Author: editor

  • Video-skandali në Kukës/ Analisti bën paralajmërimin e fortë: Brenda 24 orësh pritet një tjetër përgjim erotik

    Video-skandali në Kukës/ Analisti bën paralajmërimin e fortë: Brenda 24 orësh pritet një tjetër përgjim erotik

    Analisti, Lorenc Vangjeli, ka komentuar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” skandalin seksual të ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici.
    Vangjeli tha se brenda 24 orësh pritet të publikohet një tjetër përgjim erotic audio, që përfshin zyrtarë të shtetit.

    Kështu është shprehur analisti Lorenc Vangjeli, teksa ka thënë se përflitet që ekziston një listë me njerëz të përfshirë në skandale të ngjashme si ai i kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici.

    “Ka një listë me njerëz, dobësia është njerëzore. Ka raste të tjera, ndoshta jo më larg se 24 orë më pas mund të kemi një moment tjetër që është përfolur, por nuk është në këto përmasa. Nuk është me video por është me audio”, deklaroi Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”.

    Ndërsa gazetari Artan Hoxha i cili publikoi videon e plotë të përgjimit të Safet Gjicit, thotë se janë dashur vetëm 13 minuta që nga momenti që gruaja e identifikuar me emrin Alma K. Ka hyrë në zyrën e Gjicit në Bashkinë e Kukësit dhe ka marrë dakortësi për tenderin për strehimin e qenve endacakë.

  • “Administrata shërben vetëm për të bërë letrat e shefit”, analisti i njohur shërthen ndaj skandalit ‘Gjici’: Për 13 minuta u dha tenderi, njëjtë si afera e…

    “Administrata shërben vetëm për të bërë letrat e shefit”, analisti i njohur shërthen ndaj skandalit ‘Gjici’: Për 13 minuta u dha tenderi, njëjtë si afera e…

    Analisti Neritan Sejamini, ka komentuar skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili u filmua në zyrën e Bashkisë duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, me të cilën më pas shfaqet duke biseduar për një projekt për sterilizimin e qenve, që financohet nga Bashkia, për të cilën shtesja A.K kishte interes.

    Analisti Neritan Sejamini, ka komentuar skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili u filmua në zyrën e Bashkisë duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, me të cilën më pas shfaqet duke biseduar për një projekt për sterilizimin e qenve, që financohet nga Bashkia, për të cilën shtesja A.K kishte interes.

    I ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini u ndal edhe te përdorimi i administratës publike në shërbim të urdhrave të shefave, duke i’u referuar faktit që Gjici urdhëroi zyrtarë të Bashkisë të merreshin me projektin e A.K dhe kjo shtetase mori menjëherë akses të plotë në zyrat e bashkisë.

    “Për 13 minuta është dhënë edhe tenderi. Ai e dha tenderin, i dha vartësve porosinë. Për 13 minuta një zyrtar i lartë shtetëror të jep tender. Për 13 minuta u dhanë edhe aferat e inceneratorëve. Administrata shqiptare u shërben drejtuesve për të bërë letrat. Autokracia është kudo. E gjithë bashkia e Kukësit bën letrat për kryetarin. E gjithë qeveria bën letrat për inceneratorët.

    Administrata nuk punon për të analizuar, mbikqyrur dhe verifikuar, por shërben vetëm për të bërë letrat për ti shërbyer shefit. Me forcën e mediave, pothuajse u devijua kjo çështje, për t’u dukur si shantazh seksual.

    Ata e dinin të vërtetën dhe u munduan ta devijojnë”, deklaroi Sejamini.

  • Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor një dollar amerikan do blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 99 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 107.1 lekë dhe do shitet me 108 lekë.

    Franga zvicerane do blihet me 108.7 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

    Ndërsa paundi britanik sot do blihet me 124.9 lekë dhe do shitet me 126 lekë.

  • Detaje të reja kanë dalë në dritë nga video-skandali në Kukës/ SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit, nënkryetari Gjana zbardh prapaskenat për planin e qenve

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga video-skandali në Kukës/ SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit, nënkryetari Gjana zbardh prapaskenat për planin e qenve

    Alma Kaçi, pritet të meret në mbrojtje nga prokuroria e posaçme SPAK, dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të këtij procesi penal, që ka nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Tashmë SPAK, ka rregjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale.

    Sipas informacioneve mësohet se 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkoshme të daljes së saj jashtë shtetitNdërsa njëherësh, grupi i hetimit që po ndjek rastin, ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të Kaçit, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares, në rjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje.

    Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë Durrës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambjentet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

    Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që mër kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

    Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.
    Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

    Ndërkohë mes personave që është kërkuar të meret në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës.

    Ditën e betimit të Safet Gjicit në Këshillin Bashkiak, mes Cengut dhe kryetarit të sapobetuar, ka pasur një përplasje verbale në prezencë të gjithë anëtarëve të tjerë të këshishillit.

    Të dy palët kanë kërcënuar publikisht njëri-tjetrin me prezencën e dosjeve kompromentuese, ku Safet Gjici, i ka kujtuar Astrit Cungun se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast

  • Berlusconi, ja kur do të hapet testamenti për trashëgiminë 4 miliardë euroshe. Detajet e plota

    Berlusconi, ja kur do të hapet testamenti për trashëgiminë 4 miliardë euroshe. Detajet e plota

    Ka kaluar një javë nga vdekja e Silvio Berlusconit, ish-presidentit historik të Milanit për 31 vite, periudhë në të cilën fitoi 29 trofe; edhe një javë tjetër do të duhet të kalojë para hapjes së testamentit të ish-kryeministrit italian, që do të bëhet më 26 qershor, tri ditë para mbledhjes së zakonshme të “Fininvest”.

    Trashëgimia e “Kavalierit” është e gjerë dhe përfshin: vila, varka, vepra arti, investime personale dhe mbi të gjitha aksionet e kompanisë mëmë, për një vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh.

    Në hapjen e testamentit do të zbulohet se si Berlusconi ka vendosur t’i ndajë pasuritë e tij midis pesë fëmijëve dhe, gjithashtu partneres së tij, Marta Fascina. Në fakt, kjo e fundit duket se merr një shumë që varion nga 50 deri në 120 milionë euro, por edhe disa prona.

    Për pronësinë e “Fininvest”, fëmijët e tij, Luigi, Barbara dhe Eleonora, që ka pasur nga ish-bashkëshortja Veronica Lario, do të kenë gjithsej 46% të aksioneve. Marina dhe Pier Silvio, fëmijët me Carla Elvira Dall’Oglio, do të marrin 32% të aksioneve.

    Megjithatë, Berlusconi mund të ketë vendosur edhe për 20% të aksioneve që mund të disponojë, në mënyrë që në krye të kompanisë mbetet të personi që e ka menaxhuar deri më tani, pikërisht vajza e tij, Marina.

  • Serbia nis hakmarrjen, ç’po u ndodh kamionëve dhe autobusëve shqiptarë!

    Serbia nis hakmarrjen, ç’po u ndodh kamionëve dhe autobusëve shqiptarë!

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka bërë të ditur në mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare.

    Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb. Sipas ministrisë, as kalimi i veturave nuk është i sigurt.

    Në disa grupe në rrjetin social, Telegram, serbët kanë thënë se rrugët janë bllokuar nga vozitës të kamionëve me mallra serbe, si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovs, prej javës së kaluar.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

    Autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.

    Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

    Këto shkelje janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për lirimin e tyre, pa kushte. Këto zhvillime pasojnë tensionet në veri të Kosovës prej 26 majit.

    Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës.

    Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel. Një takim urgjent për menaxhim të krizave.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ndërkaq ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri:

    Shtensionimin e situatës atje
    Mbajtjen e zgjedhjeve të reja
    Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
    Kurti, në anën tjetër, ka dalë me propozimin e vet. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

  • Nga kush doli videoskandali i Gjicit? Gazetari i njohur zbërthen detajet e bujshme dhe zbulon se çfarë ndodhi 3 ditë para publikimit

    Nga kush doli videoskandali i Gjicit? Gazetari i njohur zbërthen detajet e bujshme dhe zbulon se çfarë ndodhi 3 ditë para publikimit

    Gazetari Armand Bajrami komentoi në emisionin Now në Euronews Albania informacionin se videoskandali ish-kryebashkiakut të Kukësit mund të ketë qarkulluar në grupet e policisë para publikimit.

    Ai tha se është detyra e SPAK për të vërtetuar këtë gjë,

    ndërsa shtoi se ka informacione se ekzistenca e video dihej 3 “Kam informacione që në rrjete të ngushta dihej tre ditë para publikimit të videos ekzistenca e saj,

    ndaj ka dyshime rreth ekzistencës së personave të tretë pas vajzës që mund ta kenë shfrytëzuar videon për shantazh”, tha gazetari.ditë para publikimit të saj.

  • Sherr mes 6 vëllezërve në një dyqan lulesh në Krujë, plagosen dy pronarët

    Sherr mes 6 vëllezërve në një dyqan lulesh në Krujë, plagosen dy pronarët

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Krujë.

    Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një dyqan lulesh të dy vëllezërve me iniciale D.Gjoka dhe K.Gjoka.

    Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me 4 vëllezërit Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi të cilët janë vëllezër.

    Këta të fundit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar.

    Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit me iniciale D.Gjoka dhe K.Gjoka.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

    Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit

  • Video skandali “Gjici”, eksperti Softa: S’janë pamjet origjinale, materiali i regjistruar nga një celular, të hetohet lidhja mes dy protagonistëve

    Video skandali “Gjici”, eksperti Softa: S’janë pamjet origjinale, materiali i regjistruar nga një celular, të hetohet lidhja mes dy protagonistëve

    Fatjon Softa, ekspert i sigurisë ka komentuar skandalin seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ku ky i fundit u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Gjatë një prononcimi për mediat dje, Softa theksoi se pamjet që u publikuan nuk ishin origjinalet, por të filmuara nga një celular. Mes të tjerash Softa tha se duhet të hetohet lidhja e dy protagonistëve, Gjicit dhe vajzës. Po ashtu Softa tha se duhet të kontrollohen kamerat e Bashkisë së Kukësit, serveri i të cilave u sekuestrua sot me urdhër të SPAK. “Skandali ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme. E gjithë video e copëtuar është bërë meme. Kësaj video i është dhënë ngjyra politike, korrupsioni, shpërdorimi apo fenomen që po ndodh në këtë vend. Ashtu siç u transmetua pa filtra, tregoi se theu të gjitha normat e mundshme të moralit. Mund të kishte dhe minimizime të videot. Është transmetuar nga një celular. Një celular filmon mbi një laptop dhe mbi një monitor, nuk është video origjinale. Videot origjinale vijnë përmes regjistrimeve. Një mënyrë që vijnë është skeda e memories, apo një kartë sim që bën transmetimin. Ky rast, telefoni filmon mbi një monitor, tregon se ka dashur që të shpërndaje këtë video. Ai është një regjistrim statik. Celulari lëviz dorën dhe të jep përshtypje sikur është kamera. Mund të shihte momenti i parë, ku duken konturet e një monitori dhe më pas jepen disa lëvizje. Kamera është statitike, e fshehur. Kemi dëgjuar njerëz të ndryshëm që bëjnë aludime për tipin e kamerës. Kamerat e fshehta kanë një rezolucion të caktuar. Këndi i marrjes vjen nga 60-8- gradë. Nëse keni videon e plotë, dëgjohen dhe biseda, zëra për të treguar jo thjesht ngjarjen, por nëse ka pasur dhe biseda të tjera në interes të hetimit”, deklaroi ai. Po ashtu, Softa theksoi se nuk e beson variantin që Gjici apo dhe zonja në fjalë filmojnë veten. “Nuk është rasti i parë. Kur skandalet plasin në nivelin e një kryetari bashkie kaq të famshëm, përbën një superlajm. Këtu kemi vepër penale. Duhet të gjenden lidhjet mes dy personave, nëse janë lidhje intime apo marrëdhënie të tjera. Pajisjet që kanë qenë të qëllimshme apo ia kanë futur të tjerë, këto duhet t ë shihen nga kamerat e bashkisë. Këto kamera mbajnë një memorie rreth 30 ditë, në bashkinë e Kukësit. Duhet të hetohen këta dy persona se pse bëhen bashkë (Gjici dhe zonja). Bashkë i ka bërë një orar zyrtar. Duhen parë mirë dhe personi tjetër që është pjesë e videos, se me çfarë merret. A është gazetare investigimi apo është viktimë? Këto janë disa elemente që përbëjnë hetimin. Nuk besoj se kryebashkiaku filmon veten, apo dhe vajza, që të turpërojë veten. Ose ka rënë në dorë të dikujt aksidentalisht kjo video”, nënvizoi Softa.

  • Projektligji i legalizimit/ Nuk është kanabisi, ekonomisti i njohur zbulon se cili produkt ‘made in albania’ pasuron më shumë shqiptarët

    Projektligji i legalizimit/ Nuk është kanabisi, ekonomisti i njohur zbulon se cili produkt ‘made in albania’ pasuron më shumë shqiptarët

    Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në një analizë për “Top Story” tha se ne nuk do të kemi fitime të mëdha nëse eksportojmë kanabis pasi është treg i vogël dhe vendet e ndryshme e prodhojnë vetë.

    Sako sugjeroi që të kemi më shumë eksport të domateve pasi sipas tij tregu është më i madh dhe fitimet mund të jenë më të mëdha.

    “Kemi eksportuesin e madh me 48 tonë nga Kanadaja, një tjetër është Holanda, Gjermania, është Anglia, Australia. Tregu që ne po futemi është shumë i vogël, natyrisht që ka një dinamikë rritje goxha të madhe”, tha Sako.

    Grida Duma: Në raport global është i vogël, por në raport për Shqipërinë shumë të vogël mund të jetë një treg i madh.

    “Nëse ne nga tregu i domateve që është 167 miliardë dollarë, sot që flasim, ne kemi marrë vetëm 1 milion dollarë nuk është sepse ky treg është i vogël dhe ne nuk kemi marrë dot shumë, problemi është se kapaciteti jonë për t’u futur në tregje të tilla është kaq sa është”, tha eksperti.

    Grida Duma: Kjo Shqipëri që paska dështuar te domatet dhe patatet, është një nga tre vendet në BE që pranon kriptomonedhën, a ka një tendencë për të aprovuar tregjet e reja, pasi ashtu siç the edhe ti domatja ka dështuar?

    “Pse dështojmë tek domatja? Sepse ne nuk subvencionojmë. Ne kemi subvencionet më të ulëta në Europë, për sa i përket produkteve bujqësore. Nuk është se domatja jonë është e keqe, është shumë e mirë domatja jonë por nuk jep qeveria para”, u shpreh ai.

    Sako tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë për t’u futur në tregun e kanabisit, pasi sipas tij nuk na “lejnë vend” vendet për ta importuar sepse të gjitha e importojnë vetë.