Author: editor

  • Po punonte tokën! I riu nga Tepelena ngel pa mend nga ajo që zbuIon

    Po punonte tokën! I riu nga Tepelena ngel pa mend nga ajo që zbuIon

    Një i ri në Tepelenë është një ndër njerëzit më me fat në Shqipëri pasi gjatë punës bujqësore në tokën e tij në Tepelenë ka zbuluar një “thesar”.

    Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej.

    Ai ka zbuluar brendinën e një varri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.

    TemA” ka publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje skeletore-njerëzore.

    Monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike.

  • ‘Deti do jetë i trazuar, kujdes të gjithë pushuesit’, ja si do jenë temperaturat në fundjavë

    ‘Deti do jetë i trazuar, kujdes të gjithë pushuesit’, ja si do jenë temperaturat në fundjavë

    Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit live në edicionin informativ në Top Channel. Sipas Porjas qyteti i Tiranës ka thyer rekordin historik më 25 korrik, ku u shënuan temperaturat më të larta ndonjëherë që shkonin deri në 42.8 gradë. Sa i përket fundjavës, Lajda Porja shprehet se do jetë një fundjavë me diell, e qëndrueshme ku në disa qarqe si Gjirokastra, Berati e Elbasani temperaturat do arrijnë në 35 gradë, ndërsa në bregdet 33-34 gradë. Ajo bëri thirrje që pushuesit të kenë kujdes pasi deti do jetë i trazuar.

    “Aktualisht jemi në kushte shumë më të favorshme, sot Tirana do të regjistrojë 33 gradë. Parashikohet që temperaturat jo vetëm sot, por përgjatë gjithë fundjavës do të jenë jo më shumë se 35, zonat e izoluara 36 gradë, kryesisht në qarqet Gjirokastër, Berat, Elbasan. Bregdeti do jetë 33-34 gradë, pra parashikohet një fundjavë me diell, një fundjavë e qëndrueshme, megjithëse do ketë vranësira kryesisht pasdite dhe kryesisht në zonat malore nuk pritet që të ketë reshje. Ajo që dua të theksoj është se parametri i erës do të jetë prezentë gjë që do bëjë të kemi një det me dallgë, sidomos pas orës 12:00-13:00 të mesditës, ne do të kemi det të trazuar dhe kujdes për të gjithë pushuesit”, u shpreh Porja.

  • Greqi/ Shqiptarin e dhunojnë me shkop druri, me grushte e shkelma

    Greqi/ Shqiptarin e dhunojnë me shkop druri, me grushte e shkelma

    Një sherr brutal është regjistruar pasditen e së enjtes në Messaria të Santorinit. Si pasojë e përleshjes ka përfunduar me plagë tejet të rënda në spital, një 34-vjeçar shqiptar.

    Për shkaqe ende mister katër shtetas nga Shqipëria së bashku me një 23-vjeçar grek kanë sulmuar 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë lënë të gjakosur të shtrirë në tokë.

    Hetimet paraprake bëjnë me dije se dy prej autorëve e kanë goditur me shkop druri shqiptarin, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma.

    Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, teksa shqiptari është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Thira.

  • Zhaklin Lekatari: Kënga e Luizit për Kiarën është e kopjuar, ja provat?

    Zhaklin Lekatari: Kënga e Luizit për Kiarën është e kopjuar, ja provat?

    Ditën e djeshme, Luiz Ejlli lancoi projektin e tij të ri, një këngë me titullin “Dedikim”, që i dedikohej partneres së tij Kiara Tito.

    Moderatorja ishte gjithashtu prezente në klipin ku shkëmbyen ca sekonda të ëmbla me njëri-tjetrin dhe një puthje në buzë.

    Mirëpo, polemikat nisën menjëherë pas publikimit të këngës së re. Ishte Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ajo që fill pas këngës së Luizit, publikoi në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti.

    Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme, gjë të cilën e nënkuptoi edhe Zhaklin me postimin e saj.

    Për më tepër, hidhini një sy vetë dy këngëve:

  • E pabesueshme! Shikoni çfarë ndodh me “zemrën” tuaj kur hani spec djegës

    E pabesueshme! Shikoni çfarë ndodh me “zemrën” tuaj kur hani spec djegës

    Të hash ushqimet pikante, apo të shoqërosh ushqimin me speca dje’gës është mirë për zem’rën.

    Ajo ka shumë përfitime të dobishme që janë të dukshme në efektet e sistemit k’ardiovas’kular.

    Në një studim të bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Hong Kong,

    të udhëhequr nga Dr. Zhen-Yu Chen, ishte gjithashtu e mundur të vëzhgonte se si kap’sacin’oidët (substance e specave) reduktonin nivelet e koles’terolit të përgjithshëm të gja.kut –

    veçanërisht koles’terolit LDL ose të “k’eq” – dhe zgjerimin e depozitave në enët e gja.kut

  • Ndodhet në Shqipëri! Nëse i hipën do martohesh, “guri i nuses” që bën mrekullira

    Ndodhet në Shqipëri! Nëse i hipën do martohesh, “guri i nuses” që bën mrekullira

    Martohesh nëse e shkel, ku ndodhet në Shqipëri “Guri i nuses” që bën čudira

    Sa më shumë të udhëtosh dhe të d ep ërtosh në br endësi të vendeve të ndryshme dhe sidomos të zo nave r urale, aq më shumë eks p loron dhe zbulon fakte të pathëna dhe të padëgjuara më parë.

    Emisioni “Vizioni i Pasdites” i kushton çdo të premte një hapësirë të veçantë jetës në fshat.

    Këtë javë është ndalur në Xibër të Matit, ku gazetarja Klevisa Gjika na njeh me “Gurin e Nuses”,

    që sipas banorëve është fatsje llës për vajzat dhe djemtë beqarë që janë në kërkim të shp irtit të tyre b injak thote Bajram Çeka

  • “Punësoi” vëllain dhe shokun e tij për të vrarë burrin/ Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali, rolet e bashkëpunëtorëve

    “Punësoi” vëllain dhe shokun e tij për të vrarë burrin/ Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali, rolet e bashkëpunëtorëve

    Pas rreth 8 muajsh nga vrasja e Petrit Cakës, policia italiane ka arrestuar bashkëshorten tij si organizatoren e vrasjes, si dhe dy nga tre bashkëpunëtorët e saj.

    Shqiptari Petrit Caka u gjet i vrarë më 13 dhjetor 2022 në banesën e tij në Rocca Priora, në Ital. Viktima u gjet me plagë në fytyrë dhe trup, të cilat ishin shkaktuar nga një thikë.

    Sipas raportimeve nga ANSA, gruaja kishte thirrur të vëllanë dhe mikun e tij nga Shqipëria për të kryer krimin, në shenjë hakmarrjeje të viteve të keqtrajtimit dhe dhunës që bashkëshorti Petrit Caka kishte ushtruar ndaj saj.

    Mësohet se autoritetet italiane, kanë firmosur urdhër arrest në burg për 4 shtetas shqiptarë, gruaja e viktimës, i vëllai, bashkëpunëtori dhe një djalë tjetër i cili është kujdesur për kthimin e vrasësve në Shqipëri, pasi u krye krimi.

    Sipas hetimeve të kryera, vëllai dhe bashkëpunëtori në dhjetorin e vitit të kaluar kishin mbërritur në Itali nga Shqipëria, dhe tre ditë më vonë më 13 dhjetor, të dy dyshohet se kanë inskenuar grabitjen në shtëpinë e 49-vjeçarit dhe kanë vrarë me thikë Petrit Cakën.

    Më pas dy autorët janë kthyer në Shqipëri duke u ndihmuar nga një bashkatdhetar tjetër.

    Nëpërmjet pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, është bërë i mundur identifikimi autorëve si dhe mjetet të cilat kanë përdorur.

    Gruaja e viktimës dhe 2 prej shqiptarëve janë ndaluar në Itali, ndërkohë i vëllai i saj është shpallur në kërkim.

  • “Luizi nuk mund të ketë konkurrentë”/ Nuk flet me të, por Maestro ka dy fjalë për këngëtarin: Ka kapur majat…

    “Luizi nuk mund të ketë konkurrentë”/ Nuk flet me të, por Maestro ka dy fjalë për këngëtarin: Ka kapur majat…

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij më të re, “Dedikim”, që është bërë për Kiara Titon. Madje kjo e fundit shfaqet paksa në videoklip.

    Ndërkohë ditën e sotme, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar se në orën 19:30 do të publikojë projektin e tij më të ri me titullin “O jetë”.

    Maestro ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për këngën e re dhe jo vetëm. Moderatori i njohur, Blendi Sala, e pyeti atë nëse ka një lloj konkurrence mes tij dhe fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Këngëtari i njohur u shpreh se nuk e sheh si konkurrencë dhe sipas tij, Luizi për momentin nuk mund të ketë konkurrentë pasi ka kapur majat e shikueshmërisë dhe vëmendjes.

    “Nuk do ta shikoja në konkurrencë. Mund të jetë ‘konkurrencë’, nuk e di. Tashmë e dimë që Luizi ka kapur majat e shikueshmërisë, vëmendjes e të gjithave. Nuk mendoj se për momentin mund të ketë konkurrentë. Për mua rëndësi konkurrenca ndaj Luizit apo çdo banori tjetër, është që të kemi ndarjen e fansave.

    Duke u ndarë fansat, unë për shembull kam dëshirë që të gjithë ata që vijnë të më dëgjojnë mua, të vijnë të më dëgjojnë mua dhe të më përgëzojnë. Jo, ti bën një status për një këngë, një koment vjen për një gjë tjetër pa lidhje. Duhet që dalëngadalë t’i anashkalojmë këto gjëra, t’i lëmë pas, sepse BB VIP ka mbaruar”, tha Armaldo Kllogjeri.

  • Plasi keq nga showbizi, këngëtarja e njohur i merr burrin shoqes, ajo reagon e lënduar: Vetëm vajzë s’je ti

    Plasi keq nga showbizi, këngëtarja e njohur i merr burrin shoqes, ajo reagon e lënduar: Vetëm vajzë s’je ti

    Pas ndarjes nga bashkëshorti Dalton Gomez, këngëtarja e njohur Ariana Grande ka nisur një lidhje me aktorin Ethan Slater. Mirëpo ky i fundit ishte i martuar dhe tani ka nisur procedurat e divorcit. Pasi u zbulua lidhja e Arianës me Ethan ka reaguar bashkëshortja e tij, Lilly Jay e cila thotë se familja e saj është dëmtuar.

    “Historia është e vërtetë. Ajo nuk është një vajzë që mbështet vajzat”, tha Jay për Page Six. “Familja ime është dëmtuar.”

    Muzikantja, e cila ka një djalë me aktorin, tregoi se ajo dhe Ariana kanë dalë bashkë dikur, çka i bën ato shoqe, por tani jo më.

  • Paralajmërimi ‘bombë’ i gazetares së njohur: Ky vit do të mbyllet me arrestimet më të bujshme që kanë ndodhur ndonjëherë

    Paralajmërimi ‘bombë’ i gazetares së njohur: Ky vit do të mbyllet me arrestimet më të bujshme që kanë ndodhur ndonjëherë

    Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimet e politikanëve janë punë për t’u përgëzuar nga ana e SPAK-ut. Sidoqoftë, sipas saj megaoperacioni i djeshëm që çoi në arrestimin e një prokurori, biznesmeni dhe zyrtarëve policor meriton të marrë vëmendjen më të madhe.

    Topalli tha se puna e Prokurorisë së Posaçme duket që është intensive për aq kohë sa arritën deri në arrestimin e kolegut të tyre.

    “Le të arrestohen sa të duan politikanë, por sa herë që arrestohen njerëzit që duhet të luftojnë krimin, gjithmonë çështjet janë më të rënda dhe puna duhet përgëzuar shumë herë më shumë. Me çfarë dimë dhe çfarë po shohim, SPAK jo vetëm nuk do të pushojë këtë verë, por do t’i tejkalojë pritshmëritë që kishim për të. Kësaj prokurorie iu deshën vitet e para për të bërë pikërisht këto kalkulime dhe këto organizime që po i finalizon në këto kohë,” – u shpreh Topalli.

    Gazetarja u bazua në burimet e saj kur tha se të tjerë politikanë do të bien në prangat e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe do të arrestohen nga SPAK.

    “Ky vit do të mbyllet me arrestimet më të bujshme që kanë ndodhur ndonjëherë”, përfundoi Topalli.