Author: editor

  • Pensionet në Shqipëri/ Ndryshon mosha e daljes në pension nga janari për gratë, ndërsa për burrat mbetet e pandryshuar

    Pensionet në Shqipëri/ Ndryshon mosha e daljes në pension nga janari për gratë, ndërsa për burrat mbetet e pandryshuar

    Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 8 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma e vitit 2014 për tregun e sigurimeve shoqërore në Shqipëri.

    Mosha e daljes në pension për gratë është rritur nga ky janar. Nëse në vitin 2024, një grua duhet të kishte 38 vite, vjetërsi pune për të dalë në pension 61 vjeçe e 6 muaj, nga ky vit ajo duhet të punojë 2 muaj më shumë.

    Ndërkohë, për burrat mosha për të dalë jashtë sistemit të punës është 65 vjeç dhe do të mbetet e pandryshuar edhe për 9 vitet në vazhdim. Por, për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore. Pra, vjetërsia e punës që deri vitin e kaluar njihej për 38 vjet, tashmë, ai duhet të ketë në sistem 38 vite e 4 muaj, për të fituar pensionin e plotë.

    Prej 9 vitesh, skema e pensioneve ndryshon, si rrjedhojë e reformës së vitit 2014, dhe pritet të ndalet në vitin 2056, kur mosha e daljes në pension të barazohet për burrat dhe gratë në 67 vjeç.

    Të dhënat nga sigurimet shoqërore tregojnë se pensioni mesatar në vendin tonë është 19 mijë lekë, ndërkohë që përfitues të pagesave mujore janë 723 mijë individë.

    Llogaritet që çdo vit, rreth 15 mijë qytetarë dalin nga tregu i punës.

  • Zbulohen dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4”

    Zbulohen dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4”

    Aktori Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi, do të jenë dy banorët më të rinj të “Big Brother VIP 4”.

    Kjo u zbulua ekskluzivisht në studion e Fan Club.

    Gerti ka një histori konflikti me Laert Vasilin, por theksoi se kjo i përket së shkuarës dhe janë miq.

    “Nuk do të hy me projekt, me plan, por do të jetë shumë më ndryshe aty, se sa këtu që po flasim, s’kam asnjë plan”, tha Igli.

    “Do të hy i vetmuar, më pëlqen të jem vetëm”, tha Gerti.

  • Deklaroi se është gay dhe krenar, e afërmja e Bernardit: Familja e priti mirë lajmin, nuk mund ta …

    Deklaroi se është gay dhe krenar, e afërmja e Bernardit: Familja e priti mirë lajmin, nuk mund ta …

    E afërmja e Bernardit, banori i cili deklaroi mbrëmjen e 1 janarit se është është gay, ka folur sot në Big Brother Fan Club.

    Ajo është shpreh se Bernardi u ndje i detyruar nga situata në shtëpi që ta tregonte në atë moment hapur orientimin e tij seksual, duke shtuar se prej asaj dite janë ofenduar dhe fyer nga shumë njerëz në rrjet.

    “E dinte vetëm rrethi shoqëror, jo shumë i gjerë, u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment, ashtu siç u soll situata në shtëpi, nuk ka hyrë me këtë kauzë.

    Familja e priti shumë mirë, nuk mund ta hedh poshtë një njeri të familjes. Çdo baba është krenar, ai ka qenë i martuar me një shtetase angleze e cila ka pasur një histori tjetër martesore e cila kishte një vajzë, gjatë kohës që ka qenë i martuar ai marrë atësinë. Berndardi ka edhe një vajzë tjetër biologjike dhe është bërë gjysh nga vajza e birësuar, të dyja vajzat e mbështesin shumë”, – tha e afërmja e banorit.

    Brenda në shtëpi Bernardi ka rrëfyer se si e ka kuptuar se ishte homoseksual, ndarjen nga bashkëshortja si dhe partnerët meshkuj që ka pasur ndër vite.

  • Paralajmërim për borë dhe akull në fuqi në të gjithë Britaninë, mbyllen disa aeroporte

    Paralajmërim për borë dhe akull në fuqi në të gjithë Britaninë, mbyllen disa aeroporte

    Bora dhe ngricat kanë përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar pasi paralajmërimet e motit mbeten në fuqi për Anglinë veriore dhe Uellsin të dielën.

    Disa pjesë të jugut panë borë të shtunën mbrëma, e cila tani është kthyer në shi, por bora e madhe pritet të vazhdojë më në veri.

    Dy aeroporte kryesore kanë lëshuar përditësime pasi mbyllën pistat e tyre herët këtë mëngjes.

    Aeroporti i Manchester-it tha se pistat e tij tani ishin të hapura, ndërsa aeroporti John Lennon i Liverpool-it do të rihapë pistën e tij së shpejti.

    Sidoqoftë, ka vonesa në shumicën e fluturimeve, paralajmëruan të dy aeroportet, duke pasur parasysh ngarkesën që është krijuar që nga mbyllja e pistave në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Gjithashtu, aeroporti Leeds Bradford se po synon të rihapë pistën e tij më vonë sot.

    “Pista është aktualisht e mbyllur, ekipet tona po punojnë shumë për të pastruar borën dhe për të minimizuar ndikimin në oraret e fluturimeve”, thuhet në një deklaratë. “Disa nisje në mëngjes janë riplanifikuar për sot.

  • Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferi dhe pasagjerja

    Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferi dhe pasagjerja

    Një aksident ka ndodhur pak më parë në Korçë.

    Policia njofton se një 37-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.

    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi dhe pasagjerja që po udhëtonte me të, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Korçë/Informacion paraprak

    Rreth orës 13:15, shtetasi E. H., 37 vjeç, duke drejtuar një motomjet, si shkak i humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij motomjeti ka dalë nga rruga.

    Si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. I., pasagjere në motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcakruar shkakun e aksidentit.

  • Bitcoin deri 250 mijë dollarë? Çfarë parashikojnë investitorët se do të ndodhë me kriptomonedhën gjatë 2025-ës

    Bitcoin deri 250 mijë dollarë? Çfarë parashikojnë investitorët se do të ndodhë me kriptomonedhën gjatë 2025-ës

    Pas një rritje mbresëlënëse të Bitcoin në vitin 2024, investitorët e kriptomonedhave dhe drejtuesit e kësaj industrie pohojnë se ata presin që ajo të arrijë nivele të larta në vitin 2025.

    Në dhjetor kriptomonedha kryesore në botë theu pragun e 100 mijë dollarëve, duke vendosur një rekord të ri. Kjo ndodhi pas fitores historike të zgjedhjeve nga Donald Trump – i cili ushtroi një agjendë politike pro kriptomonedhës – në nëntor.

    Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rritur investimet te kriptomonedhat dhe vëmendjen e investitorëve te Bitcoin.

    Nga Trump, drejtues të kësaj industrie dhe analistë financiarë presin që ai të promovojë një mjedis rregullator më të favorshëm për asetet digjitale. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump premtoi të zëvendësojë kryetarin aktual të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve, Gary Gensler, i cili ka ndërmarrë veprime ligjore agresive kundër kompanive të ndryshme të kriptomonedhave.

    Gensler ka rënë dakord të largohet nga Komisioni i Letrave me Vlerë në vitin 2025. Trump sugjeroi gjithashtu se SHBA mund të krijojë një rezervë strategjike Bitcoin, duke bashkuar fondet që rrjedhin nga konfiskimet prej aktiviteteve kriminale

    Buterfill: Bitcoin mund të arrijë deri 150 mijë dollarë

    James Buttterfill, kreu i kërkimit për CoinShares tha se ai që çmimi i Bitcoin të mbërrijë deri në 150 mijë dollarë. Sipas Butterfill, në terma afatgjatë nuk do të ishte e paarsyeshme të pritej që Bitcoin të vlejë rreth 25% të tregut të arit, nga rreth 10% që kap sot. Por kjo do të arazohej me një ccmim intervalin e 250 mijë dollarëve.

    Matrixport: Bitcoin, 160 mijë dollarë

    Matrixport, një kompani e shërbimeve financiare në industrinë e kriptomonedhave, raportoi se Bitcoin mund të arrijë në 160,000 dollarë në vitin 2025. “Kjo perspektivë mbështetet nga kërkesa e vazhdueshme për ETF-të e Bitcoin dhe tendencat e favorshme makroekonomike,” tha Markus për CNBC. Bitcoin dihet se është shumë i paqëndrueshëm me potencial për korrigjime midis 70% dhe 80% nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave. Thielen tha se rëniet në vitin 2025 do të jenë “më pak të theksuara”.

    Nexus: 1 Bitcoin mund të këmbehet me 250 mijë dollarë

    Shifra të frikshme raportojnë edhe kompanitë e tjera si Standard Chartered që parashikon rritjen e Bitcoin në 200 mijë dollarë, Carol Alexander gjithashtu 200 mijë dollarë. Ndërsa Nexus parashikon një shifër astronomike përmes këmbimit të 1 Bitcoin me vlerën e 250 mijë dollarëve.

    “Ne e shohim Bitcoin më shumë se dyfishuar në 250,000 dollarë brenda një viti,” tha Taskova për CNBC, duke shtuar se në afat të gjatë – domethënë deri në vitin e ardhshëm dekadë – sheh që i gjithë kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave tejkalon atë të arit.

  • “Të q*fsha motrën”, sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Itali, njërin e përplasin me makinë (Video)

    “Të q*fsha motrën”, sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Itali, njërin e përplasin me makinë (Video)

    Një sherr i dhunshëm është shënuar në Milano të Italisë, mes disa shqiptarëve.

    Nuk dihet shkaku që ka çuar në atë përplasje të dhunshme, por pamjet tregojnë një një përplasje të dhunshme, ku nuk mungojnë edhe sendet e forta si karrige dhe tavolina.

    Në videon e mëposhtme shihet një makinë në lëvizje dhe disa persona rreth asaj që godasin mjetin me sende të forta. Në një monomet shoferi përplas dy persona, ku njëri me derën e makinës.

    Shqiptarët dëgjohen duke sharë në shqip, shoferin e makinës, i cili nuk dihet nëse është shqiptarë.

    “Do të q* motrën, do të q* robt, do t’i thyej krejt”, dëgjohen duke thënë shqiptarët.

    Shoferi ka arritur që të largohet nga vendngjarja, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo arrestime pas këtij konflikti.

  • “Luka vetëm qan, është i trembur”- Pas akuzave të mbesës, Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: M’u hap punë te hoteli, dolën fjalë të padëshiruara (Video)

    “Luka vetëm qan, është i trembur”- Pas akuzave të mbesës, Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: M’u hap punë te hoteli, dolën fjalë të padëshiruara (Video)

    Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke zhvilluar në një bisedë telefonike me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York.

    Në video, Mustafaraj përpiqet të sqarojë marrëdhënien e tij me Parashqevinë, ndërsa shprehet se është përballur me probleme për shkak të situatës së krijuar.

    “Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme”, dëgjohet të thotë aktori në bisedën e publikuar.

    Ndërkohë, Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan.

    “Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim. Edhe Roberti të luajë kitarë dhe Luka do qetësohet, se ai vetëm qan, është shumë i trembur”, ka thënë ajo.

    Biseda e plotë:

    Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

    Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim

    Herioni: Po, hajde shkojmë

    Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur

    Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…

    REAGIMI I INA SIMAKUT

    Kjo video vjen pas deklaratave të mbesës së këngëtares, Ina Simaku, e cila disa javë më parë akuzoi Mustafarajn se ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë.

    Ina pretendon se aktori ka hyrë në dhomën e këngëtares pa leje duke përdorur kartën e punës së tij në hotel.

    “Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, thotë Ina Simaku.

    Sipas mbesës së këngëtares, e cila mori vëmendjen e publikut shqiptar pas videos që e tregonte atë të pastrehë në rrugët e Nju Jorkut, aktori ka gënjyer Parshqevi Simakun duke i thënë se do i gjejë të birin Lukën dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.

    Ina thotë se halla e saj është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e Herion Mustafarajt.

    Gjithashtu ajo pretendon se aktori ka hyrë në dhomën e Parashqevisë duke kërcënuar nipin e këngëtares, Ani Simakun.

    “Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti! Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.

  • “Makina s’do përdoret çdo ditë”, hidhet për konsultim publik drafti: Kufizimi i qarkullimit, sipas targave të automjeteve

    “Makina s’do përdoret çdo ditë”, hidhet për konsultim publik drafti: Kufizimi i qarkullimit, sipas targave të automjeteve

    “Kufizim i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës”. Kjo është një prej masave që duhet të zbatohet brenda vitit 2025 me qëllim reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë në sektorin e transportit.

    Gjithçka parashikohet në Planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të nxjerrë për konsultim publik. Ndër të tjera dokumenti sugjeron se kufizimi i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara mund të bëhet sipas targës së makinës, por kjo do të duhet të përcaktohet në vijim nga institucionet përkatëse.

    Paralelisht, drafti parashikon dhe një sërë masash të tjera, që gjithashtu duhet të ndërmerren brenda vitit 2025. Ndër to është caktimi i taksave të qarkullimit si dhe studimi për eliminimin e mbivendosjeve të linjave të transportit në itineraret e tyre.

    Ndërkohë që, brenda vitit 2026 do të duhen ndërhyrje në drejtim të infrastrukturës, që lidhen me përdorimin e automjeteve me eficiencë energjie dhe përmirësimin e cilësisë së rrugëve, si dhe në drejtim të planifikimit urban duke reduktuar nevojat për lëvizshmërinë dhe distancat me anë të planifikimit të integruar.

    Këto masa synojnë reduktimin e përdorimit të energjisë, që në këtë rast është karburanti.

    Sipas dokumentit, transporti me makinë zë përqindjen më të madhe të transportit të udhëtarëve, ndërsa transporti me motoçikletë dhe mjete lundruese zënë një përqindje të vogël. Sa i takon transportit publik, transporti hekurudhor është i papërfillshëm, ndaj transporti me autobus është mënyra e vetme e transportit të përbashkët./scantv

  • Pas Antonela Berishës, reagon Klea Prenga: TV s’të bën VIP, plehrë që njihesh për…”

    Pas Antonela Berishës, reagon Klea Prenga: TV s’të bën VIP, plehrë që njihesh për…”

    Klea Prenga u është përgjigjur me një deklaratë zyrtare akuzave të Antonela Berishës se ajo ka qenë dhunuesja e vërtetë. Nisur nga videoja virale në rrjetet sociale, e Kleas dhe Mir Pepës, ish-it të Mariela Berishës, Antonela tha se gjithçka ka qenë e orkestruar nga vetë 23-vjeçarja për të marrë vëmendje.

    Ajo e akuzon se i ka përndjekur të motrën për një vit rresht, e ka kërcënuar, i ka përmendur dhe ofenduar familjen e fëmijën derisa ka mbërritur momenti kur dy motrat dhunuan fizikisht Klea Prengën.

    Në deklaratën e saj, Klea i rrëzon poshtë të gjitha këto. Ajo i konsideron shpifje pasi asnjëherë s’ka kërcënuar apo të përmendë një fëmijë. Fotot dhe videot që kanë qarkulluar ajo thotë se janë vepër e motrave Berisha që i kanë marrë nga celulari i Mir Pepës.

    Blogerja thotë se gjithçka, nga fotot te deklaratat po përdoret për të krijuar një situatë të rreme që ato të përfitojnë empatinë e publikut. Klea i drejtohet Antonelës duke i thënë se daljet e saj në televizion “s’e bëjnë VIP, por thjesht një plehrë që njihet për skandale”.

    Deklarata e Klea Prengës:

    “Psikopatia juaj ka arritur deri në atë pikë sa krijoni lojëra të ndyra dhe të shpifura për të fituar empatinë e publikut. E bëni këtë vetëm sepse nuk e përballoni dot gjë fytyra juaj e vërtetë, ajo e dhunës dhe poshtërsisë, tashmë është zbuluar. Shkoni dhe shëroni mendjet tuaja të sëmura, të mbushura me mllef, urrejtje dhe ligësi. Asnjë manipulim apo trillim nuk do ta ndryshojë të vërtetën. Kurrë nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak duke përmendur fëmijën e dikujt. Këto janë shpifje të ndyra dhe të pavërteta.

    Në vend që të përballeni me veprimet tuaja të turpshme, përpiqeni të krijoni lojëra të ndyra për të fituar simpati. Videot dhe fotot e postuara nuk janë publikuar nga unë, por janë marrë nga ju përmes telefonit të ish-it tuaj. Mos pretendoni të luani rolin e të paditurës sepse ishte e qartë për të gjithë se ju, me intrigat dhe manipulimet tuaja, keni arritur t’i merrni ato. Sjelljet tuaja të ulëta dhe të ndyra tregojnë se deri ku mund të shkoni për të krijuar skena të shpifura. Si mund të pretendoni se këto materiale i kam publikuar unë kur nuk kam asnjë përfitim nga një veprim i tillë?

    Përkundrazi, jeni ju të vetmet që keni përfitim nga këto lojëra të ndyra sepse ky është qëllimi i vetëm i jetës suaj, të shpifni, të manipuloni dhe të krijoni drama për vëmendje. Unë nuk kam bërë asnjë lojë të ndyrë dhe nuk kam asnjë përfitim nga kjo situatë. E vërteta ishte e qartë: të vetmet që përfitoni jeni ju sepse deklarata juaj vjen menjëherë pas postimit të videove dhe fotove që keni publikuar vetë për të krijuar një situatë të rreme. Asnjë skenar, asnjë shpifje dhe asnjë lojë e shpifur nuk mund të justifikojë dhunën dhe krimin tuaj ndaj meje.

    Ju jeni plehra intrigante, të paskrupullta dhe të pamoralshme që nuk njihni limite. Nuk mund të fshiheni pas këtyre lojërave dhe të pretendoni pafajësi kur gjithçka ishte e qartë, ju jeni dhunueset dhe çdo veprim i juaji tregon vetëm dëshpërimin dhe ligësinë tuaj. Unë nuk i kam hyrë dhe as i kam cenuar askujt familjen.

    Në fakt, jeni ju ato që njiheni për skandalet e vazhdueshme me burra të martuar. Turpet tuaja janë të njohura prej kohësh, prandaj mbajini për vete dhe mos tentoni të shihni moral kur nuk keni asnjë pikë nderi. Të dalurit në televizion nuk të bën VIP. Je thjesht një plehrë që njihesh për skandalet e tua dhe do t’i mbash pas shpine tërë jetën. Ofendimi që vjen nga balta nuk të bën pis.“