Author: editor

  • Tragjedi në një familje shqiptare në SHBA: Burri vret gruan dhe më pas veten

    Tragjedi në një familje shqiptare në SHBA: Burri vret gruan dhe më pas veten

    Dy trupa të pajetë u gjetën të dielën në një shtëpinë në Fort Wayne, Huntertown të SHBA. Bëhej fjalë për një çift shqiptar bashkëshortësh, Arben Gllafce, 49 vjeç dhe Arjana Gllafce 48-vjeçe. Ata ishin qëlluar me armë zjarri dhe u gjetën të dy të vdekur në momentin kur mbërriti policia.

    Këtë të enjte, autoritetet amerikane kanë zbardhur krimin e rëndë. Kështu, sipas asaj që raportojnë mediat atje, ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se Arjana u vra nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra.

    Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht nuk dihen ende.

    Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Djali i vogël mësohet se vuan nga autizmi. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për ta. /tvklan.al

  • I FUNDIT/ U përplas nga makina, ndërron jetë 22-vjeçarja në Durrës

    I FUNDIT/ U përplas nga makina, ndërron jetë 22-vjeçarja në Durrës

    Një 22-vjeçare në Durrës ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.17/1, Durrës ku shtetasi Indrit Uka, 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen Erisa Aliaj, 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës.

    Për shkak të dëmtimeve të marra, 22-vjeçarja ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

    Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Indrit Uka, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Nëna tetë muajshe shtatzënë qëllohet për vdekje nga djali i saj 2-vjeçar

    Nëna tetë muajshe shtatzënë qëllohet për vdekje nga djali i saj 2-vjeçar

    Një 2-vjeçar, i cili dyshohet se gjeti armën e babait të tij në një sirtar, aksidentalisht qëlloi për vdekje nënën e tij 8 muajshe shtatzënë në shtëpinë e familjes në Ohio javën e kaluar, tha policia.

    Nëna e plagosur rëndë, e cila ishte 33-javore shtatzënë, u gjet me djalin e saj të vogël në një dhomë gjumi në katin e sipërm, pasi oficerëve iu desh të rrëzonin derën e përparme të shtëpisë në Norwalk.

    Ajo u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Fisher-Titus ku mjeku bëri një operacion cezarian urgjent, por fëmija i palindur nuk mbijetoi, tha të martën shefi i policisë.

    Policia tha se arma e zjarrit, e cila i përket bashkëshortit të Ilgut, Alek Ilg, zakonisht mbahej në një komodinë pranë shtratit të çiftit.

    Burri i saj, i cili ishte në punë në kohën e të shtënave, postoi një homazhe në Facebook për gruan dhe djalin e tij të vrarë në vazhdën e kalvarit.

  • E zuri korrenti duke korrur grurin, ky është 35-vjeçari që humbi jetën në Vlorë

    E zuri korrenti duke korrur grurin, ky është 35-vjeçari që humbi jetën në Vlorë

    Arbër Ferati është 35-vjeçari që humbi jetën pak ditë më parë në Vlorë pasi autokombajna me të cilën po punonte kapi kabllon e energjisë elektrike dhe e zuri korrenti.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tragjas të Vlorës, teksa ai po shkonte të korrte grurin në fusha.

    Mjekët thonë se 35-vjeçari ka humbur jetën në vend pasi ka rënë në kontakt me tensionin e lartë. Por pavarësisht kësaj, 35-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së tij.

    Por kur ambulanca ka mbërritur në spital, asaj i është bllokuar dera dhe të afërmit e të riut kanë tentuar ta hapin me forcë. Një vonesë e tillë për nxjerrjen e tij nga ambulanca ka shkaktuar irritim te të afërmit e 35-vjeçarit që janë përplasur me mjekët dhe policinë.

    Ata prentendojnë se Feratit nuk i është dhënë ndihma e parë në kohë.

  • Gruaja që futi në kurth Gjicin: Më kanë braktisur të gjithë, kam hallin e djalit…

    Gruaja që futi në kurth Gjicin: Më kanë braktisur të gjithë, kam hallin e djalit…

    Gruaja e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici u shpreh se ndihej e traumatizuar.

    Nga ana tjetër, ajo tha se shqetësim të madh kishte djalin e saj 12 vjeç, i cili bullizohej nga njerëzit e tjerë dhe ai është një fëmijë që nuk di asgjë dhe nuk kupton, thjesht dhe vetëm vuan pasojat e atij video-skandali.

    “Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti.

    Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore.

    Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar”, tha ajo për CNA.

  • I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, ditën e nesërme priten temperatura përvëluese

    I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, ditën e nesërme priten temperatura përvëluese

    Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.

    Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

    Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.

    Temperaturat parashikohen

    në zonat malore 17 deri 32°C

    në zonat e ulëta 18 deri 36°C

    në zonat bregdetare 20 deri 33°C

  • Nuk ju lënë rehat mushkonjat? Disa sekrete si të shpëtoni prej tyre

    Nuk ju lënë rehat mushkonjat? Disa sekrete si të shpëtoni prej tyre

    Jemi në javët e para të verës, ku mushkonjat sapo kanë nisur të shfaqen netëve të nxehta dhe ditëve ku vetëm rriten temperaturat.

    Të gjithë mundohen të gjejnë një mënyrë për t’i zhdukur ato e të shpëtojën prej tyre, por në fakt është paska e vështirë kjo gjë.

    Më poshtë ju listojmë disa mënyra mjaft të thjeshta që do ju mbrojnë nga mushkonjat, pa pasur nevojën e kimikateve që keni blerë deri më tani supermarket, mjafton që t’i mbani në oborr dhe mushkonjat do të largohen.

    Spërkatës me aromë levande

    Qirinjtë

    Ujë me sapun

    Uthull molle

    Hudhra

  • Muxhahedinët nën hetim/ Zbardhen ARSYET e vdekjes së viktimës në kamp

    Muxhahedinët nën hetim/ Zbardhen ARSYET e vdekjes së viktimës në kamp

    Një ditë pas mësymjes në Kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit policia ka proceduar 6 muxhahedinë të moshave nga 61 deri në 73 vjeç për 4 vepra penale, konkretisht: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

    Ndërkohë, po verifikohen pamjet filmike të kryera nga policia për të identifikuar persona të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme ndaj policisë. Paralelisht autoritetet vijojnë hetimet për t’u shprehur zyrtarisht mbi shkaqet e vdekjes së një të moshuari Brenda kampit Ashraf, për të cilin policia u shpreh se nuk ka pasur lidhje me ndërhyrjen e policisë.

    Top Channel mëson se personi që ndërroi jetë Brenda kampit Ashraf 3 më herët ka qenë i shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Trupi i pajetë mbrëmjen e djeshme u transportua në morgun e kryeqytetit ku iu nënshtrua autopsisë dhe analizave mjeko-ligjore.

    Nga të dhënat paraprake mjekët kanë konstatuar se trupi i pajetë nuk ka dëmtime dhe vdekja mund të ketë ardhur nga arresti kardiak.

    Përgjigjja përfundimtare pritet të dajë javë më vonë kur të dalin përgjigjet e analizave mjekoligjore.

    Nga ana tjetër, Agjencia e Mbikqyrjes policore ka çelur një hetim për të verifikuar veprimet e policisë nëse kanë qenë konform ligjit duke respektuar etikën dhe të drejtat e qytetarëve iranianë gjatë ndërhyrjes. Nga kundërshtimi i forcave të policisë të cilat po zbatonin një vendim gjykate morën lëndime 15 punonjës policie si dhe u dëmtuan disa automjete.

  • Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane sërish në “pikiatë”

    Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane sërish në “pikiatë”

    Revanshi i Euros dhe valutave të tjera në kursin e këmbimit me Lekun nuk ka zgjatur më shumë se një javë.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 106.78 lekë. Euro ka humbur 1.41 lekë që nga fillimi kësaj jave dhe ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 13 qershor. Rënia me ritme të shpejta e Euros ka zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore.

    Dollari Amerikan u këmbye me 97.75 lekë, duke shënuar kështu një rekord të ri në rënie për 12 vitet e fundit.

    Paundi britanik u këmbye me 124.21 lekë, në rënie me rreth 1.4 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar dhe duke qëndruar pranë vlera më të ulëta historike, që u shënuan në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor.

    Edhe Franga Zvicerane humbi terren dhe u këmbye me 108.95 lekë, duke u rikthyer pranë niveleve më të ulëta të katër viteve të fundit.

    Burime nga tregu bëjnë të ditur se rënia e Euros u frenua nga një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë. Pas datës 9 qershor, kur Euro preku minimumin historik prej 105.62 lekësh, Banka e Shqipërisë ndërhyri me blerje direkte të Euros në tregun valutor, me qëllim për të frenuar rënien e shpejtë të kursit të monedhës europiane. Por, efekti i kësaj ndërhyrje nuk ka zgjatur më shumë se një javë dhe kursi i Euros i është kthyer sërish rënies. Ky mund të jetë një tregues se ndoshta ekuilibrat normalë të kursit Euro/Lek tashmë janë zhvendosur në rënie dhe ndërhyrjet afatshkurtra të Bankës së Shqipërisë nuk kanë ndonjë dobi të madhe.

    Këtë vit, Leku po shfaq një tendencë të fortë mbiçmuese në kursin e këmbimit me Euron, tendencë që po reflektohet edhe në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Me bazë vjetore, monedha europiane ka humbur rreth 12%. Sipas agjentëve, kjo rënie shpjegohet me ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Burimet e kësaj oferte të lartë është e vështirë të identifikohen plotësisht, por në pamje të parë përmirësimi i Bilancit të Pagesave dhe rritja e prurjeve nga turizmi duket se e mbështesin tendencën mbiçmuese të lekut. Hyrja e sezonit turistik i ka forcuar edhe më shumë tendencat mbiçmuese të monedhës vendase.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e deficitit të llogarisë korrente në tremujorin e parë të vitit zbriti në 135 milionë euro, 72% më pak krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe 46% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ishte njëkohësisht vlera më e ulët e shënuar ndonjëherë për tremujorin e parë të vitit, të paktën për periudhën prej vitit 2008 e në vazhdim, të mbuluar nga statistikat e Bankës së Shqipërisë.

    Përveç përmirësimit të ndjeshëm të bilancit të llogarisë korrente, një kontribut në rritje për tremujorin e parë erdhi nga llogaria financiare dhe sidomos nga investimet e huaja direkte. Fluksi prej 308 milionë eurosh i investimeve të huaja direkte ishte gati 2.3 herë më i lartë se deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e parë.

    Nga ana tjetër, në të njëjtin kah duket se po ndikon edhe rënia e ofertës së Lekut, nga politika monetare me tipare shtrënguese që po ndjek Banka e Shqipërisë, por edhe qeveria shqiptare. Edhe për muajin prill, agregati monetar M2 shënoi ritme shumë të ulëta të rritjes vjetore, me vetëm 2.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, suficiti buxhetor në muajin prill arriti nivelin e 34.6 miliardë lekëve, në rritje me 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Rënia e ndjeshme e Euros po favorizon subjektet importuese të mallrave dhe shërbimeve dhe besohet se do të japë një efekt në uljen e inflacionit, ndoshta në tremujorin e fundit të vitit. Gjithashtu, kjo rënia favorizon edhe huamarrësit në valutë të huaj, me të ardhura në monedhën vendase. Por, nga ana tjetër, zhvlerësimi i Euros po godet rëndë sektorët eksportues të ekonomisë dhe familjet me të ardhura në valutë, kryesisht përfituesit e remitancave./Monitor

  • Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë teksa performonte

    Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë teksa performonte

    Sulmet ndaj këngëtareve me origjinë shqiptare teksa performojnë në skenë si duket nuk kanë të ndalur.

    Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare është sulmuar gjatë performancës së saj.

    Kësaj radhe, bëhet fjalë për yllin e popit, Ava Max, e cila u godit nga një mashkull në mes të skenës teksa ajo po këndonte në një koncert në Los Angelos.

    Autori u largua menjëherë nga skena pas ndërhyrjes së truprojave, ndërsa Ava Max nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithatë, pas koncertit, ajo reagoi në Twitter.

    “Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do pjesë e asnjë shfaqje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në Los Angelos”, shkroi Ava Max.

    Bebe Rexha ka marrë dëmtime në pjesën e jashtme të syrit, megjithatë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.