Author: editor

  • Me litar në mes të lumit! 7 turistë bllokohen në kanion (VIDEO)

    Me litar në mes të lumit! 7 turistë bllokohen në kanion (VIDEO)

    Ditën e sotme, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

    Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

  • Vidhet “Range Rover” luksoz brenda aeroportit të Rinasit

    Vidhet “Range Rover” luksoz brenda aeroportit të Rinasit

    Vidhet një makinë “Range Rover” nga parkingu i aeroportit të Rinasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë. Si rezultat i kërkimeve makina u gjet në garazhin e një pallati në “Astir”.

    Policia sot e ka bërë publike ngjarjen. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar E. M. 36 vjeç dhe B. H. 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

    Sekuestrohen pajisje të ndryshme të përdorura nga autorët për bllokimin e GPS-së së automjetit të vjedhur dhe sende të tjera të përdorura për vjedhjen e tij. Makina është në pronësi të personit me inicialet Ç. A.

  • Përmbyset gjithçka! Kush janë dy “VIP”-at që futen në emisionin e Kiarës?

    Përmbyset gjithçka! Kush janë dy “VIP”-at që futen në emisionin e Kiarës?

    “Kepi i Tundimeve” u transmetua vitin që shkoi për herë të parë me disa të rinj dhe të reja të gjithë beqar. Këtë vit ai do të transmetohet sërish, por me shumë ndryshime, duke filluar që nga emri i cili do të titullohet “Kepi i VIP-ave”.

    Por, duket se do të jetë një vazhdim i “Big Brother Vip”, pasi pothuajse 90% e personazheve janë nga ai reality-show.

    Kiara Tito do të jetë moderatore, gjithashtu dhe Jori, Ronaldo, Kejsi dhe Gerti do të jenë pjesë e tij. Ndërsa është konfirmuar dhe pjesëmarrja e Luizit dhe Oltës si të ftuar specialë.

    Së fundmi, “kastit” të Kepit të VIP-ave i janë bashkuar edhe dy ish-banorë të tjerë “BBV 2”. Bëhet fjalë për Shpat Kerleshin dhe Krist Aliajn.

    Kjo është kuptuar nga fotot e postuar prej tyre ku ndodhet në të njëjtin ambient tek resorti luksoz në Bodrum të Turqisë, si dhe kanë pozuar edhe me personazhet e tjerë që janë pjesë e “Kepit të VIP-ave”.

  • “Çmendet” i riu/ Bëri fjalë me të dashurën, merr makinën dhe shtyp 7 persona, më pas aksidentohet

    “Çmendet” i riu/ Bëri fjalë me të dashurën, merr makinën dhe shtyp 7 persona, më pas aksidentohet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli ku në Piazza Duomo, një i ri me një makinë Panda nisi të shtypte disa të rinj që ndodheshin aty.

    Duket se ai ka zbrazur zemërimin pasi ka debatuar me të dashurën e tij . Më pas ai ka përplasur disa persona, është larguar me shpejtësi nga qendra e qytetit dhe pranë bashkisë Camposano është përfshirë në një aksident automobilistik.

    Të paktën shtatë djem kanë përfunduar në spital dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë i riu u arrestua.

  • Duhet t’a mbani në shtëpi/ Bima që thuhet se sjell fat dhe para

    Duhet t’a mbani në shtëpi/ Bima që thuhet se sjell fat dhe para

    Besohet se kjo bimë tërheq fat, para, fat të mirë dhe prosperitet në shtëpi, dhe nëse sipas feng shui-t e vendosni në vendin e duhur në shtëpi, do të jetë një “magnet’ i vërtetë për energji pozitive. Bambu ose Dracaena sanderiana njihet edhe me emrat bambu uji ose ndryshe si bima e mëshirës.

    Edhe pse kjo bimë duket si bambu, ajo nuk është në të njëjtën familje me bambunë e vërtetë. Është shumë dekorative, ka kërcell të gjatë nga të cilat mbijnë gjethe të gjata.

    Priteni rregullisht bimën. Kjo do të ndihmojë në drejtimin e energjisë në kërcell dhe rritjen e gjetheve të shëndetshme.

    Sipas feng shui-t, kërcellet e bambusë kanë kuptime të ndryshme kur bëhet fjalë për tërheqjen e pasurisë.

    Të tre kërcellet besohet se përfaqësojnë fat të mirë, pasuri dhe jetë të gjatë. Pesë ose gjashtë kërcell sjellin para dhe fat të mirë, dhe shtatë kërcelle mund të simbolizojnë shëndet të mirë.

    Nëse e vendosni bimën në pjesën verilindore të shtëpisë ose zyrës, pasuria dhe financat aktivizohen. Ana lindore e shtëpisë besohet se tërheq shëndetin.

    DIGITAL CAMERA
  • Aksident i frikshëm, makina përplas për vdekje këmbësorin, zbardhen detajet e para

    Aksident i frikshëm, makina përplas për vdekje këmbësorin, zbardhen detajet e para

    Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Vlorë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

    Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fitore.

    Sipas informacioneve raportohet se viktima ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një automjet tip Ford.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

  • Ndalet “sprinti” i Lekut/ Për herë të parë pas dy javësh, monedhat e tjera rifitojnë terren, ja çfarë po ndodh

    Ndalet “sprinti” i Lekut/ Për herë të parë pas dy javësh, monedhat e tjera rifitojnë terren, ja çfarë po ndodh

    Rënia e kursit të këmbimit të Euros me Lekun u ndal sot, pas më shumë se dy javësh.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 106.26 lekë, në rritje nga niveli minimale historik prej 105.62 lekësh që kishte prekur ditën e premte.

    Kjo ishte ngritja e parë ditore e kursit të Euros që prej datës 26 maj. Frenimi i rënies së Euros u përcoll edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

    Dollari Amerikan, Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane shënuan të gjitha rritje krahasuar me fundin e javës së kaluar.

    Një rritje e ndjeshme dhe e papritur e kursit të Euros u vërejt qysh në fundjavë. Ditën e shtunë pikat e këmbimit valutor aplikuan një rritje të fortë të kursit të këmbimit të Euros sidomos në shitje, duke zgjeruar marzhet e tregtimit deri në tre pikë, nga më pak se një pikë që kanë qenë zakonisht në dy javët e fundit.

    Një situatë e tillë është verifikuar edhe në të shkuarën, për herë të fundit një muaj më parë, në periudhën e zgjedhjeve lokale. Pasi arriti një minimum historik më datën 11 maj, kursi u përmbys me një rritje të shpejtë që vazhdoi afërsisht një javë.

    Më tej, kursi i Euros iu kthye rënies, rënie që vazhdoi deri të premten e kaluar.

    Sipas ekspertëve, këto lëvizje të forta në drejtime të kundërta duken kryesisht rezultat i faktorëve psikologjikë dhe ndoshta edhe i sjelljeve të mundshme spekulative, më shumë se sa i lëvizjeve thelbësore të kërkesës dhe ofertës në tregun valutor.

    Euro u zhvlerësua me një ritëm rekord prej 4.5% në vetëm dy javë, ndërsa të shtunën, në mënyrë të papritur, kursi iu rikthye rritjes.

    Ngelet për t’u parë nëse Euro do të arrijë të korrigjojë disi rënien e fortë të dy javëve të shkuara, para fillimit të periudhës kulmore të sezonit veror, mes muajve korrik dhe gusht.

    Lëvizjet e forta të kursit në dy muajt e fundit i bëjnë edhe më të vështira parashikimet, megjithëse mbështetur në të dhënat historike Leku pritet të vazhdojë të gëzojë pozita të forta në këtë periudhë të vitit. /Monitor

  • Aksident i trefishtë, shoferi i dehur përplas mjetet me paratë e bankës

    Aksident i trefishtë, shoferi i dehur përplas mjetet me paratë e bankës

    Mesditën e së hënës në qendër të qytetit të Beratit ka ndodhur një aksident.

    Një shofer i dehur teksa drejtonte makinën e tij tip “Benz” ka përplasur dy automjete që transportojnë para dhe është larguar nga vendngjarja.

    Përplasja e mjeteve ka qenë e fuqishme dhe ka shkaktuar panik të kalimtarët, ndërsa policia ka mundur të kapë shoferin e dehur pak metra nga vendi ku ndodhi aksidenti.

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

  • Si jetoi normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit: Lulet në trupin e saj i la sepse…

    Si jetoi normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit: Lulet në trupin e saj i la sepse…

    Autoritetet italiane kanë kërkuar informacion nga ato spanjolle, për hetimet ndaj Marco Romeo-s, 45-vjeçarit nga Nettuno (Romë), i akuzuar për vrasjen e partneres spanjolle Paula dhe italo-shqiptares Sibora Gagani. Të dyja vrasjet ndodhën në Torremolinos, Malaga të Spanjës.

    Teksa familja e Siborës, e cila rezultonte e zhdukur prej 2014-s, mbetet në pritje të testit të ADN-së, për të qenë të sigurt se trupi i gjetur i murosur në apartamentin ku kishte jetuar 9 vjet më parë i përket asaj, vrasësi i dyshuar mbetet në burg. E pikërisht nga qelia në Spanjë dalin detajet e para të profilit psikologjik të 45-vjeçarit.

    45-vjeçari, sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj, është një person “tipik abuziv i substancave, me një mungesë të theksuar kontrolli ndaj impulseve e ndërlidhur me xhelozinë dhe tipare të dukshme antisociale”. Kështu të paktën shprehet ekspertja spanjolle e Kolegjit Zyrtar të Psikologjisë, Mariela Checa. Pikërisht ky profil bën që autoritetet të kenë dyshime se mund të ketë kryer krime të tjera dhe në Itali, hetuesit po ekzaminojnë zhdukje të tjera të ndodhura në zonën e Nettuno dhe në provincën e Romës, pas së cilave mund të qëndrojë dora e dhunshme e Romeo-s.

    Ky profil po ashtu shpjegon edhe sesi është e mundur që bënte një jetë normale, prej zhdukjes së Siborës e cila ishte 22-vjeçe, në Korrik të 2014-s, duke e ditur që trupi ishte në një kuti prej druri, e murosur në shtëpinë ku jetonin bashkë. Kjo sjellje, në terma psikologjikë, lidhet me amnezinë disociuese, që është një mënyrë për t’u mbrojtur mendërisht, shpjegon ekspertja. Kjo amnezi, mund të shfaqet tek pacientë që kanë jetuar një ngjarje dramatike dhe bën që ajo ngjarje të bllokohet totalisht nga truri i tyre dhe në këtë mënyrë vijojnë një jetë absolutisht normale, siç edhe në fakt ka ndodhur.

    Gjetja e trupit të Siborës pas 9 vitesh erdhi falë një rrëfimi spontan të Romeo-s, dëshmi nga e cila më pas u tërhoq. Megjithatë aq mjaftoi që policia spanjolle të kontrollonte shtëpinë që ku kishte jetuar me Siborën.

    Psikologia, e specializuar në studimin e profileve të dhunshme dhe rastet e kronikës, thekson se me gjasë “vrasja e Paula-s”, e cila u godit për vdekje me thikë në moshën 28-vjeçare në muajin Maj, “nuk ka lidhje” me atë të Siborës.

    “Ai rrëfim spontan në polici kur pa foton e zhdukjes së saj dhe buqeta me lule që u gjet në kufomën e saj kanë lidhje me pendesën. Lulet janë një xhest që simbolizon kërkesën për falje, edhe pas asaj që ka bërë”, tha Checa.

    E pyetur nëse do të kishte pasur më shumë viktima nëse Marco Romeo nuk do të ishte arrestuar, psikologia përgjigjet “me gjasë po” sepse siç shpjegon “ai nuk e kupton mungesën për të kontrolluar impulset dhe ku janë limitet”./tvklan.al

  • Situatë kaotike në Tiranë, përmbyten sërish rrugët, bllokohen mjetet mes ujit (Video)

    Situatë kaotike në Tiranë, përmbyten sërish rrugët, bllokohen mjetet mes ujit (Video)

    Kanë mjaftuar reshjet intensive në Tiranë, që rrugët të përmbyteshin.

    Qytetarët të cilët kishin dalë pa çadra u gjetën përballë një situate kaotike, duke krijuar masat me mjete rrethanore. Në pamjet e shpërndara nga “JOQ” shihen qytetetarët të cilët lëvizin me qese mbi kokë, si për tu mbrojtur nga shiu.

    Më të vështirë e kishin drejtuesit e motorëve, të cilët u dorëzuan para përmbytjeve, duke lëvizur në këmbë. Me këto pamje duket sikur jemi larg stinës së verës, ku edhe kjo javë është parashikuar me mot me vranësira e reshje.

    Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra, dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.