Author: editor

  • Prej 4 vitesh berbere në Tiranë, 23-vjeçarja “sfidon” meshkujt: Më paragjykuan, por sot i kam klientët më besnikë

    Prej 4 vitesh berbere në Tiranë, 23-vjeçarja “sfidon” meshkujt: Më paragjykuan, por sot i kam klientët më besnikë

    Hendeku gjinor mes profesioneve ka ekzistuar ndër vite, por Liljana Kurti, 23 vjeçarja nga Peshkopia ka thyer çdo tabu.

    Ajo ushtron prej 4 vitesh profesionin e berberes. Për emisionin “Një nga ne”, Liljana zbulon arsyen pse zgjodhi të jetë berbere dhe jo parukiere.

    “Djemtë kanë më pak naze, janë më të thjeshtë, kurse vajzat janë më të nderlikuara. Më duket një profesion i këndshëm dhe i veçantë ndaj e zgjodha”, tregon Liljana.

    Të qënit grua në këtë profesion nuk të bën më pak të aftë dhe më pak profesioniste sesa berberët e tjerë.

    Në fillimet e mia jam paragjykuar si tek fakti që një vajzë ndodhet në një ambient vetëm për meshkuj ose a jam e aftë të kryej të njëjtin shërbim si një djalë. Ka pas klientë që kanë qenë të paqartë dhe shpesh ishin në mëdyshje për t’u qethur tek unë ose jo. Gjithashtu ka dhe shumë klientë mosbesues që tani janë bërë klientët e mi më besnik”, thotë më tej.

    Po çfarë duhet patur parasysh nëse zgjidhni këtë profesion? Çfarë të bën të suksesshëm në këtë fushë dhe a ia vlen ta ushtron në vendin tonë? Të gjitha këto mund t’i ndiqni në emsionin e plotë.

  • Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur dy të plagosur

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur dy të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një i ri ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.

    NJOFTIMI
    Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

    Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Dashi

    Pritet një dite e turbullt për gjithë te dashuruarit. Nuk do e toleroni aspak njeri-tjetrin dhe te dy do kërkoni te dale e juaja. Njeri duhet te hape rruge me patjetër qe situata te stabilizohet. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe te mëdha vetëm e vetëm për te bere për vete personin qe iu pëlqen. Ne planin financiar do merrni disa shuma te konsiderueshme parash nga një pune e kryer.

    Demi

    Duke filluar qe sot do futeni ne një etape te re te jetës suaj ne çift dhe do i shohin gjerat më me optimizëm. Do sqaroni me qetësi çdo konflikt qe keni pasur. Disa beqare do takojnë papritur personin e tyre te ëndrrave dhe do ndihen me te lumtur se kurrë. Për financat do jete dite me fat. Do e dini mire si ta menaxhoni buxhetin he si te hiqni disa para mënjanë.

    Binjaket

    Jeta ne çift do jete problematike. Disa do mendojnë t’i japin fund asaj qe kane ndërtuar dhe te qëndrojnë pak kohe vetëm. Nëse jeni beqare, Venusi do iu rezervoje një takim impresionues, por Plutoni do mundohet t’iu ndaloje. Mundohuni te mos dëgjoni askënd tjetër përveç zemrës. Ne planin financiar do keni mundësi te mira te kryeni transaksione me rëndësi.

    Gaforrja

    Fale ndikimit te madh te Venusit, jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e trishtë sot. Te dy se bashku do jeni te gatshëm te provoni eksperienca te reja dhe te përjetoni me shume emocione. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do iu pëlqejnë aq sa duhet. Përfitoni nga situata e favorshme financiare për te bere disa shpenzime te domosdoshme.

    Luani

    Për çiftet dita e sotme do jete e mbushur me emocione pozitive dhe negative. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionante me partnerin dhe here do debatoni ashpër për disa tema delikate. Beqaret do e marrin ditën si t’iu vije. Ne mbrëmje disa do përballen me surpriza. Financat duhet menaxhuar ende me maturi sepse vetëm kështu ky sektor nuk do ketë tronditje.

    Virgjeresha

    Marrëdhënia ne çift do jete edhe me harmonike gjate kësaj dite. Do pajtoheni me partnerin dhe do kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Ai do e vlerësojë shume sjelljen tuaj. Beqaret do njihen me persona te shumte, por do e kenë te vështirë ta shprehin pëlqimin e tyre. Ne planin financiar duhet te ulni me patjetër shpenzimet qe situata te stabilizohet shpejt.

    Peshorja

    Ndjenjat e sotme për te dashuruarit do jene shume te turbullta. Jeni te sigurte qe e dashuroni atë qe keni ne krah, por kur shihni dike tjetër simpatik e harroni dhe mendoni te joshni atë qe sapo keni pare. Beqaret do vazhdojnë me te njëjtin status edhe sot. Ne planin financiar nuk do e humbisni optimizmin edhe pse problemet nuk do mungojnë.

    Akrepi

    Fati do iu buzëqeshë gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Përfitoni sa te mundni për ta konsoliduar situatën dhe për te përjetuar edhe njëherë emocionet e dikurshme. Jeta sentimentale e beqareve nuk do jete ne qendër te vëmendjes nga yjet. Financat nuk do jene te këqija megjithatë duhet te mos shpenzuar pa verifikuar me pare te ardhurat qe keni.

    Shigjetari

    Te nxitur nga Saturni, nuk do e vlerësoni aq sa duhet partnerin tuaj dhe nga momenti ne moment mund te lindin debate te mëdha. Beqaret nuk do tërhiqen aspak nga aventurat sepse për ta është dashuria e madhe ajo qe ka rëndësi. ne planin financiar do kaloni shume vështirësi, megjithatë do ia dilni mbanë me sukses. Ne fund te ditës do ndiheni me te qete.

    Bricjapi

    Me ne fund do filloni te vendosi pak rregull ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni plane mbi te ardhmen. Do i mendoni mire gjerat qe gjithçka te shkoje me se miri. Beqaret do kërkojnë te mos iu preket liria qe kane dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Edhe pse do e keni te vështirë te vini kufij për shpenzimet duhet ta bëni me patjetër sot. Ne te kundërt do keni tronditje.

    Ujori

    Do i shprehni me tepër ndjenjat gjate kësaj dite dhe atmosfera ne çift do ngrohet se tepërmi. Nuk do mbani me as inat për ato qe partneri iu ka thënë disa kohe me pare. Beqaret do kenë një takim romantik dhe pasionant. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Për financat klima do jete e paqëndrueshme edhe pse përpjekjet tuaja do jene te mëdha.

    Peshqit

    Do ndiheni edhe me mire pranë partnerit sot dhe do e kuptoni se keni bere zgjedhjen e duhur me te. Edhe për ata qe kane pasur mosmarrëveshje dita do jete me e qete. Beqaret do kenë shume simpati për një person qe kane kohe qe e kane njohur. Ne planin financiar do jete Neptuni planeti qe do e konsolidoje situatën dhe do e përmirësoje buxhetin.

  • Hoxha: 3 policët e Kosovës u rrëmbyen nga specialet serbe, nëse do reagonin sot nuk do ishin gjallë

    Hoxha: 3 policët e Kosovës u rrëmbyen nga specialet serbe, nëse do reagonin sot nuk do ishin gjallë

    Gazetari inevstigativ Artan Hoxha, e ka cilësuar rrëmbim kapjen e 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale “Kobra“ të Serbisë një ditë më parë në kufi.

    I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se nga të gjitha pamjet shihet qartësisht se 3 efektivët e policisë janë kapur në tokën e Kosovës.

    “Kjo patrullë ka qenë për të ruajtur një shtetg nga kontrabandistët. Forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion. Kosova me Serbinë ka të njëjtin problem, nuk e kanë kufirin e shenjuar, prandaj dhe Vuçiçi luan me këtë pjesë. Ushtira serbe jo vetëm që ka hyrë në kufi, por ajo nuk duhet t’i afrohej kufirit më shumë se 5 kilometra”, tha Hoxha.

    Më tej ai theksoi se efektivët kanë bërë mirë që nuk kanë reaguar gjatë ndalimit me forcë përbalë forcave speciale serbe, pasi so ata nuk do të ishin gjallë.

    “Nëse do të kishin reaguar policët e Kosovës sot do të ishin dëshmorë të Atdheut. Ne të vetëm përballë Serbisë nuk mund t’ia dalim, prandaj na duhet SHBA”, u shpreh Hoxha.

  • Shtyhet ceremonia për marrjen e detyrës së kryebashkiakut të ri Benet Beci, zbulohet arsyeja

    Shtyhet ceremonia për marrjen e detyrës së kryebashkiakut të ri Benet Beci, zbulohet arsyeja

    Marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri të Shkodrës është shtyrë me tri ditë.

    Shkak është bërë një kërkesë e 29 këshilltarëve të PS-së dhe PSD-së, për ta shtyrë mbledhjen e planifikuar nga e premtja në të hënën.

    Në këto kushte, sipas ligjit, sekretari ka shtyrë mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fillimin e javës së ardhshme.

    Në zgjedhjet e 14 majit, për herë të parë në bashkinë e Shkodrës fitoi një kandidat socialist.

    Benet Beci mposhti kundërshtarin e tij me një diferencë të thellë prej 11.727 votash.

  • Një burrë çau murin e bodrumit të tij dhe zbuloi tunelet, misteri i qytetit antik në Turqi

    Një burrë çau murin e bodrumit të tij dhe zbuloi tunelet, misteri i qytetit antik në Turqi

    280 metra nën sipërfaqen e Tokës, Cappadocia në Turqi është një rrjet tunelesh dhe banesash të ngjashme me shpellat që dikur strehonin rreth 20,000 njerëz.

    Derinkuyu u zbulua në vitin 1963 nga një burrë i cili vuri re se pulat e tij po zhdukeshin sapo futeshin në bodrumin e shtëpisë. Pasi çau murin atje ai ndoqi një tunel që bëri të mundur zbulimin e qytetit nëntokësor.

    Ky qytet antik është pjesë e Trashëgëmisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1985 dhe është i hapur për vizitorët, megjithëse këta të fundit mund ta eksplorojnë në hapësira të kufizuara.

    Cappadocia ka një sërë banesash nëntokësore dhe terreni i saj është kryesisht me shkëmbinj.

    Sipas Departamentit të Kulturës të Turqisë, qyteti nëntokësor u ndërtua nga Frigjianët në shekujt 8-7 para Krishtit dhe është përdorur asokohe si një vend ku njerëzit fshiheshin prej pushtuesve apo konflikteve.

    Banorët e saj ishin në gjendje të mbijetonin nën tokë për muaj të tërë. Në kulmin e saj, ajo ishte shtëpia e 20,000 njerëzve.

    Megjithatë, në vitet 1920, qyteti u braktis nga grekët kapadokianë kur ata u larguan në Greqi gjatë Luftës Greko-Turke. Pasi qyteti u rizbulua në vitet 1960, ekskavatorët gjetën dhoma që shërbenin për qëllime të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen e ushqimit, prodhimin e verës, shtypjen e vajit etj.

    Ata zbuluan gjithashtu një kishë të vogël dhe një shkollë fetare.

    Kur qyteti ishte i banuar, bagëtitë mbaheshin në kate më afër sipërfaqes, në mënyrë që erërat dhe gazrat e tyre të mos preknin banesat më të ulëta. Një pus siguronte ujë të pastër dhe boshtet e ventilimit lejonin që ajri i pastër të qarkullonte midis dhomave dhe kateve. Kishte gjithashtu dyer të mëdha guri në çdo kat.

    Sot, Derinkuyu, i cili tani është qyteti më i madh nëntokësor në Turqi është i hapur për vizitorët./tvklan.al

  • Arsyeja e fortë, Luizi ‘braktis’ dasmën e Arbana Osmanit

    Arsyeja e fortë, Luizi ‘braktis’ dasmën e Arbana Osmanit

    Dasma e Arbanës dhe Eduardit do të mbahet këtë të shtunë në Toskana të Italisë, ku të ftuar do të jenë 120 persona, mes tyre miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të dyshes.

    Janë përfolur disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e festës si Flori Mumajesi, Ylli Limani, Klajdi Haruni e shumë të tjerë që ende nuk janë zbuluar.

    Mirëpo, ajo çfarë kemi kuptuar është fakti që i pranishëm në këtë dasmë nuk do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

    Por, për ç’arsye?

    Nëpërmjet TikTok-ut, Luizi është shprehur se me datën 17 qershor, ditën e shtunë ai do të performojë live në New York për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje, madje këtë njoftim e dha edhe duke imituar moderatoren me frazën: “yjeeee”.

    Ai mund ta ketë marrë ftesën e dasmës, por siç duket angazhimet profesionale ia bëjnë të pamundur prezencën në Toskana.

  • Përplasjet Serbi-Kosovë për komunat në Veri, reagon Lajçak, ja ultimatumi që ka për palët

    Përplasjet Serbi-Kosovë për komunat në Veri, reagon Lajçak, ja ultimatumi që ka për palët

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur në lidhje me tensionet në Veri, ku është shprehur se të dy vendit të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

    Lajçak ka theksuar se të dy vendet duhet të bëjnë hapa përpara në mënyrë që procesi i dialogut të avancojë.

    “Jemi në një fazë kur të dy vendet na thonë: Le ta bëjë pala tjetër atë që ju dëshironi ta bëjë dhe ne premtojmë që më pas do ta bëjmë pjesën tonë’.

    Por, kjo nuk funksionon kështu. Për të çuar procesin përpara nevojitet pajtimi, dialogu, guximi dhe vizioni.

    Më e mira që mund të ndodhë me marrëveshjet e paqes është që ato të zbatohen sa më parë, siç është rasti me Marrëveshjen e Ohrit, e cila është një marrëveshje e suksesshme, e cila jo vetëm ndali luftën që hapi një kapitull të ri për vendin”, tha Lajçak në Strugë, në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”, citon Telegraf.

  • BE del sërish me thirrjen e fortë dhe paralajmëron Kosovën: Nëse nuk plotësohen kushtet…

    BE del sërish me thirrjen e fortë dhe paralajmëron Kosovën: Nëse nuk plotësohen kushtet…

    Në një deklaratë nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se ende presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës.

    Njëkohësisht ai ka përsëritur se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, por masa që i përdorin për të treguar se BE është serioze në pritjen për plotësimin e kushteve.

    “Këto masa nuk janë diçka që Bashkimi Evropian do ta merrte lehtë, por këto janë masat që janë reagimi i domosdoshëm i Bashkimit Evropian ndaj faktit se deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap vendimtar kuptimplotë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës”.

    Stano bëri të ditur se BE po bën më të mirën për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si një rrugë e rëndësishme për anëtarësimin në bllokun e tyre. Zëdhënësi u pyet edhe për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga Serbia, për të cilën u përgjigj në mënyrë sipërfaqësore, pa dhënë shumë detaje.

    “Po e ndjekim nga afër dhe jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in. Ndërkohë ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në shtimin e tensioneve, të cilat tashmë janë të larta”.

  • Nuk do ta besoni sa shqiptarë bëjnë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit

    Nuk do ta besoni sa shqiptarë bëjnë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit

    Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane të zbatimit të ligjit ishte rreth 200.

    Më 2023, sipas “Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimi të Ligjit”, kjo shifër ka arritur në mbi 700.

    Zëri i Amerikës bisedoi me disa pjesëtarë të organeve ligjzbatuese në Nju Xhersi dhe Nju Jork, të cilët flasin mbi sfidat e karrierës së tyre dhe rëndësinë e shtimit të numrit të shqiptaro-amerikanëve me uniformën blu.

    34 vjeçari Vezir Sela, e nisi karrierën e tij në organet amerikane të zbatimit të ligjit para 15 vitesh.

    Sot, ai është oficer në zyrën e sherifit të bashkisë së Bergenit në Nju Xhersi, një punë me rrezikshmëri të lartë, që është jetike për sigurinë e komunitetit.

    Bergeni përbëhet nga 70 komuna dhe është bashkia me numrin më të madh të banorëve në Nju Xhersi.

    “Kurrë nuk e di se ku po futesh. Varet nga natyra e krimit dhe njerëzit. Ne duhet të sigurohemi që të gjitha pajisjet t’i kemi funksionale. Kamera e trupit duhet të jetë e karikuar. Makinat tona janë të pajisura me gjithçka, që nga ndihma mjekësore, armë, kompjuter dhe gjëra tjera”, thotë oficeri Sela.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, oficeri i lindur në Shtetet e Bashkuara, flet mbi sfidat në fillimet e karrierës së tij, kur ishte vetëm 19 vjeçar.

    “Jam i pari në familjen time që jam bërë pjesë e organeve ligjzbatuese. Nuk dija se çfarë më priste. Nuk dija ku po futesha. Në akademinë policore, nuk dija si të vrapoja, si të qëlloja me armë. Ishte një sfidë e madhe për gjashtë muaj. Më është dashur shumë punë dhe përkushtim. Kisha mentalitetin e një të riu. Por jam i lumtur, që e kam filluar karrierën në moshë të re”, thotë ai.

    Vite pas, numri i pjesëtarëve të familjes Sela në organet amerikane të zbatimit të ligjit u rrit.

    Hadis Sela është oficer i forcave speciale (SWAT) në bashkinë e Hadsonit në Nju Xhersi.

    Ndërsa Adem Sela është detektiv në zyrën e Prokurorit në bashkinë e Paseikit në Nju Xhersi.

    “Në përgjithësi, jemi gjashtë anëtarë të familjes Sela që jemi punonjës policie në Nju Xhersi. Jemi në komuna të ndryshme. Kjo është një punë profesionale, do dinjitet dhe shumë punë. Është punë që njihet, ndryshe nga punët tjera, pra respekti është më i madh”, thotë oficeri Hadis Sela për Zërin e Amerikës.

    “Është një detyrë shumë e rëndësishme për ne shqiptarët, që të tregojmë se jemi punëtorë të mëdhenj. Se jemi të gatshëm të shërbejmë për këtë vend, për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe komunitetet tjera gjithashtu. Presim që të tjerë shqiptarë t’i bashkohen organeve të zbatimit të ligjit. Si vend pune, është një karrierë e mrekullueshme, takon shumë njerëz, merresh me shumë gjëra. Asnjë ditë nuk është monotone”, thotë detektivi shqiptaro-amerikan Adem Sela.

    Shtimi i numrit të shqiptaro-amerikanëve në organet e rendit është një nga qëllimet kryesore të “Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimi të Ligjit”, e themeluar më 2019, një organizatë mbarëkombëtare që mbështet shqiptarët që duan të nisin një karrierë në policinë amerikane.

    “Tani jemi si nata me ditën. Më përpara, kur kishim nevojë për një përvojë, ose këshillë, nuk mund ta gjeje dot. Tani është fare e thjeshtë”, thotë Elton Shametaj, themeluesi i shoqateës

    Sipas zotit Shametaj, para një dekade numri i policëve shqiptaro-amerikanë ishte rreth 200, ndërsa tani ky numër ka shkuar në mbi 700 pjesëtarë.

    Ai thotë se gati një në 30 pjesëtarë është grua.

    Në përgjithësi, shton zoti Shametaj, shoqata ka rreth 2 mijë aplikime nga shqiptaro-amerikanë të interesuar t’u bashkohen organeve të rendit.

    “Falë zotit këtu në Amerikë vetëm qielli është kufiri. Ne, si të gjithë tjerët, jemi shumë të integruar. Shqiptarët mund të ankoheshin më përpara, por shqiptarë tani ke në Shtëpinë e Bardhë, tek FBI-ja (Byroja Federale e Hetimeve), ATF-ja (Byroja për Alkoolin, Duhanin, Armët dhe Eksplozivët), në Departamentin e Drejtësisë, shqiptarë ke kudo”, thotë themeluesi i kësaj organizate Elton Shametaj.

    Këta zbatues të ligjit, megjithëse shumica prej tyre kanë lindur në Shtetet e Bashkaura, mbajnë lidhje të forta me shqiptaro-amerikanët, përmes pjesëmarrjes në pothuajse çdo organizim të komunitetit.

    “Baba më ka mësuar që të mos e harroj kombin, të mos e harroj vendin dhe traditën. Të dish gjuhën tënde, sepse jemi shqiptarë. Prejardhjen mos e harroni, të jemi pranë vendit tonë dhe të jemi bashkë, që të përparojmë si shqiptarë”, thotë shqiptaro-amerikani Azmi Toska, që për tetë vite shërben si oficer policie në bashkinë e Hadsonit në Nju Xhersi.

    Sipas tyre me rritjen e numrit të shqiptarëve në organet ligjzbatuese, po ndryshon edhe perceptimi i shoqërisë amerikane për shqiptarët.

    “Çdo vend ka qytetarë që marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kriminale. Shqiptarët, në çdo film që e kemi parë, janë portretizuar si kriminelë, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi njerëz familjarë, jemi punëtorë të mëdhenj. Angazhimi në organet e zbatimit të ligjit është një karrierë me të cilën duhet të mburremi. Kërkon guxim, krenari dhe përkushtim”, thotë Altin Çeloaliaj, detektiv në Autoritetin e Portit të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.

    “Ato epitete që na kanë vënë si shqiptarë, kur kemi ardhur në fillim kanë qenë thjeshtë të momentit. Ne po e tregojmë veten në këto vitet në vazhdim se cilët jemi në të vërtetë. Po tregojmë se jemi zbatues të ligjit, duam punën e mirë dhe se duam të bëjmë diçka të dobishme”, shton Besmir Sajdarasi, oficer policie në Stejtën Ajllënd të Nju Jorkut.

    Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatimit të Ligjit shërben edhe si urë lidhëse midis organeve amerikane të rendit me policitë e Shqipërisë dhe Kosovës./VOA