Author: editor

  • Përplasja e një minibusi vret 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë

    Përplasja e një minibusi vret 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë

    Një aksident i një minibusi në veri të Afganistanit vrau 25 persona, përfshirë nëntë fëmijë dhe 12 gra, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.

    Aksidenti ndodhi në një zonë malore me rrugë gjysmë të asfaltuara në provincën Sar-e-Pul teksa pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë. Ata po udhëtonin nga një pjesë e lagjes Sajad në tjetrën.

    Din Mohammad Nazari, zëdhënësi i komandantit të policisë lokale, fajësoi shoferin e minibusit për aksidentin. Ai tha se makina ra në një gropë të thellë për shkak të pakujdesisë së tij. Nazari nuk tha nëse ka të mbijetuar.

    Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe pakujdesisë së shoferëve në autostrada.

  • “Shih sa keq je vesh”, Olta poston foto me Luizin

    “Shih sa keq je vesh”, Olta poston foto me Luizin

    Aktorja Olta Gixhari i është përgjigjur ironisë së Luiz Ejllit, i cili gjatë një reklame për dyqan veshjesh, përmendi deklaratën e saj ku gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” i ka thënë se vishej me rroba fallco.

    Olta ka postuar një foto në “InstaStory” ku shihet teksa ka bërë selfi me Luizin dhe sipër fotos shkruan me ironi “Shih sa keq je vesh këtu”, duke e shoqëruar me një emoji.

    Aktorja dhe këngëtari, pavarësisht debateve në “Big Brother Vip”, duket se e vazhdojnë miqësinë jashtë edhe pse me ngacmime në distancë me njëri-tjetrin. Ata do të jenë edhe personazhet protagonist të një filmi të titulluar “Në kuadër të dashurisë” ku dyshja e BBV pritet të jetë çift i dashuruar.

  • Kiara shkoi në Turqi, Luizi kapet mat me Dean

    Kiara shkoi në Turqi, Luizi kapet mat me Dean

    Po qarkullon në rrjet një foto e Deas dhe Luizit ku shihen bashkë në makinë. Që pas mbarimit të BBV dy ish banorët nuk i kishim parë bashkë.

    Kujtojmë se brenda shtëpisë, Dea dhe Luizi nuk kanë patur një raport shumë të mirë.

    Ende nuk dihet nëse Luizi e Dea kanë dal për të shijuar një ditë si miq apo i lidh ndonjë projekt së bashku.

    Nga ana tjetër Kiara ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”. Moderatorja nuk ka patur kohë të takohet me ish-banorët, ndryshe nga Luizi.

  • Deputetja ushqen foshnjën me gji teksa voton në parlament

    Deputetja ushqen foshnjën me gji teksa voton në parlament

    Gilda Sportiello, (deputete e Lëvizjes 5 Yjet) është deputetja e parë italiane që hyn në Dhomën e Montecitorio dhe merr pjesë në një votim teksa mban dhe ushqen me gji djalin e saj të porsalindur.

    Giorgio Mulé, nënkryetari i seancës në një njoftim zyrtar u shpreh: “Në këtë seancë është në dhomë edhe një Federico i vogël, djali i koleges time Sportiello. Urimet më të mira për të dhe për Federico-n për një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë”.

    “Sot është një ditë e rëndësishme sepse për herë të parë një grua deputete lejohet të ushqehet me gji në dhomë. Një mesazh i qartë për vendin: në asnjë vend pune dhe asnjë grua nuk duhet të pengohet ta bëjë këtë. Të gjitha nënat që punojnë duhet të jenë në gjendje të ushqejnë me gji dhe nuk duhet të detyrohen të ndërpresin ushqyerjen me gji për t’u rikthyer në punë. Iniciativa u mirëprit, shpresoj që të gjitha propozimet që po bëjmë për përmirësimin e pajtimit ndërmjet amësisë dhe punës të mirëpriten me të njëjtin entuziazëm,”-u shpreh deputeja jashtë seancës.

    Bordi i Rregulloreve në Parlamentin italian lejon prej nëntorit të vitit 2022 që nënat deputete në Itali të ushqejnë me gji fëmijët e tyre deri në moshën një vjeç, gjatë seancave parlamentare.

  • Parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për 2023-shin duket shumë i mundshëm të ndodhë: ‘Një bombë bërthamore…’

    Parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për 2023-shin duket shumë i mundshëm të ndodhë: ‘Një bombë bërthamore…’

    Psikika e famshme Baba Vanga bëri një parashikim të ashpër për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në vitin 2023.

    Gruaja bullage, e cila ishte e verbër kishte një histori të parashikimit të saktë të disa prej ngjarjeve më tronditëse në histori, përfshirë 11 shtatorin, dhe ka lëshuar një paralajmërim rrëqethës për këtë vit.

    Pavarësisht se vdiq në vitin 1996, shumë nga parashikimet e saj janë realizuar që prej vdekjes së saj, që do të thotë se parandjenjat e saj mund të jenë po aq të vlefshme tani sa ishin kur ajo i bëri për herë të parë.

    Lajmi i keq është se këto parashikime përfshijnë një katastrofë të tmerrshme bërthamore që po luhet këtë vit.

    2023 po vjen/ Parashikimi nga Baba Vanga: Prisni një shpërthim bërthamor dhe testim të armëve biologjike te njerëzit

    Ndjekësit e saj besnikë thonë se ajo pa katastrofën të shpalosej rreth një termocentrali bërthamor që do të shkaktonte ndotje toksike të ajrit mbi Azi, që mund të çonte në përhapjen e sëmundjeve.

    Po ashtu, në parashikim përshkruhej një vend, i cili shpërthente një armë bërthamore, e cila vriste shumë njerëz. Parashikimet e saj për këtë vit vijnë mes periudhave të trazuara në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare, me një sërë superfuqish bërthamore të përfshira në situata të pasigurta gjeopolitike.

    Frika për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë është nxitur nga luftimet në rritje në rajonin Belgorod të Rusisë. Ndërkohë, Rusia është vënë nën kritika për lëvizjen në dukje në një qasje më të orientuar drejt shkatërrimit, pasi u akuzua për shkatërrimin e Digës Kakhovka në rajonin Kherson.

    Diku tjetër, tensionet vazhdojnë të ziejnë midis Kinës dhe Tajvanit, pasi luftanijet perëndimore mbeten në zonë si një shfaqje fuqie përballë superfuqisë aziatike.

  • Frrok Çupi flet për arrestimin e Vangjush Dakos, ja skenari që po përdor SPAK-u

    Frrok Çupi flet për arrestimin e Vangjush Dakos, ja skenari që po përdor SPAK-u

    Një ditë më parë, me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u vu në pranga bashkë me disa zyrtarë të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

    Por a duhet konsideruar si sukses kjo goditje e radhës nga ana e SPAK? Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News tha se ky është një skenar emotiv, dhe për aq kohë sa SPAK vepron me këtë teknikë nuk do të ketë drejtësi të plotë.

    Nuk më pëlqen ti konsideroj sukses. Më pëlqen të mos kem emocione para drejtësisë, e them këtë sepse ne kemi pasur një drejtësi emocionale në kohën e komunizmit dhe e kemi pësuar shumë. Më duket se SPAK po luan një lojë emocionale.

    Më duket si një skenar emotiv. E konsiderojnë si peshk të madh, e konsideroje si udhëheqëse të madh dhe ndërkohë ajo akuza që është paraqitur është kaq e vogël sa unë kam frikë se nuk do ta mbaj gjithë këtë entuziazëm, Në kohën kur emocionohet SPAK, kur duhet të jetë i ftohtë, ne nuk do kemi drejtësi, tha ai.

  • E papritur! Luli i propozon të ftuarit të kryejnë seks live, ndërhyn menjëherë Bieta (Video)

    E papritur! Luli i propozon të ftuarit të kryejnë seks live, ndërhyn menjëherë Bieta (Video)

    E ftuar në “Ftesë në 5”, ish- konkurentja e Për’puthen +40, Luljeta Nallbani ka bërë një propozim të papritur të ftuarit tjetër, për të bërë seks, madje dhe live.

    “Pse mos të bëjmë një fëmijë bashkë”, ishte një tjetër kërkesë e bërë nga Luli.

    Ballkanasit janë dhe do të jenë të nxehtë, shquhen. Pse ti tani një femër, unë dhe ti që je alamet djali të mos bëj një fëmijë me ty.

    Jeta nuk ka pikë edhe presje. Gazi ne mund ta bëjmë dhe ne të dy një fëmijë, mund të bëjmë dhe seks bashkë këtu, ti duhet të dobësohesh, Bieta ne e bëjmë dhe live”, u shpreh Luljeta e Për’puthen +40.

  • Një muaj nga tragjedia kur shqiptari vrau vajzën e vet dhe italianin, flet vëllai i viktimës: Nuk e meritonte të vdiste ashtu…

    Një muaj nga tragjedia kur shqiptari vrau vajzën e vet dhe italianin, flet vëllai i viktimës: Nuk e meritonte të vdiste ashtu…

    Shtëpia në rrugën Togliatti është në shitje. Nga ana tjetër lokalet vijojnë të jenë të hapura. Historia e familjes De Santis tashmë mund të përmblidhet me dy fjalë: punë dhe shtëpi. Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë.

    Bëhet fjalë për rastin ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit shpëtoi nga goditjet me thikë.

    Në zonën ku ndodhi ngjarja të gjithë duan të kenë një “ilaç” për kujtesën. Ata që vazhdojnë të jetojnë në atë kompleks rezidence, pothuajse në periferi të Torremaggiore, duket se lëvizin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por kur pyeten të gjithë përgjigjen me dhembshuri.

    Në foto Massimo De Santis

    Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”.

    Ata duan të krijojnë një ndërprerje mes përditshmërisë në atë godinë dhe dhunës që pasoi një tragjedi. Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga dora e shqiptarit.

    “Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Do kisha preferuar një vdekje në rrethana të tjera, por ama ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, tregon Pasquale.

    Për mediat ka folur edhe vëllai tjetër Gianluca. Emri i tij tashmë qëndron në tabelën që është vendosur për shitjen e banesës ku vdiq i vëllai. Aty jeton mamaja e tyre 80-vjeçare. Kjo e fundit rrinte bashkë me Massimo-n.

    “Mamaja ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në kati e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimo-s të shtrirë në tokë”, thotë Gianluca.

    Në shkallën ku jetonin Massimo dhe familja shqiptare tashmë duket gjithçka normale. Në citofon janë ende emrat e protagonistëve të tragjedisë. Aty kur dikur shtrihej trupi i pajetë i Massimo-s tashmë është pastruar dhe shkëlqen. Një vazo është vendosur aty.

    Kutia postare e familjes Malaj është e mbushur me letra. Në katin e parë, aty ku qëndronte familja shqiptare ka heshtje. Heshtje që ndërpritet herë pas here nga puna që po bëhet për rinovimin e një apartamenti në katin e dytë. Në katin e tretë dhe të fundit kthehet sërish heshtja. Aty banonte Massimo. Prej një muaji ajo shkallë duket si varrezë, ku mbizotëron heshtja.

    “Vëllai im ishte një djalë gazmor. I pëlqente të bënte shaka dhe ishte gjithmonë i disponueshëm. Edhe në mbrëmjen e vrasjes ai bëri shaka me punonjësit para se të mbyllte punën dhe të kthehej në shtëpi”, tregon Pasquale i cili ishte bashkëpronar me Massimo-n në lokalin Corso Matteotti.

    “Kamerat e kanë kapur të ulur brenda lokalit duke bërë shaka me punonjësit. Është fotografia e tij e fundit. Më pëlqen ta kujtoj kështu, duke buzëqeshur”, tregon Pasqule./tvklan.al

  • “Rrezikon deri në 5 vite burg”, juristja e njohur parashikon fatin e Dakos dhe ‘lëshon’ bombën në politikën shqiptare: Do vazhdojnë të tjera arrestime

    “Rrezikon deri në 5 vite burg”, juristja e njohur parashikon fatin e Dakos dhe ‘lëshon’ bombën në politikën shqiptare: Do vazhdojnë të tjera arrestime

    Juristja, Brizida Gjikondi gjatë një interviste televizive ka folur për arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

    Ajo tha se Dako rrezikon deri në 5 vite burg, por sipas saj ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk ka vetëm ato “mëkate” që janë bërë publike.
    Sipas Gjikondit, Dako është një nga personat më mëkatar në politikën shqiptare, ndërs shtoi se ka edhe të tjerë kryebashkiakë që kanë abuzuar dhe po vazhdojnë ta bëjnë, që mund të jenë subjekt të SPAK

    Juristja tha se Dako është ndër të parët dhe se do të pasohet nga shumë të tjerë.

    “Ai është akuzuar për shpërdorim detyre dhe dënimi shkon deri në 5 vite burg. Unë nuk mendoj se Dako ka vetëm këto mëkate.

    Unë mendoj që Dako më mëkatari në politikën shqiptare, në abuzimin me pushtetin. Në momentin që ka shumë kryetarë të tjerë bashkish që kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë, të cilët mund të ishin subjekt i SPAK.

    Më ka trishtuar linçimi në rrjetet sociale, me logjikën se si funksionojnë shqiptarë, që kur je në pushtet pavarësisht se mund t’i din gjynahet, nuk arrijnë të tregojnë, por në momentin që t’i ke marrë tatëpjetën fillon një linçim publik, çka tregon për një nivel jo të lartë demokratit të formimit të publikut shqiptar.

    Unë mendoj që Dako është një ndër të parët që do të pasojë shumë tjerë. Nuk mendoj së është vetëm vullneti i SPAK dhe kreut të saj, por duke parë edhe çështjen e Mediut sot dhe duke parë prezencën e ambasadës amerikane në gjyq e duke ditur për listën e non gratave dhe më sa shikoj unë aty po vërtitet edhe procedimi nga SPAK, pavarësisht se mund të merret me një leje pallati.

    Unë mendoj se kemi gërshetim të vullnetit të ndërkombëtarëve dhe të aleatit që ata kanë gjetur tek SPAK që është Dumani, për t’i dhënë zjarr ndjekjes së personazheve më të korruptuar që ka politika shqiptare.

    Po të shikosh dosjet që po merren, “Partizani”, “Gërdeci” apo familjarët e “Berishës”, unë mendoj që SPAK do nisë të marrë shumë kurajo, gjë që në kohën e Berishës nuk e kemi parë .

    Tani shikojmë një drejtësi edhe pse pak e brishtë, po hedh disa hapa edhe kundër influencës dhe presionit të politikës.

    Edhe pse nuk e pranojmë, SPAK do përpiqet të mbajë një ekuilibër politik, majtas dhe djathtas në arrestime” u shpreh Gjikondi.

    Në lidhje me faktin se ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës, Fatmir Mediu i akuzuar për masakrën e “Gërdecit” vazhdon të jetë i lirë, Gjikondi tha se me atë që ndodhi sot, gjërat nuk do të jenë më kështu siç duken.

    “Ajo që ka ndodhur sot, përfshirja e familjarëve, paralajmëron se gjërat nuk do të jenë më siç duken. Prezenca e Ambasadës Amerikanë në gjyqe të personazheve të spikatur të politikës, gjithmonë është mbyllur në favor të Ambasadës, që është për turpin tonë, që ne, qytetarët shqiptarë që kanë një qasje idealiste, të kenë shpresa tek Ambasada Amerikane” tha ajo.

  • Tërmeti shkundi vendin, raportohet numri i viktimave

    Tërmeti shkundi vendin, raportohet numri i viktimave

    Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Haiti, duke lënë të vrarë katër persona dhe duke lënë 36 të tjerë të plagosur, vetëm një javë pasi përmbytjet shkaktuan 42 viktima.

    Tërmeti me magnitudë 4.9 në shkallën Rihter goditi rajonin jugor të Haitit dje.

    Sipas Shërbimit Gjeologjik, lëkundjet e tokës ndodhën në orët e para të mëngjesit në qytetin bregdetar të Jeremie, Haiti. Thellësia fokale e tërmetit ishte 10 kilometra nga sipërfaqja dhe zgjati për disa sekonda.

    Agjencia e Mbrojtjes raportoi se dy shtëpi u shembën dhe një rrugë kryesore që lidh Jeremie me Les Cayes u bllokua. Tre nga viktimat ishin nga e njëjta familje dhe u gjetën nën rrënojat e një shtëpie të shembur, shkruajnë mediet e huaja.

    Tërmeti ndodhi 2 vite pas lëkundjeve katastrofike me magnitudë 7.2 Rihter në Haitin qëndror, ku mbetën të vdekur më shume se 2,200 persona dhe u shkatërruan rreth 130 mijë shtëpi. Përmbytje të mëdha goditën gjithashtu Haitin fundjavën e kaluar, duke u marrë jetën 42 personave dhe 140 të tjerë të plagosur. 18 persona janë shpallur të zhdukur dhe ende nuk janë gjetur.