Author: editor

  • Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Shanse për rrebeshe të izoluara paraqiten të martën pasdite vonë, të mërkurën dhe të premten.

    Këto rrebeshe do të jenë vetëm në disa vise malore, por të mërkurën dhe të premten mund të paraqiten kudo në viset kontinentale të Kosovës.

    Këto rrebeshe me bubullima do të jetë të karakterit krejtësisht lokal dhe të koncentruara më së shumti përgjatë disa viseve kodrinore-malore.

    Në aspektin termik temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme progresive duke arritur kulminacionin të premten edhe në Kosovë ku priten vlera mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri pak mbi 35 gradë Celsius.

  • E BUJSHME/ Gati një tjetër skandal seksual pritet të ”plasi’ , kësaj radhe një drejtues në jug të vendit ka…

    E BUJSHME/ Gati një tjetër skandal seksual pritet të ”plasi’ , kësaj radhe një drejtues në jug të vendit ka…

    Avokati Kujtim Cakrani ka treguar ditën e sotme se një nga drejtuesit e qarkut të jugut është gjithashtu i përfshirë në një skandal seksual.

    Avokati nuk ka folur me emra ama ka treguar se ky drejtues ka kapur me forcë një nga punonjëset e zyrës.

    “Në një qark të jugut, drejtuesi i qarkut kapi një nga punonjëset me forcë.

    Kjo është një mënyrë kush punësohet tek puna, kështu funksionon në Shqipëri.

    Mënyra e përzgjedhjes është gjithmonë seksiste.”- tha avokati.

    A jemi shumë larg skandalit të radhës?!

  • Në foto me 40-vjeçaren e skandalit, Arjan Çani është i bindur: Të gjithë bëjnë s*ks në zyra, fati i keq i Safetit…

    Në foto me 40-vjeçaren e skandalit, Arjan Çani është i bindur: Të gjithë bëjnë s*ks në zyra, fati i keq i Safetit…

    Gazetari Arjan Çani thotë se Gjici nuk është i vetmi person që ka kryer një akt të tillë në zyrë, duke pretenduar se edhe të tjerë zyrtarë kanë vepruar në të njejtën mënyrë.

    Ai mendon se kryebashkiakun socialist e penalizoi fati i keq i tij.

    “Fati i keq i Safetit se të gjithë nëpër zyra e bëjnë. Dhe shumë mirë bëjnë, më mirë në zyrë sesa në hotele, le nam”, tha gazetari mbrëmjen e të premtes në emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

    Në një foto, publikuar dje nga DITA gazetari shihet me Alma Kacin, gruan në videon e skandalit me Gjicin.

  • Gjici s*ks në zyrë me Almën, pastaj u fut edhe nënkryetari, zbulohet porosia e fortë që mori nga shefi

    Gjici s*ks në zyrë me Almën, pastaj u fut edhe nënkryetari, zbulohet porosia e fortë që mori nga shefi

    Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje të tjera në lidhje me seks skandalin e Safet Gjicit në zyrën e tij. Ai publikoi sot një tjetër video nga diskutimi mes Gjicit dhe Alma Kaçit, pak minuta pas raportit intim në zyrën e shtetit.

    Në video, Alma Kaçi i kërkon Gjicit një vend pune në Kukës si mësuese si edhe lehtësira për të bërë një vend për kastrimin dhe mbajtjen e qenve endacakë. Sipas gazetarit Hoxha, pas këtij diskutimi dhe pas seksit oral, Gjici thërret brenda zyrës edhe nënkryetarin Granit Gjana ku i kërkon që të ndihmojë Alma Kaçin në kërkesat e saj.

    “Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkisë për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qënëve të rrugës. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë. Gjici pasi e dëgjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbështetjen e tij,

    duke i vënë në dispozicion stafin e bashkisë. Madje i sugjeron edhe mënyrën sesi ky projekt do të miratohet në këshillin bashkiak, për të mos patur probleme dhe për të qenë në rregull me ligjin. Gjici thërret në zyrë nënkryetarin e bashkisë, Granit Gjana, dhe e urdhëron të ndihmojë vajzën duke ndjekur procedurën për dokumentacionin e projektit”, shkruan Artan Hoxha.

    Siç duket nga video, duket se diskutimi për punën dhe ndihmën për një biznes për kastrimin e qenve në Kukës është bërë vetëm 4 minuta pasi Safet Gjiçi dhe Alma Kaçin bënin seks oral në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Në videon që qarkulloi pak ditë më parë, ora ishte 16:00.

    Ndëkohë, videoja e nxjerrë sot nga gazetari Hoxha është filmuar në orën 16:04, ç’ka do të thotë se biseda për favore është bërë pas seksit.

    Është SPAK që duhet të vlerësojë faktet, por duket se videoja e dytë tregon se raporti mes tyre nuk është thjesht një çështje flirti mes dy të rriturve rastësisht, por një marrëdhënie seksuale që i ofrohet një personi me detyrë shtetërore kundrejt përfitimeve për punë apo lehtësira të tjera për një aktivitet biznesi.

    Rrjedhimisht, faktimi i këtij raporti do të bëjë që SPAK të detyrohet të rishikojë akuzën për Gjicin duke e akuzuar tashmë për “shpërdorim detyre” apo “mitmarrje”, edhe kjo e fundit nëse konfirmohet.

    Në postimin kur dha dorëheqjen, vetë Gjici u kujdes të theksonte se kishte një raport te gjatë intim me Alma Kaçin me qëllimin e vetëm për të shmangur pikërisht akuzat e SPAK se gjithçka mes tyre ishte zhvilluar për shkak të detyrës dhe jo si një pëlqim mes dy palëve. Por duket se përmbajtja e videos së sotme e rrëzon përfundimisht këtë tentativë të Gjicit.

    Ndërkohë, prej disa ditësh qarkulloi lajmi se Alma Kaçi e kishte kthye në profesion këtë punë duke bërë video të tjera ndaj personazheve të njohur të politikës dhe biznesit.

    Gjithçka është bërë për të lehtësuar pozitat e Gjicit para drejtësisë, por duket se videoja e sotme i vë vulën dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit i ka punët keq me drejtësinë. /albeu.com

  • Të shtëna me armë zjarri, dalin detajet e para

    Të shtëna me armë zjarri, dalin detajet e para

    Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në shtetin brazilian të Parana. Sipas mediave braziliane, nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë një student, ndërsa një student tjetër është plagosur në kokë dhe është dërguar në spital.

    Më në fund autori u arrestua nga policia dhe u identifikua.

    Bëhet fjalë për një ish-nxënës 21-vjeçar, i cili kishte shkuar në organet përkatëse të shkollës për të kërkuar disa dokumente dhe më pas kishte nisur të qëllonte.

    Menjëherë pas të shtënave, zona është rrethuar dhe në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca.

    Pas sulmit, guvernatori i shtetit shpalli tre ditë zie.

  • Luizi rikthehet në Shqipëri, Kiara e surprizon në mënyrën e veçantë (Foto)

    Luizi rikthehet në Shqipëri, Kiara e surprizon në mënyrën e veçantë (Foto)

    Luizi prej disa ditësh ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbajti një tur koncertesh për shqiptarët që jetojnë atje.

    Mirëpo sot këngëtari është rikthyer më në fund në vendin e tij dhe e para që e ka pritur në aeroport ka qenë partnerja, Kiara.

    Ajo e ka surprizuar Luizin duke shkuar në aeroport për ta puthur e përqafuar pas kaq ditëve larg njëri-tjetrit.

    Ndërkohë Luizi postoi një video në InstaStory ku njoftoi të gjithë se ka ardhur në “shtëpinë të ëmblën shtëpi”.

  • Ndarje e skandale, astrologia paralajmëron momente të vështira për këto shenja

    Ndarje e skandale, astrologia paralajmëron momente të vështira për këto shenja

    Sipas parashikimit të Krisanthi Kallojerit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kjo është javë e mirë për kontakte por jo për shpenzime dhe konflikte.

    E mërkura dhe e enjta janë dy ditë të favorizuara për të gjetur zgjidhje për problemet ndërsa fundjava është pjesa më delikate sepse situatat do të ndikohen nga presioni dhe acarimi.

    Krisanhi Kallojeri: Të dielën dhe të hënën mos merrni vendime, mos u besoni fjalëve dhe informacioneve që do të dëgjoni, mos pini dhe mos vozisni makinën nën ndikimin e alkoolit ose lëndëve të tjera. Fundi i javës është i vështirë. Mund të kemi ndarje si pasojë e një pabesie që mund të jetë bërë gjatë javës dhe zbulohet në fund të saj. Mund të dalin në pah skandale ose gjëra që deri më atëherë nuk i njihnim dhe të udhëheqin situatën në një konflikt. Është periudhë erotike ndaj kemi dhe pabesi e tradhti.

    Dashi – Këtë javë është e rëndësishme të jeni shumë aktivë, të jeni shumë socialë në jetën tuaj të përditshme për arsye se përmes kontakteve, bisedave do të funksionojnë në mënyrë të dobishme për zhvillimin tuaj pasi do të merrni të dhënat ose informacionet e duhura që ju duhen për përparim. Në fillim të javës disa nga ju mund të udhëtojnë edhe për çështje pune. Në fundjavë, i cili është i vështirë për të gjithë, mos u nxitoni, mos jini arrogantë, evitoni konfliktet dhe tensionet dhe një situatë shpërthyese. Mund të keni probleme në sferën financiare por jeni në një periudhë shumë favorizuese dhe pengesat do të jenë të përkohshme. Jeni vërtet të favorizuar, por duhet të jeni parashikues. Kujdes me shpenzimet në fund të javës.

    Demi – Java të mërkurën dhe të enjten ju krijon mundësi të zgjidhni çështje që ju shqetësojnë lidhur me shtëpinë, ambientin tuaj në përgjithësi. Të lindurit në 10-ditëshin e parë janë në një fazë shumë të mirë ku mund të arrijnë suksese, realizime dhe të fillojnë një cikël të ri jete. Në situatë më të vështirë, me ndryshime, probleme e tensione do të jenë të lindurit në datat 10-13 Maj. Të gjithë të jenë të vëmendshëm në fund të javës sepse mund të dalin probleme nga e shtuna e deri të martën që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë, probleme me marrëdhëniet. Disa mund të bëjnë një ndryshim,të ndërrojnë shtëpi që është diçka pozitive si hap që ndërmerrni apo të bëni punime në shtëpi. Kujdes në lëvizjet që do të bëni në fushën ekonomike në përgjithësi deri në javën që vjen. Ndryshimet mund të vijnë si një reagim ndaj presionit që ju ushtrojnë të tjerët dhe nevojën që do të ndieni për të qenë të lirë.

    Binjakët – Të mërkurën dhe të enjten janë dy ditë që mund të përfitoni nga takime me njerëz të afërm e miq. Ndërkohë mund të bëni një udhëtim për çështje pune ku do të përfitoni dhe do keni një bashkëpunim fitimprurës e të dobishëm për ju. Në fund të javës do të keni disa pengesa që do të vijnë si rezultat i një nervozizmi të brendshëm që mund të ndieni dhe t’ju udhëheqë në vendime negative ose që s’duhet t’i merrni. Kujdes në lëvizjet me makinë dhe sigurohuni të dielën dhe të hënën që vjen se i vlerësoni drejt situatat. Mënyra se si do i perceptoni gjërat të lindurit në 5 ditët e fundit të shenjës, sidomos në datat 25-26 nuk do jetë shumë reale. Kujdes në sferën profesionale, jini sa më të përpiktë. Ekziston mundësia që në të kundërt të gjeni të ekspozuar nga tani e deri në vitet që do vijnë.

    Gaforrja – Përfitoni të mërkurën dhe të enjten në sferën financiare veçanërisht ju që keni punën ose biznesin tuaj por edhe ju të tjerët mund të keni një ndihmë ose mbështetje, edhe pse të vogël. Mund të jetë edhe një shtysë që mund t’ju sjellë një përfitim. Fundi i javës do të ketë një ankth për ju. Ndoshta mendoni disa shpenzime që kanë të bëjnë me investime që prekin synimet dhe projektet tuaja. Mirë është t’i mendoni nga java tjetër dhe kujdes në këmbimet ekonomike me miqtë se mund t’ju udhëheqin në konflikte dhe në debate. Mos iu besoni sekreteve që do iu thonë të tjerët në fund të javës, veçanërisht të dielën dhe të hënën.

    Luani – Përfitoni nga e mërkura dhe e enjtja për çështje që kanë të bëjnë me punën e karrierën që ju sjellin zhvillim dhe përparim. Stres, nerva dhe një situatë pak të acaruar dhe shpërthyese mund të përjetoni në fund të javës, veçanërisht nga e shtuna deri të martën. Më të ndikuarit janë të lindurit në datën 12-15 Gusht. Veproni me qetësi. Nëse diçka që të tjerët që janë më lart se ju duan t’jua imponojnë, nuk është momenti të reagoni menjëherë në mënyrë arrogante ose egoiste. Dëgjoni e reagoni me qetësi. Mund të tregoni që nuk jeni të kënaqur po pa çuar situatën në konflikt. Të dielën e të hënën mos shkaktoni konflikte me dikë nga rrjeti juaj miqësor apo social dhe çështjet ekonomike që mund t’ju preokupojnë të dielën dhe të hënën mund t’i zgjidhni nga e mërkura e tutje.

    Virgjëresha – Të mërkurën dhe të enjten keni mundëis të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me punën, të bisedoni me njerëz që janë më lart se ju dhe të merrni përgjigje pozitive ose të diskutoni çështje që kanë të bëjnë me prindërit tuaj dhe të gjeni zgjidhje. Në fund të javës mos u shqetësoni për situata dhe gjëra që nuk janë në dorën tuaj ose nuk janë siç paraqiten. Kujdes në marrëdhëniet e çdo lloji në fund të javës ju të lindurit në 5 ditët e fundit të shenjës. Mos humbisni ekuilibrin si pasojë e taktikës që duan t’ju imponojnë të tjerët dhe nëse ju premtojnë diçka mos merrni vendim të dielën dhe të hënën, mund ta lini nga e marta e tutje.

    Peshorja – Të mërkurën dhe të enjten mund të përfitoni nga takime me njerëz të rrjetit tuaj social prej të cilëve do të keni informacione të rëndësishme për punën, zhvillimin dhe planet tuaja në përgjithësi. Në fund të javës, sidomos nga e shtuna deri të martën mund të hyni në konflikt me një mik, një njeri tuajin që ju mbështet ose një konflikt, ndarje ose krizë në marrëdhënien tuaj me bashkëpunëtorin, të dashurin apo partnerin. Konflikti mund të jetë pasojë e një çështjeje ekonomike ose pasigurie që ndieni brenda jush dhe që është rrjedhojë e dyshimeve. Të dielën dhe të hënën jini më të kujdesshëm për shëndetin, mënyrën si ushqeheni sidomos nëse udhëtoni dhe për gabimet si pasojë e pakujdesisë.

    Akrepi – Të mërkurën dhe të enjten mund të kërkoni ndihmë e mbështetje nga njerëz që janë më lart se ju, mbështetje në punë ose nga prindërit në lidhje me planet që ju keni. Në fund të javës jeni nga shenjat më të ndikuara sepse situata do jetë e tensionuar në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja pasi problemet në punë apo që paraqiten nga njerëzit që ndani jetën e përditshme mund të krijojnë një situatë pak shpërthyese ose t’ju provokojnë, ju dini ta ruani gjakftohtësinë dhe mirë është ta bëni dhe të veproni në një moment tjetër. Në fund të javës, të dielën dhe të hënën mos mendoni, realizoni dhe veproni, qetësohuni dhe relaksohuni. Nga e marta e tutje mund t’i shihni gjërat me sy tjetër.

    Shigjetari – Të mërkurën dhe të enjten keni mundësi të realizoni një marrëdhënie, bashkëpunim fitimprurës, të bisedoni me një bashkëpunëtor që do ndihmojë në promovimin e punëës tuaj. Mund të bëni një udhëtim me të dashurin tuaj, të takoni një person me të cilin mund të hyni në një marrëdhënie ose të bëni një udhëtim me partnerin dhe atje të bëni disa biseda që do përforcojnë marrëdhënien dhe ta çojnë në një shkallë më tej. Nga e shtuna deri të martën mund të përjetoni ngjarje të papritura në jetën e përditshme, në punë dhe duhet t’i trajtoni me qetësi në mënyrë që të vijë dhe zgjidhja e duhur pa hyrë në konflikte. Më të kujdesshëm jini të dielën dhe të hënën të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës, kryesisht në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja por edhe problemet që shfaqen në ambientin familjar. Ato dy ditë nuk do i vlerësoni mirë situatat ndaj lërini për nga java qëvjen.

    Bricjapi – Të mërkurën dhe të enjten mund të rregulloni një çështje që ka të bëjë me organizimin më të mirë të jetës tuaj të përditshme që lidhet edhe me ambientn e shtëpisë apo punës. Nëse doni një mbështetje ekonomike që do ta vini në funksionim për të përmirësuar kushtet tuaja, të enjten dhe të mërkurën mund ta kërkoni. Në fund të javës, nga e shtuna deri të martën një çështje që ka të bëjë me një investim, shpenzim parash për një njeri të dashur mund t’ju nxjerrë jashtë programit. Për ata që duan të bëjnë një investim mos ta realizojnë deri të martën e të mërkurën e ardhshme. Të dielën dhe të hënën kujdes me gabimet në këmbimet në jetën e përditshme.

    Ujori – Të mërkurën dhe të enjten do të përjetoni flirt, dashuri por edhe biseda me bashkëpunëtorët rreht një projekti ose investimi që doni të realizoni. Veproni këto dy ditë për një marrëdhënie ose bashkëpunim fitimprurës. Fundi i javës, nga e shtuna deri të martën është i vështirë sepse jeni një nga katër shenjat më të ndikuara. Më të ndikuarit janë të lindurit në datat 8-11 Shkurt. Mund të përjetoni një situatë të tensionuar me marrëdhëniet, bashkëpunimet tuaja, të ndërprisni një bashkëpunim ose marrëdhënie për të filluar një të re ose të keni tensione e probleme në familje. Të tjerë mund të kenë thjesht zhvendosje ose ndryshime në shtëpi. Ruani marrëdhënien që ju intereson dhe kujdesuni më tepër për shëndetin. Të dielën dhe të hënën evitoni çdo investim ekonomik dhe çdo vlerësim në sferën financiare.

    Peshqit – Të mërkurën dhe të enjten mund të merrni disa vendime dhe të bëni disa veprime që do të ndihmojnë anën funksionale të përditshmërisë. Këtu përfshihen ndryshime me shtëpinë, zyrën ose ju e dini si ta bëni më funksionale jetën e përditshme. Në fund të javës, nga e shtuna deri të hënën mos hyni në konflikte me të tjerët, në punë, në rrugë, kur i jepni makinës, në jetën e përditshme sepse mund të humbasë kontrolli dhe nga një grindje e vogël mund të kalojë në një konflikt më të madh. Jeni njerëz të qetë por kur mblidhni shpërtheni më kollaj se një njeri nevrik. Të dielën dhe të hënën mendimet, fjalët, vlerësimet, analizat që do të bëni brenda vetes për situatën që shikoni nuk do jenë as të vërteta dhe as reale. Janë ditë shumë të mira për një realizim artistik dhe për të patur një fantazi më të madhe që e mira është ta hidhni në një copë letër dhe t’i jepni formë.

  • “Si e ke…?”, del VIDEO-ja tjetër e Safet Gjicit me vajzën: Çfarë u tha pas seksit në zyrë

    “Si e ke…?”, del VIDEO-ja tjetër e Safet Gjicit me vajzën: Çfarë u tha pas seksit në zyrë

    Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video tjetër të Safet Gjicit me Alma Kaçin.

    Gjatë bisedës së zhvilluar në zyrë, fill pas seksit që u filmua me kamera të fshehtë, Alma i kërkon Gjicit edhe ta ndihmojë për një projekt që ka ajo për qentë endacakë.

    Siç duket nga videoja dhe çfarë flitet aty, nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie intime mes të dyve, por që Gjicit po i kërkohen lehtësira në përmbylljen e një projekti nga Alma kundrejt shërbimeve në natyrë, siç është seksi oral në zyrë.

    Kjo rrethanë e komplikon edhe më tej gjendjen e Gjicit përballë SPAK, pasi tashmë mund të akuzohet edhe për “shpërdorim detyre” madje edhe “korrupsion” nëse zbulohet se është kryer kjo vepër penale.

    Postimi i Artan Hoxhës:

    Epo t’a humbesh “pashallekun” e Kukesit, pasi e ke “paguar me flori”, për nje tender ordiner te “kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges”, vetem Padishaut tone mund t’i beje vaki…
    Gjithsesi, “çfare ke mbjelle do te korresh”, thote populli.

    Mardhenia mes ish-kryebashkiakut te Kukesit Safet Gjici dhe vajzes A.K. nuk ishte thjeshte nje çeshtje flirti, por preludi i nje afere biznesi…
    Tentativa per ta mbuluar te verteten edhe tre dite ps publikimit te videos tashme eshte e dukshme.

    Ne te vertete, nuk eshte vetem nje shkelje etike e zyrtarit me te larte lokal te zgjedhur me votat e popullit, por nje afer e paster korrupsioni per te perfituar nga parate e taksapaguesve te varfer shqiptare.

    Biseda e ish-kryebashkiakut te Kukesit, Safet Gjici, me vajzen e prezantuar si Alma Tafa, perfaqesuese e nje kompanie per kastrimin dhe sterilizimin e qenve te rruges, ne zyren e bashkise vetem nje minute pas kryerjes se mardhenies intime mes tyre, tregon pikerisht kete gje, afern korruptive.

    Vajza kerkon nje mundesi punesimi ose ndihmen e kryetarit te bashkise per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges.

    Madje ajo i thote se keto para, Gjici nuk do t’i paguaje nga xhepi, por nga buxheti i bashkise.

    Gjici pasi e degjon vajzen, e miraton oferten e saj dhe i ofron gjithe mbeshtetjen e tij, duke i vene ne dispozicion stafin e bashkise.

    Madje i sugjeron edhe menyren sesi ky projekt do te miratohet ne keshillin bashkiak, per te mos patur probleme dhe per te qene ne rregull me ligjin.

    Gjici therret ne zyre nenkryetarin e bashkise Granit Gjana dhe e urdheron te ndihmoje vajzen duke ndjekur proceduren per dokumentacionin e projektit.

    Me poshte video e Gjicit dhe vajzes, ku bisedojne per te perfituar projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges ne Kukes dhe menyren se si ky projekt do te miratohet ne Keshillin
    Bashkiak…

    A.K.: Do me ndihmosh te bej nje rrethim per qente apo jo?!

    Eeee na sajo ndonje pune ketu re, te vi te marre nje shpi me qira ketu.

    Kam dy shkolla.

    Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…

    Safet Gjici: Per qente?!

    A.K.:He?

    Safet Gjici: Tani.

    Do shkosh, do ta therrasim kete qe merret me keto punet e qenve.

    Do t’ia lesh ato…

    A.K.:Letrat, po.

    Safet Gjici:Se si i ke, se duhet kalu me vendim keshilli kjo e para.

    A.K.:Se kam gjetur gjithe ate toke. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me te perdorura.

    Safet Gjici: Po mire se nuk eshte problemi aty, problemi eshte qe, ne si do ta kryejme proçeduren, qe gjithe qente e rruges qe marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetren…

    A.K.: I kam me projekt te tera.

    Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta therras une kete edhe shko ti aty te…

    A.K.: Eshte ketu te bashkia??

    Videon e plote do ta ndiqni sot pasdite në kanalin e YouTube te Xhungel nga Artan Hoxha…

  • E RËNDË/ Shtëpia përfshihet nga flakët, “shuhet” familja me 5 anëtarë, mes tyre 2 të mitur

    E RËNDË/ Shtëpia përfshihet nga flakët, “shuhet” familja me 5 anëtarë, mes tyre 2 të mitur

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në SHBA, ku një banesë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar 5 viktima, anëtarë të një familjeje, përfshirë edhe dy të mitur.

    Zjarri shpërtheu në një rezidencë në Broadway,në Karolinën e Veriut , rreth 40 milje në jugperëndim të Raleigh.

    Për aryse hetimore identiteti i viktimave nuk është bërë publik.

    Mësohet se babai dhe 2 djemtë e mitur po qëndronin në shtëpi me miqtë e tyre në momentin që banesa është përfshirë nga flakët.

    Trupat u gjetën me djegie të rënda që u kishin shkaktuar dhe vdekjen.

  • Alma Kaçi bëri ndërhyrje estetike me paratë e Safetit në klinika të shtrenjta, burrin e ndau disa muaj më parë

    Alma Kaçi bëri ndërhyrje estetike me paratë e Safetit në klinika të shtrenjta, burrin e ndau disa muaj më parë

    Prapaskena mëson se Alma Kaçi, gruaja që ‘përvëloi peshkun e madh’ Safet Gjici, ishte ndarë nga bashkëshorti disa muaj më parë. Pas ndarjes, Alma kishte nisur të bënte një jetë luksoze, ndërsa shëtiste me qenin e saj buzë detit.

    Prapaskena mëson se Alma Kaçi ka frekuentuar disa klinika të shtrenjta estetike, brenda dhe jashtë vendit, duke bërë ndërhyrje estetike me vlerë mijëra euro, para të cilat nuk i justifikon dot me rrogën e saj.

    Ndërhyrjet estetike në fytyrë dhe pjesë të tjeta të trupit, e shndërruan 40-vjeçaren Alama Kaçi, në një vajzë ty re, siç edhe dukej në videon intime me Safet Gjicin.

    Jeta luksoze ngre dyshime të forta se Safeti dhe Alma mund të ishin në një raport të konsoliduar dhe se raporti seksual në zyrë nuk ka qenë momental.

    Burimi i shpenzimeve të Alma Kaçit javët e fundit besohet se është Safet Gjici, i cili duket se e ka mbuluar me para ‘dashurinë e tij’ në pleqëri. SPAK të hetojë se si Safet Gjici, me një skemë të trashë klienteliste dhe kamuflimi, ka marrë miliona euro para
    publike, duke qenë kryetar bashkie.

    Gjici ia ka dhuruar aksionet vëllait formalisht në 2014, mori mbi 110 milionë euro para publike, dhe tashmë ia merr sërish kompanitë vëllait.

    SPAK të mos merret me brekët e Gjicit dhe dashnoret e tij, por me vjedhjen e parave publike. Prapaskena