Author: editor

  • ‘Ku do të shkosh për kurim?’, Wanda Nara pyetet për sëmundjen: Nuk po mjekohem, ja çfarë do bëj

    ‘Ku do të shkosh për kurim?’, Wanda Nara pyetet për sëmundjen: Nuk po mjekohem, ja çfarë do bëj

    For several days, the news that Wanda Nara was suffering from leukemia has been circulating in the foreign media. The model calmed the followers as she held a virtual conversation with the fans, who asked her about her health: “How do you feel? They said on TV that he is going for treatment, where?”.

    “I will not go for treatment anywhere. I will accompany Mauro”, she answered.

    Her partner, Mauro Ikardi, recently signed for Turkish club Galatasaray, where he spent last season on loan, and as a result she confirmed that she will be joining him on his next journey. “Istanbul”, was her answer. when asked what her next destination is.

    As for the news that she has leukemia, she added: “Lies have been told a lot, they talk and say things that are not true without considering that they are talking about someone else’s life.”

    Prej disa ditësh ka qarkulluar në mediat e huaja lajmi se Wanda Nara vuante nga leucemia. Modelja ka qetësuar ndjekësit teksa zhvilloi një bashkëbisedim virtual me fansat, të cilët e pyetën për shëndetin e saj:“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”.

    “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, u përgjigj ajo.

    Partneri i saj, Mauro Ikardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasarai, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.

    Sa i përket lajmeve se është me leucemi, ajo shtoi: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”

  • ‘Nana tha që Kepin e VIP-ave…’! Ky është mendimi i nënës së Luizit për emisionin e Kiarës

    ‘Nana tha që Kepin e VIP-ave…’! Ky është mendimi i nënës së Luizit për emisionin e Kiarës

    Përmes postimeve në rrjetet sociale, Luiz Ejlli ka zbuluar se nëna e tij ndodhet në Shqipëri. Këto ditë të nxehta vere ata po i kalojnë së bashku, sigurisht edhe në shoqërinë e Kiara Titos.

    Në rrjet po komentohet çdo lëvizje e tyre, e madje së fundmi është bërë virale një video ku moderatorja e njohur shfaqet me vjehrrën duke bërë pazaret.

    Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, këngëtari i dashur për publikun ka ndarë një foto ku shihet krah dy grave të rëndësishme. Teksa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, në ekranin e Top Channel po transmetohej “Kepi i VIPa-ve”, emision i moderuar nga Kiara.

    “Nana tha që kepin e vipave e kam në tavolinë, prezantuesen dhe fituesin”- shkruan Luizi, duke nënkuptuar se nëna e tij e shikon dhe e pëlqen emisionin e Kiarës.

  • I fiksuar pas fotografive, i riu rrëzohet nga gradaçela 721 metra e lartë në Hong Kong dhe fundi merret me mend

    I fiksuar pas fotografive, i riu rrëzohet nga gradaçela 721 metra e lartë në Hong Kong dhe fundi merret me mend

    Një 30-vjeçar i quajtur Remi Lucidi ka rënë nga maja e një gradaçele të lartë 721 metra, ku ai kishte hipur për të pozuar për një fotografi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hong Kong.

    30-vjeçari kishte një histori ngjitjeje në kulla të ndryshme në mbarë botën, qofshin ato ndërtesa apo struktura si vinça, ura, shtylla apo edhe transmetues. Lucidi kishte arritur në katin e 68-të në një bllok banimi në zonën luksoze Mid-Levels të Hong Kongut, përpara rënies së tij fatale.

    Të enjten e kaluar, ditë kur dhe ndodhi ngjarja tragjikje, francezi Lucidi kishte mbërritur në kullë në orën 19:30 duke i thënë një roje sigurie se po vizitonte një mik në katin e 40-të.

    Pamjet e kamerave të mbikqyrjes së ndërtesës, më pas e shohin Lucidin duke dalë nga ashensori në katin e 49-të përpara se të ngjitej shkallët në majë të nivelit 68.

    Dera e çatisë ishte e mbyllur, por Lucidi e hapi me forcë, i vendosur të bënte një fotografi tjetër nga çatia, raportojnë mediat e huaja.

    Shumë nga fotot e postuara në Instagramin e tij e shohin atë të kapur pas majave të ndërtesave të larta, dhe mund të ketë tentuar të bëjë të njëjtën gjë kur u rrëzua.

    Policia gjeti kamerën e tij sportive, e cila përmbante video të sporteve ekstreme që ai kishte bërë, sipas South China Morning Post.

    Në Instagram, Lucidi ndau foto dhe video të aventurave të tij në ngjitje me më shumë se 3000 ndjekësit e tij.

    Në postimet e fundit shihet duke pozuar në krye të skelave dhe ndërtesave të larta në vende anembanë globit, duke përfshirë Dubain, Bullgarinë dhe Francën.

    Pjesa më e madhe e pamjeve e tregon atë duke ndërmarrë ngjitjet e guximshme, pa përdorimin e masava të sigurisë.

  • Habit me deklaratën për Luizin, Kristi: ‘Për fantazitë që ka pas orës 12 ish-kolegu im biond’!

    Habit me deklaratën për Luizin, Kristi: ‘Për fantazitë që ka pas orës 12 ish-kolegu im biond’!

    Ditën e djeshme ishte finalja e madhe e emisionin “She’s on Top” që transmetohet në ekranin e Top Channel.

    E teksa të gjithë po prisnin që Krist Aliaj të komentonte vajzat konkurrente, ai tha diçka krejtësisht tjetër.

    Duke iu referuar fituesit të edicionit të dytë të BB VIP, Luiz Ejlli, Kristi tha:

    “Për ish-kolegun tim biond. Që fantazitë që ka për mua mesnate ose mbas orës 12, t’i mbajë sekret. Të lutem”, tha Kristi.

    I pyetur se për kë e ka fjalën, ish-banori i “ Big Brother VIP 2”, tha sërish: “Ish-kolegu im me flokë biond”.

    E teksa Argjira Spanca e pyeti nëse bëhet fjalë për Luiz Ejllin, ai tha:

    “Absolutisht”, duke shtuar se nuk dëshiron që të japë më shumë komente.

  • Sonila Meço: Shqiptarët i shpëtuan jetën, por Genc Fugës iu “përdhos” dinjiteti

    Sonila Meço: Shqiptarët i shpëtuan jetën, por Genc Fugës iu “përdhos” dinjiteti

    Nga Sonila Meço

    Asnjë mekanizëm tjetër, parim a vlerë morale nuk në në lëviZje më shpejt e më efektivisht në punë shoqërinë tonë, sesa koncepti i “gjynah”-ut që përfaqëson vuajtjen ekstreme të njeriut, kur gjendet me thuajse të dyja këmbët i pamundur kësaj bote.

    Kur dje lexova Enin në statusin për shokun e saj të jetës, Genc Fuga, në përpjekje të dëshpëruar për ca para, që do të garantonin pagesën e ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat kisha bindje thuajse absolute se shuma do kapej e tejkalohej. Sepse e njoh tjetrin, të ngjashmin, njoh shqiptarin e mësuar të jetojë mbi fillin e emergjencës, nën çatinë e mbijetesës, në perimetrin e gjynahut.

    Dhe nëse debati pas kësaj ndodhie të tmerrshme ka vlerë, atë ia jep vetëm dinjiteti i njeriut dhe mbrojtja e tij. Dinjiteti i Gencit njeri, prind artist, profesor. Në këtë radhitje Gencit shqiptarët i shpëtuan jetën, por dinjietin ia përdhos kultura e “gjynah”-ut, që edhe kësaj herë i shpëtoi lëkurën shtetit të degjeneruar që kemi krijuar.

    Gencin nuk e shpëtoi as paga e tij, as sigurimet e veta, as shërbimi publik, as shëndetësia falas, as qeveria, që zgjedh ku të japë konçensionet në shëndetësi, as drejtësia që nuk u mor kurrë seriozisht me hetimin për to, nuk e shpëtoi as talenti i tij, kontributi akademik, as ministria e milionave të PPP-ve.

    Genc Fugën, si çdo njeri me një kërkesë publike e shpëtoi ndjenja solidare e shqiptarit, që motivohet veç nga filli i emergjencës, trarët e mbijetesës dhe kultura e imponuar e “gjynahut”.

    Turp për kë dështon të shpëtoje jetë, ama turp edhe për kë shpëton jetë, po jo dinjitet. Turp për kë nuk i shpëton të dyja.

    Të shkuara i dashur! Këtu na ke.

  • Ngjarje horror në Itali, 19-vjeçari gjendet i vdekur në det me kokë e duar të prera

    Ngjarje horror në Itali, 19-vjeçari gjendet i vdekur në det me kokë e duar të prera

    Tmerr në Itali.

    Dy të rinj egjiptianë u arrestuan për vrasjen e një 19-vjeçari po shtetas egjiptian.

    Trupi i të riut u gjet pa kokë dhe me duar të prera, pak ditë më parë i hedhur në det përballë portit të vogël të Santa Margherita Ligure, Itali.

    19-vjeçari, Mohamoud Sayed Mohamed Abdalla, mendohet se është vrarë natën midis të dielës 23 dhe të hënës 24 korrik dhe u hodh në det.

    Të dy egjiptianët u dërguan pasditen e 30 korrikut në prokurori dhe u morën në pyetje për gati 6 orë dhe më pas ndaj tyre u firmos urdhërarresti.

    Sipas hetuesve, pas vrasjes autorët dyshohen se kanë hedhur trupin në det, por rrymat e kanë shtyrë trupin e pajetë në vendin ku dhe u gjet i vdekur, në brigjet e Santa Margherita Ligure (Genova).

  • Altini vuan nga kanceri në qafë/ Familja e tij bën thirrje: Na ndihmoni të mbledhim paratë për operacionin e radhës

    Altini vuan nga kanceri në qafë/ Familja e tij bën thirrje: Na ndihmoni të mbledhim paratë për operacionin e radhës

    Altin Çobani vuan nga kanceri në qafë, ai ka kryer disa operacione në Turqi, por nevojitet edhe një tjetër ndërhyrje që t’i shpëtojë jetën. Familja në gjendje të keqe ekonomike nuk mund të përballojë më këto shpenzime, prandaj një familjare e tij ka kontaktuar sot në redaksinë tonë, ku kërkon që shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo tregon se është hapur një “Gofundme”, ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që munden.

    Ndërkohë edhe babai i tij nëpër rrjetet sociale iu kërkon ndihmë shqiptarëve, që të ndihmojnë me sa të munden familjen që Altini të bëhet operacion sa më shpejt pasi është në rrezik për jetën. Më poshtë është edhe një numër llogari ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që duan të ndihmojnë Altinin.

  • U pickua nga rriqna, vdes 27-vjeçarja

    U pickua nga rriqna, vdes 27-vjeçarja

    Një vajzë 27 vjeçe nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë si pasojë e pickimit nga rriqna.

    Nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë se gruaja nga rajoni i Shtipit pas shfaqjes së simptomave, pasi që ka hequr rriqnën në kushte shtëpiake, është trajtuar fillimisht në spitalin e Shtipit, më pas në spitalin e Shkupit, por nuk i ka mbijetuar dëmtimeve.

    “Me datë 27.07.2023 në Laboratorin për Virusologji pranë Institutit për Shëndet Publik është vërtetuar shkaku i hemorragjisë së etheve të kongo-krime-së tek një paciente e cila ishte shtrirë në Klinikën e Infektologjisë. Bëhet fjalë për një grua 27-vjeçe nga fshati Kuçicë i Shtipit e cila ka ndërruar jetë ditën e njëjtë pas përparimit të sëmundjes”, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik.

  • Mëngjes tragjik! Makina me dy persona brenda bie në lumë

    Mëngjes tragjik! Makina me dy persona brenda bie në lumë

    Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në një aksident që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Radac të Pejës.

    Siç bën të ditur policia, rreth orës 03:30 është gjetur një makinë e dalë nga rruga që ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

    Disa qytetarë kanë qenë të parët që kanë reaguar duke i nxjerrë nga vetura dy persona. Në vendin e ngjarjes më pas kanë shkuar edhe njësitë policore dhe autoambulanca.

    Ekipi mjekësor ka konstatuar se njëri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndërsa personi i dytë ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr trajtim mjekёsor./ Gazeta Ekspres

  • E rëndë/ Tmerrohen pushuesit, avioni rrëzohet 100 metra larg bregut

    E rëndë/ Tmerrohen pushuesit, avioni rrëzohet 100 metra larg bregut

    Një video dramatike e një avioni duke u përplasur në det pak metra nga një plazh i mbushur me njerëz në New Hampshire ka bërë xhiron e rrjetit. Videot e postuara tregojnë avionin, duke u përplasur në det rreth 100 metra larg pushuesve në Hampton Beach, New Hampshire për t’i shpëtuar vapës.

    Sipas mediave amerikane, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa piloti ka arritur të shpëtojë dhe të notojë deri në breg.

    Policia dhe mjekët kanë nxituar për të ndihmuar pilotin, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime dhe për këtë arsye nuk është dërguar në spital.