Author: editor

  • “Financat do jenë të shkëlqyera”, zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e nesërme

    “Financat do jenë të shkëlqyera”, zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e nesërme

    Dashi

    Ne përgjithësi marrëdhënia juaj ne çift do jete e mire sot. Do i pranoni kritikat e tjetrit sepse me ne fund do e kuptoni qe ai gjithçka ua thotë për mire. Nëse jeni beqare do keni një takim mjaft interesant gjate mbrëmjes. Joshni me delikatese. Financat do jene te mira, kështu qe mund te kryeni transaksionet qe keni menduar apo mund te bëni investimet e duhura.

    Demi

    Partneri do iu përkëdhele me shume se me pare sot dhe pritet te kaloni momente me romantike se bashku. Përfitoni nga harmonia dhe ambienti i ngrohte për te folur edhe për ndonjë gjë te rëndësishme. Beqaret duhet vetëm te joshin, te tjerat t’ia lënë kohës. Ne planin financiar nuk është ende koha për transaksione edhe pse ne përgjithësi fati do jete ne anën tuaj.

    Binjaket

    Do jeni mjaft euforike gjate kësaj dite dhe do tregoheni te gatshëm te provoni eksperienca te reja. Jeta intime do marre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqare dhe ëndërroni te vendosni një unaze ne gisht do keni fat. Edhe për ata qe kërkojnë vetëm aventura, gjithçka do realizohet. Ne pune duhet t’i besoni me shume intuitës dhe nuk duhet te dorëzoheni lehte.

    Gaforrja

    Dashuria juaj do jete e bekuar nga yjet gjate kësaj dite. Ata qe kane pasur probleme jo vetëm qe do i zgjidhin, por krijojnë një lidhje akoma me te forte se me pare. Beqaret do pëlqejnë shume një person te cilin e njohin qe fëmijë, por ai ka qene larg për disa kohe. financat do i menaxhoni me rigorozitet dhe maturi. Për investime prisni tre deri katër dite.

    Luani

    Dite e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe jene ne një lidhje. Shpeshherë do iu duket vetja sikur jeni ne një ëndërr te bukur qe nuk do mbaroje kurrë. Beqaret do kenë një takim mjaft interesant ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar nuk është koha te ndërmerrni rreziqe apo vendime te mëdha. Mire do ishte te këshilloheshit me specialiste për çdo problem qe do iu dale.

    Virgjeresha

    Çdo gjë do shkoje me se miri sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Do hapni rruge për gjithçka dhe do i besoni shume mendimeve te tij. Për beqaret mund te ndodhe çdo gjë. Orët e drekës do jene me te favorshmet për takimet impresionuese. Ne planin financiar do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat dhe do tregoheni realiste.

    Peshorja

    Edhe pse do jeni ne një lidhje do ndiheni shume te vetmuar dhe te lënë pas dore. Partneri juaj do jete i zënë me pune dhe nuk do iu kushtoje aspak vëmendje. Beqaret ka shume mundësi te qëndrojnë te mbyllur ne vetvete dhe te mos përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do iu mungoje kthjelltësia dhe do bëni gabime te pafalshme.

    Akrepi

    Nëse keni ndonjë dyshim apo shqetësim për jetën tuaj ne çift flisni sa me pare me partnerin tuaj. Mos iu tregoni detaje intime miqve sepse jo te gjithë iu duan te mirën. Beqaret do kenë shume sukses ne jetën sentimentale dhe me ne fund nuk do ndihen te vetmuar. Ne planin financiar do keni goxha përmirësime dhe do arrini te kryeni shpenzimet e duhura.

    Shigjetari

    Ne përgjithësi jeta ne çift do jete e privilegjuar sot, por ata qe punojnë bashke apo kane te njëjtin profesion do jene me fatlumet. Përgatituni për emocione te jashtëzakonshme. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme. Do keni takime impresionuese, por do druheni te shkoni me tej. Ne planin financiar do keni mbështetjen e familjareve dhe çdo gjë do shkoje me se miri.

    Bricjapi

    Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë kohës sot. Do jeni ju qe do hapni me shume rruge dhe do e toleroni me shume partnerin. Beqaret qe presin me padurim dashurinë e madhe do jene me fat. Duke filluar qe sot jete e tyre do marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe te mëdha. Mblidhni disa para sepse do iu duhen.

    Ujori

    Ambienti ne çift do jete shume romantik gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë moment. Beqaret do jene te privilegjuar ne dashuri. Ne planin financiar duhet te mendoni paksa edhe për te ardhmen jo vetëm për ditët e sotme. Tregohuni te kursyer me shpenzimet.

    Peshqit

    Edhe ata qe kane shume kohe qe janë te lidhur dhe deri me sot kane pasur një jete te qëndrueshme, sot do përballen me vështirësi. Mungesa e tolerancës dhe mirëkuptimit do e përkeqësojnë me shume gjendjen. Beqaret do kalojnë një dite pa te reja. Ne planin financiar duhen ndjekur rregulla strikte dhe nuk duhen marre vendime te nxituara.

  • Ngrihet alarmi/ Metorologët dalin me paralajmërimin e frikshëm, ja si do të ndikojë fenomeni El Nino në motin e gjithë botës

    Ngrihet alarmi/ Metorologët dalin me paralajmërimin e frikshëm, ja si do të ndikojë fenomeni El Nino në motin e gjithë botës

    Shtetet në gjithë botën janë duke u përgatitur për mot ekstrem, më vonë gjatë vitit, meqë bota do të përballet me El Ninon – femonenin klimatik që nxit ciklone tropikale në Paqësor, ashtu sikurse shira të rrëmbyeshëm dhe rrezik për vërshime, në kontinentin amerikan dhe rajone tjera.

    Të enjten, Administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë, ka deklaruar se El Nino është duke ardhur. Në tre vjetët e fundit, ky fenomen është dominuar nga fenomeni tjetër, La Nina.

    Shkencëtarët besojnë se ky vit është shqetësues.

    Herën e fundit kur El Nino është shtirë në kapacitet të plotë ka qenë viti 2016, kur bota e ka regjistruar vitin më të nxehtë ndonjëherë.

    Meteorologët presin që El Nino këtë vit, i përzier me ndryshimet klimatike, do ta përballë botën me temperatura edhe më të larta.

    Ekspertët janë të shqetësuar edhe se çfarë mund të ndodhë me oqeanet.

    Shtrirja e El Ninos nënkupton që ujërat në lindje të Paqësorit janë më të nxehta sesa zakonisht.

    Mirëpo, edhe para se të niste El Nino, në maj, temperatura mesatare në det ka qenë 0.1 për qind më e lartë.

    Ky fenomen mund t’i bëjë kushtet klimatike edhe më ekstreme.

    “Ne jemi në një territor të pashembullt”, ka thënë Michelle L’Heureux, meteorologe në Qendrën për Parashikime Klimatike.

    Këtë vit, El Nino mund të rezultojë me humbje prej 3 trilionë dollarëve në nivel global, sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar në gazetën shkencore Science, pasi moti ekstrem ndikon në prodhimet bujqësore, në prodhim të mallrave tjera dhe ndihmon në përhapjen e sëmundjeve.

    Në të ardhmen nxehtësia e rrezikshme parashikohet të godasë tri herë më shpesh
    Qeveritë në shtetet e cenueshme janë duke marrë shënime.

    Peruja i ka ndarë 1.06 miliard dollarë për t’u përballur me dëmet e shkaktuara nga El Nino, derisa Filipinet – të rrezikuara nga ciklonet – e kanë krijuar një qeveri speciale për t’u përballur me atë që mund të ndodhë.

    El Nino është fenomen natyror klimatik, i cili ngroh ujërat në temperatura jonormale në lindje të Paqësorit.

    Ai krijohet kur erërat që fryjnë në drejtimin lindje-perëndim, e ulin intensitetin, apo marrin drejtim të kundërt, duke e ndryshuar presionin e ajrit.

    Megjithatë, shkencëtarët nuk janë 100 për qind të bindur që këto kushte rezultojnë me një fenomen të tillë.

    Në periudhën 2015-2016 – kur është regjistruar El Nino-ja më e fuqishme në histori – gjallesat dhe bimët nënujore e kanë pësuar keq.

    Ujërat e ngrohta në lindje të Paqësorit barten më pas të atmosferë, duke nxitur stuhi.

    “Kur El Nino lëviz me ujëra të ngrohta, lëviz ku ndodhin stuhitë”, ka thënë meteorologu Affil DiLiberto.

    “Kjo është dominoja e parë atmosferike që bie”.

    Si ndikon El Nino në motin global?

    Ky ndryshim në aktivitetin e stuhive ndikon në ajrin që lëviz nëpër gjithë botën, duke ndikuar që mot të ngjashëm të kenë edhe shumë rajone tjera që janë në atë gjerësi gjeografike.

    Në kohën e aktivitetit të El Ninos, jugu i Shteteve të Bashkuara përjeton mot të ftohtë dhe të lagësht, derisa pjesë tjera në perëndim të SHBA-së dhe Kanadasë, janë më të nxehta dhe më të thata.

    Aktiviteti i uraganeve bëhet më i lëkundshëm, pasi stuhitë nuk arrijnë të formohen në Atlantik, për shkak të ndryshimit të drejtimit të erës.

    Mirëpo, ciklonet tropikale forcohen.

    Disa pjesë në qendër dhe jug të kontinentit amerikan përballen me reshje të rëmbyeshme shiu, ndonëse rajoni i Amazonës, zakonisht vuan nga kushtet e thata klimatike.

    Australia, në anën tjetër, përballet me të nxehtë ekstrem, thatësi dhe zjarre pyjore.

    Por, El Nino mund ta gëzojë Gadishullin e Somalisë, i cili është përballur me pesë sezone të dështuara të shiut.

    El Nino mund t’i sjellë atij rajoni më shumë shi, për dallim prej La Nina-s.

    Historikisht, si El Nino, si La Nina, aktivizohen përafërsisht çdo dy deri në shtatë vjet.

    La Nina, që zakonisht ndodh kur ujërat janë më të ftohta në lindje të Paqësorit, mund të zgjasë një deri në tre vjet.

    A ndikon El Nino në ndryshimet klimatike?

    Si mund të ndikojë El Nino në ndryshimet klimatike, është “pyetje e madhe kërkimore”, ka thënë DiLiberto.

    Ndonëse ndryshimet klimatike bëhen më të dukshme kur ndodh El Nino – me temperatura të larta, apo shira të rrëmbyeshme – ende nuk dihet saktë nëse ndryshimet klimatike ndikojnë në vetë fenomenin.

    Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimet klimatike do ta ndryshojnë balancën në mes të El Ninos dhe La Ninas, për ta bërë më të shpeshtë, apo më të rrallë ndonjërin prej tyre.

    Shkencëtarët kanë thënë se nëse temperaturat e oqeaneve janë duke u rritur në vazhdimësi, ka pak mundësi që cikli të ndryshojë, pasi baza mbrapa fenomenit është e njëjtë.

    Megjithatë, nëse disa pjesë të oqeanit janë më të ngrohta sesa tjerat, atëherë kjo mund të ndikojë se si El Nino luan rol në ndryshim të temperaturave./REL

  • “Pronari i servisit takoi njerëzit e Ervis Martinajt”/ Zbardhen detaje tronditëse nga masakra e Don Boskos

    “Pronari i servisit takoi njerëzit e Ervis Martinajt”/ Zbardhen detaje tronditëse nga masakra e Don Boskos

    Ai mund të cilësohet si njeriu kyç që mund të zbardhë atë që tashmë njihet si “Masakra e Don Boskos”, një nga episodet më të përgjakshme të luftës midis krimit të organizuar.

    Në mbrëmjen e 12 Marsit 2023, një togë qitësish, qëlluan me breshëri armësh lokalin në pronësi të vëllezërve Fation dhe Ervis Murati në rrugën ‘Anastas Shundi’ në Tiranë, ngjarje ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u lëndua mbesa e saj, vetëm 10 vjeçare.

    Të plagosur mbetën edhe Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk dhe Emanuel Çala.

    Një pjesë e tyre familjarë të ngushtë të shënjestrës së vërtetë të atentatit mafioz, Fation Muratit.
    Në momentin e sulmit, Murati kishte mundur të largohej nga Shqipëria, pavarësisht se do të duhej të qëndronte në masën e arrestit në shtëpi, caktuar nga gjykata.

    Por kush është Nikoll Sherrniku, njeriu tashmë i arrestuar nga drejtësia si personazhi më i rëndësishëm që mund të zbërthejë të gjithë mekanizmin se si u krye ‘Masakra’ e Don Boskos?

    Si ra policia në gjurmët e tij, pas ndjekjes që iu bë targave të vjedhura të makinës së vrasësve, që e çuan policinë shqiptare deri në Gjermani?

    Pse policia beson që njeriu i konsideruar si ‘ushtari’ i Ervis Martinaj, bosit tashmë të zhdukur prej më shumë se një viti të kumarit, mund të hapë gojën dhe të tregojë se kush ishin ata që shkrepën armën dhe urdhëruan ‘Masakrën’ e Don Boskos?

    Dhe a mund të rezultojë rrëfimi i tij në një surprizë për vetë fatin e Ervis Martinaj?

    Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, Sherrniku, që tashmë akuzohet për veprën penale të ‘Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje’, në momentin kur ndodhi ‘Masakra’ e Don Boskos me një të vrarë dhe 5 të plagosur, ndodhej i izoluar në qelitë e paraburgimit.

    Ai u arrestua në gusht të vitit të kaluar , thuajse 10 muaj para masakrës, pasi kishte thyer vendimin e gjykatës për të qëndruar në masën e arrestit në shtëpi.

    Nën këtë masë shtrënguese Sherrniku u vendos nga gjykata e Lezhës, pasi bëri disa muaj burg nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e policit Xhuljo Prela.

    Ai nuk u akuzua për vrasje, por për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
    Por ndërsa duhet të qëndronte i izoluar në banesën e tij, ai u prangos teksa lëvizte rrugëve të Lezhës.

    Si e implikon prokuroria Nikoll Sherrnikun në ‘Masakrën’ e Don Boskos, në një kohë që ai ndodhej në burg në kohën kur ajo ndodhi?

    Sipas policisë, i gjithë roli i Sherrnikut si suportues në këtë ngjarje, nisi të zbulohej pas gjetjes së djegur të makinës, që autorët përdorën në atentat.

    Makinë që fill pas ngjarjes u gjet e shkrumbuar në fshatin Likometaj, 3 km pranë fshatit Bubq në Fushë-Krujë.
    Aty ku hetuesit zbuluan se targat e makinës tip BMË Seria 5, të përdorur në krim, ishin gjermane.

    Ishte pikërisht kjo gjetje që çoi policinë shqiptare edhe në komunikimin me homologët e saj gjermanë.

    Nga ku doli se targat gjermane i përkisnin fillimisht një makine Opel Astra Sports Tourer.

    “Pas bashkëpunimit me Interpol Ëiesbaden/Gjermani, këta të fundit bënë me dije se targa gjermane REHX112, i përkasin një automjeti Opel Astra Sports Tourer, me ngjyrë gri.
    Ky automjet me këtë targë është regjistruar në Gjermani në datë 6 Maj 2022, në emër të një shtetasi gjerman, në qytetin Dortmund, i cili nuk njihet nga ana e tyre për veprimtari kriminale.

    Nga Interpol Ëiesbaden, u informua se targa REHX112 është lëshuar për automjetin tip Opel Astra Sports Tourer, i regjistruar për herë të parë në shtetin gjerman më datë 14 Shkurt 2012 dhe në datë 6 Maj 2022, ka kaluar në pronësi të shtetasit gjerman C.K.

    Nga data 14 Shkurt 2012 deri më datë 23 Nëntor 2012 ky automjet ka qenë në pronësi të një koncesionari makinash.

    Më pas ky automjet është nxjerrë jashtë qarkullimit.

    Nga data 04 Tetor 2013 deri me datë 4 Tetor 2022, ky automjet rezulton se ka qenë në pronësinë e shtetasit gjerman M.G”, thuhet në dosjen hetimore.

    Pas komunikimeve të vazhdueshme me homologët gjermane, hetuesit u orientuan në drejtim të Kosovës.

    Kjo sepse shtetasi Kosovar i identifikuar si Besnik Shlivova, e kishte përdorur këtë targë në automjetin e tij tip

    Audi A6 nga data 22 shkurt deri më 3 maj 2022.

    “Nga verifikimet ka rezultuar se targa REHX112 para se të regjistrohej me automjetin tip Opel Astra Sports Tourer, nga data 22 shkurt 2022 deri më datë 3 Maj 2022, i përkiste një automjeti tip Audi A6, në emër të shtetasit Besnik Shlivova.

    Gjatë periudhës 10 Qershor 2022 deri më 12 Shtator 2022, Besnik Shlivova ka pasur në pronësi dhe një automjet Volksëagen Golf me targe RE-N 1043.
    Po ku automjeti Audi A6 me targë REHX112 nuk rezulton në kërkim nga autoritetet Gjermane”, thuhet në dosjen hetimore.

    Nga hetimi dhe dëshmia e tij dhënë para hetuesve rezultoi se Besnik Shlivova e kishte sjellë makinën Audi A6 me targën REHX112, nga Gjermania në Kosovë, në muajin prill 2022.

    Dhe më pas e kishte shitur automjetin për skrap.

    Ndërsa targat sic ai shpjegon i kishte kthyer sërish në Gjermani, për ti çregjistruar.

    “Nga verifikimet e Policisë së Kosovës rezulton se në muajin Prill 2022, Besnik Shlivova, ka sjellë nga Pika Kufitare Merdare, një Audi A6, me targë REHX112.

    Ai rezulton se më pas këtë makinë e ka shitur për pjesë tek një autoservis në Drenas, ndërsa targat i ka marrë me vete për t’i çregjistruar në Gjermani”, thuhet në dosje.

    I marrë në pyetje, Besnik Shlivova, tregoi më pas për hetuesit se për të kryer sa më shpejt procesin e letrave të makinës dhe çregjistrimit të targave, atij i erdhi në ndihmë një tjetër bashkëatdhetar i tij.

    Ky bashkëkombas ishte Gazment Jakupi.
    Pronar i autoservisit ku Besnik Shlivova, dorëzoi targat, në Gralbeg të Gjermanisë.

    “Benik Shlivova shpjegoi se për efekt letrash, për të blerë makinën në Gjermani atë e ka ndihmuar Gazment Jakupi, pronari i autoservisit ‘Gago’. i cili pasi ka bërë çregjistrimin e targave e ka çuar targën tek një depo hekurishtesh në Gjermani”, thuhet në dosje.
    Dëshmia e Jakupit, zbuloi edhe emrin e personit që kishte marrë targat e përdorura më pas në krimin e Don Boskos.

    Një emër tejet suprizues edhe për vetë policinë shqiptare.

    Ai tha se ky person ishte Nikoll Sherrniku, nga Fushë-Kuqe në Shqipëri, i cili sipas tij i kishte marrë targat REHX112, bashkë me dy të tjera.

    Sherrniku, që siç thamë ishte një njohje e vjetër e policisë shqiptare, për vetë CV e tij të pasur kriminale, por që më së shumti njihej edhe si lidhje kriminale e Ervis Martinaj.

    “I kontaktuar nga policia e Kosovës, Gazment Jakupi, ka deklaruar se tek depoja ka qenë Nikoll Sherrniku nga Fushë Kuqe, Shqipëri, që i ka marrë targat REHX112 bashkë me dy palë targa të tjera”, thuhet në dosje.

    Siç del më tej nga hetimi, Nikoll Sherrniku, në muajin maj të vitit 2022, kohë kur do duhej të ishte nën masën e arrestit në shtëpi, kishte vizituar autioservisin e shtetasit nga kosova, Gazment Jakupi.

    Gjë që vërtetohet edhe nga vetë dëshmia e këtij të fundit, dhënë për oficerët e policisë.

    “Më datë 15 Maj 2023, në Recklinghausen Gjermani, u pyet shtetasi Gazment Jakupi, i cili deklaroi se ka në pronësi të tij auto-servis ‘Gago’, në Gladbek.
    Ai tha se targa REHX112 i përket shtetasit Besnik Shlivova, i cili ka qenë i punësuar tek servisi i tij për rreth 5 muaj.

    Sipas tij Besniku ka patur një Audi A6, me ngjyrë gri, që e ka çrregjistruar dhe targat i ka lënë tek servisi. Gazment Jakupi, thotë se Nikoll Sherrniku ka qënë tek servisi i tij vitin e shkuar, ku është interesuar për të blerë një makinë dhe ndërkohë që po interesohej ka vjedhur/marrë disa targa.

    Këtë fakt ai e ka mësuar nga punëtori i tij, shtetas sirian”, thuhet në dosje.

    Por përpara se të merrej në pyetje nga policia kosovare në lidhje me targat, Gazment Jakupi, rezulton se ka udhëtuar drejt Shqipërisë, dhe është ndalur në Fushë Kuqe.

    Aty ka zhvilluar takime me familjarët e 3 punëtorëve shqiptarë, të servisit të tij të tre nga zona e Fushë-Kuqes.

    Udhëtim që ai e ka kryer më datë 19 mars 2023, pra vetëm 7 ditë, pasi në Tiranë ishte konsumuar masakra e Don Boskos.

    Nuk dihet nëse ky udhëtim i tij u ndërmor pasi mësoi që targa e gjetura në makinën e djegur pas krimit në Tiranë, ishin marrë nga servisi i tij në Gjermani, apo kishte diçka përtej saj.

    “Gazmend Jakupi bashkë me kunatin e tij, , kanë udhëtuar në fshatin Fushë-Kuqe në Laç, aty ku kanë takuar me babain e njëri prej punonjësve të servisit të tij.

    Atë e kanë pyetur për targat. Ai iu ka thënë se me targat kishte ndodhur diçka, një aksident apo diçka e ngjashme dhe automjeti me këto targa është larguar dhe më pas është djegur”, thuhet në dosjen hetimore.

    Ajo që rezulton është se Gazment Jakupi e bëri kallëzimin për humbjen e targave në policinë gjermane, vetëm pasi u kthye nga Shqipëria.
    Konkretisht më datë 24 Mars 2023.

    Ndërkohë që krimi në Tiranë, ndodhi më datë 12 mars 2023.

    I shqetësuar nga hetimet tashmë të nisura edhe nga policia gjermane, Gazment Jakupi thuhet se takoi gjatë qëndrimit në Shqipëri, njerëz të njohur të Nikoll Sherrnikut.

    Me ftesë të babait të punonjësit të servisit, ai drekoi në lokalin e burrit të hallës së Ervis Martinaj në Patok.

    Ky i fundit pranoi se thjesht ishte përshendetur me Gazment Jakupin dhe personat që ndodheshin në tavolinë me të, por se nuk kishte bërë biseda me ta dhe as kishte dijeni se përse ai kishte ardhur në Shqipëri.
    Gazment Jakupin duket se në Shqipëri e kishte sjellë një emër, Nikoll Sherrniku, për të cilin mësoi se ishte arrestuar për një çështje tjetër hetimore.

    Në lidhje me këtë çështje, policia shqiptare mori në pyetje edhe vetë personat që Gazment Jakupi thotë se takoi në Shqipëri.

    “Shtetasi L.V deklaron se djali i tij, ka dy vite e gjysmë që punon si mekanik në shtetin gjerman tek servisi ‘Auto Gago’, 30 minuta larg qytetit të Duseldorfit dhe se pronari i tij quhet Gazment, apo ndryshe ‘Gago’.

    Ai thotë se rreth muajit mars 2023, u telefonua nga bashkëshortja e tij, e cila i tha se tek lokali kishte ardhur Gago, pronari i djalit”, sqarohet në dosjen hetimore.

    Në të njëjtën tavolinë me pronarin e servisit dhe shtetasin L.V ishin dhe dy vëllezërit Gjini, njëri prej të cilëve ishte po ashtu punonjës i servisit në Gjermani.

    “Shkova të lokali dhe u përshendeta me Gagon, i cili shoqërohej nga një person tjetër i quajtur S. Mustafa Gjini, që është vëllai I K.Gjinit. Gjatë bisedës dëgjova që Gago pyeti S.Gjinin se kush është Nikoll Sherrniku dhe ku ta gjej. Ai i tha se Nikoll Sherrniku ishte në burg”, thuhet në dëshminë e L.V.

    Dëshmitari ka shpjeguar se Nikoll Sherrnikun e njihte, përderisa ishte nga e njëjta zonë, por thekson se djali i tij nuk ka lidhje me krimin.

    “L.V ka shpjeguar se Nikoll Sherrniku, është nga e njëjta zonë me të, nga Fushë Kuqe, dhe para se të futej në burg, vinte ndonjëherë tek lokali i tij për të pirë kafe.

    Policia nuk ka ngritur asnjë dyshim mbi 3 djemtë nga Shqipëria që punojnë në servisin e Gazmend Jakupit, por dyshojnë se Nikoll Sherrniku, u ndal në këtë servis, pasi kishte dijeni se ata punonin atje”, thuhet në dosje.

    Dëshmia që do ta fundoste Nikoll Sherrnikun, ishte ajo e mikut të tij, S.Gjini.

    I cili pranoi për hetuesit, se Sherrniku gjatë qëndrimit të shkurtër në autoservis ‘Gago’ në Gjermani, në pronësi të Gazment Jakupit, kishte marrë aty pa dijeninë e këtij të fundit, tre targa, midis të cilave edhe atë që u përdor në krimin e ndodhur në Tiranë, më 12 mars 2023.

    Fillimisht ai rrëfeu bisedën me Gazment Jakupin dhe shqetësimin që ai kishte për targat.

    “Më muajin Mars të vitit 2023 më ka shkruajtur në Ëhatsapp shtetasi kosovar Gazmend Jakupi, i cili më ka shkruajtur “Ku je? Sepse kam ardhur në Shqipëri dhe tani jam në Fushë-Kuqe tek lokali i L/V.

    Unë i kam thënë se po shkoja aty dhe kam shkuar tek lokali ku aty kam takuar kosovar Gazment Jakupin, i cili ishte së bashku me një person tjetër shtetas kosovar që ma prezantoj si burrin e motrës së tij nga Prizreni.

    Pasi u përshëndetëm, Gazment Jakupi më pyeti se çfarë ishte bërë me targat gjermane, REHX112 që Nikoll Sherrniku ka marrë tek servisi i tij në Gjermani përpara disa kohësh.
    Unë i kam thënë se e di që këto targa i ka marrë Nikoll Sherrniku por nuk e di se çfarë ka bërë me to, ku mund t’i ketë lënë apo kujt mund t’ia ketë dhënë, sepse ka disa muaj që është në burg.

    Gazment Jakupi më tha se në Gjermani është bërë problem puna e targave pasi policia atje po bënte hetim. Gazmenti dukej shumë i shqetësuar dhe vetëm për këtë arsye kishte udhëtuar nga Gjermania në Shqipëri”, dëshmon ai.

    Dëshmitari rrëfeu edhe bisedat telefonike me Sherrnikun kur ai ndodhej në Gjermani dhe kishte vizituar servisin.

    “Në lidhje me targat REHX112 sqaroj se disa muaj para se Nikoll Sherrniku të kapej në qytetin e Lezhës me armë së bashku me një vajzë nga zona e Fushë- Kuqes, ai ka qenë në Gjermani.

    Gjatë qëndrimit atje ai më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se ndodhej tek servis ‘Gago’ në Gladbek, ku po interesohej të blinte makinë.

    Te ky servis ishte takuar me vëllain tim dhe dy kushërinjtë që punojnë aty.

    Gjatë bisedës Nikoll Sherrniku më tha që nuk kishte gjetur makinë por nga servisi kishte marrë tre palë targa gjermane, njëra nga të cilat njëra ishte REHX112, për t’i përdorur në Shqipëri me qëllim për tju shmangur policisë”, thuhet në dosje.

    Sipas S. Gjinit, pasi Nikoll Sherrniku erdhi në Shqipëri, ky i fundit i kishte thënë atij se targat ia kishte kërkuar vetë Ervis Martinaj.

    “Faktin e shkuarjes së Nikoll Sherrnikut tek servis ‘Gago’ në Gjermani dhe marrjes së targave mua ma ka konfirmuar në telefon dhe vëllai im.

    Pak ditë më pas Nikoll Sherrniku erdhi në Fushë-Kuqe dhe gjatë bisedave me të ai më pohoi dhe një herë faktin që në Gjermani kishte marrë tre palë targa dhe i kishte sjellë ato në Shqipëri.

    Gjithashtu ai më tha se këto targa do t’ia çonte Ervis Martinaj të cilit ai i thërriste “shefi” pasi ishin porosi e tij.

    Dua të them se Ervis Martinaj e mbante shumë afër Nikoll Sherrnikun që praktikisht ishte ‘ushtar’ i tij”, rrëfen S. Gjini.

    Dëshmitari shpjegon se nuk ka patur asnjë lidhje me Ervis Martinaj, ndërsa pranon se me Nikoll Sherrnikun takohej herë pas herë kur ai dërgonte makinat në servisin e tij.

    “Unë personalisht nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Ervis Martinaj, por herë pas here kam punuar në servis me makina të tij që i sillte Nikoll Sherrniku.
    Mesa më kujtohet makinat që Sherrniku sillte te unë për servis ishin kryesisht Mercedez-Benz të gjitha me ngjyrë gri me targa shqiptare të cilat nuk i mbaj mend.

    Me Nikoll Sherrnikun mbaj kontakte. Kryesisht ai më telefonon nga kabina e burgut. Hera e fundit që kam folur me të ka qenë dje. rreth orës 19.42 min”, dëshmon S. Gjini.

    Por vetë Nikoll Sherrniku mohoi përpara hetuesve, që të jetë ai që i mori targat e përdorura më pas në makinën që kreu atentatin e Don Boskos, në autoservisin e Gazment Jakupit në Gjermani.

    Ashtu siç edhe pritej, ai gjithashtu mohoi që të ketë njohje të drejtëpërdrejta me Ervis Martinaj.

    “Nikoll Sherrniku pranon faktin se në vitin 2022, së bashku me një shokun e tij, shtetas italian, të quajtur Massimo, kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Italia në
    Gjermani, ku ai ka qëndruar për rreth dhjetë ditë në qytetin e Dyseldorfit, Gjermani.

    Ai thotë gjatë qëndrimit në shtetin gjerman ai ka shkuar çdo ditë tek auto servis ‘Gago’, ku punonte miku i tij, K.Gjini, i cili e ka prezantuar me pronarin e tij, shtetasin kosovar që thirrej ‘Gago’.

    Nikoll Sherrniku thotë se në servis ka parë makina të ndryshme por mohon se ka marrë apo vjedhur ndonjë tërgë në këtë servis.

    Gjithashtu, ai pohon se ka njohje me Ervis Martinaj, pasi janë nga e njëjta zonë, por thotë se nuk ka lidhje apo dijeni, lidhur me targat REHX112 dhe as me ngjarjen e datës 12 Mars 2023, ku është qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të vëllezërve Murati”, thuhet në dosjen hetimore.

    Por policia beson në bazë të provave të mbledhura se Nikoll Sherrniku nuk thotë të vërtetën.

    Për këtë arsye ai u vendos edhe njëherë në pranga, brenda ambienteve të burgut ku ndodhet, për një vepër tjetër penale.

    “Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se Nikoll Sherrniku, në muajin Maj të vitit 2022, ka marrë targat me numër REHX112 nga Gjermania dhe i ka dërguar në Shqipëri, me qëllim ruajtjen dhe përdorimin e tyre në ngjarje kriminale.

    Provohet fakti se këto targa janë përdorur në ngjarjen e datës 12 Mars 2023, ku në Rrugën ‘Anastas Shundi’, Tiranë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të lokalit, pronësi të vëllezërve Murati, ka gjetur vdekjen shtetasja Mimoza Paja, si dhe janë dëmtuar dhe plagosur disa persona të tjerë”, thuhet në dosjen hetimore.

    Sipas organit hetues, po kështu është e provuar edhe fakti që Nikoll Sherrniku është lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj dhe se si ushtar i këtij të fundit, ka siguruar bazën materiale për të kryer atentatin e ndodhur në lagjen Don Bosko në Tiranë, në dëm të vëllezërve Murati, këta të fundit lidhje e fortë shoqërore e Endrit Dokles.

    Por a do tregojë të vërtetën Nikoll Sherrniku për masakrën e Don Boskos dhe a do mundet grupi hetues të thyejë heshtjen e tij?

    Heshtje që mban të kyçur edhe shumë ngjarje të tjera të rënda.

    Siç ishte ajo e vrasjes së oficerit të policisë, Xhulio Prela ku është i përfshirë jo vetëm ai, por edhe personazhe të botës së krimit, të cilët e përdornin atë si ushtarin e tyre të besuar, siç ishte edhe Ervis Martinaj, bosit tashmë iu zhdukur që nga muaji gusht i kumarit, por që hapja e gojës së Nikoll Sherrnikut, mund të na tregojë të vërtetën, se cili ishte fati i tij.

  • Të shtëna me armë në Kosovë, ka viktima

    Të shtëna me armë në Kosovë, ka viktima

    Një person ka mbetur pa shenja jete në rrugën “C” në Prishtinë.

    Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë.

    Në atë lagje ka pasur gjuajtje me armë, duke përfunduar me tragjedi.

    ”Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”.

    “Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë ai. /Gazeta Express

  • Lajm i trishtë/ Ndërron jetë profesori i njohur shqiptar

    Lajm i trishtë/ Ndërron jetë profesori i njohur shqiptar

    Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, Profesor Fehim Ramadani.

    Ai ështe një nga pishtarët e arsimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut e veçanërisht në Kumanovë si dhe një nga figurat patriotike shqiptare.

    Pofesori, Fehim Ramadani lindi më 25 Gusht të vitit 1936 në Sllupçan të Kumanovës, ku mbaroi dhe shkollën fillore.

    Shkollën e Mësuesisë, Profesor Ramadani e kreu në Shkup, ndërsa studimet diplomatike i vazhdoi në Shkup dhe Prishtinë në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të Fakultetit Filozofik.

    Ramadani filloi mësimdhënien në shkollën “Jeta e Re” në Sllupçan si një ndër mësuesit e parë të Gjuhës Shqipe dhe më pas për 8 vite me radhë ishte drejtor i kësaj shkolle.

    Profesor Fehim Ramadani

    Gjatë kësaj periudhe bëri reforma drastike në Kumanovë duke iniciuar shkollimin masiv në Gjuhën Shqipe të brezave të rinj në përgjithësi, e të vajzave në veçanti.

    Profesor Ramadani ishte themelues i korit dhe orkestrës së parë të nxënësve në komunën e Likovës duke bërë kështu promovimin e vlerave artistike shqiptare në këtë rajon.

    Më vonë, ushtroi detyrën e profesorit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në gjimnazin “Goce Dellcev” në Kumanovë.

    Gjatë gjithë jetës si arsimtar ai ishte simbol i rezistencës patriotike dhe organizimeve të shumta atdhedashëse. Për këtë motiv, ai u përndoq politikisht dhe u burgos disa herë nga pushteti i atëhershëm maqedon për t’u larguar nga puna si mësues përfundimisht në vitin 1981.

    Pavarësisht sfidave, Profesor Ramadani do të mbahet mend për profesionalizmin në punën e tij për përçimin e dijeve te shumë breza shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut.

    Varrimi i Profesor Fehim Ramadanit bëhet nesër, me datë 15.06.2023 në varrezat e fshatit Opajë të Kumanovës./tvklan.al

  • Qershori me shi, por si do jetë korriku dhe gushti? Flet meteorologia dhe tregon surprizat e motit

    Qershori me shi, por si do jetë korriku dhe gushti? Flet meteorologia dhe tregon surprizat e motit

    Qershori herë pas here ka patur shi, gjë e pazakontë pasi vitet e fundit ishim mësuar me diellin përvëlues.

    Megjithatë, do të jetë e mundur që gjatë Korrikut të nisim pushimet, edhe pse do të ketë edhe reshje shiu, parashikon meteorologia Lajda Porja.

    Ajo shpjegon se tashmë ka nisur fenomeni El Nino i cili karakterizon stuhitë tropikale, temperatura të larta në rang global.

    Lajda Porja: Fundi i Qershorit, pra ditët e fundit të Qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31.

    Do të jetë Korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në Korrik edhe në Gusht,

    do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e breshërit, erë të fortë dhe rrebeshe të cilat zgjasin rreth 60 minuta dhe pastaj të kemi sërish diell. Nuk do jenë çdo ditë sikundër i kemi patur në Qershor, por do të jenë të shpërndara në mënyrë sporadike.

  • Rriten TENSIONET? Albin Kurti merr hapin e MADH pas rrëmbimit të policëve nga forcat serbe

    Rriten TENSIONET? Albin Kurti merr hapin e MADH pas rrëmbimit të policëve nga forcat serbe

    Për shkak të zhvillimeve të fundit pas veri të Kosovës ku u kidnapuan tre policë të Kosovës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet të enjten për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Sakaq, Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.

    Policia e Kosovës tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po trajtojnë rastin.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

  • “Pse lodheni kot, o të mjerë?” Spartak Ngjela reagon me tone të ashpra për tensionet në veri: Keni ende borxhe…

    “Pse lodheni kot, o të mjerë?” Spartak Ngjela reagon me tone të ashpra për tensionet në veri: Keni ende borxhe…

    Spartak Ngjela ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ për situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës.

    Me tone të ashpra Ngjela shprehet:

    I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbët janë të ardhur këtu”.

    Postimi i plote:

    Serbëve u duhet thënë:

    Pse lodheni kot, o të mjerë?!

    Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?

    Shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.

    I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Serbët janë të ardhur këtu, në Gadishullin Ilirik.

    Dhe s’kanë më forcë.

    Rusia nuk ka para, dhe ju o serbë të mjerë, jeni në krizë.

    Në krizë është edhe Greqia.

    Pse lodheni kot, o të mjerë!

    Shqiptarët janë në etninë e tyre.

    Çmenduria serbe ka marrë fund.

    Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.

    Kjo është historia e sotme.

    Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet.

    Pse lodheni kot, o të mjerë?!

    Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?

  • Ju prezantojmë 3 shenjat e Horoskopit që urrehen nga shumica e njerëzve!

    Ju prezantojmë 3 shenjat e Horoskopit që urrehen nga shumica e njerëzve!

    Janë ata që miqtë tuaj ju thonë të mos ngatërroni për asnjë arsye, miqësore apo romantike. Ata janë djemtë “të këqij” që nëna jote dëshiron që ti të shmangësh dhe shefat që të bëjnë jetën të vështirë. Por për sjelljen e tyre të keqe nuk kanë faj ata vetë, por shenja e tyre…

    Peshqit

    Janë përkufizimi i dukurive mashtruese. Mbajnë etiketën si më të ndjeshmit dhe njerëzit që vënë mbi të gjitha familjen, por pasiguria dhe humori është aq i madh tek Peshqit saqë për shkak të saj arrijnë në kufijtë e mitomanisë dhe i nënshtrohen lehtësisht tradhtisë. Ata veprojnë nën tokë (si uji, elementi i tyre i shenjës) dhe shpesh shkojnë kundër njerëzve që nuk i pëlqejnë pas shpine.

    Peshorja

    Duken të paqtë por janë theshemexhinj, dhe mashtruesa. Këta janë mbiemrat me të cilët shumica nga Peshoret identifikohen. Ato janë shumë të vështirë për t’u përkushtuar në një lidhje dhe ndërrojënë shpejt mendjen pasi nuk mund të vendosin. Megjithatë, ata janë bashkëbisedues shumë të mirë dhe vështirë se mërzitesh me ta.

    Akrepi

    Pasioni i sundon dhe punojnë shumë për të arritur qëllimet e tyre. Por në të njëjtën kohë, ata kanë një doktoraturë në hakmarrje dhe janë manipulues deri në një krim. Kur pëlqejnë dikë, nuk janë aspak të afrueshëm. Në vend të kësaj, ata bëjnë të vështirin dhe madje më kapriçioz se sa janë, duke bërë që shumica të ndiejnë frikë dhe jo tërheqje. Megjithatë, ata janë të njohur për instinktin dhe ndjeshmërinë e tyre.

  • “Vijnë për të ndarë çiftet”/ Mjeku popullor e tregon live, zbulon magjitë që kërkohen më shumë

    “Vijnë për të ndarë çiftet”/ Mjeku popullor e tregon live, zbulon magjitë që kërkohen më shumë

    Përdorimi i magjisë për të zgjidhur problemet është i lashtë sa vetë jeta. Por edhe pse jemi në vitin 2023, ritualet magjike për shërimin e një sëmundjeje apo realizimin e një dashurie, përdoret edhe sot.

    Kryesisht në zonat periferike të vendit, ka persona të cilët pretendojnë se kanë aftësinë që me anë të disa ritualeve, të realizojnë gjëra që duken të pamundura.

    Ibrahim Lala, mjek popullor i ftuar në “Shqipëria Live”, shpjegoi më detajisht se si njerëz të ndryshëm kërkojnë magji nga më të ndryshmet.

    “Magjia është 3 llojesh, e kuqe, e bardhë dhe e zezë. E bardha s’ka qëllim vdekje njerëzish, por ti shkatërrojë nga gjendja ekonomike. E Kuqja është midis të bardhës dhe të zezës. Ndërsa e zeza është ajo që kërkon vdekjen e njerëzve.

    Ka shumë njerëz që vijnë për të kërkuar dashurinë. Unë kam një farmaci bimore. Vijnë lloj lloj njerëzish për magji, për çdo gjë”, tha Ibrahim Lala, mjek popullor për “Shqipëria Live”.