Author: editor

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Dite mjaft e bukur dhe sensuale kjo e sotmja për te dashuruarit. Pasioni do rindizet dhe do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos i besojnë premtimeve qe do iu bëjnë disa persona. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur me shpenzimet. Po i kaluar kufijtë do keni probleme serioze.

    Demi

    Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Nëse kohet e fundit e kishit lënë pas dore partnerin, sot do filloni te përkujdeseni me tepër për te. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por do e kenë te vështirë te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar bëni kujdes nga ndikimi negativ i Marsit. Ai do iu shtyje te shpenzoni kuturu dhe mos mendoni për te ardhmen.

    Binjaket

    As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë qe do përjetonit sot do ishin kaq te mëdha. Ne fakt si ju ashtu edhe partneri do tregoheni me te moderuar dhe do mateni mire para se te flisni. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Nëse keni menduar te blini diçka me vlere mund ta bëni sot.

    Gaforrja

    Projektet e përbashkëta do jene te favorizuara gjate kësaj dite. Momentet e lumtura dhe plot emocione do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Edhe mundësitë për te krijuar një lidhje do jene te mëdha. Financat do kenë goxha përmirësime, prandaj përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

    Luani

    Venusi do ndikoje pozitivisht sot ne jetën sentimentale te çifteve. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i kërkoni atij gjera te pamundura. Beqaret do kenë me shume se 70% mundësi te takojnë personin e tyreve te ëndrrave. Ne planin financiar do iu jepet mundësia te kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do jete përsëri e qëndrueshme.

    Virgjeresha

    Sot planetët nuk do kenë as me te voglin ndikim ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu qe mundohuni te tregoheni sa me realiste. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person te cilin kane fare pak kohe qe e njohin. Për financat do jete një dite jo shume e vështirë. Do e dini mire si te veproni ne mënyrë qe mos linde as problemi me i vogël.

    Peshorja

    Do ndiheni edhe me te dashuruar se me pare sot dhe do i shprehni gjate gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri nga ana tjetër do mundohet t’iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe jo me shume takime. Ne planin financiar do bënit mire te reflektonit mire para çdo lloj shpenzimi. Një gabim i vogël do mund t’iu rrënonte.

    Akrepi

    Jeta juaj ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni me sa te mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dale mbanë. Për beqaret do jete dite e zakonshme. Pjese ma e madhe nuk do dëshirojë te krijoje një lidhje edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Situata ne planin financiar do jete e ndërlikuar sot. Tregohuni te kujdesshëm!

    Shigjetari

    Gjate kësaj dite do ketë disa debate te vogla ne jetën tuaj ne çift, por situata do përmirësohet ndjeshëm ne orët e pasdites. Beqaret do e kërkojnë ngado personin ideal, por do e gjejnë atë shume me pranë sesa e mendonin. Ndonjëherë ne jete ndodhin disa gjera qe as vete nuk mund t’i imagjinosh. financat ne përgjithësi do jene mjaft te qëndrueshme.

    Bricjapi

    Ka shume gjasa qe partneri te shohë dike tjetër sot dhe te mendoje t’iu braktise. Edhe nëse e kuptoni vete këtë gjë, mundohuni te reflektoni me kujdes dhe jo te bini ne depresion. Beqaret do bëjnë për vete shume persona, por do e kenë te vështirë te zgjedhin te duhurin. Ne planin financiar ka ardhur koha te zgjidhni borxhet dhe te riorganizoni situatën.

    Ujori

    Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite, megjithatë serish nuk do ndiheni te plotësuar ne lidhjen qe keni krijuar. Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka qe ndjeni. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sesa te mendojnë për një lidhje me dike qe do iu sjelle vetëm telashe. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente.

    Peshqit

    Duhet te merrni ne kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Mos mendoni se vetëm një telefonate apo një “Te dua” mund te jete gjithçka për partnerin. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm i cili do ua ndryshoje përfundimisht jetën. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm. Me ne fund ne këtë plan nuk keni për çfarë te shqetësoheni.

  • U gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit, e reja mund të jetë vrarë në një tjetër vend

    U gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit, e reja mund të jetë vrarë në një tjetër vend

    Një 32-vjeçare u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

    Sipas autoriteteve, dyshohet se 32-vjeçarja Luljeta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin.

    Por gjithashtu po hetohet edhe pista se mund të ketë pasur një konflikt mes vajzave që grumbullohen pas mesnate në atë zonë.

    Ndërkohë në polici, pas kësaj ngjarjeje janë shoqëruar të paktën 17 persona, kryesisht vajza.

    E reja që u gjet e vdekur është proceduar më parë për veprën penale të prostitucionit.

    Dyshimet janë se trupi i 32-vjeçares është transportuar gjatë natës poshtë urës së Dajlanit nga një vend tjetrë.

    /5pyetjet.al

  • “Do përballeni me një ndarje të vështirë”, Meri nuk ka lajme të mira për këtë shenjë horoskopi

    “Do përballeni me një ndarje të vështirë”, Meri nuk ka lajme të mira për këtë shenjë horoskopi

    Astrologe Meri ka lajme jo dhe aq të mira.

    Meri tregon se Merkuri ne Virgjeresh perballet me Saturnin ne Peshk dhe disa nga shenjat do kenë përballje me nje rrugetim te veshtire dhe nje person te veshtire.

    “Ka mundesi edhe te perballeni me nje ndjenje te veshtire apo ndarje te veshtire! Kujdes punen, rrugetimet, ndjenjat romantike qe mund te paketohen ne nje mesazh te ftohte!

    Kujdes nga problemet e keqkuptimet Binjaket, Virgjereshet Shigjetaret, dhe Peshqit! Po ashtu edhe Demet e Bricjapet!”, lajmëron Meri.

  • Greqia kërkon 60,000 punëtorë: Shqiptarët janë larguar, ato që kanë mbetur duan rroga të larta

    Greqia kërkon 60,000 punëtorë: Shqiptarët janë larguar, ato që kanë mbetur duan rroga të larta

    Në Greqi, sezoni i verës dhe mbledhja e prodhimeve bujqësore kërkon një numër të madh punëtorësh. Nevojat e Greqisë për punëtorë të tokës llogariten në 50,000-60,000 njerëz, por shqiptarët dhe pakistanezët që aktualisht punojnë në kulturat bujqësore kërkojnë rroga më të larta dhe shumë të tjerë janë larguar.

    Në këto rrethana Greqia kërkon fuqi punëtore, por jo nga vendet fqinje, (pasi punëtorët shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe polakë preferojnë tani të punojnë në Evropën Perëndimore, ku pagat ditore janë madje dy herë më shumë dhe kushtet e jetesës janë të shkëlqyera).

    Protothema në një artikull për nevojën e forcës punëtore në bujqësi thotë se tani qeveria greke po kërkon punonjës nga Egjipti, India, Tajlanda dhe Vietnami pasi mungojnë punëtorët. Por punësimi i tyre krijon probleme pasi duhet viza e punës dhe pronarët duhet të paguajnë për udhëtimin e tyre që në shumë raste është i kushtueshëm.

    Artikulli nga Protothema:

    Në rrafshnaltën e Imathisë vijon vjelja e pjeshkës nën diellin e gushtit. Shqiptarët që ose jetojnë përgjithmonë në Greqi ose kanë ardhur enkas për të punuar në të korrat e këtij viti, pakistanezët, grekët që janë të “sforcuar” financiarisht dhe kërkojnë të ardhura shtesë, por edhe vetë pronarët e pemishteve dhe familjet e tyre, mbledhin dhe grumbullojnë me kujdes pjeshkët në arka dhe kova të mëdha.

    Kushtet e motit dhe kriza klimatike rezultuan në uljen e prodhimit të këtij viti me afërsisht 40%. Nënkryetari i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore (ETHEAS), Christos Giannakakis thotë se punëtorët e tokës në dispozicion nuk i mbulojnë dot nevojat. Kjo është arsyeja pse ETHEAS kërkon punëtorë shtesë, jo aq shumë në fqinjësinë gjeografike të Greqisë (pasi punëtorët bullgarë, rumunë dhe polakë preferojnë tani të punojnë në Evropën Perëndimore, ku pagat ditore janë madje dy herë më shumë dhe kushtet e jetesës janë të shkëlqyera), por në Azi dhe konkretisht në Indi, Tajlandë dhe Vietnam. Madje, tashmë ETHEAS po bën bashkëpunime me Tajlandën dhe Vietnamin dhe javën e ardhshme do të zhvillohet takimi i përfaqësuesve të ETHEAS dhe dhomës greko-indiane.

    Sipas Giannakakis, nevojat e Greqisë për punëtorë të tokës llogariten në 50,000-60,000 njerëz nga të cilat afërsisht 15,000 nevojiten për punë të korrjes. Megjithatë, këto nevoja nuk po plotësohen dhe marrëveshja e fundit ndërqeveritare e nënshkruar me Egjiptin për tërheqjen e punëtorëve në Greqi është, sipas nënpresidentit të ETHEAS, “burokratike dhe e pafuqishme” dhe, megjithëse ka qenë aktive prej muajsh nuk ka dhënë rezultate. Tregu i madh i Indisë mund të ofrojë zgjidhje për problemin, megjithëse që një marrëveshje e tillë të funksionojë, do të duhej të kishte një nxitje të mjaftueshme për punëtorët, të cilëve do t’u duhej të paguanin një udhëtim të shtrenjtë, për të fluturuar përtej Oqeanit Indian për në Greqi.

    Kostoja e udhëtimit nga India është e lartë dhe për këtë arsye duhet të sigurohet punësimi maksimal i indianëve. Për shembull që nga fillimi i majit dhe për disa muaj ata të punojnë në Imathia për pjeshkët, pastaj të shkojnë në Halkidiki për t’i vjelur ullinj, pastaj të punojnë me kivi dhe pas 15 tetorit dhe më vonë me portokallet në Greqinë Jugore. Mund të kemi më shumë transaksione tregtare, për shembull, në kivi apo mollë, por edhe në produkte të përpunuara. Tashmë ka një nxitje në marrëdhëniet tregtare. Për shembull, vitin e kaluar kemi eksportuar 20,000 tonë kivi, krahasuar me më pak se 1,000 një vit më parë.

  • E frikshme/ I riu hedh nga dritarja e katit të gjashtë argjentinasen, 27-vjeçarja vdes në vend

    E frikshme/ I riu hedh nga dritarja e katit të gjashtë argjentinasen, 27-vjeçarja vdes në vend

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një shtetase argjentinase është vrarë.

    Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku e reja e moshës 27 vjeç, është hedhur nga katit i gjashtë i hotelit ku po qëndronte.

    E reja është hedhur nga dritarja nga shtetasi E.N, pas një konflikti që kanë pasur të dy. Ky i fundit, është arrestuar dhe po mbahet në burg deri në përfundim të hetimeve.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK).

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prshtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, i dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

    Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit.

    Nngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Euro në “greminë”, ndërsa Leku ka kapur “majat”/ Reagon Guvernatori i BSH Gent Sejko

    Euro në “greminë”, ndërsa Leku ka kapur “majat”/ Reagon Guvernatori i BSH Gent Sejko

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për mediat, theksoi se inflacioni shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë.

    Gjithashtu u shpreh se në aspektin makroekonomik ngadalësimi i rritjes së çmimeve u ndikua nga inflacioni i importuar.

    “Ritheksoj se kursi i këmbimit ka ardhur nga përmirësime strukturore. Është një trend që ka ardhur si përmirësim i bilancit të pagesave, burimet i kemi përmendur, janë remitancat, turizmi. Ne jemi në pikun e sezonit dhe historikisht është vënë re një lëvizje e tillë. BSH e ka të përcaktuar me ligj kur ndërhyn për kurs këmbimi, për efekt të objektivave tonë ligjorë.

    Pra këto janë elementë që i kemi respektuar, kursi i këmbimit monitorohet me kujdes”, u shpreh ndër të tjera Sejko, duke shtuar: “Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit.

    Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor”, tha Guvernatori Sejko para mediave.

  • Detaje SHOKUESE nga vrasja e 32-vjeçares në Durrës/ Gazetarja: Është vrarë dikur tjetër, më pas u hodh…

    Detaje SHOKUESE nga vrasja e 32-vjeçares në Durrës/ Gazetarja: Është vrarë dikur tjetër, më pas u hodh…

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një 32-vjeçare e identifikuar si Luljeta Preza, është gjetur e pajetë poshtë “Urës së Dajlanit”. Sipas Policisë, ajo dyshohet të jetë vrarë pasi në trup i janë gjetur shenja, që mendohet të jetë qëlluar me një mjetë prerës.

    “Në vendin e hedhur nuk janë gjetur shenja gjaku, ajo që dyshohet është se ajo mund të jetë vrarë diku tjetër dhe pastaj të jetë hedhur aty”, mësohet nga burimet.

    Sipas burimeve zona e “Urës së Dajlanit”, është një zonë e njohur për prostitucion, ku vajzat fshiheshin pas shkurreve për të gjetur klientë, për të ushtruar profesionin e ndaluar të prostitucionit.

    “Vajza së bashku me vajza të tjera, ka qenë e proceduar penmalisht dhe herë të tjera për prostitucion. Kjo është një zonë ku vajzat rrinin aty për të gjetur klientë. Vajza e vrarë i përket komunitetit rom”, tha gazetarja.

    Për këtë rast policia ka shoqëruar 17 persona në Komisariatin e Durrësit.

  • ‘Do përballeni me një ndarje të vështirë’, Meri me lajme jo të mira për këtë shenjë horoskopi

    ‘Do përballeni me një ndarje të vështirë’, Meri me lajme jo të mira për këtë shenjë horoskopi

    Astrologja Meri ka një lajm jo edhe aq të mirë. Meri tregon se Mërkuri në Virgjëreshë përballet me Saturnin te Peshqit dhe disa prej shenjave do të përballen me një udhëtim të vështirë dhe një person të vështirë.

    “Ka mundësi të përballeni me një ndjenjë të vështirë apo një ndarje të vështirë! Kujdes nga puna, udhëtimi, ndjenjat romantike që mund të paketohen në një mesazh të ftohtë! Kujdes nga problemet dhe keqkuptimet Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit! Po kështu, Demi dhe Dhitë. !”, njofton Meri.

    Astrologja Meri ka një lajm jo edhe aq të mirë. Meri tregon se Mërkuri në Virgjëreshë përballet me Saturnin te Peshqit dhe disa prej shenjave do të përballen me një udhëtim të vështirë dhe një person të vështirë.

    Astrologu Meri ka lajme jo dhe aq të mira. Meri tregon se Merkuri ne Virgjeresh perballet me Saturnin ne Peshk dhe disa nga shenjat do te kene perballje me nje rrugetim te veshtire dhe nje person te veshtire.

    “Ka mundesi edhe te perballeni me nje ndjenje te veshtire apo ndarje te veshtire! Kujdes punen, rrugetimet, ndjenjat romantike qe mund te paketohen ne nje mesazh te ftohte! Kujdes nga problemet e keqkuptimet Binjaket, Virgjereshet Shigjetaret, dhe Peshqit! Po ashtu edhe Demet e Bricjapet!”, lajmëron Meri.

  • Marjeta e ‘Pallati 176’ feston ditëlindjen, shikoni si duket sot aktorja

    Marjeta e ‘Pallati 176’ feston ditëlindjen, shikoni si duket sot aktorja

    Edhe pse Elida Janushi ka disa vjet që është shkëputur nga skena dhe jeton larg atdheut, ajo ka lënë gjurmët e saj në rolet e realizuara në 36 vite karrierë.

    Aktorja lindi me 1 gusht 1953 dhe sot feston ditëlindjen e 70.Ne Teater ajo ka interpretuar disa role, por roli qe u ngulit ne mendjen e spektatorit ishte ai i Marjetes tek “Pallati 176”.

    Edhe pse Elida Janushi ka disa vjet që është shkëputur nga skena dhe jeton larg atdheut, ajo ka lënë gjurmët e saj në rolet e realizuara në 36 vite karrierë.

    Aktorja lindi me 1 gusht 1953 dhe sot feston ditëlindjen e 70.

    Ne Teater ajo ka interpretuar disa role, por roli qe u ngulit ne mendjen e spektatorit ishte ai i Marjetes tek “Pallati 176”.

  • Bie nga kati i katërt i një pallati, humb jetën 25-vjeçari. Dyshimet

    Bie nga kati i katërt i një pallati, humb jetën 25-vjeçari. Dyshimet

    Një i ri ka humbur jetën ditë e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati.

    Sipas informacioneve të policisë, 25-vjeçari me iniciale A.Th., vuante nga problemet e shëndetit mendor.

    Policia në Durrës informon se ‘paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.