Author: editor

  • Vajza në videon e Safet Gjicit, pjesë e një emisioni investigativ si “agjente e SHISH”: A ishte skenar i parapërgatitur?

    Vajza në videon e Safet Gjicit, pjesë e një emisioni investigativ si “agjente e SHISH”: A ishte skenar i parapërgatitur?

    Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përfshi në një skandal seksual këtë të premte, teksa iu publikua një video në zyrën e vet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

    Ai dha dorëheqjen, pas publikimit të videos.

    Në reagimin e tij, Gjici, përveçse kërkon ndjesë, shprehet se iu ngrit një kurth nga kundërshtarët e vet.

    Por kush është vajza, në videon e Safet Gjicit, e cila dyshohet se është përdorur, siç pretendon vetë Gjici.

    Ajo ka qenë pjesë e një emisioni investigativ.

    Vajza në fjalë u vetëofrua në këtë emision, duke thënë se është agjente e SHISH.

    Dhe pasi u bë pjesë e këtij emisioni, është përdorur në dy inflitrime të tjera (jo seksuale).

    Në një prej videove, ajo është shfaqur në një inskenim për blerje armësh në Durrës.

    Siç shihet edhe në foto, ajo ka pasur kontakte edhe me Sali Berishën, por raportohet se ka lidhje edhe me rivalin e Safet Gjicit për Bashkinë e Kukësit.

    Të gjitha këto, të bëjnë të dyshosh se kemi me një skenar të parapërgatiur.

    Megjithatë, kjo pritet të zbardhet në ditët në vijim, pasi siç u njoftua, SPAK ka nisur një hetim./Gazeta Tema

  • Reshje shiu dhe breshër/ ‘Çmendet’ moti, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

    Reshje shiu dhe breshër/ ‘Çmendet’ moti, ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

    Moti për në fundjavë pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku pritet të ketë kthjellime kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

    Sipas parashikimit nga SHMU, pritet të ketë reshje shiu në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, ku gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në veri ndërsa ë pjesën tjetër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

    Kjo situatë do të mbete prezente deri në orët e mbrëmjes më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

    Ndërsa ditën e djelë pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të cilat pritet të jenë prezente kryesisht në mesditë përgjatë relieveve malore.

    Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri ne 12m/sek.

  • Ish-banorja e BBV merr në “mbrojtje” Gjicin: Më e rëndë është kur …

    Ish-banorja e BBV merr në “mbrojtje” Gjicin: Më e rëndë është kur …

    Videoskandali seksual i Safet Gjicit bashkë me një vajzë brenda në zyrën e kryetarit të Bashkisë në Kukës, është kthyer në temën e ditës së sotme.

    Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar dhe dënuar aktin e Safet gjicin i cili ka abuzuar me pushtetin që i kanë dhënë qytetarët duke i kthyer zyrat shtetërore, si dhoma motelesh.

    Por ka dhe nga ata që nuk e shohin kaq zi situatën, duke theksuar se nuk ëhstë ndonjë gjë që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri apo në botë, duke e cilësuar si një gjë krejt normale.

    Në reagimin e saj ish-banorja e Big brother Vip, Zhaklina Gjolla, thekson se pavarësisht ngjarjes dhe vëmendjes që ka marrë, në fund të dy peronazhet që shfaqen në vido janë të rritur, dhe kanë një konsensus mes tyre.

  • SPAK merr në pyetje vajzën e video-skandalit, zbardhet akuza për Gjicin

    SPAK merr në pyetje vajzën e video-skandalit, zbardhet akuza për Gjicin

    Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e SPAK, rreth video-skandalit të publikuar ditën e sotme ku shfaqej kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij të Bashkisë.

    Gjici është subjekt i SPAK-ut për shkak të cilësisë si zyrtar i lartë, pavarësisht veprës penale që dyshohet.

    Në rastin konkret, Gjici akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

    Mësohet se SPAK ka identifikuar edhe vajzën me të cilën Gjici kryente marrëdhënie seksuale. Ajo është shoqëruar dhe po merret në pyetje nga prokurorët.

    Pritet që SPAK, të shoqërojë edhe Safet Gjicin me qëllim marjen e tij në pyetje. Teksasa SPAK po analizon situatën, ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”.

  • Skandali s*ksual në zyrën e kryebashkiakut Safet Gjici, vjen reagimi nga PD-ja e Berishës

    Skandali s*ksual në zyrën e kryebashkiakut Safet Gjici, vjen reagimi nga PD-ja e Berishës

    Në reagim e PD-së Sali Berishës, thuhet se kjo “ video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve”.

    Sakaq në reagimin e plotë theksohet se në Kukës duhet të mbahen zgjedhje të reja pas këtij skandali, pasi qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e tyre që i përfaqëson denjësisht.

    Deklarata e plotë:

    Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të. Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit.

    Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind.

    Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.

    Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të podhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.

  • Seks skandali i Gjicit, del fotoja e vajzes me Berishën

    Seks skandali i Gjicit, del fotoja e vajzes me Berishën

    Videoskandali i kryebashkiakur të Kukësit, Safet Gjici, i bërë publik ditën e sotme ka sjellë reaime të shumta në rrjet.

    Gazetari Mero Baze ka bërë publike dhe foton e vajzës, e cila sipas tij mund të jetë personi që ndodhet në zyrën e Bashkisë së Kukësit bashkë me Safet Gjicin.

    Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Baze, vajza ka dalë në foto me ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Me ironi Baze shkruan se “Safetit të shkret dhe dashnoret ja gjen Saliu.”

    Fotoja e publikuar nga gazetari Mero Baze
  • Video skandali i Safet Gjicit, gazetari zbulon ku qëndron problemi: E ka bërë dhe Klintoni, por…

    Video skandali i Safet Gjicit, gazetari zbulon ku qëndron problemi: E ka bërë dhe Klintoni, por…

    Gazetari Genc Burimi tha për Euronews Albania se problemi me rastin shumë të përfolur këtë të premte të Safet Gjicit, kryetarit të dorëhequr të Kukësit, nuk është te pjesa që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrë.

    Ai tha se kjo është jeta e tij private dhe nuk duhet të gjykohet për këtë.

    Gjithashtu ai tha se edhe më herët ka pasur raste të tillë në politikën botërore dhe ka marrë si shembull ish-presidentin e Amerikës Bill Clinton duke thënë se në atë kohë nuk u konsiderua skandal fakti që ai kreu marrëdhënie në zyrën ovale, por fakti që ushtroi autoritetin e tij ndaj stazhieres Monika Lewinsky.

    “Kjo për mua është temë shumë e ndjeshme. Është jeta private. Ka pasur raste që kanë bërë seks në zyrat e FMN-së dhe nuk kanë rënë për këtë, por nuk kanë rënë për këtë, por për përdhunim. Klintoni nuk u dënua se bënte marrëdhënie në zyrën ovale me Monika Lewinsky-n, por se shfrytëzoi autoritetin me nëj shtazhiere. Ne në perëndim nuk kemi të njëjtën qasje me ju, ju talleni e qeshni, por skandali nuk ekziston te kjo”,-tha Genc Burimi.

  • Safet Gjici “çon” qytetarët sërish në votime pas videoskandalit, kush janë Bashkitë e tjera ku do përsëriten zgjedhjet

    Safet Gjici “çon” qytetarët sërish në votime pas videoskandalit, kush janë Bashkitë e tjera ku do përsëriten zgjedhjet

    Këshilli i Ministrave ka shkarkuar me urgjencë kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pas publikimit të një videoje erotike brenda zyrave të bashkisë.

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit tashmë, Safet Gjici, është filmuar duke kryer marrdhënie seskuale brenda zyrave të Bashkisë. Video e cila është regjistruar në datë 6 të këtij muaji rreth rës 16:00.

    Pas bërjes publike të videos Safet Gjici në një reagim publik, pa u bërë ende i ditur lajmi për shkakimin e tij zyrtar, ka deklaruar se jep dorëheqjen, pasi me aktin e tij ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

    Por çfarë ndodh pas shkarkimit të Gjicit?

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të duhet të duhet të shpallë brenda 4 javëve datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit. Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 majit Safet Gjici mori 11632 vta thënë ndryshe 49.7% të votave, përballë kandidatit të koalivionit Bashkë Fitojmë, Admir Sinemati i cili mori 9562 vota, ndërsa kandidati i Partisë për Integrim dhe Europianizim të Shqipërisë, Abedin Oruçi mori 2180 vota.

    Zgjedhje edhe në Bashkinë e Rrogozhinës

    Bashkia e Kukësit nuk do të jetë e vetmja ku do të zhvillohen sërish zgjedhje, pasi edhe në Bashkinë e Rrogozhinës qytetarët do të duhet të drejtohen përsëri drejt kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

    Një ditë më parë Kolegji Zgjedhr vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, pas shkeljeve të gjetura në kutitë e votime të 14 majit.

    Kujtojmë që në 14 maj u shpall fitues kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, i cili mori 5129 vota, kundrejt 5108 votave që mori kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

    Drejt përsëritjes së zgjedhjeve edhe Bashkia e Himarës

    Ndërkohë përsëritje zgjedhjesh mund të kemi edhe në Bashkinë e Himarës, pasi është drejt skadencës afati për betimin para Këshillit Bashkiak i Fredi Belerit, i cili edhe pse u arresua dy ditë para zgjedhjeve u shpall fitues.

    Kujtojmë që Fredi Beleri u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve me akuzën e blerjes së votave, ndërkohë që vijon të jetë në burg.

    Sipas Kodit Zgjedhor, nëse fituesi i zgjedhjeve brenda 45 ditësh nuk bën betimin para Këshillit Bashkiak, Këshilli i Ministrave e shkarkon, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

    Duhet theksuar se Belerit i kanë ngelur në dispozicion edhe 13 ditë për të bërë betimin, në të undërt Presidentit të Republikës do i duhet që brenda katër javëve të shpallë datën për zhvillimin e zgjedhjeve edhe në këtë bashki.

  • E rëndë në Itali, qëllohet me thikë 54-vjeçari shqiptar, dyshohet se…

    E rëndë në Itali, qëllohet me thikë 54-vjeçari shqiptar, dyshohet se…

    Një shtetas shqiptar 54-vjeç me banim në Itali është qëlluar me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Autoritetet italiane bëjnë me dije se sulmi ndodhi në orët e vona të së enjtes më 15 qershor në Napoli, ku disa persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë një shtetas 54-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë lënë në trotuar.

    Dëshmitarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe karabinierët. Shqiptari është transportuar me urgjencë në klinikën Villa dei Fiori në Acerra.

    54-vjeçari ndodhet aktualisht në spital dhe sipas medieve italiane, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me thikë.

    Policia e Acerras ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

  • E trishtë/ Ndërron jetë tragjikisht sportisti i njohur

    E trishtë/ Ndërron jetë tragjikisht sportisti i njohur

    Tragjedi në sportin e çiklizmit. Gino Mader ka ndërruar jetë gjatë Xhiros së Zvicrës, në moshën 26-vjeçare.

    Mader, i cili ishte pjesë e skuderisë Team Bahrein, doli nga korsia e tij gjatë etapës së pestë.

    Çiklisti helvet u dërgua i gjallë në spital pas përplasjes së fortë, por nuk ia doli të mbijetonte.

    Gino Mader

    “Jemi të shkatërruar nga humbja e çiklistit tonë të shquar, Gino Mader. Talenti, përkushtimi dhe entuziazmi i tij kanë qenë një frymëzim për të gjithë ne.

    Jo vetëm që ishte një çiklist shumë i talentuar, por edhe një person fantastik jashtë biçikletës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe njerëzve të tij të dashur.

    Mendimet tona janë me ta në këtë moment të vështirë”, u shpreh Victorious Milan Erzen, administratori i deleguar i skuderisë Team Bahrein.