Author: editor

  • DINAMIKA e ngjarjes/ 32-vjeçarja Luljeta Preza u vra me thikë, Policia bën paralajmërimin e fortë

    DINAMIKA e ngjarjes/ 32-vjeçarja Luljeta Preza u vra me thikë, Policia bën paralajmërimin e fortë

    Pas vrasjes së 32 vjeçares Luljeta Preza poshtë Urës së Dajlanit, drejtori i policisë së Durrësit ka dalë në një konferencë për shtyp ku zbardhi dinamikën e ngjarjes.

    Skënder Hitaj deklaroi rezultatet e operacionit policor që çoi në arrestimin e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës një ditë më parë.

    Ai u shpreh se nga veprimet e thelluara hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, u bë i mundur dokumentimi i plotë i ngjarjes, si dhe u përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të. Në këtë kuadër u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë rekord, shtetasit Aldo Brahimi 22 vjeç nga Lushnja si autor kryesor i ngjarjes dhe shtetasit Ylli Grabovari, 45 vjeç nga Durrësi si bashkëpunëtor i tij. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetase të tjera, njëra prej tyre e mitur.

    Këto shtetase deri në momentin e shoqërimit në polici, nuk e kishin kallëzuar krimin.

    Në emër të Policisë, drejtori Hitaj shprehu vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë fenomeneve të kundraligjshme për qëllime fitimi, si lypja dhe shfrytëzimi i prostitucionit, duke nisur me një plan masash për kontrolle në zonat me risk të lartë.

    “Në vijim të informacionit të dhënë, ku jeni njohur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, nga veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorisë Durrës, u bë dokumentimi i plotë i ngjarjes. U përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të.

    U bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë rekord. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetase të tjera, njëra prej tyre e mitur.

    Këta shtetase deri në momentin e shoqërimit në polici, nuk e kishin kallëzuar krimin.

    Shprehim vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë këtij fenomeni”-u shpreh Skënder Hitaj.

    Luljeta Preza nga Sukthi, pjesë e komunitetit rom u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme rreth orës 10:35 me shenja thike në trup.

    Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit, viktima është konfliktuar me Aldo Brahimin 22-vjeç dhe Ylli Grabovarin 45-vjeç për motive të dobëta. Më pas dy personat e kanë goditur me thikë dhe si pasojë ajo ka humbur jetën në vendin ku u gjet trupi.

    Dyshohet se viktima kishte konsumuar kokainë, së bashku me tri vajzat e identifikuara si B. S. 28 vjeçe, M. M. 26-vjeçe dhe një e mitur 15 vjeç. Sipas burimeve policore, viktima është abuzuar seksualisht dhe më pas është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Nga hetimet e para rezulton se viktima bënte një jetë endacake dhe jo rrallëherë detyrohej të shiste trupin e saj për të fituar pak para e mbajtur veten gjallë.

  • Planifikoni të kaloni fundjavën në plazh, por përpara hidhni një sy motit për ditën e nesërme

    Planifikoni të kaloni fundjavën në plazh, por përpara hidhni një sy motit për ditën e nesërme

    Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.

    Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male.

    Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 20-34 °C

    në zonat e ulëta 19-37 °C

    në bregdet 25-37 °C

  • Shoferin e zuri gjumi në timon dhe autobuzi rrëzohet në përrua, raportohet për 15 të vdekur

    Shoferin e zuri gjumi në timon dhe autobuzi rrëzohet në përrua, raportohet për 15 të vdekur

    Të paktën 15 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Meksikë, pasi një auotbus u përfshi në një aksidet tragjik.

    Ngjarja ka ndodhur në Nayarit, ku autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një përrua 30 metra , pranë fshatit Baranca Bianca.

    Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar 21 persona, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si kritike.

    Sipas informacioneve, autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.

  • E FRIKSHME/ Avioni ngrihet në ajër i arnuar me ngjitëse për të mbuluar dëmtimin

    E FRIKSHME/ Avioni ngrihet në ajër i arnuar me ngjitëse për të mbuluar dëmtimin

    Një video-denoncim i publikuar në rrjetet sociale nga ish-deputeti sard, Mauro Pili ka zbuluar sesi avioni i linjës Kaliari-Romë është i arnuar me ngjitës në disa pjesë të tij.

    Pamjet po bëjnë xhiron e mediave italiane, ndërsa Pini shkruan përkrah videos: “Sot në mëngjes, në orën 7:20, duke u nisur për në Romë nga Kaliari, askush nuk vuri re asgjë për shkak të hipjes nga tuneli. Ata na trajtojnë si një koloni të botës së tretë. Nuk më kishte ndodhur kurrë që avioni të arnohej me ngjitës shirit”.

    Ish-presidenti i rajonit të Sardenjës shkruan se e vuri re ngjitësin e vendosur në pjesën e poshtme të kabinës së avionit Airbus të kompanisë Ita Airways, pas mbërritjes në Fiumiçino. Videoja tregon qartë ngjitësin ngjyrë argjendi të aplikuar në një pjesë të vogël.

    Pas publikimit të pamjeve reagoi edhe kompania Ita Airways duke thënë në një deklaratë për mediat se operon gjithmonë në përputhje me standardet e sigurisë të diktuara nga autoritetet kompetente dhe me respekt të plotë për pasagjerët dhe stafin e saj në bord.

    “Ndërhyrja e mirëmbajtjes ishte e nevojshme për të trajtuar përkohësisht një dëmtim të gjetur në një panel. Ky veprim është kryer në përputhje me manualet e miratuara nga prodhuesi, i cili në këto raste parashikon përdorimin e ‘ngjitësit shirit’ metalik për përdorim aeronautik”, specifikohet në reagimin e kompanisë.

  • TRAGJIKE/ Hyri për të shpëtuar 3 djemtë e mitur, mbytet në lumë babai

    TRAGJIKE/ Hyri për të shpëtuar 3 djemtë e mitur, mbytet në lumë babai

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 42-vjeçar është mbytur në përpjekje për të shpëtuar 3 fëmijët e tij të mitur.

    Ngjarja ka ndodhur në New Jersey, teksa tre fëmijë dhe babi i tyre po laheshin në lumë. Mediat e huaja raportojnë se burri nxorri nga uji fëmijët e tij të moshës 13, 11 dhe 8 vjeç por më pas nuk mundi të dalë vetë.

    “Sipas dëshmitarëve, fëmijët hynë në ujë dhe ishin duke u mbytur. Viktima hyri në ujë për t’i ndihmuar, tërhoqi fëmijët e tij por luftoi për të ruajtur ekuilibrin e tij.”-thanë autoritetet.

    Ekipi i shpëtimit arriti të nxirrte trupin e 42-vjeçarit pas më shumë se tre orë kërkimes. Tre fëmijët u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

  • Zjarret në Maliq sërish ‘në skenë’, specialistët: Shkak toka torfike e cila vetëdigjet

    Zjarret në Maliq sërish ‘në skenë’, specialistët: Shkak toka torfike e cila vetëdigjet

    Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në fshatin Sheqeras në Bashkinë Maliq.

    Zjarri është përhapur sërish në zonën torfike.

    Sipas specialistëve vatrat riaktivizohen herë pas herë për shkak të tokës torfike e cila vetëdigjet edhe nga temperaturat e larta.

    Gjatë gjithë këtyre ditëve në terren janë organizuar grupe për të monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme për mospërhapjen e zjarrit.

    Në terren ka qenë i pranishëm edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili ditën e djeshme ka organizuar një tjetër takim me strukturat në Maliq në lidhje me zjarret dhe masat që duhet të merren në vazhdim për kufizimin e sipërfaqes së tokës torfike të djegur, si dhe për riorganizimin e grupeve të punës për mbajtjen në vrojtim 24 orë të kësaj zone.

    Gjatë këtij takimi u vlerësua gjithashtu edhe domosdoshmëria e hapjes së kanaleve të treta, të cilat në vite janë dëmtuar e prishur.

  • Iu fik ‘Jet Ski-a’ në mes të detit gjatë natës, shpëtohet pas 10 orësh i riu. Ja gjendja e tij pasi iu rrezikua jeta (VIDEO)

    Iu fik ‘Jet Ski-a’ në mes të detit gjatë natës, shpëtohet pas 10 orësh i riu. Ja gjendja e tij pasi iu rrezikua jeta (VIDEO)

    Një 28-vjeçar ka rrezikuar jetën duke lundruar me Jet Ski në mes të detit gjatë natës.

    Mësohet se mjeti i të riut me iniciale K.S., pësoi defekt dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në drejtim të ishullit të Korfuzit duke i rrezikuar jetën.

    Fatmirësisht i riu është shpëtuar nga polica kufitare në Borsh pas 10 orësh operacion kërkim-shpëtimi prej orës 20:00 deri në mëngjesin e sotëm.

    Njoftimi i policisë:

    Borsh/Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari.

    Iu fik mjeti lundrues Jet Ski, në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi (në drejtim të ishullit të Korfuzit), duke i rrezikuar seriozisht jetën, Policia lokalizoi dhe shpëtoi 28-vjeçarin.

    Operacioni i kërkim-shpëtimit angazhoi shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, me 3 mjete lundruese.

    Pas marrjes së njoftimit nga miq të shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, ky shtetas, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit, shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçarin.

    Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit.

    Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.

    Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.”

    Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

  • Cikloni ‘Circe’ do të godasë Italinë dhe Ballkanin, meteorologët: Stuhi të forta

    Cikloni ‘Circe’ do të godasë Italinë dhe Ballkanin, meteorologët: Stuhi të forta

    Meteorologët kanë paralajmëruar se cikloni “Circe” do të godasë Italinë nga veriu në jug për tre ditët e ardhshme duke sjellë stuhi të forta dhe erë.

    Këtë e ka bërë të ditur për mediat italiane, Lorenzo Tedici, meteorolog i cili tha se do të ketë një rënie të temperaturave me të paktën 10 gradë dhe stuhi të forta shiu.

    Mësohet se stuhia do të fillojë sot dhe do të prekë Italinë Jugore dhe do të zgjasë tre ditë.

    Dita më e keqe do të jetë e premtja e 4 gushtit kur presioni minimal i ulët do të ketë lëvizur mbi rajonet qendrore.

    “Me lëvizjen e ciklonit drejt Ballkanit, do të kemi ende shtrëngata të forta në të gjithë brezin e Adriatikut dhe në jug, me zbutje graduale në veri,”-shprehet Tedici.

  • Arbana Osmani bën një ndryshim në pamje dhe duket më e lumtur se kurrë

    Arbana Osmani bën një ndryshim në pamje dhe duket më e lumtur se kurrë

    Një muaj para fillimit të sezonit të ri televiziv, ku tha se do ta shohim me një projekt të ri përveç Big Brother VIP, Arbana ka bërë një ndryshim në pamje.

    Ditën e sotme moderatorja ka postuar një foto ku shihet se i ka lyer flokët bionde.

    Arbana shfaqet e buzëqeshur dhe duket shumë e lumtur me pamjen e re, e cila i shkon shumë.

  • Nëse falimentoni, këto shenja të horoskopit do të heqin dorë nga ju

    Nëse falimentoni, këto shenja të horoskopit do të heqin dorë nga ju

    Ata nuk janë bërë për të duruar varfërinë dhe vështirësitë. Pavarësisht se sa shumë ju duan, nëse nuk mund t’u ofroni atë që duan, ata do t’ju lënë pa u menduar. Le të shohim se për cilat tre shenja po flasim dhe sigurisht t’i analizojmë ato:

    LUANI

    Gruaja Luan ka mësuar të jetojë në rehati dhe luks. Që në momentin e parë që ajo ishte me ty, padyshim që e kishe dashuruar. Asaj nuk i mungonte asgjë. Ti ishe bujar, duar hapur dhe i ofrove asaj një jetë mbretërore. Por që në momentin që keni humbur gjithçka dhe jeni në asin, dijeni që edhe ju do të jeni vetëm. Kjo grua nuk njeh varfëri dhe vështirësi. Ajo nuk duron të jetojë me bukë e ullinj dhe të thotë faleminderit. Ajo do të largohet në mënyrë që të mund të krijojë një marrëdhënie të re që do t’i japë asaj atë që i keni dhënë në kohë të mira ose më shumë.

    PESHORJA

    Gruaja Peshore është një kopje e Luanit, të cilën e analizuam pak më lart. Janë… të njëjtat. Nuk mund të jetojë në mjerim dhe varfëri. Peshorja nuk do qëndrojë në një lidhje ku i mungon luksi dhe rehatia. E humbe… Ajo tashmë ka shkuar diku tjetër.

    PESHQIT

    Për Peshqit paratë nuk kanë rëndësi, ndryshe nga dy zonjat e tjera të zodiakut që përmendëm pak më lart. Gruaja Peshq nuk i duron dot problemet. Ajo është e dobët si karakter dhe nuk mund të luftojë dhe të të mbështesë. Ajo do t’ju lërë të kujdeseni për veten tuaj. Ajo do t’ju shohë duke u “mbytur”, por nuk do të bëjë asgjë për t’ju shpëtuar. Po, do t’ju lërë dhe do të kërkojë paqe dhe siguri në një marrëdhënie të re.