Author: editor

  • “Mban gjithë familjen me punën online” Rasti i rrallë i 11 vjeçares nga Durrësi

    “Mban gjithë familjen me punën online” Rasti i rrallë i 11 vjeçares nga Durrësi

    Kryeministri Edi Rama ndau me publikun historinë e një 11-vjeçareje e cila jeton në Shenavlash. Gjatë Kongresit të Arsimit, kreu i qeverisë tha se vajza e vogël mbante familjen me para. Ai tha se ky rast është një histori për të treguar se dhe fëmijët mund të punojnë pasi mësojnë në fushën e kodimit.

    ‘Për ne digjitalizimi i vendit, digjitalizimi i ndërveprimeve dhe në nivelin e sipërmarrjes, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si proces themelor i procesit të edukimit për të krijuar kushte për një punësim cilësor e me të ardhura shumë të larta është prioritet themelor në arsim. Sot kemi nisur me 100 laboratorët smart e duam që brenda mandatit këta laboratorë ti shtrijmë gjerësisht në Shqipëri, që t’u japim mundësi fëmijëve që nga klasa e parë të hyjnë në botën e teknologjisë,

    e sipas llogarive të bëra e sipas praktikave të studiuara, futja e fëmijëve që në klasë të parë dhe në mësimet e teknologjisë e marrja e këtij mësimi me kurrikulat përkatëse të standarteve më të mira ndërkombëtare si ato që janë futur sot në 100 shkollat e para bën që në fund të klasës së 9 sado e pabesueshme të duket, bën që fëmija të ketë aftësitë e nëj koduesi të mirëfilltë e pasja e aftësive të një koduesi të mirëfilltë do të thotë aftësi për t’u punësuar parelisht me vazhdimin e mësimit.

    Kam takuar nxënës shkollash të mesme që aktualisht punojnë në shtete të ndryshme duke vijuar të studiojnë në shkolllat e mesme në Shqipëri. Në Shenavlash banonte një nga vajzat që kam takuar e që prej moshës 11 vjec ajo mbante tërë shtëpinë. Si? Duke zotëruar njohuritë e kodimit e duke hyrë në tregun e madh online që ka të ardhura shumë më të larta se të ardhurat e zakonshme”, tha Rama.

  • Pse policia kontrolloi kampin muxhahedin në Manzë? Artan Hoxha del me deklaratën e fortë

    Pse policia kontrolloi kampin muxhahedin në Manzë? Artan Hoxha del me deklaratën e fortë

    Gazetari investigtiv Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja mbi aksionin e Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në kampin e Muxhahedinëve (MEK) të vendosur në Manzë të Durrësit.

    I ftuar në “Top Tolk”Hoxha tha se ndërhyrja e policisë Shqiptare në kampin e MEK ëhstë bërë pasi u është kërkuar nga ndërkombëtarët.

    Sipas tij nga ky kamp janë bërë sulme kibernetike ndaj shteteve aleate të NATO.

    “Sigurisht që ndërhyrja e sotme e policisë është kërkaur nga aelatët, pasi nuk mund të ndërhynte as me urdhër të SPAK e as me urdhër të Rrumbullakut. Nga aty brenda janë bërë sulme kibernetike ndaj vendeve aleate të NATO, duke cënuar sigurinë kombëtare të këtyre shteteve“, u shpreh Hoxha.

  • Artan Hoxha del me paralajmërimin ‘bombë’: Një kryetar bashkie në veri të vendit do tronditet nga një video seksuale

    Artan Hoxha del me paralajmërimin ‘bombë’: Një kryetar bashkie në veri të vendit do tronditet nga një video seksuale

    Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin Top Talk pasditen e sotme në Top Channel, ku foli për skandalin “Safet Gjici”.

    Pasi tregoi me detaje mbi atë çfarë ishte parë nga video e plotë e skandalit, Hoxha zbuloi se flitet për një tjetër video seksuale të një kryetari bashkie në veri të vendit.

    “Është thënë për një tjetër kryetar bashkie që do i dali skandal seksual në veri, por nuk dua të flas. Unë flas vetëm për videon që kam.

    Këtu kemi të bëjmë me një situatë ku 1 minutë pas seksit flitet për një projekt korruptiv. Kjo është gjë e rëndë,” tha Hoxha.

  • Përplasja në Manzë, Artan Hoxha tregon se çfarë i ndodhi kur tentoi të ngrinte një dron: MEK është një organizatë ushtarake

    Përplasja në Manzë, Artan Hoxha tregon se çfarë i ndodhi kur tentoi të ngrinte një dron: MEK është një organizatë ushtarake

    Policia e Shtetit zhvilloi një aksion të gjerë në kampin e Muxhahedinëve (MEK) të vendosur në Manzë, pas urdhrit të Gjykatës së Tiranës.

    Pas ndërhyrjes së policisë ka patur përplasje fizike me muxhahedinët, të cilët nuk kanë pranuar që të zbatohet urdhri i Gjykatës së Tiranës për kontroll në kap, pasi dyshohet se nga aty janë bërë sulme kibernetike ndaj shteteve aleate të NATO-s.

    Lidhur me këtë ndërhyrje gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” ka komentuar situatën, ndërsa ka theksuar se ndërhyrja e policisë në këtë kamp ka qenë shumë e vështirë, pasi aty brenda jetojnë njerëz të stërvitur ushtarakisht.

    Hoxha gjithashtu tha se aty brenda ka një nivel të lartë sigurie, ndërsa shtoi se në një moment ka tentuar të ngrejë një dron për të parë se çfarë ndodh aty, dhe nuk e ka arritur qëllimin.

    “Ndërhyrja e policisë aty brenda ka qenë shumë e vështirë, për shkak se aty ke njerëz të sprovuar dhe shumë të aftë ushtarakisht. Ata aty kanë një nivel shumë të lartë sigurie. Një herë tentova të ngre dronin aty brenda dhe nuk e arrita qëllimin, pasi ra. E kuptoni me çfarë niveli sigurie kemi të bëjmë”, u shpreh Hoxha.

    Mësohet se nga kontrollet në kamp janë gjetur edhe servera, nga të cilët dyshohet se janë kryer sulme kibernetike. Nuk ka ende të dhëna nëse sulmet kanë qenë brenda vendit apo kanë shënjestruar vende të tjera.

    Në një reagim të mëvonshëm Ministria e Brendshme tha se muxhahedinët kishin shkelur marrëveshjen pasi ata janë këtu vetëm për strehim dhe qëllime humanitare dhe jo për të kryer veprimtari të tjera. Pritet që në orët në vijim të jepet një informacion i detajuar nga Policia e Shtetit në lidhje me dyshimet e forcave të rendit dhe ecurinë e këtij operacioni.

  • Moti bën ndryshimin drastik, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

    Moti bën ndryshimin drastik, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

    Moti për ditën e nesërme, pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.

    Dita prite të jetë me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

    Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, sipas parashikimit nga SHMU.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 15 deri 30°C

    në zonat e ulëta 17 deri 35 °C

    në zonat bregdetare 20 deri 32°C

  • Zbardhen detajet e reja nga kampi i munaxhahedinëve/ Ja çfarë sekuestroi policia, dyshohet për sulme…

    Zbardhen detajet e reja nga kampi i munaxhahedinëve/ Ja çfarë sekuestroi policia, dyshohet për sulme…

    Detaje të reja dalin në lidhje me kontrollin e policisë sot në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, i cili u shoqërua me përplasje,pasi muxhahedinët refuzuan ndërhyrjen e forcave policore.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në kampin e Manzës në Durrës me urdhër të SPAK dhe GJKKO, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.

    Dyshohet se nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja. Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja.

    SPAK nisi hetimet dy muaj më parë për grup të strukturuar kriminal për sulm kibernetik me qëllime terroriste, pas të dhënave se anëtarë të kampit të muxhahedinëve kishin kryer sulme kibernetike nga baza e Manzës.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se me vendim gjykate dhe nën dyshimet se diçka e tillë është inicuar në Manëz, gjykata miratoi kërkesën për kontrolle. Deri më tani janë sekuestruat 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme. Sulmet kibernetike dyshohet se kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme, sipas burimeve, që tregojnë se ky detaj do të raportohet pasi të përfundojë akt ekspertiza shkencore.

  • Humbi jetën gjatë aksionit të policisë në kampin e MEK, trupi i viktimës transportohet në morgun e Tiranës, ja çfarë pritet

    Humbi jetën gjatë aksionit të policisë në kampin e MEK, trupi i viktimës transportohet në morgun e Tiranës, ja çfarë pritet

    Trupi i viktimës por transportohet nga kampi i MEK në drejtim të morgut të Tiranës.

    Gazetarja Klodiana Lala tha se pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes.

    Viktimë pas tensioneve gjatë aksionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, mbeti Ali Mostashari.

    Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala raportoi se në këtë aksion policia ka mundur të sekuestrojë disa laptop e të dhënë, ndërsa nuk janë bërë ende të qarta detaje.

  • (VIDEO) “Hajde thithe njëherë…”, Luizi i kthen përgjigjen epike fansit

    (VIDEO) “Hajde thithe njëherë…”, Luizi i kthen përgjigjen epike fansit

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” Luiz Ejlli vijon të mbetet një nga personazhet më të ndjekur në showbizin shqiptar.

    Këngëtari bëri një turn koncertesh në SHBA, që mblodhi shumë fansa të tij. Por duket se në një nga koncertet e tij, një fans i ka bërë një kërkesë të jashtëzakonshme duke iu drejtuar me fjalët:

    “A po vjen ta thithësh njëherë, se na u ça hunda vlla”.

    Ndërsa epike ishte përgjigja e këngëtarit, cili i drejtohet me fjalët:

    “E kam në xhep”.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/06/FSave.Io_355163937_274492315063000_8152574594836172339_n.mp4?_=1

  • Makinat përplasen “kokë më kokë”, dalin detajet

    Makinat përplasen “kokë më kokë”, dalin detajet

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në Fier.

    Dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin.

    Bëhet me dije se shoferët fatmirësisht nuk janë lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

  • ‘Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie!’/ Si u ‘paralajmërua’ Gjici për skandalin? Alma ishte e ‘blinduar’ me 4 kamera

    ‘Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie!’/ Si u ‘paralajmërua’ Gjici për skandalin? Alma ishte e ‘blinduar’ me 4 kamera

    Gazetarët Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë deklaruar se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte paralajmëruar më herët se nuk do të qëndronte gjatë në postin e tij.

    Ata thonë se në mbledhjen e 9 Qershorit të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici ka debatuar me një anëtar të Këshillit. Ky i fundit jo nga radhët e PS-së, e kishte paralajmëruar Gjicin se ditët e tij në bashki ishin të numëruara.

    Glidona Daci: Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë

    Artan Hoxha: Janë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur. Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka.

    Ndërkohë mësohet se gruaja me mision ishte e “blinduar” me 4 kamera me vete.

    Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ka zbuluar detaje të tjera nga hetimi i SPAK për videon seksuale të Safet Gjicit.