Author: editor

  • Ngjarje shokuese/ Krim brenda familjes, babai vret me thikë djalin 3 vjeç

    Ngjarje shokuese/ Krim brenda familjes, babai vret me thikë djalin 3 vjeç

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sydney, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë djalin e tij 3-vjeçar.

    Mediat e huaja shkruajnë se tashmë familja e vogëlushit po kërkojnë që trupi i tij të prehet pranë trupit të nënës, e cila humbi jetën pak pasi e solli në jetë.

    Trupi i pajetë i vogëlushit u zbulua në një apartament në Riverwood, në jugperëndim të Sydneyt, të mërkurën pasdite.

    Babai kishte lëndime të rënda me thikë, të cilat policia beson se ishin vetëshkaktuar dhe u dërgua me urgjencë, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

  • Ky është Albi, 24-vjeçari që vrau nënën e tij me plastmas

    Ky është Albi, 24-vjeçari që vrau nënën e tij me plastmas

    Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Përmet, ku mbeti e pajetë një 65-vjeçare.

    Sipas burimeve për News 24, Albi Muhollari është 24 vjeçari që i ka marrë jetën nënës së tij.

    Sipas Policisë, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje depresive, dhe e ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.

    Autoritetet u vendosën në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun.

    Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Makina në korsinë e kundër e mori para, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar

    Makina në korsinë e kundër e mori para, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në Zvicër ku një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.

    47-vjeçari i cili drejtonte një furgon (kombi), u godit nga një veturë që kishte hyrë në korsinë e kundërt.

    Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona, njëri prej të cilëve rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi kantonin e Valis-it, në rrugën Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.

    Sipas policisë ende nuk dihen arsyet se si vetura ishte futur në drejtimin e kundërt të lëvizjes ku përplasja ishte ballë për ballë.

    Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin mbeti i lënduar lehtë.

  • A dini pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine para nisjes së avionit? Ato fshehin diçka pas duarve që …

    A dini pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine para nisjes së avionit? Ato fshehin diçka pas duarve që …

    A e keni vërejtur ndonjëherë, se si para fluturimit, njëra ndër stjuardesat e cila pret udhëtarët gjithmonë i mban duart pas shpinës?

    Nëse mendoni që kjo është ndonjë mënyrë e përcaktuar më parë e sjelljes, gaboni.

    Ato pikërisht fshehin diçka në duar.

    Këtë e bëjnë një shkak të thjeshtë – i numërojnë udhëtarët.

    Personeli i kabinës në duar mban një aparat të vogël, me ndihmën e të cilit i numëron udhëtarët.

    Këtë zakonisht e bëjnë me rastin e hyrjes suaj në avion, por mund të ndodhë që t’ju “numërojnë” edhe derisa jeni duke u ulur në ulëse.

    Kështu duket numëruesi “sekret”:

    Për shkak të kësaj duart i mbajnë kryesisht pas shpine, në mënyrë që të mos tërheqin shumë vëmendje ndaj këtij veprimi.

    Ndonjëherë këtë e bëjnë pasi të jenë ulur të gjithë, por ndonjëherë edhe nga dy herë – gjatë hipjes në avion dhe pasi të jenë ulur të gjithë.

  • Kjo është mosha kur femrat arrijnë kulmin e …/ Kemi menduar gjithmonë se është mosha 20-vjeçare, por jo!

    Kjo është mosha kur femrat arrijnë kulmin e …/ Kemi menduar gjithmonë se është mosha 20-vjeçare, por jo!

    Kemi menduar gjithmonë se mosha 20-vjeçare është periudha më e mirë e jetës, ajo ku ndihemi më të lirshëm, më të bukur dhe më të çme ndur, gjë që i jep një shkëlqim pamjes sonë… por në fakt mund të jemi gabuar.

    Sipas një studimi amerikan të Boston University School of Medicine, botuar në revistën shkencore “Jama Dermatology”, ekziston një moshë e saktë, kur femrat duken më të bukura dhe më në formë se kurrë: mosha 38-vjeçare.

    Për të arritur në këtë përfundim u analizuan disa femra të famshme të konsideruara si ikona bukurie sipas World’s Most Beautiful List, klasifikim i revistës ‘People’.

    Rezultatet ishin të qarta, femrat e lindura në vitin 1979, janë ato që në ditët e sotme po përjetojnë momentet më të mira, sa i takon bukurisë së tyre, shkruan noa.al.

  • Luhatjet në kurs/ Me sa lekë këmbehen monedhat e huaja sot?

    Luhatjet në kurs/ Me sa lekë këmbehen monedhat e huaja sot?

    Monedha e eurozonës shitet sot me 109.4 lekë.

    Dollari amerikan këmbehet me 101.6 lekë.

    Paundi britanik kap sot vlerën e 126.8 lekëve.

    Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 76.6 lekë.

    Franga zvicerane kap vlerën e 111.6 lekëve.

    Dhe së fundmi jeni japonez, shitet me 0.72 lekë.

  • Familja vajton sot vdekjen e 7-vjeçarit në Bërxullë, fati tragjik i të miturit, u përplas nga makina brenda lokalit të babait

    Familja vajton sot vdekjen e 7-vjeçarit në Bërxullë, fati tragjik i të miturit, u përplas nga makina brenda lokalit të babait

    Familja e 7-vjeçarit që vdiq tragjikisht ditën e djedhme në Bërxullë vajton humbjen e papritur të të miturit.

    7-vjeçari u përplas pët vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

    Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej edhe një 7-vjeçar.

    Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u pëprlas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atittë 7-vjeçarit.

    Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar./albeu.com/

  • Vizitoi restorantet e tij si një lypës, pronari ia plas së qarit nga ajo që shikoi

    Vizitoi restorantet e tij si një lypës, pronari ia plas së qarit nga ajo që shikoi

    Në këtë video do t’ju tregojmë një histori vërtet interesante për një njeri që vizitoi restorantet që ai zotëronte i veshur si një i pastrehë.

    Kjo histori reale ndodhi në Spanjë, ajo që ai pa e bëri të qajë.

    Për më tepër shikoni videon:

  • Luizi i dedikoi një tjetër këngë, ja si reagoi Kiara Tito (Foto)

    Luizi i dedikoi një tjetër këngë, ja si reagoi Kiara Tito (Foto)

    Ditën e sotme, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, Luizi publikoi këngën e tij të re. Kënga titullohet “Përjetësisht” dhe është baladë që i dedikohet bashkëshortes së tij, Kiara Titos.

    “Kur jeta më mundi rrugën e gjeta te ti. Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë, kam një jetë që po të kërkoj, unë si ti kurrë nuk kam parë. Se çdo ditë e ndjeja, e ndjeja që një ditë do jem me ty”, këndon Luizi mes të tjerash.

    Në rrjet u aludua se kënga ishte dedikim për Kiarën, pasi edhe vargjet përshtaten me historinë e tyre.

    Kiara e ka publikuar këngën në Instastoryn e saj dhe krahas saj ka shkruar: My summer jam.

    Mesa duket i ka pëlqyer shumë!

  • Aksident me vdekje, autobusi përplaset me 5 makina

    Aksident me vdekje, autobusi përplaset me 5 makina

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus është përplasur me pesë makina pastaj përfundoji në një shkëmb.

    Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaccarda në km 101, ku si pajojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 14 të tjerë.

    Autobusi me 38 persona në bord nga Flixbus, ishte nisur nga Leçe për në Romë Tiburtina.