Author: editor

  • Kush e publikoi video-skandalin seksual? Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga afera “Gjici”

    Kush e publikoi video-skandalin seksual? Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga afera “Gjici”

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga skandali i ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Hoxha sqaroi se nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal erotik, por mund të ketë edhe korrupsion në aferën e kryebashkiakut me shtetasen A.K dhe se kjo mbetet për t’u sqaruar nga SPAK.

    Bëhet fjalë për një projekt të sterilizimit dhe strehimit të qenve të rrugës, të cilin A.K i’a kërkon Gjicit për shkak të detyrës së tij si kryebashkiak. Pas aktit seksual, Gjici e drejton shtetasen A.K tek zyrtarë të tjerë të bashkisë, të cilëve u dorëzon dokumentat.
    E gjithë ngjarja është zhvilluar në 13 minuta.

    Pjesë nga biseda:

    Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 14 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar pë një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur kryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.

    Ylli Rakipi: Kush e ka hapur videon?

    Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit dhe pastaj

    Ylli Rakipi: Kjo kërkon sterilizimin e qenve?

    Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami qenit u nxirrkan para. E di sa territory ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë? Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është keqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra s kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambientaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës.
    Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë.

  • Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë duke ju përshëndetur nga makina, lajmëroni menjëherë policinë

    Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë duke ju përshëndetur nga makina, lajmëroni menjëherë policinë

    A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë? Kjo do të thotë se dikush është në telashe.

    Prandaj, nëse ndonjëherë e shihni dikë me pikë të zezë në pëllëmbën e dorës së tyre, mos heziton ta thërrisni policinë në sekondë.

    Kjo ndryshe quhet edhe “Kampanja Pika e Zezë”, e cila ka filluar në Facebook dhe është një mënyrë për t’i njohur viktimat e abuzimeve të ndryshme.

    Prandaj, nëse e shihni dikë me këtë pikë të zezë, ju duhet ta dini se ai/ajo person është në rrezik.

  • “Marrëveshje dhe me Librazhdin”, Alma që fundos Gjicin plas “bombën” e rradhës (Video)

    “Marrëveshje dhe me Librazhdin”, Alma që fundos Gjicin plas “bombën” e rradhës (Video)

    Videoskandali i publikuar të premten që lamë pas, në lidhje me atë që kishte ndodhur në zyrën e Bashkisë së Kukësit, me protagonistë Safet Gjicin dhe Alma.K, pas hetimeve të bëra deri tnai rezulton, se nuk është thjeshtë një histori ekrotike, pasi ka brenda edhe elementë korruptimi dhe përfitimi.

    Siç dëgjohet edhe në videon e plotë të regjistruar në Bashkinë e Kukësit, Alma.K pasi ka “mbaruar punë” në zyrën e Safet Gjicit, është drejtuar për në zyrën e nëkryetarit Granit Gjana.

    Gjatë bisedës me Gjanën, Alma.K thekson se projekti i saj për strehimin e qenve të rrugës është një histori suksesi, duke sjellë si shembull Bashkinë e Librazhdit. Koha për të cilën flet Alma është kur në krye të Bashkisë së Librazhdit ka qenë Kastriot Gurra.

    “Në bëmë një marrëveshje para dy vjetësh me Bahskinë e Librazhdit (minuta 09”06)eci mirë. Tani se sa e aprovoni ju, kjo ëhstë pjesa juaj”, dëgjohet tek flet Alma.K në video, ndërsa vijon bisedën me Granit Gjanën.

  • Lehtësohen procedurat për qëndrimin e emigrantëve që duan të punojnë në Gjermani, ja ndryshimet e reja

    Lehtësohen procedurat për qëndrimin e emigrantëve që duan të punojnë në Gjermani, ja ndryshimet e reja

    Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar.

    Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar.

    Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë. Kjo është e mirë për sipërmarrjet, të cilat presin që njerëzit tashmë në vend të mund të punojnë atje, si dhe për komunat, të cilat do të liroheshin nga burokracia dhe kostot, shpjegoi Irene Mihalic.

    Pragu minimal i të ardhurave pritet të ulet

    Vogel vuri në dukje se rregulloret zbatohen vetëm për azilkërkuesit në proces dhe me efekt prapaveprues. Afati i fundit është data 29 mars 2023, kur projektligji u bë publik me vendim të kabinetit. Sipas Vogel-it, ndryshime të mëtejshme do të bëhen në “hartën e mundësive” të planifikuar. Kështu, duhet të qartësohet perspektiva e qëndrimit në Gjermani për personat që kanë gjetur punë në këtë vend. Për më tepër, kufiri minimal i të ardhurave që lejon imigrimin e punës nëpërmjet “kartës blu” do të ulet më tej, në rreth 3500 euro bruto në muaj.

    Mast shpjegoi se koalicioni kishte rënë dakord edhe për detajet përfundimtare të ligjit të planifikuar për kualifimimin fillestar dhe të vazhduar. Kjo përfshin një garanci shkollimi për të gjithë të rinjtë në Gjermani. Mbështetja dhe inkurajimi i potencialeve kombëtare është ana e dytë e medaljes në tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar. Edhe kjo pritet gjithashtu të hidhet në votë në Bundestag këtë javë.

    Me ndryshimin e ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, koalicioni tripartiak në pushtet në Gjermani kërkon të lehtësojë ndjeshëm imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë me një “kartë shansi” bazuar në një sistem pikësh. Profesionistët me diplomë dhe përvojë profesionale mund të vijnë pa pasur nevojë që paraprakisht t’u njihet diploma nga Gjermania. Për të huajt me diplomë të njohur nga Gjermania, ulen pengesat, si paga minimale e përcaktuar.

    Agjencia Federale e Punësimit ndërmjetëson më shumë azilkërkues të pranuar

    Zyrat e punës në Gjermani po ndërmjetësojnë gjithnjë e më shumë azilkërkuesit e pranuar në rrugën e tyre drejt tregut të punës. Që nga viti 2012, numri i personave të mbështetur nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 105.000 në 571.000, sipas Agjencisë Federale të Punësimit. Kësaj i shtohen edhe 208.000 azilkërkues të pranuar që marrin pjesë në kurse integrimi.

    Këta persona kryesisht vijnë nga vendet nga të cilat erdhën në Gjermani në vitet 2015 dhe 2016 shumica e njerëzve: Afganistani, Eritrea, Iraku, Irani, Nigeria, Pakistani, Somalia dhe Siria. Në të njëjtën kohë, numri i personave të punësuar tashmë nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 81.000 në 2012 në 568.000 vitin e kaluar./DW

  • Alarm në Tiranë/Policia gjen një çantë të dyshimtë, detajet e para

    Alarm në Tiranë/Policia gjen një çantë të dyshimtë, detajet e para

    Një çantë e dyshimtë ka alarmuar pasditen e sotme qytetarët e Tiranës.

    Mësohet se çanta, në të cilën dyshohet se ka lëndë plasëse, është gjetur në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet nga policia.

    Në vendngjarje pritet të mbërijnë forcat xheniere për të kontrolluar më imtësisht nëse përbën rrezik.

  • E rëndë! I riu vret ish-gruan dhe babanë e saj në mes të rrugës

    E rëndë! I riu vret ish-gruan dhe babanë e saj në mes të rrugës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 25-vjeçar ka vrarë në mes të rrugës ish-gruan dhe ish-vjehrrin.

    25-vjeçari ka ndalur makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, dhe përleshet me babain e saj, i cili përpiqej t’i marrë kallashnikovin që po mbante në duart e tij.

    Në video shihet se gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij dhe sekonda më pas qëllon ish-vjehrrin duke e lënë atë pa ndjenja në mes të rrugës.

    25-vjeçari më pas shkon makinës dhe qëllon sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas vendimit të gjykatës ku i dha kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh nënës.

    Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes.

    Më pas policia turke, arrestoi 25-vjeçarin dhe u akuzua për dy vrasje.

  • Ngrihet alarmi për temperaturat rekord, ja kontinenti që po “përvëlohet” më shpejt

    Ngrihet alarmi për temperaturat rekord, ja kontinenti që po “përvëlohet” më shpejt

    Evropa duhet të përgatitet për më shumë valë vdekjeprurëse të të nxehtit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, është thënë në një raport të publikuar të hënën.

    Sipas gjetjeve – të raportit të përpiluar nga Organizata Botërore për Mot dhe Shërbimi Evropian për Klimën – ky kontinent ka qenë 2.3 gradë Celsius më i nxehtë vitin e kaluar, në krahasim me epokën para-industriale.

    Thatësia, temperaturat rekorde mbi sipërfaqe të detit dhe shkrirja e pashembullt e akullnajave, janë në mesin e pasojave me të cilat po përballet bota, si pasojë e ngrohjes globale.

    Evropa, e cila është ngrohur dyfish më shumë sesa mesatarja globale, prej vitit 1980, ka regjistruar rekord të temperaturave vitin e kaluar.

    Franca, Gjermania, Italia, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë regjistruar vitin e kaluar, verën më të nxehtë ndonjëherë në histori.

    Në raport është thënë se më së keqi do të goditen vendet e varfra, të cilat kanë bërë pak për t’i luftuar emetimet e karbonit, të cilat e rrisin temperaturën.

    Sipas raportit, i nxehti ekstrem i ka lënë më shumë se 16.000 njerëz të vdekur vitin e kaluar, derisa vërshimet dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme në vlerë të 2 miliardë dollarëve. /REL

  • SPAK urdhëron bllokimin e Almës në kufi. ‘Mjeshtrja’ mund të arratiset ose el*minohet fizikisht nga tutorët për…

    SPAK urdhëron bllokimin e Almës në kufi. ‘Mjeshtrja’ mund të arratiset ose el*minohet fizikisht nga tutorët për…

    Prapaskena mëson se nga SPAK është lëshuar një urdhër për ndalimin në kufi të Alma Kaçit, nëse tenton të largohet nga Shqipëria.

    Në postat kufitare të policisë ka shkuar një urdhër për ndalimin e Alma Kaçit, shoqëruar me foton dhe gjeneralitetet e saj. Hetuesit kërkojnë dëshminë e 40-vjeçares që josh dhe filmon njerëz të njohur në raporte imtime me të, me qëllim për t’i fundosur, shantazhuar apo zhvatur pasurinë, nën kërcënimin e publikimit të videove erotike.

    Alma Kaçi ‘dogji’ Safet Gjicin, teksa e joshi seksualisht, duke e filmuar me një kamer të kamufluar në një çantë.

    Ajo është parë duke shëtitur me qenin në Durrës sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Alma Kaçi, e lindur në Berat, banuese në Durrës dhe me biznes në Tiranë, dyshohet se është përdorur nga një segment korrupsioni dhe krimi si karrem për të joshur dhe implikuar në afera seksuale njerëz të njohur si politikanë, pushtetarë, gazetarë, biznesmenë etj
    me radhë, duke mos u ekspozuar.

    Nuk dihet se si në rastin e Safet Gjicit, 40-vjeçarja tregoi fytyrën e saj, duke i bërë… ‘peshkut të madh’ të pushtetit vendor. Nuk dihet nëse Alma Kaçi u ‘dogj’ si karrem nga një pakujdesi apo qëllimisht. Një burim tha për Prapaskenën se Alma Kaçi po mbahet nën monitorim pasi ka një rrezik të madh që tutorët t’a largojnë jashtë vendit ose t’a eliminojnë fizikisht.

    Tutorët ose tutori duket se janë të frikësuar se Alma Kaçi mund të zbërthehet në SPAK, duke u bërë bashkëpunëtore e drejtësi.
    Në rastin e Gjicit ka dyshime të forta se Almën e ka instruktuar një ish drejtor i korruptuar i Ilir Metës.

    Alma Kaçi rezulton se u është afruar shumë personazheve të njohur, por nuk dihet se deri ku ka avancuar në raport me ta.

    Ajo ishte divorcuar dhe muajt e fundit ka bërë ndërhyrje estetike në klinika të shtrenjta. Alma Kaçi posedonte patentë makine amerikane. Në Tiranë ka hapur një biznes këshillimi për bizneset./ Prapaskena

  • “Java ka filluar të marrë flakë”, parashikimi dhe këshillat e Meri Shehut për shenjat

    “Java ka filluar të marrë flakë”, parashikimi dhe këshillat e Meri Shehut për shenjat

    Kjo javë e Qershorit do të fillojë t’i japë shenjave të horoskopit shijen e verës. Në parashikimin e Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, do të nisin fillimet e reja dhe do iu hapet rrugë ndryshimeve.

    Megjithatë, në vazhdën e të mirave që do të sjellë java, duhet që të jemi të kujdesshëm në informacionet që marrim nga të tjerët sepse s’do të mungojnë prapaskenat dhe gënjeshtrat.

    Meri Shehu: Kanë filluar të nxehen gjërat, java ka filluar të marrë flakë. Hëna e re në Binjak këtë herë nuk është peshë e lehtë sepse do marrë pjesë edhe Neptuni që do t’i japë ca romanca, ca ngjyrime dhe vetëm një njeri i zgjuar mund të kuptojë të vërtetën nga fantazia dhe vetëm nëse e bën këtë dallim mund të bëjë gjëra të bukura, të zgjuara dhe të ndihet shumë mirë me një fillim të ri. Shenjat që do të ndikohen më shumë nga hëna e re në Binjak janë Binjakët, Shigjetarët, Virgjëreshat dhe Peshqit.

    Dashi – 4 yje

    Ka filluar me optimizëm dhe më në fund do fillojnë ta shijojnë verën. Tashmë me Afërditën në Luan nuk e kanë përballjen me Plutonin në Ujor dhe ndjenjat që lidhen me erotizmin tani do t’i përjetojnë. Fundi i javës thotë që do kenë ca ndryshime planesh e projektesh ose të bëhen pjesë e një mashtrimi në rrugën e tyre ndaj kujdes me çfarë iu thonë, komunikohet sepse mund të jenë edhe njerëzit e afërt që iu thonë gënjeshtra.

    Demi – 3 yje

    Afërdita në Luan i jep shumë fat në çështjet familjare, do ndihen mirë me familjen më në fund, do bëjnë blerje, arredime, takim erotik në shtëpi, investim në shtëpi për gjëra të bukura, art, ndryshim dhe festa të ndryshme. Fundi i javës do t’i gjejë me ca shpenzime të cilat mund të jenë katastrofë në mënyrën si do menaxhohen ose bëhen. Të kenë kujdes se çfarë planifikojnë të shpenzojnë në fundjavë.

    Binjakët – 4 yje

    Do futet edhe Mërkuri, planeti i komunikimit në shenjën e tyre i cili është edhe drejtues ndaj do jenë në kontakte, udhëtime, informacione, do marrin e japin dhe informacioni është pushtet, ndaj do e fitojnë. Hëna e re në shenjën e tyre thotë që duhet të kenë kujdes fundin e javës sepse disa njerëz duan t’i bëjnë një dalje të vështirë nga një projekt pune, karriere dhe mund t’i komplikojnë me ligjin, shtetin ose t’i japin një punë të gënjeshtërt.

    Gaforrja – 2 yje

    Shpenzimet vazhdojnë të mos jenë në ritmin e duhur dhe kanë një prapaskenë në lidhje me punën, shëndetin, përgojohen disi ose ndryshimet që do bëhen do kenë një prapaskenë që nuk është në favor të tyre. Mendojnë se kanë një as nën mëngë, por ai shkon për dikë tjetër dhe nuk i premton fitime.

    Luani – 4 yje

    Afërdita në shenjën e tyre çlirohet nga Plutoni përballë dhe mund të shijojnë dashuri, aventura të bukura, çështje karriere, afrimitete me njerëz të dashur. Do ndihen mirë, do lëvizin, do blejnë gjëra luksi, do bien në sy dhe gjithçka tjetër. Hëna e re në binjak thotë që duhet të gjejnë shoqëri të mirë për t’i ndarë këto, por kujdes me zgjedhjen ose njerëzit që do shoqërohen në fundjavë se mund të bëjnë një thembër Akili për Luanët.

    Virgjëresha – 3 yje

    Kanë disa çështje me ekonominë dhe një prapaskenë në erotizëm, diçka nuk i bën të ndihen mirë, ndihen sikur janë lënë pas dore ose duan më shumë. Kjo do t’i mbyllë pak psikologjikisht ose shpirtërisht. Hëna e re në Binjak tregon një kthesë të mirë në lidhje me planet, jetën personale, martesë apo fejesë por janë disi të gënjeshtërta propozimet që do bëhen në fundjavë ndaj kujdes me to.

    Peshorja – 3 yje

    Do komunikojnë më shumë me jashtë, iu hapet një variant jete për të udhëtuar, dalë jashtë vendit, për të komunikuar me njerëz të huaj, hapur horizontet e tyre por hëna e re në Binjak thotë që duhet ta fillojnë nga afër për të shkuar larg. Nëse nuk e fillojnë nga afër, pra të shikojnë mundësitë që kanë për të përparuar nuk mund të peshkojnë larg ose do iu dalë huq.

    Akrepi – 4 yje

    Do shkëlqejnë në karrierë, me komunikimet me jashtë, Afërdita në Luan ua jep gjithë këtë reputacion sidomos në karrierë. Shumë Akrepë mund të marrin propozime të mira dhe të ndihen të plotësuar ekonomikisht, psikologjikisht në një propozim fejese, martese për ata që nuk e kanë bërë, ata që duan një shans të dytë në jetë mund ta gjejnë dhe të përfitojnë ekonomikisht dhe në lojëra fati.

    Shigjetari – 2 yje

    Mërkuri dhe hëna e re përballë shenjës së tyre do të thotë që duhet të kenë mirë parasysh njerëzit që kanë përballë, sidomos partnerët në çift se mos iu bëjnë një lojë të dyfishtë, dalin me kërkesa të reja, ndryshojnë strategjinë e tyre dhe Shigjetarët ndihen të papërgatitur në këtë ndryshim strategjish nga ana e të tjerëve.

    Bricjapi – 3 yje

    Do merren shumë me punën, projektet e punës, do fitojnë para, do ndjehen mirë vetëm se dypunësimi i tyre kërkon më shumë përkushtim sepse e kërkojnë me ngulm. Do ta gjejnë një punë të dytë, një veprimtari të dytë por kjo mund të mos jetë ajo që duan në të vërtetë dhe t’i nxjerrë nga puna e parë që kanë. Kujdes me aktivitetet.

    Ujori – 3 yje

    Afërdita përballë shenjës së tyre tregon që me partnerin në çift do jenë shumë mirë, do kenë reptuacion të mirë, oferta të mira, fejesa, martesa por duan të bëjnë gjërat që duan vetë dhe nuk duan të përkushtohen në një lidhje, duan të flirtojnë, shpenzojnë për veten dhe nuk shikojnë përkushtim ndaj partnerit.

    Peshqit – 2 yje

    Peshqit ngelen pak pa ujë kësaj jave sepse hëna shkon në një shenjë ajri. Iu jep mundësi të marrin informacion por ai ndoshta nuk iu vlen situatave të tanishme të Peshqve. Një ndryshim i madh do bëhet për ta, sidomos në çështjet familjare, në vendin ku jetojnë, në shtëpi, mund të ndryshojnë vendin ku jetojnë, qytet, partneritete dhe bashkëjetesa të reja./tvklan.al

  • “Pasi “mbaroi punë” me Gjicin, Alma takohet me Granit Gjanën”. Artan Hoxha: Ja çfarë ndodhi me nënkryetarin e Bashkisë

    “Pasi “mbaroi punë” me Gjicin, Alma takohet me Granit Gjanën”. Artan Hoxha: Ja çfarë ndodhi me nënkryetarin e Bashkisë

    Biseda pas marrëdhënies seksuale që Safet Gjici bëri me vajzën e identifikuar si Alma Kaçi kishte të bënte me një aferë rreth projektit për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës.

    Gazetari Artan Hoxha ka postuar vijueshmërinë e situatës, ku në skenë futet dhe nënkryetari i Bashkisë, Granit Gjana.

    Artan Hoxha: Vetem 13 minuta per te rrezuar nje “pashallek”.

    Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.

    Artan Hoxha publikon një pjesë tjetër të videos së Gjicit me A.K: Bëhet fjalë për aferë me tendera biznesi
    Si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

    Kur thote Berisha(qe mbetet gjithnje i pandryshueshem) imagjino ne, vdekataret e thjeshte…

    Tashme jam i bindur me ze dhe figure, se “Padishau” yne, ka te drejte.

    Administrata ne Kukes, duket flake fare,

    Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash,

    “perdhunon” kryetarin ne zyren e vet,

    rregullon eferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges,

    ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit,

    fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

    Mbaron me sukses “procedura”.

    Nis biseda per projektin e qenve..

    Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

    Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

    Baçi: Basha e shikon PD-në si biznes, atje ka një përçarje të grupeve të deputetëve për të uzurpuar vulën dhe siglën e PD-së
    Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

    Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

    Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.