Author: editor

  • U zhduk në nëndetësen që po eksploronte Titanikun/ E shkuara e “errët” që lidh turisten me mbytjen e anijes legjendare

    U zhduk në nëndetësen që po eksploronte Titanikun/ E shkuara e “errët” që lidh turisten me mbytjen e anijes legjendare

    Teksa tashmë kanë kaluar thuajse 5 ditë nga zhdukja e anijes “Titan”, grupet e shpëtimit nuk kanë asnjë kontakt me turistët që u nisën drejt thellësive të oqeanit për të eksploruar rënojat e Titanikut.

    Teksa shpresat sa vinë e ulen, detaje të reja dalin në pah për turistët e humbur. Mediat e huaja raportojnë se bashkëshortja e shefit ekzekutiv të nëndetëses, Stockton Rush, është pasaardhëse e një çifti, që humbi jertën në bordin e anijes legjendare më 1912.

    Wendy Rush është stërmbesa e Isidor dhe Ida Straus, të cilët vdiqën në katastrofën historike. Çifti Straus u përjetësuan gjithashtu në filmin “Titanic” të James Cameron të vitit 1997 , ku shfaqen në një skenë ikonike, të përqafuar në shtratin e tyre ndërsa uji vërshonte në anije.

    Wendy Rush, e lindur Wendy Hollings Weil, u martua me inxhinierin dhe sipërmarrësin Stockton Rush në 1986. Ajo rrjedh nga vajza e Isidor dhe Ida Straus, Minnie, e cila u martua me Dr Richard Weil në 1905.

    Djali i tyre, Richard Weil Jr., më vonë shërbeu si president i Macy’s New York dhe djali i tij, Dr. Richard Weil III, është babai i Wendy Rush, raportoi The New York Times.

    Isidor dhe Ida ishin dy nga njerëzit më të pasur në bordin e Titanikut, kur anija u mbyt në fund të oqeanit gjatë udhëtimit të tij të parë – nga Southampton, Angli në qytetin e Nju Jorkut – pasi goditi një ajsberg.

  • Përmbyset automjeti në Durrës, dalin detajet e para

    Përmbyset automjeti në Durrës, dalin detajet e para

    Një automjet është përmbysur te rrethrrotullimi i Golemit, në hyrje të rrugës dytësore.

    Sipas informacionet paraprake, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

    Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin.

  • “Ndahuni ose do bëj gjullurdi”, motra ndërpret fejesën e çiftit

    “Ndahuni ose do bëj gjullurdi”, motra ndërpret fejesën e çiftit

    Gjatë komunikimit me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata solli një rast të vështirë familjar nga Durrësi. Ndarja e një çifti të sapo fejuar ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së motrës së nuses. Kohë më parë ajo kishte patur një martesë me kushëririn e të fejuarit të së motrës dhe kundërshtoi vazhdimin e lidhjes së re.

    Dhurata: Shkak bëhet motra e nuses.

    Aldo: Pse?

    Dhurata: Për arsye sepse… këta sa janë fejuar dhe motra e nuses ka pasur dikur, e ka pasur dikur se kanë qenë të martuar me çunin e xhajës së tij dhe kjo është arsyeja që ajo ka këmbëngulur që këta të dy të ndahen, pasi kjo nuk ka qenë në dijeni, e kanë bërë fejesën kështu shpejt e shpejt domethënë, por nuk e ka zbuluar motra që këta kanë qenë të lidhur bashkë, mesa duket e ka ditur arsyen që motra nuk do ta pranonte dhe ka thënë “hajde do fejohemi, çfarë do bëjë, do ta pranojë”. Është zbuluar kjo dhe tashmë do shkëputen.

    Aldo: Jo!

    Dhurata: Çfarë ka ndodhur do thuash ti? Duke qenë se motra jetonte jashtë dhe ka ardhur menjëherë këtu, ka këmbëngulur sepse do bënte sherr të madh pastaj që “nëse nuk do ndaheni do bëj gjullurdi të madhe”. Duke qenë se ka motrën dhe nuk do të shkëpusë marrëdhënien si dy motra, kanë vendosur që të shkëputen.

    Aldo: Iku dhe kjo.

    Dhurata: Por prindërit kanë qenë kundra kësaj sepse kanë thënë që “ke pasur ç’ke pasur ti me kushëririn, ç’lidhje ka kjo gjë?” Pra më të emancipuar kanë qenë vetë prindërit se sa vetë motra./tvklan.al

  • Aksident në punë, humb jetën 56-vjeçari shqiptar

    Aksident në punë, humb jetën 56-vjeçari shqiptar

    Një aksident në punë ka ndodhur në Greqi, me pasojë vdekjen e një 56-vjeçarit shqiptar.

    Ngjarja ka ndodhur sot në zonën Faliro të Kavallës 56-vjeçar Kristo Çepa ka mbetur i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator i vogël – gjatë nxjerrjes së tij është lënduar edhe një zjarrfikës. Burimet paraprake bëjnë të ditur se gjatë punës është rrënuar një mur.

    Viktima menjëherë është derguar në spitalin e qytetit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij.

    Për nxjerrjen e tij është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa siç u bë e ditur gjatë operacionit ka mbetur i plagosur në dorë një zjarrfikës.

  • Gruaja e paralizuar mbërrin në spital me këmbën e thyer, 55-vjeçarja u hodh nga shkallët nga bashkëshorti disa ditë më parë, por…

    Gruaja e paralizuar mbërrin në spital me këmbën e thyer, 55-vjeçarja u hodh nga shkallët nga bashkëshorti disa ditë më parë, por…

    Një 55-vjeçare ka shkuar me këmbë të thyer mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës.

    Mësohet se gruaja, e cila është e paralizuar, ishte hedhur nga shkallët e nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë.

    Pasi gruaja ka mbërritur në spital uniformat e bardha kanë njoftuar policinë.

    Pas marrjes së dëshmisë së 55-vjeçares, efektivët kanë shoqëruar në polici bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes edhe herë të tjera.

    E dhunuara raportohet se nuk është në gjendje të rëndë.

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

    Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

    Një 25-vjeçar shqiptar u përfshi në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Breshia teksa udhëtonte me një motor Honda.

    Sipas medieve italiane, shqiptari u përplas me një Volkswagen Passat dhe plagët që mori ishin shumë të rënda. Mëngjesin e sotëm, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Civil të Breshias.

    Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:00 në Leno, përgjatë rrugës provinciale 668.

    Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari me motor e ka goditur nga pas makinën dhe nga përplasja e fortë ka përfunduar disa metra në ajër, para se të binte në tokë.

    Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Albeu.com/

  • “O Gjokutaj mos më bërtit kot”, Fevziu shpërthen me tone të ashpra

    “O Gjokutaj mos më bërtit kot”, Fevziu shpërthen me tone të ashpra

    Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” u fol në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. Në studio pati një debat të ashpër mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesit ligjor të muxhahedinëve, Genc Gjokutaj.

    Blendi Fevziu: Gjokutaj gjëja e parë që firmos çdo emigrant… O Gjokutaj se tani mos më bëj për një gjë që e di shumë mirë.

    Genc Gjokutaj: Jo, jo, jo Fevzi.

    Blendi Fevziu: Gjokutaj, nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të ushtrojnë aktivitet politik në territorin e atij vendi.

    Genc Gjokutaj: Nuk ekziston…

    Blendi Fevziu: Strehimi politik jepet me një deklaratë në të cilën do të firmoset se nuk do të ushtrosh aktivitet politik në territorin e atij vendi.

    Genc Gjokutaj: Kush është aktiviteti politik, ke në dorë një fakt?

    Blendi Fevziu: Këtë pra po hetojnë.

    Genc Gjokutaj: Ore Fevzi a nuk e kupton këtë që Edi Rama…

    Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua Edi Rama. Edi Rama, Edi Rama. Ne flasim për amerikanët këtu, ti thua Edi Rama. O Gjokutaj mos më bërtit kot tani, por kam pyetje, s’po merrem me Ramën fare.

    Genc Gjokutaj: Për çfarë më ke ftuar mua, për çfarë më ke ftuar mua?

    Blendi Fevziu: Ore Gjokutaj mund të më dëgjosh mua mos flasësh kot. Një pyetje kam. Sali Berisha kryeministër i shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët…. A mund të më dëgjosh tani apo jo?

    Genc Gjokutaj: Fevzi fol mirë me mua se nuk jam i ftuari jot i përhershëm.

    Blendi Fevziu: A mund të më dëgjosh o zotëri?

    Genc Gjokutaj: Po.

    Blendi Fevziu: Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët se kishin hall të luftonin Iranin, apo i morën se ia kërkoi SHBA-ja?

    Genc Gjokutaj: Se ia kërkoi SHBA-ja.

    Blendi Fevziu: Kaq është, pra. Dhe sot SHBA po thotë këtë gjë. Nuk i morën këtu për të luftuar regjimin e Teheranit./tvklan.al

  • Burri vret gruan dhe më pas veten, familjarët kërkojnë ndihmë për fëmijët e çiftit, djali i madh duhet të kujdeset për vëllain autik

    Burri vret gruan dhe më pas veten, familjarët kërkojnë ndihmë për fëmijët e çiftit, djali i madh duhet të kujdeset për vëllain autik

    Burri vret gruan dhe më pas veten, familjarët kërkojnë ndihmë për fëmijët e çiftit, djali i madh duhet të kujdeset për vëllain autik

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në një familje shqiptareb në SHBA, ku burri k vrarë gruan e më pas veten, duke lënë pas dy fëmijë jetimë.

    Mediat amerikane raportuan se 49-vjeçari Arben Gllafce ka vrarë gruan e tij 48-vjeçare Arjana gllafce dhe më pas veten, duke lënë pas dy fëmijë një 24-vjeçar dhe një fëmijë të mitur që vuan nga autizmi.

    Trupat e dy shqiptarëve u gjetën nga një banor i zonës Huntertown.

    Familjarët e çiftit Gllafce kërkojnë ndihmë për fëmijët e mbetur jetim. Ata kanë hapur një llogari në ‘gofound me’, për t’i ndihmuar, pasi djali 24-vjeçar do duhet të kujdeset për vëllain e tij të mitur autik.

  • Bebe Rexha u godit nga fansi, reagon i dashuri i këngëtares

    Bebe Rexha u godit nga fansi, reagon i dashuri i këngëtares

    Bebe Rexha dhe goditja qe mori në fytyrë kanë qenë tema kryesore ditët e fundit.

    E lidhur me rastin në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, kineasti ndërkombëtar Keyan Safyari.

    Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

    “Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimi ne fotografisë në Instagram.

    Kujtojmë që në koncertin e së dielës në New York ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë./5pyetjet.al

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    DASHI

    Mundësia për të përfunduar me sukses kontrata të favorshme pune sot është e madhe, sidomos në qoftë se ndiqni intuitën tuaj dhe sugjerimet që ju jep Hëna gjatë mëngjesit. Në sektorin profesional do të jeni më të disponueshëm e të kujdesshëm se zakonisht ndaj partnerit dhe personave që keni për zemër.

    DEMI

    Sot do të ndiheni mjaft nervozë si shkak i Diellit, Hënës dhe Marsit në kundërshtim. Edhe marrëdhëniet sentimentale mund të pësojnë një krizë, si shkak i këtyre ndikimeve negative. Gjithsesi mos e humbisni qetësinë, sepse problemet dhe tensioni do të zhduken si një flluskë sapuni në pak ditë. Në qoftë se e shikoni veten në vështirësi, kërkojuni ndihmë miqve ose familjarëve.

    BINJAKËT

    Bëni projekte të mëdha, sepse ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm për mundësitë e mira që do ju paraqiten, por edhe për qartësinë në mendime dhe mënyrën e shkëlqyer organizative në punë. Në sferën sentimentale do të diskutoni mbi disa gjëra, por më pas tërheqja fizike do t’i vërë në vend këto konflikte.

    GAFORRJA

    Jeta profesionale sa vjen e vështirësohet, kështu juve do ju duhet të punoni shumë për të përfunduar me sukses detyrat e ngarkuara. Lajme të mira vijnë edhe në sektorin sentimental, ku mbrëmja do ju ofrojë momente romantike, të cilat do t’i shijoni nën shoqërinë e njeriut të zemrës.

    LUANI

    Diçka do ju pengojë të përfundoni me sukses një biznes të favorshëm, gjithsesi fati është në anën tuaj. Mundohuni ta konsideroni gjithçka me objektivitet. Me Afërditën në anën tuaj, sektori i dashurisë do ju dhurojë momente të këndshme. Kushtojini më shumë kohë familjes dhe administroni më mirë të ardhurat tuaja.

    VIRGJËRESHA

    Hëna në kundërshtim nuk ju lejon ta filloni mirë ditën e sotme: tregoni kujdes në gjërat që thoni dhe në sjelljen tuaj. Nuk do të mungojnë tensione e pakënaqësi në shtëpi, edhe pse paqja do të kthehet së shpejti. Tensionet në çift mund të shpërthejnë si shkak i sjelljes së pazakontë që po mbani karshi partnerit.

    PESHORJA

    Përpikmëria dhe saktësia duhet të jenë rregulli që duhet të ndiqni në qoftë se nuk dëshironi të humbisni mundësitë që keni për të arritur rezultate të kënaqshme. Duke filluar që sot, Saturni kalon në shenjën tuaj, duke ju detyruar t’i jepni një kuptim më autentik dhe të thellë jetës. Siguria në vetvete do t’ju ndihmojë për të zgjidhur shumë situata konfuze.

    AKREPI

    Konfigurimet e favorshme në qiellin tuaj do t’ju ndihmojnë të kaloni çdo vështirësi që do të hasni në rrugën tuaj drejt suksesit. Duhet të tregoheni të shpejtë në propozimin e një projekti pune, sepse edhe për pak kohë, Hëna do të jetë në favor me shenjën tuaj. Kush është i dashuruar mund të kalojë një mbrëmje romantike në intimitet total me partnerin.

    SHIGJETARI

    Disa tensione në sektorin profesional do të shuhen falë sjelljes suaj paqësore. Brenda mureve të shtëpisë as ju dhe as familjarët tuaj nuk do të jenë në humorin e duhur, kjo ndoshta vjen si shkak i Hënës në kundërshtim. Për fat, në dashuri, me Afërditën në favor do të pushtoni zemrën e një personi që ju intereson.

    BRICJAPI

    Keni shumë raste për të shfaqur aftësitë tuaja profesionale, do të shikoni se si do të realizohen idetë tuaja më të guximshme dhe do të propozoni me energji inovacione. Po dashuria? Jeta në çift gjatë këtyre ditëve është një parajsë e vërtetë, sidomos në qoftë se keni lindur në janar. Në mbrëmje, Saturni kalon në shenjën tuaj: mund të bëni programe për të ardhmen ose të merrni vendime të rëndësishme.

    UJORI

    Përfitimi i një shume të papritur do t’ju vlejë për të bërë një udhëtim në fundjavë, përveç kësaj, borxhe të vogla mund të mbulohen me lehtësi. Për sa i përket dashurisë, qielli juaj do të tregohet i mirë karshi jush: komunikim, mirëkuptim e tërheqje fizike do të jenë pikat tuaja më të forta në marrëdhënien sentimentale.

    PESHQIT

    Një situatë yjore e shkëlqyer do t’ju lejojë të sistemoni një çështje personale ose profesionale, të lënë pezull prej kohësh. Le të flasim për dashurinë: nga një takim i rastësishëm mund të lindë një miqësi e këndshme, e cila më vonë do të kthehet në dashuri. Ju presin çaste të bukura me miqtë tuaj dhe raste për t’u argëtuar, të cilave nuk mund t’i thoni jo.