Author: editor

  • Si të dalloni një shalqi pa kimikate dhe mjaft të ëmbël (Dy detajet)

    Si të dalloni një shalqi pa kimikate dhe mjaft të ëmbël (Dy detajet)

    Shalqiri është një frut mjaft i përdorur gjatë verës. Ai ka vlera ushqyese e mbi të gjitha hidraton organizmin në ditët e nxehta.

    Por që ai të duket sa më i mirë prodhuesit shpesh kanë tendencën që të përdorin kimikate që janë të dëmshme në organizmin.

    Por ja si mund ta dallojmë nëse ai përmban plehra kimikë dhe nëse jo:

    Një lëkurë e verdhë është shenjë e një përqendrimi të lartë të nitrateve.

    Azoti është një element i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Megjithatë, kultivuesit e shalqirit priren të tejkalojnë normat e pranueshme, sepse ky truk i ndihmon ata që të bëjnë që bima të peshojë deri në 25 kilogramë brenda vetëm 3 javësh.

    Kontrolloni nëse shalqiri ka vrima

    Disa njerëz besojnë se vrimat në shalqinj janë gjurmë nga insektet dhe jo për shkak të kimikateve, por megjithatë përpiquni të qëndroni larg frutave me vrima.

    Mos hani një shalqi me qendër të madhe dhe të zbrazët.

    Një vrimë e madhe në qendër të frutit tregojnë se është tepër i pjekur ose përmban hormone të rritjes. Një shalqi shumë i pjekur mund të jetë pak i hidhur, ndërsa një shalqi me hormone të rritjes mund të shkaktojë helmim. Prandaj është më mirë të mos e hani nëse e shihni frutin në këtë gjendje.

    Vendosni një copë tul në ujë përpara se të hani një shalqi

    Ju mund të kontrolloni përqendrimin e nitrateve në një shalqi dhe të shmangni helmimin duke vendosur një pjesë të vogël të tulit të tij në ujë të pastër në temperaturën e dhomës. Nëse fruti është i rrezikshëm, uji do të marrë një ngjyrë rozë të ndezur dhe është më mirë ta hidhni në kosh.

    Një shalqi nuk duhet të jetë i lehtë kur e ngrini

    Ndonjëherë edhe një lëkurë e bukur dhe e lëmuar, një nuancë e verdhë dhe një bisht i thatë nuk mund të garantojnë që ky shalqi është i shijshëm. Mos harroni ta peshoni gjithmonë përpara se ta blini – duhet të jetë i dendur dhe i rëndë.

    Kur zgjidhni një shalqi, kërkoni për gjurmë të vogla ngjyrë bezhë në lëkurë.

    Këto ‘vraga’ ngjyrë bezhë në lëkurën e lëmuar të shalqirit janë vendet ku bletët ‘provuan’ tulin e tij. Studiuesit shprehen se këto shalqinj janë zakonisht shumë të ëmbël.

  • “Luiz Ejlli ka fantazi për mua pas mesnate, t’i mbajë sekret”, Krist Aliaj plas “bombën”

    “Luiz Ejlli ka fantazi për mua pas mesnate, t’i mbajë sekret”, Krist Aliaj plas “bombën”

    Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet “kokë më kokë” me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

    Bëhet fjalë për “She’s On Top”, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat, shkruan “Top Albania Radio”.

    Kristi teksa ka ndarë një foto ku shfaqen të gjithë pjesëmarrësit e këtij spektakli, krahas ka zbuluar se do të rikthehet sërish në ekran në shtator. Nuk dihet nëse do të jetë sërish si pjesë e jurisë apo do të angazhohet me një projekt tjetër, por diçka të sigurt na e tregoi!

    Ndërkohë, vetëm i ftuar në “E Diell” ai ka zbuluar pak nga jeta e tij romantike, duke ngritur kështu dyshime se Kristi po bie në dashuri.

    Mesa duket ai po qëndron ende në Shqipëri për një vajzë. Kush e ka zënë zemrën e tij vallë?! Epo le të presim një tjetër përgjigje të tij për të zbuluar më shumë. Në puntatën e fundit të spektaklit ku ishte dhe anëtar jurie, Kristi nuk i ndali disa thumba për Luizin.

    E teksa të gjithë po prisnin që Krist Aliaj të komentonte vajzat konkurrente, ai tha diçka krejtësisht tjetër. Duke iu referuar fituesit të edicionit të dytë të BB VIP, Luiz Ejlli, Kristi tha: “Për ish-kolegun tim biond. Që fantazitë që ka për mua mesnate ose mbas orës 12, t’i mbajë sekret. Të lutem”, tha Kristi.

    I pyetur se për kë e ka fjalën, ish-banori i “Big Brother VIP 2”, tha sërish: “Ish kolegu im me flokë biond”.

  • “Ka plagë në trup”, policia identifikon vajzën e gjetur të pajetë në Durrës

    “Ka plagë në trup”, policia identifikon vajzën e gjetur të pajetë në Durrës

    Autoritetet kanë bërë identifikimin e viktimës që u gjet e pajetë poshtë urës së Djalanit në Durrës.

    Bëhet fjalë për 32-vjeçaren Luljeta Preza, banuese në Sukth të Durrësit, kjo e fundit është vajza që u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm.

    Burime zyrtare të policisë thanë se dyshohet që 32-vjecarja ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

    Mësohet se deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

    Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.

  • Edhe pse ka fjetur me meshkuj, modelja e njohur thotë se është akoma e vi*gjër

    Edhe pse ka fjetur me meshkuj, modelja e njohur thotë se është akoma e vi*gjër

    Ka fjetur pafund me djem, por thotë se dëshiron të jetë e v irgjër dhe tashmë është e tillë. Ylli i “On lyFans”, Alice Irving thotë se është një “virgjëreshë e rilindur”,e cila dëshiron që të mbetet e “pastër” për personin e duhur. Pavarësisht se më parë ka fjetur me djem, Alice Irving, me origjinë kanadeze, tani ka bërë një betim duke thënë se do të bëjë dashuri vetëm me dikë që i ka fituar zemrën.

    “Një virgjëreshë e rilindur është dikush që angazhohet për abstinencë, në thelb duke u zotuar për dlirësinë.

    Pra, pa marrë parasysh se cila ishte historia juaj e mëparshme s e k s u ale, ju angazhoheni për stopim derisa të gjeni personin me të cilin dëshironi që të angazhoheni për pjesën tjetër të jetës”, ka thënë 24-vjeçarja për “Daily Star”.

    Modelja e re ka krijuar një përmbajtje të çuditshme në faqen për të rritur në internet për disa vite.

    E pikërisht përvoja në botën e të rriturve ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi

  • U gjet e pajetë poshtë urës, dalin detaje të reja: Në trupin e të resë ka plagë të rënda në gjoks e bark

    U gjet e pajetë poshtë urës, dalin detaje të reja: Në trupin e të resë ka plagë të rënda në gjoks e bark

    Një vajzë e re është gjetur sot pa shenja jete poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.

    Sipas BW në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka plagë të rënda në gjoks dhe në bark.

    Ndërkohë pritet që në orët në vijim mjeku ligjor të përcaktojë me çfarë është qëlluar.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • 38-vjeçari kërkon ndihmë: Më ka humbur nëna

    38-vjeçari kërkon ndihmë: Më ka humbur nëna

    Një 38-vjeçar kërkon ndihmë. Ai bën me dije se i ka humbur nëna. Djali thotë se e ëma e tij, shtetasja M. H., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer ende. 38-vjeçari bën thirrje që kushdo që e gjen të njoftojë, teksa thekson se e ëma vuan nga problemet e shëndetit mendor.

    “Në ambientet e Policisë ka kallëzuar 38 vjeçari, se është larguar nga banesa nëna e tij, shtetasja M. H., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e saj,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Gjyshja harron foshnjën 14-muajshe në makinë, humb jetën nga nxehtësia

    Gjyshja harron foshnjën 14-muajshe në makinë, humb jetën nga nxehtësia

    Një vajzë 14-muajshe ka vdekur në Long Island, New York, pasi policia tha se gjyshja e saj kishte harruar ta linte në një çerdhe, dhe e la vetëm brenda makinës tip SUV për tetë orë.

    Policia shkoi në vendin e ngjarjes rreth orës 16:20 të së hënës, pas një raporti për një fëmijë që nuk reagonte.

    Foshnja u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Shën Katerinës së Sienës, ku vdiq.

    Një hetim ka përcaktuar se gjyshja e foshnjës, një grua 54-vjeçare nga Greenlawn, duhej ta çonte mbesën e saj në një çerdhe të hënën në mëngjes.

    Në vend të kësaj, gruaja u drejtua drejt e në punë, “duke e lënë fëmijën në një sedilje makine në ndenjësen e pasme”, tha Departamenti i Policisë së Qarkut Suffolk në një njoftim për shtyp.

    Rreth 8 orë më vonë, gjyshja shkoi të merrte fëmijën në çerdhe në Redwood Lane, dhe aty kuptoi se e kishte lënë brenda makinës.

    Gjyshja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, nuk u akuzua për vdekjen e foshnjës por hetimet po vazhdojnë./Albeu.com/

  • VIDEO/ Kryen manovra të rrezikshme me shpejtësi të lartë, policia mjaftohet me një gjobë ndaj 23-vjeçarit në Fier

    VIDEO/ Kryen manovra të rrezikshme me shpejtësi të lartë, policia mjaftohet me një gjobë ndaj 23-vjeçarit në Fier

    Shtetasi 23-vjeçar me inicialet R.D është ndëshkuar me 43000 lekë të reja, pasi kreu manovra të rrezikshme, me automjet me shpejtësi të lartë, në një zonë të banuar në Fier.Kreu manovra të rrezikshme, me automjet me shpejtësi, në një zonë të banuar, identifikohet drejtuesi i automjetit dhe ndëshkohet me masë administrative 43 000 lekë.

    Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëviztë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar,

    Shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit bënë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të tij, shtetasit R. D., 23 vjeç.

    Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 139 dhe 141 të Kodit Rrugor, shtetasi R. D. u ndëshkua me masë administrative 43 000 lekë.

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

  • Larg njëri-tjetrit, Maestro i bën dedikimin special bashkëshortes (Video)

    Larg njëri-tjetrit, Maestro i bën dedikimin special bashkëshortes (Video)

    Armaldo Kllogjeri, i njohur gjerësisht si Maestro ishte padyshim një ndër banorët më të spikatur të BBV Albania 2, ku batutat e tij u kthyen në hit në rrjetet sociale. Pak javë më parë, Maestro u bë baba për herë të dytë me një tjetër vajzë. Lajmin e shtatzënisë e bëri të ditur në shtëpinë e BBV ku u surprizua nga Aida, partnerja e tij.

    Kësaj të fundit, Armaldo i ka kushtuar një dedikim të veçantë së fundmi teksa ndodhen larg njëri-tjetrit, krahas një video po aq të veçantë.

    https://www.instagram.com/maestro_armaldo.kllogjeri/?utm_source=ig_embed&ig_rid=70f75f3c-f68c-45a1-af3c-c866f3481fb9

    “Unë jam ndjerë njeriu më me fat në botë kur të kam njohur ty. Ndonjëherë telefoni na kujtoni disa momente kur jemi larg familjes sepse na merr rrjedha e punes,e impenjimeve dhe kete me beri mua sot.Me kujtoi sa me fat jam qe te kam ne krahe dhe me suporton ne cdo moment”, shkruan Armaldo krah postimit.

  • E tmerrshme, këngëtares shqiptare i vjedhin shtëpinë me sendet luksoze

    E tmerrshme, këngëtares shqiptare i vjedhin shtëpinë me sendet luksoze

    Pas një periudhe të gjatë ai u kthye në Kosovë për disa ditë. Dhe ky moment duket se ka qenë ideal që hajdutët të vjedhin në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morena me një postim në Instastory ku tregon edhe kutitë bosh të bizhuterive të shtrenjta.

    Morena ka paralajmëruar një proces gjyqësor ndaj kompleksit rezidencial ku ajo jeton pasi nuk ka dhënë sigurinë e pritur.

    “Këta hajdutë do të dënohen, ju premtoj. Super e tronditur se si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesën më të mirë Sinpas,” tha ajo.

    Pas një periudhe të gjatë, iu rikthye për disa ditë. E ky moment duket se ka qenë ideal për hajdutët që të vjedhin në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morena me një postim në Instastory ku tregon edhe kutitë bosh të bizhuterive të shtrenjta.

    Morena ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jetonpasi nuk ka sigurinë e pritur.

    “Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhin kjo në të vërtetën e ndërtimit më të mirë Sinpas’, është e thënë ajo.