Author: editor

  • Aksident në Bulziqë, plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

    Aksident në Bulziqë, plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

    Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga.

    Personat e lënduar janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë.

    Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

    Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjn e shkaqeve të aksidentit./Albeu.,com.

  • Kevin Jacobs merr gjithë vëmendjen në foton e Luizit: Ti je aktor më i mirë…

    Kevin Jacobs merr gjithë vëmendjen në foton e Luizit: Ti je aktor më i mirë…

    Kevin Jacobs u bë i njohur për publikun shqiptar pasi Luiz Ejlli tha brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” se kishte ndjekur strategjinë e tij për të dërguar në televotim tre banorë.

    Menjëherë fansat e Luizit nisën kërkimet për Kevin, i cili është ish-fitues i “BB VIP Canada”. Më pas Jacobs bëri disa postime në profilin e tij në “Instagram” ku mbështeste këngëtarin shqiptar.

    Së fundmi, ai ka komentuar në një foto që fituesi i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në “Instagram”-in e tij.

    Teksa ka pozuar pranë një makine luksoze, Luizi shkruan bashkëngjitur me të: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furios”.

    Ndërkohë Kevin Jacobs i komenton: “Ti je aktor më i mirë se sa shumica e kastit të Fast and Furios”.

    Nuk dihet nëse komenti është lexuar nga këngëtari i dashur për publikun, pasi ai nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje

  • Fotot dramatike nga peshkarexha e tejmbushur me emigrantë në Kalamata! 79 të vdekur, numri i viktimave mund të rritet

    Fotot dramatike nga peshkarexha e tejmbushur me emigrantë në Kalamata! 79 të vdekur, numri i viktimave mund të rritet

    Dhjetëra anëtarë të brigadave të shpëtimit transportojnë me barrela drejt ambulancave disa prej emigrantëve që kanë shpëtuar pas mbytjes së një anije peshkimi në ujërat ndërkombëtare, 50 milje në jugperëndim të Pylos, pranë gadishullit të Peloponezit.

    Autoritetet greke bëjnë fjalë për një prej tragjedive më të mëdha detare sivjet, pasi deri në orët e pasdites të së mërkurës numri i të mbyturve ka qenë të paktën 79 persona. Mbi 104 të tjerë janë shpëtuar, por sipas dëshmive të tyre në anijen e peshkimit ndodheshin mbi 600 emigrantë, midis tyre dhjetëra gra e fëmijë. Katër persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Kalamatës me një helikopter Super-Puma.

    “Është vërtet një situatë tragjike, një situatë shumë e vështirë me një numër shumë të madh të të mbyturve, një numër që nuk e kemi përballuar në të kaluarën në këto përmasa”, thotë drejtori rajonal shëndetësor Giannis Karvelis.

    Sipas kanalit publik të vendit ERT, anija që u mbyt ishte nisur nga qyteti libian i Tobrukut, duke kaluar në ujërat në jug të Kretës me destinacion Italinë. Ajo ishte parë në fillim nga nga agjencia kufitare e BE-së Frontex në ujërat ndërkombëtare pranë Pylos dhe një anije e rojes bregdetare greke i ka ofruar ndihmë, ndërsa emigrantët nuk kanë pranuar dhe kanë deklaruar se donin të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt brigjeve italiane. Disa orë më vonë anija u fundos në vendin më të thellë të Mesdheut, ndërsa filloi një operacion gjigant shpëtimi që vazhdon ende.

    Autoritetet greke deklarojnë se shumica e emigrantëve ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani. Të mbijetuarit u dërguan në qytetin e Kalamatës, ku ka shkuar pas tragjedisë edhe presidentja e vendit Katerina Sakellaropoulou, ndërsa liderët e partive greke kanë ndërprerë për orët në vijim fushatën e tyre elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

    Greqia ka qenë porta kryesore gjatë krizës migratore të vitit 2015 kur më shumë se 1.5 milionë refugjatë kanë mbërritur në ishujt e saj nga Turqia me destinacion Europën qendrore, por në vitet në vijim fluksi është minimizuar në mënyrë dramatike sidomos me ardhjen e konservatorëve në fuqi në vitin 2019.

    “Kam frikë se numri i viktimave do të jetë më i madh sepse numri i njerëzve në bord ishte shumë më i lartë se kapaciteti”, thotë Karvelis.

    “Vetëm trishtim dhe zemërim pas një tjetër tragjedie vdekjeprurëse në Mesdhe”, ka shkruar në Twitter Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, që bëri thirrje qeverive të punojnë së bashku në krijimin e shtigjeve të sigurta për njerëzit që ikin nga varfëria dhe lufta.

    Vetën në pesë muajt e parë të këtij viti mbi 72,000 refugjatë dhe migrantë kanë mbërritur në vendet mesdhetare të Evropës, shumica në Itali dhe rreth 6,500 në Greqi.Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 1000 të tjerë vlerësohet se janë mbytur në Mesdhe ose konsiderohen të humbur.

  • Policia jep detaje për aksidentin në Bulqizë. Gruaja humbi kontrollin e mjetit dhe goditi dy të tjerat. Tre në spital

    Policia jep detaje për aksidentin në Bulqizë. Gruaja humbi kontrollin e mjetit dhe goditi dy të tjerat. Tre në spital

    Foto ilustruese

    Bulqizë- Policia jep detaje për aksidentin në Bulqizë.

    Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në qytetin e vjetër, Bulqizë.

    S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera.

    Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

    Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Rrëmbimi i 3 policëve kosovar, reagon ashpër deputeti i njohur shqiptar

    Rrëmbimi i 3 policëve kosovar, reagon ashpër deputeti i njohur shqiptar

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës, nga forcat speciale serbe.

    Zoti Koçi shkruan në “Facebook”, se ky është një akt frikacakesh me pretendim banditesk.

    Reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi:

    Rrembimi i 3 policeve kosovare eshte nje akt frikacakesh me pretendim banditesk.

    Deshmon dobesi spektakolare te moralit shteteror serb.

    Edhe pse imazhet e trajtimit te atyre bijve nenash mund te jene me shume se provokuese serish kemi te bejme me nje katandisje poshteruese te nivelit ku ka rene Serbia.

    Turp! I lironi ata djem menjehere dhe kerkoni falje!

    Rrembime te tilla mund te beje cdo grup ordiner andej dhe ketej kufirit.

    Shtet banditesh!

  • E frikshme, shikoni se si vidhet “Range Rover-i” luksoz në më pak se 2 minuta në Vorë (Video)

    E frikshme, shikoni se si vidhet “Range Rover-i” luksoz në më pak se 2 minuta në Vorë (Video)

    Një automjet luksoz tip Range-Rover është vjedhur në zonën e Vorës në orët e para të mëngjesit të datës 3 qershor brenda pak momenteve.

    Në pamje shfaqen qartë 2 hajdutët të cilët janë pajisur me maska silikoni dhe doreza për të mos lënë gjurmë, të cilët arrijnë që brenda 2 minutave të hyjnë brenda makinës dhe më pas të largohen.

    Atyre u duhen më pak se 120 sekonda për të thyer xhamin e makinës dhe për t’u futur brenda, ndërsa më pas largohen duke u shoqëruar nga një automjet tip “Audi” pa targa, që dyshohet se ka sjellë hajdutët në vendin e krimit./tvklan

  • I FUNDIT/ Aksident i frikshëm, ka të plagosur, një në gjendje të rëndë

    I FUNDIT/ Aksident i frikshëm, ka të plagosur, një në gjendje të rëndë

    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

    Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga.

    Personat e lënduar janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë.

    Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

    Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjn e shkaqeve të aksidentit./Albeu.,com.

  • Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, merret vendimi për mësuesin

    Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, merret vendimi për mësuesin

    Mësuesi nga Deçani, Valentin Selmanaj është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë. Selmanaj do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

    Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale sulm seksual. Prokuroria e Pejës njoftoi se Selmanaj do të mbahet në paraburgim, ndërkohë që do të merren në pyetje vajza e mitur, e cila ra pre e ngacmimit seksual, si edhe dëshmitarët.

    ”Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale që i vihen në barrë si dhe faktin se në këtë çështje pritet të dëgjohen dëshmitarët dhe të dëmtuarit, rrethana këto që dëshmojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë vepra të njëjta apo të ngjashme penale apo mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtuar.

    Andaj, mbi bazën e të lartcekurave, e me qëllim të zhvillimit të procedurës në mënyrë të drejtë dhe zbardhjes së plotë të gjendjes faktike, gjykata erdhi në përfundim se masa e paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës dhe se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe mbarëvajtjen e kësaj çështje penale”, njofton Prokuroria.

    Mësuesi u filmua në një video skandaloze, ku dukej teksa puthte në buzë 12-vjeçaren brenda ambienteve të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan. Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë ka sjellë për pasojë arrestimin e mësuesit pak orë më vonë.

  • Reagon për herë të parë policia serbe për rrëmbimin e 3 policëve në Kosovë: Terroristët e Kurtit u arrestuan sepse …

    Reagon për herë të parë policia serbe për rrëmbimin e 3 policëve në Kosovë: Terroristët e Kurtit u arrestuan sepse …

    Serbia i ka cilësuar si terroristë 3 efektivët e policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen siç thonë autoritete e Kosovës.

    Sipas autoriteteve në Serbi efektivët shqiptarë janë arrestuar në territorin serb dhe se ishin të armatosur me automatike e pajisje GPS e harta.

    “Dua t’ju njoftoj se sot në ora 12:38, në zonën administrative në drejtim të Kosovës dhe Metohisë, larg në thellësi të territorit të Serbisë, pjesëtarët e njësitit antiterror kanë lokalizuar dhe arrestuar pjesëtarët e të ashtuquajturit, Policisë së Kosovës.

    Që të tre ishin me pajisje të plota luftarake, me automatikë, pajisje GSP dhe harta.

    Ata janë arrestuar në vendkalimin alternativ Tresava-Batnjik, ku kanë lënë mjetin dhe kanë arritur në këmbë në fshatin Gnjilicë, ku edhe janë arrestuar.

    Theksoj se Republika e Serbisë është një vend serioz dhe se pjesëtarët tanë të Ministrisë së Brendshme nuk kanë kaluar, as nuk kanë qenë afër vijës administrative, prandaj nuk kanë shkelur rezolutën 1244 dhe marrëveshjen teknike ushtarake dhe as kanë ndërmarrë ndonjë vepër e kundërligjshme ndaj të arrestuarve. Policia do të vazhdojë punën e saj me prokurorinë “, tha Željko Brkiç.

  • Tensionet në veri, Ministria e Jashtme e Kosovës del me thirrjen urgjente

    Tensionet në veri, Ministria e Jashtme e Kosovës del me thirrjen urgjente

    Ministria e Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje emigrantëve që kthehen në atëdhe të shmangin kalimin nëpër Serbi për shkak të situatës së tensionuar politike.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria për Punët e Jashtme dhe Diasporën u bëri thirrje shtetasve kosovarë që të njoftojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një njoftim të dytë.

    “Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës.

    Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë.

    Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”- thuhet në njoftimin zyrtar.