Author: editor

  • Sa kushton një kg kokainë në Shqipëri? Eksperti Karamuço habit me përgjigjen dhe plas deklaratën e fortë: Sasi të mëdha po…

    Sa kushton një kg kokainë në Shqipëri? Eksperti Karamuço habit me përgjigjen dhe plas deklaratën e fortë: Sasi të mëdha po…

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel tha se në vendin tonë po përpunohen sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi.

    Ai u shpreh se çmimi i kokainës është ulur në krahasim me vitet e tjera, për shkak të sasisë së madhe që ndodhet në vend.

    Eksperti e konsideron alarmante situatën, ndërsa shton se ka një sasi përtej asaj të parashikuar.

    Karamuço: Që nga 2016-ta ne njohëm ulje pothuajse drastike të kultivimit të kanabisit por ky vit ka bërë një ndryshim, se di ndoshta për çfokusimin e Policisë së Shtetit e cila më shumë u mor me menaxhimin e zgjedhjeve vendore. Ka një shtim të kultivimit të lëndës narkotike vendase kanabis sativa.

    Këtë vit është shtuar shumë, si asnjëherë më parë nga 2016-ta dhe prandaj kanë filluar edhe operacionet e policisë që janë përqendruar në veri më së shumti, por edhe në Shqipërinë e Mesme, në Krujë, por edhe në Shqipërinë e Jugut ka një shtim të kultivimit.

    Xhokaxhi: Si përcaktohet çmimi i kokainës?

    Karamuço: Nëpërmjet grosistëve të cilët prononcohen nën zë që një kile kokainë në Shqipëri kushton sot 20 mijë euro, ndërkohë që më parë kushtonte 27 deri 32. Do të thotë që ka një sasi shumë të madhe brenda vendit, nuk është se kjo sasi konsumohet brenda vendit, por kjo sasi përpunohet e më pas kalon nëpër linja të tjera për t’u konsumuar në vende të BE-së.

    Është alarmante, do të thotë që ka një sasi përtej asaj të parashikuar. Ka laborator që përpunohet, disa janë kapur, disa po hetohen, disa do të kapen në ardhmen. Ne e shikojmë në dozat me pakicë që përdoren nga ana e qytetarëve që ka rënë shumë çmimi.

  • Aksident i frikshëm në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, dyshohet për të plagosur, zbardhen detajet e para

    Aksident i frikshëm në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, dyshohet për të plagosur, zbardhen detajet e para

    Një aksident është raportuar rreth mesditës së të martës në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

    Një makinë ka dalë nga rruga pasi ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

    Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shoferi është i vetmi i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Të shtëna me armë zjarri, raportohet për viktima

    Të shtëna me armë zjarri, raportohet për viktima

    Një sulm me armë në Britaninë e Madhe këtë të martë, u ka marrë jetën 3 personave, dy prej të cilëve ishin studentë në Universitetin e Notingam.

    Tre të tjerë janë lënduar po në atë zonë pak minuta pas sulmit, pasi një furgon ka tentuar t’i shtypë.

    Policia britanike tha se ka arrestuar një të dyshuar, duke shtuar se dyshojnë se këto incidente janë të lidhura. Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore. Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia.

    Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë.

    “Jemi në fazën e parë të hetimit dhe duhet të përcaktojmë motivet pas këtyre sulmeve”, tha ajo.

    Ajo shtoi se aktualisht nuk besojnë se ndonjë person tjetër është përfshirë në këtë incident.

    Kryeministri britanik, Rishi Sunak, falënderoi ekipet emergjente që trajtuan këtë “incident tronditës” në Notingam, që është shtëpi e më shumë se 320.000 banorëve. Policia u thirr pak pas orës 04:00, pasi dy persona u gjetën të vdekur në rrugën Ilkeston, që gjendet në jug të qytetit.

    Banorët raportuan se kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë parë një burrë dhe grua të re duke u therur, para se sulmuesi – që sipas dëshmitarëve ishte “një person me ngjyrë i veshur me rroba të zeza” – u largua nga vendngjarja. Në rrugën Magdala u gjet edhe trupi i pajetë i një burri, tha policia. Ndërkaq, sipas autoriteteve tre persona që u goditën me furgon në rrugën Milton, janë duke marrë trajtim mjekësor. Personat që u shtypën me furgon ishin duke pritur në një stacion autobusi, thanë autoritetet britanike.

  • “Jeta ime e vjetër vdiq”! Fjalët prekëse të ish-gruas së Berlusconit

    “Jeta ime e vjetër vdiq”! Fjalët prekëse të ish-gruas së Berlusconit

    “Është e trishtë, kam një rëndesë në zemër, fjalët mungojnë”. Këto kanë qenë fjalët e Francesca Pascales, e cila për më shumë se 10 vite ka qenë partnerja e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

    Sot ndiej vetëm dhimbje dhe kjo gjë nuk shpjegohet, me Silvion mund të kishe përplasje por ishte e vështirë ta fshije përgjithmonë, e doje dhe e urrejë në të njëjtën kohë” ka thënë Francesca.

    “Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të” ka vijuar më tej Francesca.

    “Humbja e tij më ka lënë të njëjtin boshllëk sic më ka lënë vdekja e nënës sime. Sigurisht që do të jem edhe unë e pranishme në funeralin e tij” ka vijuar ish-partnerja e Berlusconit.

    Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e 12 qershorit në një spital në Milano në moshën 86-vjeçare.

  • E mbani mend Noçen që bëri namin në ‘Big Brother 1’? Ja si duket sot

    E mbani mend Noçen që bëri namin në ‘Big Brother 1’? Ja si duket sot

    E njihni shumë mirë si vajzën ekstravagante dhe pa tabu që bënte spektakël në “Big Brother”, por edhe pas spektaklit.

    Najada Konomi ka vite që nuk është shfaqur në ekran, sepse tashmë po bën jetën e një nëne.

    Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj dhe pkëtë verë ka vendosur që të shfaqet në plazhet shqiptare me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

    Ndonëse larg ekranit, ajo ka ndryshuar shumë, e megjithatë edhe pse është bërë nënë e dy fëmijëve ka ruajtur format trupore.

    Noçja, e cila dikur kishte shumë fansa, sot po bën një jetë të qetë familjare larg zhurmës mediatike.

    Vetëm pak kohë më parë, ajo u bë nënë për herë të dytë. Tashmë pushimet e tyre do të bëhen me 4, duke zgjedhur bregdetin e jugut, ndonëse me dy fëmijë të vegjël.

    Këto foto sjellin më së miri tablonë e jetës së re që ish-banorja e “Big Brother” tashmë ka.

  • “Shkoja përditë në hotel me Ersidën, kam dëshmitar”, flet 33-vjeçari i akuzuar për pengmarrje dhe përdhunim

    “Shkoja përditë në hotel me Ersidën, kam dëshmitar”, flet 33-vjeçari i akuzuar për pengmarrje dhe përdhunim

    U akuzua se mbajti peng dhe përdhunoi 30 vjeçaren Ersida Dyrmushi për 9 ditë. Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ne 6 shtator 2022 Marjus Musaku u shpreh se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë.

    “Gjatë muajit qershor unë shkoja përditë me Ersidën, ditë për ditë, nga ora 2 deri në 4.

    Kurse Nikoll Marku ka bërë një falsifikim total, s’më kanë marrë njëherë në pyetje.

    Këto kanë dëshmuar në gjykatë, ka qenë i zoti i shtëpisë ku unë shkoja.

    Kanë qenë disa dëshmitarë që e kanë vërtetuar marrëdhënien time me Ersidën dhe nuk po zbatohet asnjëlloj gjëje”, tha Marjus Musaku për “Shqipëria Live”.

  • Shkëlzen Berisha shfaqet me të bijën maturante, komenti i Armina Mevlanit merr vëmendjen

    Shkëlzen Berisha shfaqet me të bijën maturante, komenti i Armina Mevlanit merr vëmendjen

    Vajza e Shkëlzen Berishës është rritur dhe sot është maturante. Shkëlzeni ka publikuar si rrallëherë një foto me t bijën ku shkruan:

    “Nga çerdhja në maturë … in an eye blink … suksese Medina”.

    Padyshim që komenti i Armina Mevlanit në foton e bashkëshortit me të bijën merr gjithë vëmendjen.

    “Ju dua”, ka shkruar blogerja shoqëruar me dy zemra të kuqe.

    Armina Mevlani ka treguar gjithmonë se nuk e ka aspak problem të flas për 2 fëmijët e Shkëlzenit me të cilët ka treguar se ka marrëdhnie speiciale./albeu.com/

  • “Shumë gjëra po ndodhin në univers”, shenjat e horoskopit që i presin ditë të mira këtë javë

    “Shumë gjëra po ndodhin në univers”, shenjat e horoskopit që i presin ditë të mira këtë javë

    Aspektet e vështira të javës nga 12 deri në 18 qershor 2023 janë të shumta dhe me afrimin e një Saturni retrograde, do të jemi me fat nëse mund të fokusohemi tek më pozitivet e këtyre tranzicioneve. Për fat të mirë, që në fillim të javës, Hëna në Dem na ndihmon të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë duke lënë mënjanë reagimet e forta dhe ekzagjerimet.

    Me Venusin në Luan, tashmë në fillim të muajit, megjithatë ka disa shenja që do të jenë më të favorizuara në marrëdhëniet e tyre personale. Lexoni më poshtë cilat:

    Luani

    Shumë gjëra po ndodhin në univers, dhe disa prej tyre janë të pakëndshme. Pra, insistoni të bëni më të mirën tuaj. Ju jeni mishërimi i personit të gëzuar që këtë javë merr limonët dhe bën limonadë. Retrogradi i Saturnit ju bën të vështirë në çështjet e karrierës, por preferoni t’i lini mënjanë për momentin, prandaj java juaj do të rrjedhë më e qetë.

    Peshorja

    Nëse mund të qëndroni me atmosferën që ju jep Hëna në Demi, atëherë ju dhe i dashuri juaj do të çliroheni nga përmbytja e tranzitit të çuditshëm që na goditi të gjithëve nga data 12 deri më 28 qershor 2023. Është një javë e mirë për marrëdhënien që keni , sepse keni vendosur që do të ishte kështu. Po, ju ndjeni presionin e Saturnit retrograd mbi ju, por nuk do të lejoni që energjia e tij negative t’ju pushtojë. Ju bëni gjithçka me ritmin tuaj dhe kjo del pozitivisht.

    Peshqit

    Mërkuri në një shesh me Venusin vjen në kohën e duhur dhe nuk mund t’ju japë një mundësi më të mirë se kjo për të bërë një bisedë të thellë me partnerin tuaj që të dy e keni shtyrë prej kohësh. Komunikimi është gjithçka në marrëdhëniet e dashurisë dhe falë sekstilit të Venusit me Mërkurin, do të arrini të kapërceni shumë pengesa dhe të kaloni momente të mrekullueshme me partnerin.

  • Me paratë në dorë, e moshuara i kërkon Luizit që t’i afrohet në koncert, ja çfarë bën këngëtari

    Me paratë në dorë, e moshuara i kërkon Luizit që t’i afrohet në koncert, ja çfarë bën këngëtari

    Fituesi i Big Brother VIP, njëkohësisht këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është duke mbajtur një turne koncertesh në Amerikën e Veriut.

    Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, artisti shkodran është mbuluar me para nga shqiptarët që jetojnë atje.

    Madje një e moshuar, e cila ka qenë e pranishme në koncertin e tij në Neë York, është xhiruar teksa me një tufë parash i kërkon Luizit që t’i afrohet.

    Më pas, ai i hedh asaj para dhe e puth në ballë.

    Që nga fitorja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luizi ka qenë aktiv në tregun muzikor, duke sjellë projekte muzikore dhe marrë pjesë në koncerte të ndryshme.

  • Ndodh kthesa e madhe me Euron, dollarin dhe paundin

    Ndodh kthesa e madhe me Euron, dollarin dhe paundin

    Euro po rikthehet. Monedha europiane po vijon të tregojë shenja rimëkëmbjeje për të dytën ditë me radhë.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht për 106.77 lekë duke fituar 0.51 pikë në 24 orë.

    Aktualisht, euro po shitet për 107.22 dhe po blihet për 106.32 lekë.

    Gjithashtu edhe dollari me paundin po ringrihen, por me ritme më të ngadalta krahasuar me euron.