Author: editor

  • EMRI/ Policia zbulon super-skemën e mashtrimit në Tiranë, porositë merreshin në ‘Tik Tok’, ja për çfarë bëhet fjalë

    EMRI/ Policia zbulon super-skemën e mashtrimit në Tiranë, porositë merreshin në ‘Tik Tok’, ja për çfarë bëhet fjalë

    Tre persona u arrestuan në Tiranë pasi sillnin në vendin tonë dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara dhe më pas i shisnin.

    Nga Prokuroria e Tiranës u zbulua një bazë që përdorej për falsifikim të dokumenteve të identitetit që përdoreshin për kalim të paligjshëm.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala bëhet me dije se aktiviteti i paligjshëm kryhej në baza (laborator).

    Gjithashtu nga hetimet e prokurorit, Bledar Valikaj rezulton se Mariglen Hoti bashkëpunonte edhe me disa shtetas të tjerë që kishin rolin e ndërmjetësit me personat e interesuar për mjetet e identifikuara.

    “Në datën 09.11.2022 në aeroportin e Hanoverit është arrestuar një çift shqiptar të cilët po tentonin të fluturonin për në Londër duke përdorur dokument greke të falsifikuara. Pasaportat përmbanin një përzierje të filigranteve S të dyfishtë dhe gjysmëhënë, gjithashtu përmbanin një çip të lexueshëm. Shtetasit e arrestuar janë O.N. dhe K.L., dhe gjatë hetimeve u konstatua se një i afërm i tyre kontaktoi me një falsifikues në Shqipëri nëpërmjet rrjetit ‘Tik-Tok’, profili “passaporaeurope”, thuhet më tej në dosje.

  • Rënia drastike e euros, eksperti zbardh prapaskenat e forta: Ja kush e forcoi lekun

    Rënia drastike e euros, eksperti zbardh prapaskenat e forta: Ja kush e forcoi lekun

    Qarkullimi i parasë informale është shkaku kryesor që po ul euron në nivele historike duke e zhvlerësuar ndjeshëm përballë lekut. Rënia e euros ka prekur ndjeshëm ekonominë kombëtare.

    Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi pohon se shkaku kryesor i këtij fenomeni është qarkullimi i parasë informale.

    “Shpjegimi duhet kërkuar tek pompimi në ekonominë tonë të parave me origjinë informale dhe kriminele përtej mundësisë që ka ekonomia për të absorbuar,” – u shpreh ai.

    Ndikimet në ekonomi janë negative për bizneset, por Preçi thotë se qeveria përfiton nga forcimi i lekut për shkak se borxhi është në monedhën euro.

    “Qeveria përfiton për faktin e thjeshtë që kostoja e shërbimit të borxhit publik për pjesën në euro, ne kemi më shumë se gjysmën në monedhë të fortë në euro, zvogëlohet. Nga ana tjetër një numër industrish të lidhura me marrëdhëniet të import eksportit, industritë eksportuese cenohen,” – shpjegoi eksperti.

    Preçi thotë se shkaqet e këtij fenomeni nuk lidhen thjesht me problemet strukturore të ekonomisë sonë. Remitancat dhe investimet direkte nga kompanitë e huaja në vend, janë faktor që tashmë janë ekzistues dhe që do të vazhdojnë.

    “Janë fenomene të zakonshme dhe në vazhdimësi që kanë qenë dhe vitet e mëparshme, por duhen parë dhe të lidhura ngushtësisht me amnistinë fiskale tashmë në veprim pavarësisht mungesës së kuadrit rregullator përkatës i draftligjit kontestuar dukshëm si nga brenda dhe nga jashtë vendit por i mbështetur nga këshillimi publik i zotit Rama praktikisht po vepron dhe në një farë mënyre,” – u shpreh eksperti.

    Industria e eksportit, fasoneria, ndërtimi dhe pronat e patundshme, por dhe turizmi indirekt, janë dëmtuar veçanërisht ndryshimi i kursit të këmbimit. Preçi thotë se masat që mund të ndihmojnë janë mbështetja reale e shtresës më të varfër nga qeveria, por dhe emetimi i parave të reja për të rritur konsumin nga Banka Qendrore.

  • Temperatura të larta por …., parashikimi i motit për ditën e mërkurë

    Temperatura të larta por …., parashikimi i motit për ditën e mërkurë

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në mesditë dhe pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrengata afatshkurtëra.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varanësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 14 deri 28°C

    në zonat e ulëta 16 deri 31 °C

    në zonat bregdetare 18 deri 32°C

  • Shkon ne Itali për të punuar si murator, por nuk do e besoni çfarë pune bën tani

    Shkon ne Itali për të punuar si murator, por nuk do e besoni çfarë pune bën tani

    A.D. nga qyteti i vogel i Lushnjes shkon ne Itali per te punuar bashke me familjen e tij.

    Puna pare qe atij i ofrojne atje kur arrin ai e pranon direkt dhe fillon te punoje si murator ne ndertim per disa muaj. Puna ishte me orare te gjata, pa dite pushimi dhe teper e lodhshme e aq me teper per dike ne moshe me te rritur gati ne pension.

    Por zotria pasi e shikonte qe trupi i tij nuk kishte me fuqi dhe ishte shume i lodhur ne fund te dites ai e la punen ne ndertim. Mirepo kur familja e tij kerkonte serish te ardhura nga ai, burri vendos t`ja lere punen e vet djalit te tij.

    Por puna qe ben ai tani do t`ju cudise.

    Ai ka filluar te shkruaj romanin e tij te pare qe e ka pasur gjithe jten enderr dhe shpreson qe kur te vi ne Shqiperi do ta botoj me ato pak te ardhura qe ka kursyer nder ato vite.

    Do ta botoj ate dhe shpreson te jete nga romanet me te mira sepse disa miq nga shtepite botuese i kane vleresuar me pare edhe fabulat e tij te herdhme tashme te botuara.

  • Tronditet ky vend/ Të shtëna me armë, 9 të vrarë

    Tronditet ky vend/ Të shtëna me armë, 9 të vrarë

    Nëntë persona u plagosën, duke përfshirë tre në gjendje kritike, nga të shtënat në Denver, SHBA.

    Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pranë arenës ku Nuggets fituan titullin e tyre të parë në NBA të hënën mbrëma, tha policia.

    Një i dyshuar, i cili gjithashtu u qëllua, tanimë është në paraburgim, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Denverit.

    “Ky është një hetim kompleks dhe në vazhdim në fazat e tij të hershme”, ka thënë departamenti. “Informacionet paraprake tregojnë të shtëna të shumta gjatë një sherri ku përfshihen disa individë”.

    Të shtënat ishin rreth një milje larg nga Ball Arena, ku Denver Nuggets mposhtën Miami Heat të hënën për të fituar titullin e tyre të parë në NBA.

  • Skena surreale, çmendet moti! Era merr me vete njerëzit (Video)

    Skena surreale, çmendet moti! Era merr me vete njerëzit (Video)

    Një erë e fortë në Kinë ka bërë kërdinë duke ngritur edhe njerëzit nga toka.

    Ndërsa klientët shijonin vaktin e tyre papritur një erë e fortë goditi vendin, duke ngritur tendën që ofronte mbrojtje.

    Kjo shkaktoi kaos dhe tension tek njerëzit.

    Dëshmitarët treguan një skenë surreale teksa era vazhdonte sulmin e saj të pamëshirshëm, duke i çuar individët lart në qiell.

    Fatmirësisht, nuk u raportua për njerëz të lënduar.

  • “Nuk më kënaq në krevat”, pas 17 vitesh martesë 39-vjeçarja kërkon divorc nga burri

    “Nuk më kënaq në krevat”, pas 17 vitesh martesë 39-vjeçarja kërkon divorc nga burri

    Një 39-vjeçare ka kërkuar të ndahet nga bashkëshorti i saj 50-vjeçar, pasi ankohet se nuk ka kaluar orgazmë me të shoqin me të cilin është martuar prej 17 vitesh.

    Ajo pretendon se ka një boshllëk dhe tronditje të madhe për shkak të mospërmbushjeve bashkëshortore. Rasti është raportuar në Greqi.

    39-vjeçarja greke ka thënë për mediet vendase se nuk ka pasur asnjëherë përvojë orgazme gjatë marrëdhënieve seksuale brenda martesës së tyre, dhe se gjatë 17 viteve martesë ka qenë në tension të vazhdueshëm.

    Bashkëshorti mohon akuzat e gruas.

    Ai ka folur në një intervistë për emisionin To Proino në televizionin ANT1.

    “Argumentimi i saj është i rremë dhe qesharak. Shpresoj që morali dhe logjika të mbizotërojë. Dëshira e saj për të lënduar egon mashkullore është e madhe.”/albeu.com/

  • “Vajza nesër ka ditëlindjen”/ Flet drejtori i shkollës ku mësuesi puthi nxënësen: Ai ishte në eskursion me ne

    “Vajza nesër ka ditëlindjen”/ Flet drejtori i shkollës ku mësuesi puthi nxënësen: Ai ishte në eskursion me ne

    Opinioni në Kosovë u shokua ditën e djeshme, pas publikimit të një video, ku një mësues shfaqej duke puthur një nxënëse të mitur në buzë.

    Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku ka ndodhur ngjarja, ka folur ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”.

    Ai tha se mësuesi është arrestuar, teksa vajza ka pësuar traumë. Ai tha se shpreson që ajo të rikthehet në shkollë, pasi nesër ka ditëlindjen.

    Ai është kthyer nga Shëngjini me ne për në Kosovë. I kam thënë se mudn të arrestohet qoftë në kufi, qoftë në Kosovë. I thashë që vepra që ka kryer është vepër penale. Ai nuk ka folur fare. Ai është arrestuar pasi ka shkuar në shtëpi. Me vajzën nuk kam folur.

    Prindërit i kisha sot këtu. Ka një traumë. Shpresoj që nesër të rikthehet në shkollë pasi ka dhe ditëlidnjen nesër.

    Është një vajzë e shkëlqyer, ndër më tëm irat me rezultatet e saj. Rasti është i rëndë për familjen. Shpresoj që me ndihmën e bashkëmoshatarëve ta kalojë.- tha drejtori.

  • A do të bjerë shi pasditen e sotme? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Instituti i Gjeoshkencave

    A do të bjerë shi pasditen e sotme? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Instituti i Gjeoshkencave

    Sot pasdite (e martë, dt.13) dhe nesër (e mërkurë, dt.14) SIPAS Institutit të Gjeoshkencave priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera të vendit priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    TEMPERATURAT

    Nesër (e mërkurë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 20 / 26 °C

    në vendet e ulëta: 17 / 29 °C

    në vendet malore: 11 / 22 °C

    ERA

    Sot pasdite (e martë, dt.13) dhe nesër (e mërkurë, dt.14) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • Tr*ndit 22 vjeçarja shqiptare nga Zvicra: Ju rrefej se çfarë ndodh me ata që martohen për letra, mua më…

    Tr*ndit 22 vjeçarja shqiptare nga Zvicra: Ju rrefej se çfarë ndodh me ata që martohen për letra, mua më…

    Në nja artikull të paradokoshëm të „Bielertagblatt“, një shqiptare e re nga Maqedonia kishte rrëfyer se cilit vend i takon, pa cekur fare shtetësinë e saj. Shqiptarja 22-vjeçare nga Maqedonia, gjatë rrëfimit të saj ka dashur të ngelë anonime, duke filluar historinë e saj emocionuese:

    „Jam 22-vjeçare dhe e rritur në Seeland të Zvicrës. Prindërit e mi kanë migruar nga Maqedonia, ndërsa unë dhe fëmijët tjerë kemi lindur në Zvicër. Në të vërtetë, unë nuk jam zvicerane, por shtëpia ime është këtu dhe kështu do të mbetet edhe më tej. Pasi nuk kam një pasaportë zvicerane, unë nuk mund ta quaj veten si zvicerane, edhe pse për gjeneratën e dytë në Zvicër, ndryshimi i kombësisë është i vë shtirë. Thjesht, unë jam një njeri, e cila jeton këtu, e lumtur në shtëpinë e saj.

    Shpeshë më është thënë se unë nuk dukem si e huaj. Për shkak të ngjyrës sime pak më të errët, unë dukem disi më ek zo tike se sa një zvicerane, por flas dhe sillem në një mënyrë goxha zvicerane. E gjitha kjo ndodhë, pasi unë më tepër e përdori gjuhën zvicerane se sa gjuhën shqipe.

    Unë ëndërroj, mendoj dhe of e ndoj në gjuhën zvicerane, ndërsa edhe me fëmijët tjerë flasë në gjuhën zvicerane. Vetëm me prindërit e mi flas në gjuhën shqipe, në të cilën tashmë edhe disa fjalë zvicerane kanë lëshuar rrënjë.

    Kur udhëtoj në Maqedoni për të vizituar të afërmit e mi, më duket vetja sikur të kem aterruar në një vend në të cilin këta njerëz janë shumë të panjohur. Kur jam atje, unë nuk kam ndjenja për vendlindje, ndërsa edhe nuk ndjehem pjesë e një shoqërie të këtushme.

    Atje njerëzit më shohin sikur të kisha zbritur nag hëna, pasi kam një stil të jetës krejt ndryshe, vishem në mënyrë tjetër në krahasim me moshataret e mia dhe mund ta them atë që mendoj. Njerëzit atje nuk janë të guximshëm, por në krahasim me zviceranët, ata e përcjellin traditën, përcjellë rrëfimin e shqiptares „Shtegu.com“.

    Gjatë edukatës, prindërit e mi nuk e kanë cekur se a duhet të jem shqiptare apo zvicerane dhe në cilin kontekst kulturor bëj pjesë. Unë kam shokë e shoqe nga kultura të ndryshmem botërore dhe asnjëherë as që më ka shkuar ndërmend të pyes prej nga janë, por nëse kuptohem me ta apo jo.

    I vetmi debat që kisha me prindërit e mi në baza kulturore, ka qenë një fjali e thënë, në moshën time 14-vjeçare: „Definitivisht, unë nuk mund ta paramendoj veten të kem një mik nga Maqedonia“. Kjo fjali e imja i kishte dëshpëruar pa masë prindërit dhe për ta ishte e paim agjinueshme. Por, unë i di disa histori të këtyre çifteve të cilat kanë dështuar, pasi burri mbetet i papunë, pa shkollim, nuk di asnjë fjalë të vetme gjermanisht dhe partneren e saj e ka shfrytëzuar vetëm për ta fituar rastin që të qëndrojë në Zvicër“.

    Në fund të storjes së saj, shqiptarja nga Maqedonia është paraqitur me nofkën „Ani“.