Author: editor

  • Fshatari mbolli domatet dhe nuk po i rriteshin por kur shikon se si i rriste komshiu domatet e veta ai tërbohet fare!

    Fshatari mbolli domatet dhe nuk po i rriteshin por kur shikon se si i rriste komshiu domatet e veta ai tërbohet fare!

    Nja fshatar nga fshatrat e Lushnjes mbolli domate shpenzoi nje shume te mire parash dhe beri nje sere shume te mire.

    Dhe vendosi te mbjell domate me qe po fillonte te ngohte dhe koha.Pasi mbolli domatet ecuria e tyre ishte shume e avasht.

    Ndersa perball tij komshiu i kishte mbjell me vone se ai dhe ai po fillonet te merrte prodhime dhe vazhdonte shitjen ne treg rregullisht.

    I habitur nga puna e madhe qe kishte komshiu shkon dhe e pyet.

    Po cfare ndodh me domatet e tua se ato te miat akoma nuk jan bere.

    Komshiu i thote qe i lyej cdo dite me kete dhe ja tregon se ai i lyenet me kimikate.

    Por kjo eshte e demshme per konsumatoret.Ndersa komshiu i pergjigjet: Un nuk e perdor vete ne familjen time por i shes.

    Pasi largohet fshatari mendonte se cdo bente me domatet e tij qe ende nuk kishin filluar prodhim dhe i gjithe shpenzimi qe kishte investuar po i shkonte dem.

    Pasi kalaun 2 muaj domatet u poqen por problemi ishte se ne treg shiteshin me 10 lek dhe nuk ja vlente me i shit dhe i gjith investimi qe ai beri i shkoj dem.

    Pasi falimentoi ai i beri domatet salc per vete.

    Me mire i ndershem dhe te falimentoj se sa i pasur dhe te he lmoj njerezit.

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    DASHI

    Në këtë periudhë jeni të investuar nga një dozë e madhe energjie dhe kreativiteti, prandaj përpiquni ta shfrytëzoni sa më shumë. As mos mendoni të mbylleni në shtëpi! Kushtojini vëmendje ekuilibrit të brendshëm, turbulencave të mundshme që vijnë që mund të krijojnë një diskutim. Jeni duke përjetuar një moment magjik për sa i përket vetëvlerësimit.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 27 qershor 2023), gjallëria juaj ka magjepsur si njerëzit që janë pranë jush, ashtu edhe bashkëpunëtorët apo edhe të panjohurit që janë marrë me ju. Kreativiteti po arrin nivele shumë të larta dhe mençuria (ose më mirë, përvoja) po ju hap rrugën gjithashtu. Periudha sigurisht që është e mirë por kujdes me paratë.

    BINJAKËT

    Po kaloni një kohë mjaft të tensionuar… Gjithçka mund të ndodhë vërtet! Shumë janë tërhequr nga personaliteti juaj brilant, ka ardhur koha për të “fundosur goditjen”. Në dashuri duhet të punoni në komunikim për të zgjidhur çdo problem.

    GAFORRJA

    Ndiheni të “fuqishëm” dhe plot burime në dashuri dhe ekuilibri është gjithashtu shumë solid: është shumë e vështirë të mos përfitoni nga një situatë e tillë! A jeni gati të shkoni përtej horizontit tuaj dhe ndoshta të jetoni përvoja të paharrueshme.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 27 qershor 2023), gjatë orëve në vijim do të jeni romantikë dhe optimistë. Do të mund të tregoni edhe një sens të mirë humori: humori i mirë sigurisht nuk ju mungon. Pse të mos i deklaroni dashurinë tuaj personit që ju tërheq fort? Sigurisht që nuk mungojnë mundësitë për sukses…

    VIRGJËRESHA

    Gjatë orëve në vijim do t’ju duhet të përballeni me vështirësi financiare… Në dashuri është koha të bëni plane dhe projekte për dy, të punoni së bashku për të marrë përfitime dhe të vazhdoni të rriteni personalisht. Çiftet më të qëndrueshme mund të mendojnë për kërcime në cilësi…

    PESHORJA

    Ka diçka që nuk shkon, ju e ndjeni atë por mbi të gjitha brenda jush: jeni pak konfuz dhe kjo në mënyrë të pashmangshme ju bën më reflektues dhe metodikë. Mundohuni të kuptoni se çfarë ju shqetëson dhe si ta rregulloni problemin.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 27 qershor 2023), po e jetoni këtë fazë në një mënyrë të lehtë dhe të shkujdesur, duke u argëtuar me butësi. Keni vendosur t’i buzëqeshni jetës dhe t’i merrni gjërat në mënyrë filozofike edhe kur ndoshta do të ishte e natyrshme të zemëroheshit… Hidhni tutje shqetësimet tuaja sidomos në këtë ditë dhe përkushtohuni në aktivitete relaksuese.

    SHIGJETARI

    Personaliteti juaj është një përzierje shpërthyese e aventurës, energjisë dhe mençurisë. Jeni gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja dhe nuk keni frikë të përfshiheni. Intuita juaj ju udhëheq vazhdimisht në vendimet më të rëndësishme dhe shpesh ju çon drejt sukseseve të mëdha në karrierë. Fati duket se është në anën tuaj.

    BRICJAPI

    Duket se fati juaj po përshtatet në një mënyrë të jashtëzakonshme. Energjia në këtë periudhë po rritet dhe fati po ju buzëqesh. Megjithatë, përpiquni të ruani ekuilibrin e brendshëm duke shijuar këtë fazë pozitive.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 27 qershor 2023), duket se keni një personalitet eklektik dhe të adaptueshëm, të aftë për të përballuar çdo situatë me një qëndrim pozitiv. Pasuria juaj duket se është në rritje, duke sjellë mundësi të mira në jetën tuaj.

    PESHQIT

    Personaliteti juaj është një përzierje magjepsëse e kreativitetit dhe ndjeshmërisë. Jeni në gjendje të përshtateni lehtësisht me situatat, por përpiquni të balanconi emocionalitetin tuaj për të shmangur momentet e paqëndrueshmërisë. Në dashuri, ndiqni instinktet tuaja dhe lëreni intuitën tuaj t’ju udhëheqë drejt një lidhjeje të thellë me partnerin.

  • Nga kush u ndihmua vajza për realizimin e video skandalit? Gazetari i njohur plas deklaratën ‘bombë’ : Alma ka bërë kurs për dedektive, njihet edhe si…

    Nga kush u ndihmua vajza për realizimin e video skandalit? Gazetari i njohur plas deklaratën ‘bombë’ : Alma ka bërë kurs për dedektive, njihet edhe si…

    Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka treguar disa detaje nga pistat e hetimit të ngritura rreth Alma Kaçit, gruas që filmoi veten dhe ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e këtij të fundit.

    Ferhati tha se Kaçi njihet si gazetare në Durrës e cila ka pasur disa eksperienca në disa media lokale dhe se më herët ajo ka bërë edhe një kurs për dedektive private.

    Gazetari tha se ajo e ka pranuar vetë se filmimi është bërë prej saj me arsyen se kryebashkiaku e kishte ngacmuar më herët kur kishin qenë vetëm, ndaj në këtë takim ajo kishte vendosur ta filmonte, pavarësisht se ka pranuar se nuk ka qenë e detyruara për të kryer marrëdhënie me Gjicin.

    “Është folur edhe për gazetari investigative. Alma Kaçi ka bërë një kurs për dedektive private të cilin nuk e ka përfunduar. Ka bërë një kurs në një shoqatë që merret me këtë proces prej një muaj e gjysmë, nuk e ka përfunduar kursin por për një muaj e gjysmë ka marrë disa njohuri fillestare për këtë profesion privat që ka filluar të njihet e të funksionojë në Shqipëri. Ajo njihet në qytetin e Durrësit si një gazetare lokale apo korresondente, që ka pasur disa eksperienca të caktuara në disa media lokale”,-tha Eni Ferhati.

  • Rrezikon deri në 7 vite heqje lirie, zbulohet se në cilin burg zhvendoset Safet Gjici

    Rrezikon deri në 7 vite heqje lirie, zbulohet se në cilin burg zhvendoset Safet Gjici

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të akomodohet në paraburgimin e Durrësit.

    Ai doli këtë të hënë në gjykatë për të dëshmuar rreth videoskandalit që u shfaq për të.

    GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike.

    Safet Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

    Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit vuan dënimin edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti Alqio Bllako.

  • “Motori ecën vetë …”, shihni çfarë bën ky 40-vjeçar me mjetin e tij në autostradë (Video)

    “Motori ecën vetë …”, shihni çfarë bën ky 40-vjeçar me mjetin e tij në autostradë (Video)

    Një 40 vjeçar nga Tirana është ndëshkuar me gjobë prej 20,000 lekësh nga policia, pasi kreu një manovër të rrezikshme me motomjetin e tij në autostradë, duke vënë në rrezik veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

    Videon e regjistruar, më pas e postoi në rrjetet sociale.

    Autori regjistrohet teksa heq duart nga timoni, dhe hipën mbi motor, duke e lënë atë që të ecë vetë.

    “Si rezultat i veprimeve të menjëhershme procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues motomjeti, duke kryer një manovër të rrezikshme për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, në aksin rrugor “Fushë Milot – Thumanë”, u bë identifikimi i shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndëshkimi i tij me masë administrative 20 000 lekë të rinj, për shkelje të pikave 2 dhe 3, të nenit 139 të Kodit Rrugor” – njofton Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

    Policia falënderon qytetarët për denoncimet dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112″ – thotë komunikata.

  • Aksidentet në vend nuk kanë të ndalur/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, raportohet për të plagosur rëndë

    Aksidentet në vend nuk kanë të ndalur/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, raportohet për të plagosur rëndë

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Radhimë-Orikum.

    Bëhet me dije se dy makina janë përplasur kokë më kokë, ndërsa dy shoferet raportohet se janë plagosur rëndë.

    Sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca, për t’i ardhur në ndihmë, dy të plagosurave.

    Sakaq policia gjithashtu po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Aksident i trefishtë, raporohet për disa të plagosur

    Aksident i trefishtë, raporohet për disa të plagosur

    Raportohet për një aksident të ndodhur pak minuta më parë, ku janë përplasur tre automjete në superstradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i Gojcave.

    Bëhet me dije se disa persona janë plagosur dhe se janë dërguar në spitalin e Lezhës.

    Aktualisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

    Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi, ndërsa mjetet kanë përdorur si rrugë alternative, segmentin dytësor të rrugës Kallmet.

  • Avokatja e Alma Kaçit: ‘Ka një vajzë 12 vjeç. Nënën e ka sëmurë, është e vetmja që sjell para’

    Avokatja e Alma Kaçit: ‘Ka një vajzë 12 vjeç. Nënën e ka sëmurë, është e vetmja që sjell para’

    Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klienten e saj.

    Për gazetarët ajo është shprehur se GJKKO duhet të caktojë masën e detyrimit të paraqitjes, duke qenë se bëhet fjalë për një prind fëmijë e cila kujdeset edhe për nënën e saj të sëmurë.

    Ajo shtoi se vajza është e vetmja në famijen e saj që sjell të ardhura.

    Alma u arrestua në lidhje me video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, ku ajo shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me të, e po ashtu duke folur për një tender për qëentë e rrugës. Kujtojmë se GJKKO ka vendosur për masën e sigurisë arrest shtëpie.

    “T’i jepet një detyrim paraqitje duke qenë se është prind i një fëmijëve 12-vjeçar. Dhe ka një nënë të sëmurë në shtëpi.Është e vetmja që sjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk e pranoi. Do vazhdojmë kërkesën tonë. Jemi akoma në fazën e hetimeve”, deklaroi ajo.

  • “69” në kapele, mesazh subliminal nga Alma teksa futej në GJKKO? (Video)

    “69” në kapele, mesazh subliminal nga Alma teksa futej në GJKKO? (Video)

    Alma.K, gruaja që fundosi Safet Gjicin me videon erotike në zyrën e bashkisë Kukës, doli sot para Gjykatës, ku iu komunikua masa “arrest shtëpie”. Alma.K akuzohet për korrupsion aktiv.

    Kujtojmë se 40-vjeçarja u shfaq në videon e seks skandalit duke kryer marrëdhënie me Gjicin.

    Pas aktit seksual ajo ka kërkuar nga Gjici që të bashkëpunonte me bashkinë në lidhje me një tender për qentë.

    Sot Alma është paraqitur GJKKO me kapele në kokë, syze dielli dhe një çantë që e mbante për të mbuluar fytyrën.

    Por ajo që nuk ka shpëtuar nga syri i mprehtë i publikut është një detaj në kapelën e Almës, numri “69”.

    Mos vallë pas numrit “69” fshihet ndonjë mesazh subliminal nga Alma, apo është thjesht një rastësi?

    Kujtojmë se Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

    Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me kryebashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë./albeu.com/

  • Kthesa e fortë e motit për këtë javë, ja çfarë na pret në fund të Qershorit dhe fillim të Korrikut

    Kthesa e fortë e motit për këtë javë, ja çfarë na pret në fund të Qershorit dhe fillim të Korrikut

    Fundi i këtij Qershori do të na sjellë mot të ndryshueshëm dhe reshjet atmosferike të herëpashershme nuk do të mungojnë. Pas reshjeve me pasoja katastrofike në zonën e Pejës, tani pason përmirësimi i motit, por ky përmirësim do të jetë i përkohshëm.

    Fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot më të qetë dhe me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje nuk do të ketë, ose mund të ketë reshje kryesisht të dobëta në disa vise. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, paksa më të theksuara në viset mesdhetare.

    E Marta sjellë mot edhe më stabil dhe me intervale më të gjata kohore me diell, ndërsa temperaturat rriten, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.

    E Mërkura e cila është ditë feste sjellë mot me diell dhe të nxehtë paradite, por pasdite do të ketë ndryshim të motit. Ndryshimi i motit do të shkaktohet nga një front i ftohtë që vjen nga veriu dhe veriperëndimi i KONTINENTIT.

    Pas një paraditeje të nxehtë, nga mesdita ose pasdite në Kosovë parashihen zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive.

    Fronti do të përfshijë së pari Kosovën dhe veriun e Malit të Zi, pastaj edhe Luginën, Maqedoninë e Veriut dhe veriun e Shqipërisë, ndërsa të enjten do të përfshijë Shqipërinë, me reshje lokale shiu e rrebeshe lokale dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Nga e premta përmirësim i motit. Edhe ky përmirësim do të jetë i përkohshëm, ngase të dielën do të kemi frontin e ri me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Në aspektin termik në Kosovë gjatë kësaj jave temperatura maksimale do të shkojë deri 32 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri edhe më ngrohtë sidomos në zonat mesdhetare të Shqipërisë. Fronti i Bajramit do të ulë temperaturat të mërkurën mbrëma dhe paksa edhe të enjten, ndërsa të premten temperaturat shënojnë rritje sërish. E shtuna parashihet të jetë ditë mjaft e nxehtë, ndërsa të dielën ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Ishte ky parashikimi javor i motit për ditët e fundit të muajit Qershor dhe fillimin e muajit Korrik. Për shkak të dinamikes së atmosferës ndryshime të vogla në parashikim mund të ketë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme.