërish. E shtuna parashihet të jetë ditë mjaft e nxehtë, ndërsa të dielën ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Ishte ky parashikimi javor i motit për ditët e fundit të muajit Qershor dhe fillimin e muajit Korrik. Për shkak të dinamikes së atmosferës ndryshime të vogla në parashikim mund të ketë.

  • Arti në zi! Humb jetën aktori i njohur (Emri+Foto)

    Arti në zi! Humb jetën aktori i njohur (Emri+Foto)

    Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Palter ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe vdiq të dielën në Los Angeles.

    Ai është i njohur më së shumti për paraqitjen në filmin e James Cameron të vitit 1997 si njeriu që shtriu gruan e tij në shtrat, ndërsa anija u fundos në një skenë vërtet rrëqethëse.

    Është një xhirim që zgjat vetëm për sekonda, por ende mbahet mend si një nga momentet më zemërthyese të filmit. Karakteri i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.

    Për më tepër, ai punoi si profesor në Shkollën e Teatrit CalArts.

    Ai mësoi studentë që do të vazhdonin të arrinin famë globale, duke përfshirë të nominuarit për “Oscar”: Don Cheadle dhe Ed Harris, dhe të nominuarën për “Emmy”, Cecily Strong.

    Përmes karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme, Palter drejtoi gjithashtu një sërë shfaqjesh jashtë Broadway.

    Ylli i “Steagle” ka lënë pas vajzën e tij, Catherine Read Palter, të cilën e ndau me gruan e tij, aktoren Nancy Vawter.

    James Cameron’s 1997 epic Titanic is being rereleased in 3-D.

  • Çfarë detaji i çuditshëm nuk i shpëtoi ndjekësve në foton e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit?

    Çfarë detaji i çuditshëm nuk i shpëtoi ndjekësve në foton e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit?

    Ditën e djeshme janë postuar disa foto të Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit nga shesh xhirimi i filmit në Korçë.

    Por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen është valixhja që mban Olta Gixhari.

    Valixhia në dorën e Oltës duket bosh, por çfarë mban ajo brenda?

    Ndoshta nuk ka asgjë dhe ka qenë vetëm për efekt foto ose mbase ka diçka për të cilën historia do ta tregojë më vonë.

  • “Më vjen keq për ta”, Zhaklin Lekatari për skandalin e Gjicit: Zonja Alma ka të drejtë të …

    “Më vjen keq për ta”, Zhaklin Lekatari për skandalin e Gjicit: Zonja Alma ka të drejtë të …

    Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ka folur sot sërish rreth video-skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

    Lekatari deklaroi se vajzën e identifikuar si Alma Kaçi, e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrën e tij nuk e sheh si viktimë, edhe pse ajo deklaroi para autoriteteve se ishte ngacmuar seksualisht nga Gjici.

    Sipas Lerkatarit, ajo duhet tak ishte denoncuar rastin nëse ishte kështu, ndërsa bëri deklaratën e bujshme, kur tha se në zyrat e shtetit ka dhe përdhunime.

    “Mes deklaratës së Almës dhe zotit Gjici ka një përplasje. Ajo thotë që herën e parë është ngacmuar seksualisht dhe prandaj vendosi ta filmonte teksa përfshihej në aktin sekuasal sepse mendoi se ai e pëlqente. Ti kur u ndjeve e ngacmuar duhet ta kishe denoncuar, për t’u zbuluar dhe fakti që në zyrat e shtetit ka ngacmime të tilla, ka abuzime seksuale. Prandaj thashë që nuk i shoh si viktima, as Almën, as Gjicin sepse ata janë viktima të njëri tjetrit, por ka përplasje.

    E dimë që në Shqipërinë tonë problemet me drejtësinë janë të mëdha dhe ka një mungesë besimi. Por gjithsesi, ne duhet t’i respektojmë këto institucione. Duhet të denoncojmë rastin, t’i monitorojmë për zbatimi ne ligjit dhe t’u bëjmë preison”, tha Zhaklina.

    Ndër të tjera Zhaku shprehu edhe keqardhje për transmetimin e imazhit të tyre në media.

    “Më vejn edhe keq për ta për shkak të lincimit publik, pasi ky lincim e tërheq vëmendjen nga problematike e vërtetë dhe nga zgjidhja e problemit të vërtetë. Ne merriemi me 69 që ishte te kapelja e zonjushës. Për mendimin tim, zonja Alma ka të drejtë të jetë e respektuar dhe ta jetoj jetën me itegritet pavarësisht zgjedhjeve që bën në jetën private dhe personale.”

  • Futi në kurth Safet Gjici, gazetari: Alma Kaçi kishte bërë kurs për detektive private, ka punuar si gazetare në disa televizione lokale në Durrës

    Futi në kurth Safet Gjici, gazetari: Alma Kaçi kishte bërë kurs për detektive private, ka punuar si gazetare në disa televizione lokale në Durrës

    Alma Kaçi, 40-vjeçarja që futi në kurth ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici kishte bërë kurs për detektive private si dhe ka punuar si gazetare në televizione lokale të Durrësit.

    Kështu ka deklaruar gazetari Eni Ferhati në emisionin “Opinion”. Ai u shpreh se versionet që japin si Safet Gjici ashtu dhe Alma Kaçi, janë kontradiktore për SPAK dhe po bën verifikime e hetime.

    “Gjici akuzohet për korrupsion pasiv. Është arrestuar të shtunën, por vendimi është marrë të premten e kaluar. Avokati i z.Gjici pretendon që është një masë ekstreme në raport me akuzën e ngritur. Kjo ka qenë karta që ka luajtur avokati që nuk ka rrezikshmëri të veprës penale. Gjici rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg, aq parashikon Kodi Penal për korrupsion pasiv ndaj funksionarëve të lartë.

    Sa i takon Alma Kaçit, edhe ajo akuzohet për korrupsion aktiv. Kemi të paktën 3 versione konntradiktore. Z.Gjici filimisht ka pretenduar për sulm politik, ka pretenduar që ka patur raport intim me vajzën. Por këto dy qëndrime janë rrëzuar sot nga Alma Kaçi. Sot kemi mësuar që është përgjuar me anë të një kutie minitermusi. Mendonim që ishte çanta. Alma Kaçi nuk është një personazh kaq i thjeshtë për sa kohë ka informacione që ka kryer për disa kohë një kurs për detektive private, nuk e ka përfunduar. Ka qenë një gazetare e angazhuar në qytetin e Durrësit në televizione lokale”.

    Ferhati sqaroi se premtimi që bëri ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici konsiderohet si vepër penale.

    “Nga ana tjetër, z.Gjici ka patur më tepër një reagim emocional. Është sekuestruar dhe kompjuteri i zyrtarit dhe nuk ka asnjë email apo shpallje për tenderim publik. Akuza qëndron te video dhe premtimi sepse z.Gjici i premton pas përfundimit të aktit seksual. Neni 260 përfshin dhe premtimin. Njeriu kyç që mund të vendosë enigmat është vetë Alma Kaçi e cila nuk ka pranuar të flasë”.

  • Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares

    Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares

    Rasti i 8-vjeçares Flavia Qelia, i publikuar pak ditë më parë preku zemrat e shqiptarëve. Vogëlushja e diagnostikuar me leucemi akute i duhej ndihmë për t’u shëruar. Familja e vogëlushes në pamundësi financiare, kërkoi publikisht ndihmë nga shqiptarët që me aq sa të kenë mundësi të ndihmojnë në shërimin e saj.

    Për fat të mirë, paratë që duhen për shërimin e Flavias janë siguruar. Ka qenë tiktok-eri i famshëm Aleks Vishaj i cili ka grumbulluar në kohë rekord partë duke organizuar sfida në TikTok.

    Në më pak se 24 orë, pas thirrjes së tij janë mbledhur më shumë se 100 mijë euro nga shqiptarët nga e gjithë bota dhe është krijuar mundësia që Flavia të dërgohet për kurim jashtë vendit.

  • Aksident me vdekje në”Rrugën e Kombit”, autobusi përplas personin që lëvizte me biçikletë

    Aksident me vdekje në”Rrugën e Kombit”, autobusi përplas personin që lëvizte me biçikletë

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur

    mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.

    Klan News raporton se viktima po lëvizte me biçikletë,kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.

    Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet.Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor , i cili po punon për zbardhjene shkaqeve të aksidentit.

  • 3 mijë euro 1 kg, kjo është bima e rrallë që rritet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta gjeni

    3 mijë euro 1 kg, kjo është bima e rrallë që rritet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta gjeni

    3 mijë euro 1 kg, kjo është bima e rrallë që rritet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta gjeni

    Rreth 3.000 euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak.

    Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 euro. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër.

    Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjethe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.

    Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufi. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.

    Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin.

    E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.

    Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.

    Kërpudhat e zonës