Author: editor

  • “Merr avionin dhe eja…”, nuk e ftuan në dasmë, Zhaklina nuk kursehet ndaj Arbanës dhe Eduartit: Nuk ndërpres planet e mia për ta

    “Merr avionin dhe eja…”, nuk e ftuan në dasmë, Zhaklina nuk kursehet ndaj Arbanës dhe Eduartit: Nuk ndërpres planet e mia për ta

    Martesa është tema që po diskutojnë sonte binjakët Veshaj dhe të ftuarit në studion e “Më lër të flas”.

    Moderatorët folën dhe për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që kurorëzohen këtë të shtunë në Itali dhe pyetën Krist Dragot dhe Zhaklin Lekatarin nëse janë të ftuar. Të dy thanë se nuk kanë marrë një ftesë.

    Donaldi: A të kanë ftuar

    Kristi: Si ta them… nuk më kanë ftuar

    Romeo: Po ti Zhak?

    Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar

    Donaldi: Po Arbri do jetë?

    Zhaklina: Nuk e di

    Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?

    Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta

    Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm

    Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’

    Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde

    Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Dite shume e këndshme për t’u jetuar kjo e sotmja. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe do ndiheni gati te filloni një lidhje me te qëndrueshme. Për beqaret nuk do mungojnë takimet, por nuk ka ardhur ende koha për një angazhim. Ne planin financiar do kryeni investime te rëndësishme sepse situata do jete me e mire sesa ju mendonit.

    Demi

    Pozicionimi i mire i planetëve do iu sjelle me shume qëndrueshmëri ne çift sot. Askush nuk do mundet dot ta turbulloje atmosferën e ngrohte qe është krijuar. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe kjo do i beje te ndihen me te plotësuar. Ne planin financiar nuk duhet te bëni shpenzime marramendëse. Me pak kursim jo vetëm qe do e stabilizoni situatën, por do keni edhe para për te ardhmen.

    Binjaket

    Marrëdhënia ne çift do konsolidohet edhe me tepër sot. Do flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe do sqaroni edhe disa detaje qe me pare i kishit lënë pezull. Beqaret do dije mire si te veprojnë edhe pas ftesave qe do iu bëhen. Financat nuk do jene aspak te këqija megjithatë duhet te vazhdoni te shpenzoni me kujdes dhe vetëm për gjerat me te domosdoshme.

    Gaforrja

    Klima ne jetën e çifteve do jete e ngrohte sot. Sistemi yjor do ndikoje pozitivisht dhe pasioni do rindizet shume shpejt. Nuk ka asnjë rrezik për debate apo mosmarrëveshje. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës, i cili mund t’ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Ne planin financiar nuk duhet te merrni vendime impulsive sepse do pendoheni shpejt. Reflektoni me kujdes!

    Luani

    Do ndiheni rehat pranë atij qe dashuroni dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesante qe do iu vijnë rreth e rrotull. Për te vetmen gjë qe duhet te bëni kujdes është xhelozia e tepruar. Beqaret do kenë mundësi për aventura te ethshme nga te cilat duhet te përfitojnë. Financiarisht do përballeni me disa vështirësi, por Urani do iu gjendet pranë gjithmonë.

    Virgjeresha

    Do bënit mire te tregoheshit te sinqerte me atë qe keni ne krah dhe te mos i ushqeni atij shpresa te kota. Jo vetëm qe do e lëndonit, por edhe vete do mërziteni një dite nga kjo sjellje. Disa beqare do kenë dashuri me shikim te pare, neper mjedise te veçanta. Me financat duhet te merreni pak me tepër se kohet e fundit. Mos i neglizhoni me qe te mos bini ne humnere.

    Peshorja

    Me Marsin, planetin e dëshirave dhe seksualitetit, ne anën tuaj jeta ne çift do jete me e bukur sesa ju mendonit. Gjithçka qe do ndodhe do iu duket si një përrallë fantastike. Beqaret edhe pse do kërkojnë gjate gjithë kohës, nuk do e gjejnë atë qe kane ëndërruar. Ne planin financiar situata do jete e mire, por mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

    Akrepi

    Partneri do iu pyesë për disa gjera te cilat ju nuk do dëshironi t’i tregoni dhe kjo do sjelle debate me te. Ne fakt te dy do keni gabime, ai për mënyrën sesi do ua kërkojë dhe ju për fshehtësinë e tepruar. Beqaret do jene ne boten e tyre dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Ne planin financiar do jeni impulsive dhe nuk do mendoni aspak para se te shpenzoni.

    Shigjetari

    Duhet te merreni pak me tepër me jetën tuaj ne çift sot sepse ne fakt keni pak kohe qe e keni lënë pas dore atë. Mos lejoni qe partneri t’i hedhe sytë diku tjetër. Nëse jeni vetëm qe prej kohesh me ne fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Përgatituni për emocione te mëdha. Edhe financat do jene te mira sepse do dini si t’i organizoni te ardhurat qe keni.

    Bricjapi

    Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për t’i sqaruar mosmarrëveshjet me partnerin tuaj sepse sa me shume kohe te kaloje aq me shume vështirësi do keni. Ambienti yjor do jete i favorshëm edhe për beqaret. Hiqni turpin dhe pranojini ftesat. Financat nuk do jene te këqija, prandaj mund te bëni shpenzimet me te domosdoshme sa me shpejt qe te mundeni.

    Ujori

    Çdo gjë do shkoje mire gjate ditës se sotme për jetën sentimentale, vetëm se ne mbrëmje mund te linde ndonjë debat shume i vogël. Ne fakt ju jeni te kujdesshëm dhe do dini si te dilni shpejt nga situata e vështirë. Për sa iu përket beqareve do jete dite pa te reja. Financat do mbrohen gjithë kohës nga Venusi. Edhe pse do shpenzoni pak me tepër nuk priten vështirësi.

    Peshqit

    Pritet te kaloni momente te mrekullueshme gjate kësaj dite pranë atij qe dashuroni. Debatet dhe mosmarrëveshjet me ne fund do mbarojnë. Beqaret do ndihen me te sigurte ne vetvete dhe do guxojnë t’ia shprehin ndjenjat atij qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente sepse gabimi me i vogël do sjelle probleme te mëdha.

  • “Më lutën të bëhesha deputet”, Robert Ndrenika zbulon pse hoqi dorë nga politika: Më thanë kërko falje që…

    “Më lutën të bëhesha deputet”, Robert Ndrenika zbulon pse hoqi dorë nga politika: Më thanë kërko falje që…

    Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka dhënë si rrallëherë një intervistë ku ka bërë një rrëfim publik për jetën e tij.

    Ai ka qenë i ftuar në “Zë me Mirën”, podcast nga Mira Kazhani. Mes të tjerash ai ka folur për përfshirjen në politikë në vitet ’90 kur u bë deputet.

    “Po me ta thënë moj Mira Kazhani që erdhën më lutën të bëhem deputet? Në fillim thashë… pastaj jo ky, jo ai, jo gruaja, jo shoku, bëhu, bëhu”, ka thënë aktori, teksa ka shtuar se ai nuk ka qenë anëtar i Partisë Demokratike: Asnjë ditë. Asnjë orë. Madje më thoshin:

    Pse nuk bëhesh anëtar? Kam alergji nga fjala parti, u thosha. Këtë përgjigje jepja. Përveç Ligjit të Kinemasë, nuk u mora fare. Deputeti në radhë të parë është ligjvënës. Nuk u mora shumë se kishte shumë, shumë ligjvënësa më të mirë se unë rreth e rrotull.

    Sidomos për çështjet ekonomike që kishin rëndësi për momentin. Por dhashë një kontribut shumë të madh në zonën time elektorale. Në fshatrat e Elbasanit. Elbasani më kërkoi, se më njihte meqë kisha punuar dikur atje. Dhashë një kontribut që edhe sot e kësaj dite kujtohem për mirë. Ngaqë kisha njohje në Tiranë, edhe vinin, jo spitali, jo ambulanca, dhashë një kontribut…

    Më tej Ndrenika ka zbuluar se përse hoqi dorë nga politika. Ai tha se e kishin hequr pasi “nuk kishte kërkuar falje që kishte luajtur Qazim Mulletin”.

    “Mbaroi 4-vjeçari i parë i deputetit. Më vjen Aleksandër Meksi, ishte kryeministër, e më thotë: Zona të kërkon të vazhdosh dhe do jesh prapë deputet. Ishte e vërtetë kjo dhe unë si me thënë u vura në pozitë që do jem prapë deputet. Marr vesh në momentin e fundit, më kishin hequr. Në fakt u bëra keq, jo se kisha ndonjë… Shyqyr që nuk u bëra. Se ai parlament vetëm një vit. Ndodhën ato katrahurat që ndodhën. Vetëm një vit jetoi ai parlament. Lavdi Zotit që nuk u bëra. Po marr vesh nga ata të Elbasanit, nga njerëz seriozë, që një i madh i PD-së këtu kishte thënë: “Atë do bëni prapë deputet që s`ka ardhur të kërkojë falje tek Partia Demokratike, që ka luajtur Qazim Mulletin”. Domethënë unë duhet të vija t`i thosha Partisë Demokratike: Më falni që kam lozur Qazim Mulletin! Në një kohë që unë Qazim Mulletin e kisha intepretuar për mbijetesë. Se nuk më pranonin në Tiranë. Unë kam hyrë gjatë provave i kam kërkuar ndjesë pastë, Piro Manit, më jep një provë, i thashë, edhe u futa në prova e mbeta. Kështu e kam marrë Qazim Mulletin, prefektin e famshëm. Dhe unë u dashka t`i kërkoja falje PD-së që kisha luajtur… në një kohë që atje në PD kishte nga ata që kishin edhe sekretarë partie dhe qenësor, etj, etj. Se në PD kishte lloj lloj njerëzish. Kishte edhe nga ata që kishin bërë 25 vjet burg, edhe të Partisë së Punës kishte atje. Në atë kohë jam bërë keq, me thënë të vërtetën”, ka rrëfyer aktori.

  • I plasi sot skandali në zyrë, Safet Gjici një nga kryebashkiakët më të pasur me 9 shtëpi, biznese dhe 1.5 mln euro transaksione

    I plasi sot skandali në zyrë, Safet Gjici një nga kryebashkiakët më të pasur me 9 shtëpi, biznese dhe 1.5 mln euro transaksione

    Dita e sotme duket se ka shënuar “rrënimin” e firgurës së ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, teksa video me përmbajtje seksuale shpejt është bërë virale në rrjet.

    Teksa pamjet ishin të qarta dhe të pakundershtueshme, Gjici ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke kërkuar falje dhe duke dhënë dorëheqjen gjithashtu.

    Po çfarë ka përtej kësaj video? Gjici është një burrë i martuar, baba i 4 fëmijëve teksa së fundmi është bërë dhe gjysh,

    Ndërkohë sipas raportimeve bëhet me dije se për shkak të veprimtarisë në fushën e biznesit, Safet Gjici është një nga kryebashkiakët më të pasur. Gjici rezulton pronar i 9 apartamenteve dhe njësive në Tiranë, lokal në Tiranë, pronar i një vile 3 katëshe në Tiranë me sipërfaqe 432 m2, dy sipërfaqe ullishte rreth 2 mijë m2, 400 m2 tokë arë etj.

    Gjici deklaron transaksione me vlertë qindra mijëra euro, mbi 500 mijë euro huamarrje, mbi 600 mijë euro obligacione, rreth 300 mijë euro hua për shoqërinë “Eurogjici Security” që e kontrollon përmes të afërmeve të tij si dhe dhjetëra mijëra euro në llogari bankare. Safet Gjici menaxhon përmes familjarëve të tij kompanitë si: Euro-Gjici, -Eurogjici-Security, Kevin Construksion, Futboll Klub Kukësi, Manjola Gjici dhe Eronaldo./Noa.al

  • Ju kujtohet Shukri Xhelili? SKANDALET SEKSUALE të ish-kryebashkiakëve, çfarë e bashkon me Safet Gjicin

    Ju kujtohet Shukri Xhelili? SKANDALET SEKSUALE të ish-kryebashkiakëve, çfarë e bashkon me Safet Gjicin

    Pamje të rënda +18 janë shpërndarë ditën e sotme në rrjet ku duket se si ish-kryebashkiaku u Kukësit, Safet Gjici shfaqet në zyrën e shtetit duke kryer akte seksuale me një femër.

    Teksa video është bërë virale në një kohë të shkurtër, ish-kryebashkikau ka bërë një reagim në rrjetet sociale teksa ka kërkuar ndjesë dhe ka dhënë dorëheqjen.

    Por Safet Gjici nuk është i vetmi kryebashkiak i përfshirë në skandale seksuale.

    Përveç Safet Gjicit, më herët një tjetër ish-kryebashkiak është përfshirë në një skandal seksual.

    Ndërkaq, rasti i Safet Gjicit ndryshon nga ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, ndërsa Shukri Xhelili përdori postin zyrtar për favore seksuale, duke i ofruar një vajze vend pune në bashkinë që drejtonte në këmbim një raporti seksual.

    Pikërisht për këtë rrethanë Shukri Xhelili u dënua me 2.8 vite burg për korrupsion dhe jo për shpërdorim detyre.

    Ndërkaq, neni 105 i Kodit Penal, parashikon që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Por, ky e nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit, pra nëse është vartëse e Gjicit.

    Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë.
    Nëse SPAK do të ngrejë ndaj Gjicit vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici i shpëton verifikimit pasuror.

  • “Mami ka gjithë ditën në gjumë”, gruaja gjendet e pajetë në banesë, burri taksist zbuloi tragjedinë

    “Mami ka gjithë ditën në gjumë”, gruaja gjendet e pajetë në banesë, burri taksist zbuloi tragjedinë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Patra të Greqisë ku një 38-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.

    Gruaja ishte në shtëpi me fëmijën e saj 4 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte larguar në një udhëtim jashtë Patrës.

    Sipas asaj që raportojnë mediat greke fëmija i ka thënë policisë se “ mami ka qenë në gjunjë gjithë natën”, kur kanë mbërritur në shtëpinë. Tragjedia u bë edhe më e rëndë kur bashkëshorti, i cili është shofer taksie, u kthye në shtëpi në të gdhirë dhe gjeti të shoqen e pajetë.

    Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe eksperti mjekësor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së nënës së re.

    Nga informacionet e para thuhet se 38-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike.

  • Olti Curri “kthen” videon erotike të Gjicit në film: Skenografia klishe, ndriçimi për faqe të zezë (Video)

    Olti Curri “kthen” videon erotike të Gjicit në film: Skenografia klishe, ndriçimi për faqe të zezë (Video)

    Nuk ka munguar as reagimi i Olti Currit për videon erotike të kryebashkiakut të Kukësit e cila qarkulloi me shpejtësinë e erës dhe u kthye në temën e ditës së sotme.

    “Më shumë do të shqetësohesha kur populli e ha në gojë në mjekësi, në cilësinë e jetës, cilësinë e ndërtimeve, trafikun, tarifat e internetit, në çmimin e energjisë elektike, të ujit, në shkollat publike, etj etj.

    Një video më shumë apo një video më pak nuk na ndryshojë cilësinë e jetës”, thotë Olti Curri, por nuk ka munguar as ironia e tij ku ka komentuar videon nga aspekti “skenografik”.

    “Ndriçimi ishte për faqe të zeze, skenografia ishte shumë standarte, klishe. Mbulimi me kamera shumë i dobët, sepse nuk kishte plane shtesë nga droni apo kamera ansore. Skenari ishte inekzistent dhe loja e aktorëve standard”, përfundon blogeri./albeu.com/

  • Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së premtes në Francën perëndimore, në zonën e qytetit La Rochelle në Oqeanin Atlantik.

    Qendra Sizmike Euro-Mesdhetare tha se epiqendra ishte 127 kilometra në juglindje të Nantes dhe rreth tridhjetë kilometra në lindje të La Rochelle.

    Qendra sizmologjike franceze ka llogaritur magnitudën e tërmetit në 5.9.

    Lëkundjet kanë ndodhur në orën 18:38 dhe thellësia fokale ka qenë 10 kilometra. Tërmeti u ndje në pjesën më të madhe të Francës perëndimore.

  • “Notova në det për dy orë i rrethuar nga trupat e vdekur të fëmijëve”/ Të mbijetuarit e tragjedisë në brigjet greke japin dëshmitë rrëqethëse: Tentova vetëvrasjen…

    “Notova në det për dy orë i rrethuar nga trupat e vdekur të fëmijëve”/ Të mbijetuarit e tragjedisë në brigjet greke japin dëshmitë rrëqethëse: Tentova vetëvrasjen…

    Rrëfime të reja janë bërë publike nga tragjedia në brigjet greke, ku një anije me 750 refugjatë u mbytën në det.

    Deri më tani rreth 500 persona rezultojnë të zhdukur, 104 u shpëtuan dhe 78 humbën jetën.

    “Notova për dy orë më trupat e pajetë të fëmijëve në det”, është ky rrëfimi i një prej të mbijetuarve. “Doja të bëja vetëvrasje, por nuk mundesha”, ka rrëfyer një tjetër i mbijetuar.

    Të mbijetuarit janë transferuar në një qendër imigracioni në Greqinë qendrore.

    Në lidhje me këtë tragjedi, qeveria greke mbajti tre ditë zi kombëtare, në nder të viktimave.

  • Ngrihet alarmi/ Temperaturat në tokë dhe në det shënojnë rekorde të reja, ja çfarë pritet të ndodhë

    Ngrihet alarmi/ Temperaturat në tokë dhe në det shënojnë rekorde të reja, ja çfarë pritet të ndodhë

    Një sërë raportesh të reja mbi klimën kanë nxjerrë në pah temperatura të jashtëzakonshme si në tokë ashtu edhe në det.

    Temperaturat mesatare globale të ajrit në sipërfaqe për ditët e para të qershorit 2023 ishin më të lartat – me një diferencë të konsiderueshme – për periudhën e vitit në të dhënat e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Bashkimit Evropian, të operuar nga ECMWF.

    Kjo është pas një prej majave më të ngrohta të regjistruara.

    Temperaturat globale të sipërfaqes së detit arritën një nivel të ri në maj për të dytin muaj radhazi dhe në qershor po ndjekin nivele të paprecedentë për këtë periudhë të vitit, veçanërisht në Atlantikun e Veriut.

    Shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti një vlerë mujore rekord të ulët në maj, hera e tretë në 2023 që vlera mujore ka arritur një rekord të ulët.

    Sipas Dr Anthony Rea, Drejtor i Infrastrukturës në Organizatën Botërore Meteorologjike dhe kreu i Sistemit Global të Vëzhgimit të Klimës, temperaturat e jashtëzakonshme të sipërfaqes së detit po bien këmbanat e alarmit.

    “Në nivel global, temperaturat e sipërfaqes së detit janë mesatarisht 0.2 gradë më të ngrohta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por duhet marrë parasysh

    Nga sipërfaqja e përgjithshme e oqeaneve globale dhe kapaciteti i tyre kalorifik, ai përfaqëson në fakt një sasi të madhe të energjisë termike të absorbuar nga oqeani.

    Kjo vjen me një kosto, duke përfshirë ndikimet e mundshme në modelet e motit, intensifikimin e cikloneve dhe humbjen e biodiversitetit, siç është zbardhja e shkëmbinjve koralorë”, tha Dr Rea.