Author: editor

  • Shqiptarja kapet duke vjedhur në Itali, policet shtangen kur dëgjojne arsyen e saj

    Shqiptarja kapet duke vjedhur në Itali, policet shtangen kur dëgjojne arsyen e saj

    Një 32-vjeçare shqiptare është arr estuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi është kapur duke vje dhur në një supermarket.
    Sipas “Radiortm.it”, ngjarja ka ndodhur në Raguza, ku e reja me inicialet I.M jetonte prej disa vitesh.
    Gruaja kishte hyrë në supermarket për të bërë blerje, dhe pasi kishte mbushur koshin, pagoi vetëm një pjesë të produkteve që kishte marrë, pasi disa të tjera i kishte futur në çantë.

    Ka qenë në punonjës i shërbimit në supermarket ai që ka konstatuar v jedhjen, e më pas ka njoftuar policinë.
    Nga kontrolli rezultoi se 32-vjeçarja shqiptare kishte vj edhur disa produkte, përfshirë edhe disa teste shtatzënie.

    Pas de noncimit për ngjarjes, pronarit të supermarketit iu rikthyen produktet e vj edhura nga e reja.

    Sakaq, gruaja, e cila rezultoi se kishte kryer edhe më parë veprime të tilla, tentoi të mbrohet, duke u shprehur para policisë së v uan nga kl eptomania.

  • Shkon në arë të punojë, djali nga Myzeqeja s’u beson syve nga ajo që zbuIon

    Shkon në arë të punojë, djali nga Myzeqeja s’u beson syve nga ajo që zbuIon

    Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek.
    Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.
    E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ditën e sotme ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al

    Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh.
    E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavdekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë.

    Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.

  • Tirana pa ujë në këto temperatura të larta, banorët me bidona në radhë te autoboti

    Tirana pa ujë në këto temperatura të larta, banorët me bidona në radhë te autoboti

    Jemi në muajin korrik dhe vendi po përballet me temperatura të larta. Mirëpo ndonëse termometri shënon vlera të larta, në Tiranë, qytetarët nuk kanë ujë në çezmat e tyre duke e bërë më të vështirë përballimin e të nxehtit.

    Në një kohë kur uji është tejet i domosdoshëm, qytetarët i kanë sytë nga autoboti i privatit. Një qytetar ka dërguar në redaksi pamje se si banorët te rruga “Bajram Preza” në Tiranë, presin në radhë autobotet që të furnizohen me ujë.

    Pamjet janë filmuar sot, data 29 korrik 2023 dhe lë për të dëshiruar, pasi qytetarët e Tiranës, në vend që të kenë ujë në çezmat e tyre, falë kryebashkiakut Veliaj, detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative për ta siguruar ujin që është shumë i rëndësishëm sidomos në këto ditë ku temperaturat janë të larta.

    https://www.facebook.com/watch/?v=298842912682326

  • “Sa të vij me pushime, edhe dy muaj i ke jetë”/ Kërcënoi në “Facebook” deputeten, ndaj autorit ngrihet…

    “Sa të vij me pushime, edhe dy muaj i ke jetë”/ Kërcënoi në “Facebook” deputeten, ndaj autorit ngrihet…

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi zyrtarisht se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Kanosja”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri më 2 maj 2023 rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën Ariana Musliu Shoshi, deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj.

    Prokuroria deklaron se i pandehuri nga një profil në rrjetin social “facebook” i drejtohet: “…sa të vij në pushim…edhe dy muj i ke jetë. Midis Prishtinës kam me t’masakrue…”, ku me këtë rast tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, ndaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në ngarkim.?

  • Shpërthen bombola e gazit! Komshiu vrapon të fikë zjarrin, djeg këmbën

    Shpërthen bombola e gazit! Komshiu vrapon të fikë zjarrin, djeg këmbën

    Një person është lënduar në Pogradec si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

    Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në fshatin Rëmenj. I lënduari vrapoi drejt fqinjit për të shuar flakët, por dogji këmbën.

    “Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit F. T. Ka shpërthyer një bombol gazi ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit” thotë policia.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • “Forcimi i lekut, histori suksesi”, Rama flet dhe për shkarkimin Gjiknurin: Ka bërë punë të mirë!

    “Forcimi i lekut, histori suksesi”, Rama flet dhe për shkarkimin Gjiknurin: Ka bërë punë të mirë!

    Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për rënien e euros dhe forcimin e lekut. Ai tha se ka pasur debat me një përfaqësues të sektorit të prodhimit dhe sipas tij, leku i fortë është një histori suksesi.

    “Kam pasur një debat para pak ditësh me një prej përfaqësuesve të sektorit të prodhimit. Ne e dimë shumë mirë që në sektorin e prodhimit dhe të eksporteve ka pasur një stres jo të vogël për shkak të forcimit të lekut dhe rënies së euros në raport me lekun, por kjo… dhe kemi pasur një konsultë të gjerë me disa ndër ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Mos harroni që këshilltari im për ekonominë është këshilltari i kancelares Merkel. Është një histori suksesi, është një histori suksesi. Një lek i fortë në këtë moment dhe në këtë kohë kur një lek i dobët do të na kishte sjellë një dhimbje koke katastrofike është një histori suksesi. Por nga ana tjetër duhet kuptuar që është dhe një kambanë e fortë alarmi për sektorin fason. Duhet shkuar drejt ciklit të mbyllur. Ky stres jam i bindur që do nxisë një pjesë prej tyre të vrapojnë drejt ciklit të mbyllur siç kanë bërë disa të tjerë”, tha Rama.

  • “Të shtëna me armë dhe granatë dore”, detaje mbi koncertin e anuluar të Mozzik dhe Getinjo

    “Të shtëna me armë dhe granatë dore”, detaje mbi koncertin e anuluar të Mozzik dhe Getinjo

    Detaje të reja janë zbuluar lidhur me koncertin e Mozzik dhe Getinjos që u ndërpre papritur nga Policia mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

    Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur në një prononcim për ‘Telegrafi’ se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:50.

    “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2023 rreth orës 1:50 ka marrë informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka patur të shtëna me armë zjarri”, thotë Hashani.

    Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku si pasojë është gjetur një gëzhojë plumbi si dhe një granatë dore e pashpërthyer.

    “Njësitë policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur”, ka thënë më tej Hashani.

    Të pranishmit në diskotekë janë evakuuar në mënyrë të sigurtë si dhe është menaxhuar mjeti i pa shpërthyer.

  • Chiara Ferragni humb ‘vajzën’ e saj, dedikimi prekës i blogeres së famshme

    Chiara Ferragni humb ‘vajzën’ e saj, dedikimi prekës i blogeres së famshme

    Kjo pasi qeni i saj Matilda është larguar nga kjo jetë. Pak ditë më parë ajo mbushi 13 vjeç.

    Chiara e konsideronte qenin si vajzën e saj të madhe ndërsa i kishte hapur edhe një llogari në Instagram, ku Matilda numëronte 389 mijë ndjekës‼️

    Në postimin e saj në Instagram, blogerja shkruan: “Në këto trembëdhjetë vite së bashku ti ke qenë vajza ime e vogël dhe në të njëjtën kohë shoqja ime, gjithmonë e gatshme për të më bërë shoqëri dhe për të më bërë të ndihem e dashuruar kur kisha më shumë nevojë. Mjaftoi që të të përqafoja dhe të nuhasja erën tënd për t’u ndjerë si në shtëpinë time sepse kjo është pikërisht ajo që ke qenë gjithmonë: familja ime. Dhe ti bëre akoma më shumë, “krijove” atë që është familja jonë.

    Shpresoj se të kam bërë të bësh një jetë të mirë dhe të kam bërë të ndjesh dashurinë time çdo ditë, sepse gjithmonë e kam ndjerë tënden. Do të më mungojë gjithçka nga ty Mati. Do të jesh gjithmonë fëmija im i pare.”

    https://www.instagram.com/chiaraferragni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0043b498-73a8-4b23-90f1-b0f9e2a8af32

  • Aligatori tenton të hipë në një varkë plot me turistë, terror në Luiziana (video)

    Aligatori tenton të hipë në një varkë plot me turistë, terror në Luiziana (video)

    Frikë e madhe në Luiziana; aligatori (një llop krokodili nga familja Alligatoridae) u përpoq të hipte në një varkë plot me turistë.

    Camille Lease dhe nëna e saj ishin në një udhëtim në ‘Des Allemands’, kur papritmas krokodili u hodh nga uji dhe u përpoq të hipte në varkë. Dy gratë u kapën në video duke bërtitur dhe qeshur nervozisht teksa panë “bishën” që përpiqej t’i sulmonte.

    Për fat të mirë, një nga personat në bord iu afrua aligatorit dhe me besim vendosi dorën në majë të gojës së tij, duke e shtyrë atë prapa. Videoja u postua më pas në TikTok, ku mbi 5000 përdorues ndanë përshtypjet e tyre.

    Ka nga ata që treguan habi dhe nga ata që në vend të kësaj e përkufizuan krokodilin si “të shoqërueshëm dhe kaq të lezetshëm”.

    https://noa.al/newsImages/2023/07/Download-1.mp4?_=2

  • “Historia jonë, si një film”, Kiara shfaqet e lumtur në krahët e Luizit (VIDEO)

    “Historia jonë, si një film”, Kiara shfaqet e lumtur në krahët e Luizit (VIDEO)

    Duket se edhe për një kohë të mirë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të kenë vëmendjen maksimale të publikut.

    Së fundmi ka qenë dedikimi i këngëtarit për Kiarën që ka ringjallur interesin e fansave për to.

    Pas këtij dedikimi, Kiara mjaft e lumtur dhe mirënjohëse ndaj partnerit ka publikuar një video në rrjetet sociale.

    Historia jonë, si një film”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e postimit.

    Kujtojmë se aktualisht çifti janë me pushime, bashkë me to është edhe nëna e Luizit.

    https://www.instagram.com/kiaratito/?utm_source=ig_embed&ig_rid=327454af-8190-477c-9d2c-78fbb1ec1d10