Author: editor

  • Krujë/ 140 bimë kanabis të kultivuara në banesë, 1 në pranga

    Krujë/ 140 bimë kanabis të kultivuara në banesë, 1 në pranga

    Faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” është finalizuar me asgjësimin e 140 bimëve kanabis që u gjetën të kultivuara në një banesë, në fshatin Fushë Thumanë.

    Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

    Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.

    Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./

  • Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë?

    Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë?

    Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni aq shumë gjëra saqë mos të jeni në gjendje të gjeni atë që kërkoni? Vajzave mund t’u vijnë ndërmend produket e bukurisë dhe ne pikërisht për ato e kemi fjalën.

    Në banjë gjenden shporta të mbushura me kremra, shampo, e produkte kozmetike, në dhomën e gjumit situata paraqitet edhe më e rënde, çanta tualeti kudo, buzëkuqe, rimelë e kremra në çdo cep të dhomës.

    Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë pastrimin e makeup-eve? Ja sa gjatë duhet t’i përdorini produktet kozmetike përpara se ato të skadojnë.

    2 deri në 3 muaj: rimeli, scrubi dhe maskat e fytyrës, sfungjeri i trupit dhe manikyrët.

    6 deri në 12 muaj: peneli i lëngshëm, fondotinta (kremi puder), larësi i fytyrës dhe serumet e fytyrës.

    1 deri në 1 vit e gjysmë: shkëlqyesi i buzëve, kremi mbrojtës kundër diellit, kremi hidratues, shampot, lapsi i syve dhe i buzëve.

  • La “Range Rover-in” ndezur në Vlorë dhe shkoi në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

    La “Range Rover-in” ndezur në Vlorë dhe shkoi në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Një 35-vjeçar nga Fieri ka vjedhur makinën e një gruaje, teksa kjo e fundit kishte lënë te ndaluar makinën e saj tip “Range Rover” të ndezur për të shkuar në një market.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë pranë një marketi.

    Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.

    Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes. Mësohet se personi qëk a grabitur “Range Roverin” është një 35 vjeçar A. Goxhaj.

    Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

    Autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.

  • Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë/ Flet e dashura tjetër e Alessandros: Ishim viktima të një gënjeshtari, kur u takuam u përqafuam, i thashë …

    Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë/ Flet e dashura tjetër e Alessandros: Ishim viktima të një gënjeshtari, kur u takuam u përqafuam, i thashë …

    Vrasja e më pas zhdukja e Giulia Tramontano vijon të zërë një hapësirë të madhe në mediat italiane, ndërsa çdo ditë publikohen detaje të reja për krimin makabër. 29-vjeçarja e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë, u vra nga i fejuari i saj 30-vjeçar Alessandro Impagnatiello. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë ku çifti jetonte, mbrëmjen e së shtunës së shkuar. Autori më pas e fshehu trupin për 3 ditë në garazh, tentoi ta digjte dhe më pas e futi në valixhe dhe e braktisi në rrethinat e Milanos.

    Gjatë kësaj kohe, familja e Giulias kishte alarmuar autoritetet, fillimisht me dyshimin se vajza ishte larguar. Më herët gjatë asaj të shtune, ajo kishte zbuluar se babai i fëmijës së saj kishte pasur një lidhje paralele me një vajzë 23-vjeçare. Kjo e fundit ishte dhe personi i fundit me të cilën ishte takuar Giulia, përpara se të masakrohej me thikë.

    Siç mësohet nga mediat italiane, e shqetësuar për Giulian kishte qenë edhe 23-vjeçarja, e cila sa më shumë kalonte koha dhe për Giulian nuk kishte asnjë lajm, aq më shumë kishte frikë nga 30-vjeçari. Kjo edhe për shkak të bisedës që kishte pasur atë të shtunë me 29-vjeçaren. Ishte pikërisht dëshmia e 23-vjeçares në polici që i dha mundësinë hetuesve për të ndaluar autorin e dyshuar.Ky i fundit pretendon se krimin e ka kryer i vetëm dhe se e ka bërë që Giulia të mos vuante, sipas tij pasi ajo tentoi të vetëvritej. Kjo tezë hidhet poshtë nga hetuesit, të cilët kanë po ashtu dyshime të forta se ai mund të jetë ndihmuar për të fshehur trupin. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, avokati i tij njoftoi tërheqjen nga mbrojtja e 30-vjeçarit, ndërsa tha se Alessandro u kishte treguar hetuesve ku ndodhej arma e krimit.

    Detajet rreth zhvillimeve për vrasjen e Giulia Tramontano-s

    “Alessandro Impagnatiello ka thënë se gjithçka e ka bërë i vetëm”. Kështu u shpreh avokati i tij Sebastiano Sartori, i cili e takoi në burgun e San Vittore. Një prej gjërave që duhet të qartësojnë hetuesit është nëse u ndihmua për të fshehur trupin. “Ai e përjashton si mundësi”, tha Sartori duke folur për Rai. “Për dyshimet e hetuesve, do të duhet të pyesni ata”. Sa i përket thikës që përdori për të vrarë Giulia-n,“nuk e ka hedhur. Ka treguar ekzaktësisht ku është”, u shpreh avokati, duke shtuar se arma ndodhej në shtëpi.

    Pas këtij prononcimi, Sertori hoqi më pas dorë nga përfaqësimi i 30-vjeçarit, duke paraqitur dorëheqjen në prokurorinë e Milanos. Ai tha se ishte një çështje mes tij dhe klientit të tij, pa dhënë të tjera detaje. “Impagnatiello është në një gjendje të rënduar ankthi, që po del gjithnjë e më shumë në pah”, tha avokati.

    Avokati i familjes së Giulias: “Familja e Giulias që prej fillimisht i druhej këtij fundi tragjik, pasi ishte e vështirë që të mendonin se vajza e tyre, në pritje të një fëmije, pavarësisht traumës që kishte pësuar nga marrëdhënia sentimentale, të ishte larguar në mënyrë të vullnetshme nga shtëpia”, u shpreh avokati i familjes së 29-vjeçares për ANSA.

    E dashura e Alessandro-s: Nuk e futa në shtëpi

    Detaje të reja kanë dalë dritë nga dëshmia e vajzësme të cilën banakieri i lokalit Bamboo në Hotel Armani, që vrau të fejuarën e tij Giulia Tramontano, kishte një lidhje paralele. E reja ka thënë se kishte frikë, si për të ashtu edhe për Giulia-n, sepse nuk e dinte se çfarë i kishte ndodhur. Dy vajzat ishin takuar vetëm pak orë më herët, ndërsa për Alessandro-n para hetuesve u shpreh se nuk e dinte se çfarë ishte i aftë të bënte. Aq sa përballë presionit të tij për t’u takuar në mes të natës, një kolege e çoi në shtëpi, pasi edhe tek vendi i saj të punës ishin të shqetësuar.

    23-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, të mërkurën e shkuar para hetuesve tregoi atë që kishte ndodhur të shtunën, ditën kur u zhduk Giulia. Ajo udha detaje të rëndësishme hetuesve që i mundësuan ndalimin e Alessandro-s. Pasditen e asaj të shtune, pasi kishte zbuluar të vërtetën, vendosi që të takonte Giulia-n. E bindur se nuk i kishte dhënë fund fejesës me Giulia-s, siç e kishte gënjyer, apo pretendimet se nuk ishte babai i fëmijës, 23-vjeçarja deklaroi se “të dyja ishin viktima të atij gënjeshtari”.

    Dy vajzat u takuan pikërisht pranë hotelit ku 23-vjeçarja dhe Alessandro punonin. “Folëm qetësisht. Qëndruam rreth 1 orë, më pas ajo iku. Një që nisi me një përqafim për solidaritet femëror dhe u përmbyll me një ftesë për të ardhur në shtëpi për të fjetur nëse do të kishte nevojë. Ajo më tha që të mos shqetësohesha, duke më falenderuar”.

    Pasi zbuloi të vërtetën, “Giulia më tha se Alessandro nuk do ta shihte kurrë të birin dhe se asaj i interesonte vetëm fëmija dhe shëndeti i saj”.

    “Nuk e dinte nëse do të shkonte në Napoli tek prindërit e saj, por e sigurt ishte që nuk donte ta shihte më Alessandro-n. Pas takimit tonë do kthehej në shtëpi, në Senago për të folur me të dhe për t’u ndarë”, tregoi 23-vjeçarja. Por në atë orë të darkës, ai e vrau dhe inskenoi sikur ajo ishte larguar nga shtëpia. U përpoq t’i digjte trupin e më pas e futi në valixhe dhe e zhduku. Më pas u përpoq të bindte edhe 23-vjeçaren.

    Në një telefonatë video prej 9 minutash, vajza e pyeti për Giulia-n dhe ai fillimisht i thoshte se ishte duke fjetur në dhomë, më pas që kishte shkuar te një shoqe, kur në të vërtetë kishte vdekur. Por 23-vjeçarja nuk kishte më besim tek ai. Nisi të regjistronte bisedat dhe përveç shqetësimit se çfarë mund t’i kishte ndodhur Giulia-s, kishte frikë edhe për veten.

    “Në mes të natës nisa t’i shkruaja Alessandro-s duke i kërkuar të dija se ku ishte Giulia. Ai nga ana e tij më kërkonte që të takoheshim, sepse donte që të flisnim vetëm, pa të”.

    “Për ta qartësuar njëherë e mirë këtë çështje”, u shpreh ai. Vajza tregoi më tej se ai nisi të insistonte shumë. E frikësuar shkoi e shoqëruar nga një kolege në shtëpi. Por Alessandro nuk u dorëzua dhe i shkoi poshtë shtëpisë. Në fund u ngjit lart, megjithatë bisedoi me të nëpërmjet hekurave të ballkonit. “Ai insistonte që të futej brenda, por unë nuk doja sepse kisha frikë”, tha 23-vjeçarja.

    Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha lëvizjet e autorit të dyshuar, nëpërmjet analizimit të kamerave të sigurisë mes Senago dhe Milano. Po ashtu po analizohen edhe qelizat telefonike për të zbuluar personat me të cilët 30-vjeçari ka kontaktuar natën e vrasjes dhe ditët në vijim, për të kuptuar nëse është ndihmuar nga dikush për të fshehur kufomën. Hetuesit, shkruajnë mediat italiane, kërkojnë të rindërtojnë milimetër për milimetër atë që ka ndodhur, pasi kanë dyshime të forta se vrasja ishte e paramenduar dhe se akti u krye në gjakftohtësi të plotë.

    Giulia u zhduk të shtunën, por trupi i saj u zbulua vetëm orët e para të së enjtes së shkuar, kur 30-vjeçari pranoi vrasjen e saj.

  • Rritja e aksidenteve, eksperti tregon arsyet e fenomenit: Kokëfortësia e shoferëve, as reagojnë dhe frenojnë në rrugë

    Rritja e aksidenteve, eksperti tregon arsyet e fenomenit: Kokëfortësia e shoferëve, as reagojnë dhe frenojnë në rrugë

    Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi theksoi se 30-40% e aksidenteve rrugore në vendin tonë ndodhin vetëm për shkak të kokëfortësisë së shoferëve.

    Ai theksoi se mënyra e ecjes së shoferëve është kaotike ndërsa theksoi se drejtuesit nuk bëjnë tolerancë ndaj njëri-tjetrit.

    “Edukata jonë qytetare lë shumë për të dëshiruar. Mënyra e ecjes së drejtuesve të mjeteve është kaotike. Të gjithë i ke në korsin e krahut të majtë. Ne kemi dhe kokëfortësinë. Këto aksidente janë me dëme materiale. 30-40% e aksidenteve ndodhin vetëm nga kokëfortësia. . Nuk reagon, nuk frenon dhe nuk toleron shoferin”-tha ai.

  • Korrupsioni, problem serioz sipas 75% e qytetarëve, studimi: 50% e të pyeturve mendojnë se është më keq se 10 vite më parë

    Korrupsioni, problem serioz sipas 75% e qytetarëve, studimi: 50% e të pyeturve mendojnë se është më keq se 10 vite më parë

    Korrupsioni vijon të mbetet në shifra shqetësuese në optikën e perceptimit qytetar. Më shumë se 75% e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi e konsiderojnë atë një problem serioz dhe shumë serioz për qytetin. Ky është një prej përfundimeve të studimit “Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit”, i realizuar nga 3 organizata të shoqërisë civile. Sipas dokumentit, progresi gjatë 10 viteve të fundit shikohet me më shumë pesimizëm në Shqipëri dhe Serbi ku vlerësohet se eshtë më keq dhe shumë më keq se 10 vite më parë nga më shumë se gjysma e qytetarëve që iu përgjigjën pyetësorit. Në të tre vendet e përfshirë në studim qytetarët “fajësojnë” më së shumti politikanët si grupi i cili ushtron më tepër korrupsion, ndërkohë që vullneti politik për luftimin e korrupsionit nga qeveritë e vendeve ku është zhvilluar studimi perceptohet në shifra shumë të ulëta. Gjithashtu, përpjekjet e qeverive për luftimin e korrupsionit vlerësohen si joefektive nga pothuajse ½ e të anketuarve në Shqipëri dhe Serbi dhe pothuajse 1/3 e të anketuarve në Kosovë. Sipas raportit, pothuajse gjysma e atyre që iu përgjigjën pyetësorit në Shqipëri dhe Serbi deklarojnë se ju është dashur të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazë, leje apo licenca, për të përshpejtuar proceset gjyqësore apo për të rishikuar taksat. Në Kosovë ky fenonem ndeshet më rrallë dhe qytetarët kanë zgjedhur në shumicën e rasteve të mos përgjigjen. Qytetet ku u zhvillua studimi janë Durrësit në Shqipëri, Smederevo në Serbi dhe Lipjan në Kosovë. Për Shqipërinë, studimi u udhëhoq nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ndërkohë që gjatë prezantimit të tij, përfaqësuesit e tre organizatave zbatuese te projektit e vunë theksin te rëndësia e mirëqeverisjes edhe në nivel vendor, e perceptuar kjo si qeverisje me transparencë, përgjegjësi, llogaridhënie, pjesëmarrje të qytetareve dhe përgjegjshmëri për nevojat e këtyre të fundit.

  • E papritur/ Fansi i hedh Taynës të brendshmet në mes të skenës dhe ja si reagon këngëtarja

    E papritur/ Fansi i hedh Taynës të brendshmet në mes të skenës dhe ja si reagon këngëtarja

    Tashmë është bërë trend që fansat t të hedhin reçipetat ose të brendshmet e tyre drejt këngëtarëve të preferuar teksa ata performojnë në skenë. Kjo gjë së fundmi i ka ndodhur dhe Taynës.

    Këngëtarja ka qenë e ftuar në një nga koncertet e mëdha që organizohet në Gjermani, “Ilyrian Festival”, ku dikush nga fansat i ka hedhur të brendshmet në skenë.

    Tayna e ka kaluar me shumë sportivitet. Ajo i ka marrë të brendshmet dhe i ka hedhur drejt publikut duke vazhduar performancën

  • Sekretarja e MSH e akuzuar për korrupsion: Mendova se në zarf kishte diçka të ëmbël, një çokollatë

    Sekretarja e MSH e akuzuar për korrupsion: Mendova se në zarf kishte diçka të ëmbël, një çokollatë

    Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestua me urdhër të SPAK, për korrupsion.

    Ajo dyshohet se ka marrë ryshfet për një tender për supervizim punimesh në disa qendra shëndetësore. “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, i ka dhënë Duros 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.

    SPAK njofton se ka qenë inxhinieri i kompanisë që ka dërguar shumë e parave prej 330.000 lekësh nga banesa e Topit dhe ia ka dërguar një gruaje, e cila bëri lidhjen me Duron.

    Ndërkohë raportohet se sekretarja Duro ka thënë se nuk kishte dijeni se zarfi që u gjet në sirtarin e saj ishte me para dhe se ka menduar se ka një çokollatë.

    “Më tha se është diçka e ëmbël dhe e kujtova çokollatë, por nuk e kam hapur ende”, ka thënë ajo raportojnë mediat.

  • Nusja në Fier i blen vjehrrit shtëpinë, por çfarë gjeti në këtë oborr i ka tronditur të gjithë

    Nusja në Fier i blen vjehrrit shtëpinë, por çfarë gjeti në këtë oborr i ka tronditur të gjithë

    P. Nexhipi banues në Fier ka një shtëpi 72 metra katror objekt banimi dhe 340 metra katror truall.

    Dhe këtë pronë ia ka blerë babait të tij në vitin 1996. Në atë kohë vetëm shtëpia ishte me dokumenta pronësie, ndërsa për pjesën e oborrit u zhvillua një gjyq i cili vendosi se kjo hapësirë i takonte zotit Nexhipi pasi kishte me shumë se 20 vite që e kishte në përdorim. Në këto kushte Pëllumbi i blen babait shtëpinë me dokumentacionin e plotë.

    R. Nexhipi: Unë kam një shtëpi në lagjen ’16 prilli’, 72 metra katror plus një truall 340 metra katror. Kjo shtëpi ka qenë e vjehrrit tim që në vitin 1957. Në vitin 1996, unë i blej shtëpitë e vjehrrit, i them i dua me dokumenta të rregullta, në truall dhe shtëpi. Në këtë kohë, vjehrri bën një gjyq me bashkinë dhe marrin vendim që njihet se kishin mbi 20 vjet që e përdornin, truallin 340 metra katror.

    Më vonë më duhej një kredi, e marr dhe aty i duhej pasuria ime. Në kartelë është shtëpia dhe trualli, në vitin 2002. Më thonë trualli nuk të njihet se është me vendim të Gjykatës të ’96 dhe këto vendime nuk njihen. Nuk di si të veproj.

    Ama ka rreth 3 vite që hipoteka e Fierit nuk i regjistron tokën por vetëm shtëpinë . Por çudia më e madhe është se në vitin 2002 ky institucion i ka dhënë një kartelë pasurie ku njihet oborri dhe shtëpia, ndërsa tani i njeh vetëm shtëpinë.

    Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Ky është vërtetim fakti. Njohje pronësi, është pas hyrjes në fuqi të kodit civil. Pas nëntorit të 1994.

    Gazetarja e “Boom”: Gjykata ia ka njohur këtë 340 metra. Ju pse s’e regjistroni?

    Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Gjykata ia ka njohur në 1996. Atëherë ligji aktual neni 193, 195 i Kodit Civil thotë: Vendimet e gjykatës të dala pas nëntorit 1994 janë objekte vërtetim fakti dhe nuk regjistrohen në ZVRPP Fier.

    Gazetarja: Çfarë duhet të bëjë zonja tani?

    Zëdhënësja e ZVRPP Fier: T’i drejtohet organit kompetent për titullin e pronësisë.

    Gazetarja: Kujt?

    Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Të kapi avokat zonja.

    Përgjigjes se përse nuk ia regjistron oborrin zonjes pasi ajo disponon edhe një vendim gjyqësor për këtë, i përgjigjet se nuk njihen vendimet gjyqësore të vitit 1996. Zonja duhet të marrë avokatë dhe të hapë përsëri gjyq.

  • Lajm SHUMË I KEQ për ata që kanë EURO/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e…

    Lajm SHUMË I KEQ për ata që kanë EURO/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e…

    Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 lekë dhe shitet me 101.4 lekë.

    Euro blihet me 107.5 lekë dhe shitet 108.4 lekë.

    Paundi britanik sot blihet me 124 lekë dhe shitet me 125.6 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 111 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 74.3 lekë dhe në shitje me 76.4lekë.

    Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme: