Author: editor

  • ‘Kjo shifër është e pranueshme’! E pohon vetë. Ja sa fiton Armaldo Kllogjeri në muaj, pas daljes nga “BBV”?

    ‘Kjo shifër është e pranueshme’! E pohon vetë. Ja sa fiton Armaldo Kllogjeri në muaj, pas daljes nga “BBV”?

    Tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur nga të gjithë si “Maestro” në “Big Brother VIP”, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake UP”, ku tregoi më shumë për jetën personale, karrierën e planet e tij për të ardhmen.

    Ndër të tjera, sigurisht s’u la pa përmendur shifra që fiton Armaldo në një muaj, pas daljes nga reality-show. Gazetari Bledi Mane pat treguar se Armaldo fiton 15-17 mijë euro në muaj, ndërsa vetë tenori e pohoi këtë.

    Duke treguar se në një muaj si gushti që ka shumë angazhime, ai pohoi se kjo shifër është e pranueshme.

    Sot, ai publikon projektin e tij të ri për të cilin tregoi:

    “Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike, dhe unë s’jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë

  • Nga Oltion Bistri i Policisë së Shtetit, Prokurori Lita tek lidhjet me Vis Martinajn! Kush janë personazhet që goditi SPAK! E shkuara të “fortëve” dhe funksionarëve të shtetit

    Nga Oltion Bistri i Policisë së Shtetit, Prokurori Lita tek lidhjet me Vis Martinajn! Kush janë personazhet që goditi SPAK! E shkuara të “fortëve” dhe funksionarëve të shtetit

    NIKOLETA KOVAÇI/ Operacioni i djeshëm çoi në pranga emra të njohur të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, botës së biznesit dhe të botës së krimit. Të gjithë bashkë i lidh Shkodra.

    Duke iu referuar të dhënave të dala përgjatë ditës së djeshme, ish-kryepolicin dhe prokurorin i lidh pikërisht drejtimi i këtyre strukturave në qytetin që jo rrallë kthehet në një sheshbetejë vrasjesh e masakrash, ndërkohë që prej vitesh aty nuk janë zbardhur ngjarje, qoftë ato edhe vrasje të kryera në mënyrë demonstrative.

    Mirëpo, fakti që dy institucionet që kanë organizuar operacionin dhe kanë ekzekutuar urdhër arrestet nuk kanë reaguar zyrtarisht për arrestimet, të dhënat mbeten në kuadër të informacioneve jo zyrtare.

    Po kush janë personat e përfshirë?

    Ndonëse i shumëkërkuar, shumakuzuar, i konsideruar si njeriu më i fuqishëm i lojërave të fatit, i zhdukur pa gjurmë dhe i hamendësuar si i vrarë, i “ringjallur” në një atentat të frikshëm në Don Bosko dhe tashmë i ridalë sërish në skenë në operacionin e SPAK. Bahët fjalë për Ervis Martinajn, ku gjurmët e tij dyshohet që kanë dalë tek një vrasje e harruar, ndodhur në Vaun e Dejës.

    Në fakt, Policia e Shtetit ende nuk është e qartë, por orëve të para të së djeshmes u bë me dije që u krye një kontroll banese në Fushë-Kuqe. Burime konfidenciale bëjnë me dije se në fakt operacioni është kryer për të verifikuar nëse aty strehohej ndonjë nga personat që priteshin të arrestoheshin, por ende nuk është e qartë se përse policia e shtetit në të zbardhur ka kryer kontroll në këtë banesë.

    Eljon Hato

    Eljon Hato sipas policisë është mik i Ervis Martinajt, i mbetur po ashtu i plagosur në të ashtuquajturën “masakra” e ish-Bllokut më 4 tetor 2018. Në atë ngjarje të rëndë u plagos Ervis Martinaj, ndërsa mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabiol Gaxha, mik i Martinajt. Eljon Hato rezulton person me precedentë të theksuar kriminal pasi sipas policisë më 12 maj 2014, nën efektin e alkoolit, vrau një moshatarin e tij pas një sherri banal. Në fshatin Zus në Shkodër,

    Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, dyshohet se vrau Indrit Yllin edhe plagosi Jetmir Mollën. Emri i Hatos lidhet edhe me një tentativë vrasjeje po në Shkodër, ndërkohë që ka dalë i përfshirë edhe në një sërë ngjarjesh që SPAK dhe policia pritet të zbardhin pas operacionit të mëngjesit të djeshëm.

    Behar Bajri

    Konsiderohet ndër emrat më të rëndësishëm të botës së krimit në Shkodër. Po ashtu, konsiderohej edhe me mbështetje të forta jo vetëm politike e për pasojë pas çdo ngjarjeje që ndodhte në Shkodër e jo vetëm që ndodhnin te rivalët e tij, përflitej emri i tij. Megjithatë, ai mundi të fitonte lirinë me kusht duke shkuar në shtëpi në fillimin e muajit prill të këtij viti.

    Oltion Bistri

    Një ndër emrat me katapultimin më të shpejtë në vitet e fundit në Policinë e Shtetit është ai i Oltian Bistrit. Karriera e 41-vjeçarit mund të konsiderohet “si e ëndrrave” deri pasditen e 21 korrikut 2023 kur nga drejtimi i Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u emërua vetëm specialist në një drejtori të re të krijuar së fundmi te blutë, ajo e Krimeve në Volum.

    Me sa duket, kryepolici Rrumbullaku ishte i informuar për arrestimin e tij të mundshëm nga SPAK-u dhe bëri lëvizjet e tij në moment të fundit, të paktën me këtë ndryshim do të arrestohej “ish-drejtuesi” i Operacionales. Oltian Bistri rezulton të ketë mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ndërsa në korrik 2021 u emërua drejtori i Policisë së Durrësit, detyrë që e mbajti për disa muaj.

    Pas ardhjes në krye të bluve të Gledis Nanos, Bistri u transferua drejtues në Lezhë, për të qëndruar vetëm pak muaj dhe sërish me vendim të Gledis Nanos mori emërimin në krye të Forcës së Posaçme Operacionale.

    Xhevahir Lita

    Është Prokuror i qarkut Kukës, detyrë e mban që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës, para se të emërohej në qarkun verilindor. Por, para se Lita të niste punën si prokuror në kryeqytet ka qenë në të njëjtën detyrë në Prokurorinë e Shkodrës.

    Lita, në këtë të fundit, përpara se të transferohej në Tiranë ka hetuar një dosje shumë të rëndësishme, vrasjen e Bardhok Pllanajt, ngjarje kjo e regjistruar më 4 prill 2021. Transferimi i tij në Tiranë në atë kohë u bë diçka më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë. Bardhok Pllanaj u eliminua nga breshëri kallashnikovi prej rreth 80 plumbash teksa po kthehej nga Spitali i Shkodrës në shtëpinë e tij në Dobraç të Ri të Shkodrës.

    Asmer Bilali

    Një pjesë e mirë e shqiptarëve e njohin si boksier të Vllaznisë Asmer Bilalin, por kjo nuk e pengoi të riun të bëhej pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe të Shkodrës, atë të Bajrave.

    Fillimisht emri i tij u bë mediatik kur mbeti i vrarë shoku i tij Arjan Ferracaku, më 1 shtator 2018, teksa kalëronte në resortin e Asmer Bilalit në zonën e Livadheve në Shkodër. Atë ditë Bilali u plagos nga plumbat e agresorëve, të cilët dyshohet se e patën shenjëstër, por gabuan.

    Asmer Bilali u arrestua në operacionin “OAZ” në shtator 2018 bashkë me 10 anëtarë të fisit Bajri për prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Në prill 2019 Asmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhain, Astrit dhe Brahim Bilalin.

    Ardit Hasanbegaj

    Sipas të dhënave bëhet me dije se rezulton i përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2022. Ai së fundmi ka mbajtur detyrën e shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat.

    Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit të shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit, pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz. Hasanbengaj rezulton të ketë qenë më herët punonjës policie edhe në Shkodër.

    Mes tyre i arrestuar është edhe Edmond Preka, shoqëruesi i Pëllumb Gjokës.

  • Skandali që fundosi Safet Gjicin, SPAK bën lëvizjen e radhës

    Skandali që fundosi Safet Gjicin, SPAK bën lëvizjen e radhës

    Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në videon e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit,

    Safet Gjici do të merret sërish në pyetje sot nga prokurorët e SPAK.

    Nga pamjet ajo shihet duke u futur në ambientet e SPAK,

    ndërsa për t’iu shmangur mediave, është ‘maskuar’ sërish me një kapele.

  • I lanë në derë një foshnje 3 ditëshe! Historia rrëqethëse e gruas shqiptare që e rriti fëmijën pavarësisht varfërisë

    I lanë në derë një foshnje 3 ditëshe! Historia rrëqethëse e gruas shqiptare që e rriti fëmijën pavarësisht varfërisë

    10 vite më parë një vajzë 19 vjeçare do t’I linte foshnjen vetëm tre ditëshe në shtëpi. Pavarësisht vështirësive ekonomike, familja e mbajti dhe rriti fëmijën.

    Elvira, një shqiptare e komunitetit rom ka treguar historine e kësaj foshnje.

    “Vajza 19 vjeçare trokiti në derë, kërkoi të kalonte natën te ne, ma tha më ka zënë nata rrugës. Tha nuk di ta laj fëmijën. Ia lava unë. Vetëm 2 kanatjere i kishte marrë fëmijës. Në mëngjes ajo nuk ishte aty, e kishte lënë fëmijën aty, i thashë burrit ka ikur.

    Shkuam në polici, por policia nuk e gjeti. Nëna e djalit më mori në telefon pas një jave, i thashë hajde merre. Djalin e kishte lindur në Shkodër. Më vonë me vendim gjykate e morëm në kujdestari”.

    Elvira dhe Elezi, e kanë rritur djalin pavarësisht kushteve të vështira ekonomike. Elvira është diagnostikuar me kancer dhe Elezi jeton me kemp. Elvira apelon. “E kemi rritur me shumë sakrifica. Ndihma ekonomike është shumë e ulët. Djali merr 90 mijë lekë të vjetra, që shkojnë për ilaçe. Kam ndenjur vetë pa ngrënë dhe i kam blerë ilaçe djalit
    Sado që e kam rritur unë, ajo është nëna. Ku i dihet si i ka pasur punët atëherë. Nëse do të vijë ta marrë”, thotë Elvira për emisionin ‘Shqipëria Live’.

  • “Mamat qenkan…”- Jonida Vokshi ka një arsye të fortë se përse nuk e ka bërë akoma publike imazhin e djalit të saj

    “Mamat qenkan…”- Jonida Vokshi ka një arsye të fortë se përse nuk e ka bërë akoma publike imazhin e djalit të saj

    Aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi një muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë.

    Ylli televiziv ka sjellë në jetë një djalë të cilin së bashku me bashkëshortin e saj Besnik Krapi e kanë pagëzuar me emrin Ian.

    Ndonëse Jonida është një nënë e përkushtuar ndaj dy fëmijëve të saj, ajo gjen kohën edhe për fansat me të cilët shpesh herë ndan momente nga përditshmëria e saj.

    Që pas lindjes së djalit ajo publikon foto me dy fëmijët e saj, mirëpo portretin e të voglit akoma nuk e ka zbuluar duke treguar vetëm disa pjesë të trupit të tij.Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku një ndër pyetjet që fansat i bënë ishte se pse nuk e poston djalin në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka treguar se është shumë xheloze për djali e saj dhe nuk dëshiron që ta ndajë atë me fansat.

    “Mamat qenkan shumë xheloze për çunat, e dua vetëm për vete”, ka shkruar Jonida.

  • I vuri zjarrin mbeturinave, por flakët i dolën jashtë kontrolli. Arrestohet një person

    I vuri zjarrin mbeturinave, por flakët i dolën jashtë kontrolli. Arrestohet një person

    Një 60-vjeçar në Rrogozhinë është vënë në pranga nga policia. Gëzim Shima ndezi një zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat, por zjarri doli jashtë kontrollit.

    Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme, kryesisht ullinj dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Policia apelon po ashtu që banorët të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

  • Analiza e VOA: Korriku muaji më i nxehtë në histori

    Analiza e VOA: Korriku muaji më i nxehtë në histori

    Korriku ka qenë aq i nxehtë deri më tani, sa shkencëtarët llogarisin se ky muaj do të jetë më i nxehti në histori dhe ka të ngjarë më i ngrohti që ka përjetuar qytetërimi njerëzor, edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë për të djersitur.

    Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, të enjten deklaruan se nxehtësia e korrikut është përtej thjesht thyerjeve të rekordeve.

    Ata thanë se temperatura e Tokës ka kaluar përkohësisht mbi një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivi prej 1.5 gradë Celcius i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

    Temperaturat ishin 1.5 gradë më të larta se koha para-industriale për një rekord prej 16 ditësh këtë muaj, ndërsa marrëveshja e klimës së Parisit synon të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale për 20 apo 30-vjet në 1.5 gradë.

    Disa ditë tejkalimi i përkohshëm i këtij pragu ka ndodhur më parë, por asnjëherë në korrik.

    Korriku ka qenë kaq i nxehtë në tre kontinente – Amerikën e Veriut, Evropën dhe Azinë – sa studiuesit thanë se një rekord ishte i pashmangshëm.

    Vala e të nxehtit në pjesën jugperëndimore të SHBA-së nuk po tregon shenja ngadalësimi, ndërsa po përhapet gjithashtu në pjesën më të madhe të pjesës perëndimore dhe lindore me më shumë se 128 milionë amerikanë që po këshillohen të qëndrojnë brenda.

    Shkencëtarët thonë se një thyerje e tillë e rekordeve të nxehtësisë është një sinjal për ndryshimet e ardhshme ndërsa planeti ngrohet. Këto ndryshime shkojnë përtej valëve të zgjatura të të nxehtit dhe përfshijnë më shumë përmbytje, zjarre dhe ngjarje ekstreme të motit që vënë shumë njerëz në rrezik.

  • “E lumtur që po i kthehet jeta vendit ku ruaj…”/ Arbana Osmani shpërndan pamjet nga Piramida e Tiranës

    “E lumtur që po i kthehet jeta vendit ku ruaj…”/ Arbana Osmani shpërndan pamjet nga Piramida e Tiranës

    Piramida e Tiranës është kthyer në një nga pikat më atraktive në kryeqytet, si për vendasit ashtu edhe për turistë të shumtë që zgjedhin ta vizitojnë atë.

    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë disa pamje spektakolare të kapura gjatë orëve të mbrëmjes, ku duket piramida e cila gëlon nga vizitorë të shumtë.

    Pamjet janë shpërndarë në “Instastory”, edhe nga moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani.

    Ajo shkruan se është shumë e lumtur që po i rikthehet jeta vendit ku ajo ruan disa prej kujtimeve të saj më të bukura.

    “Shumë e lumtur që po i rikthehet jeta një vendi ku ruaj disa prej kujtimeve më të bukura që kur isha fëmijë”, ka shkruar moderatorja.

    Piramida është hapur për t’u kthyer në qendrën më të madhe rajonale në vend për inovacionin! Ajo është kthyer gjithashtu edhe në një stacion të turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin përpara saj.

  • Kiara është shtatzënë? Fotot që po çmendin rrjetin

    Kiara është shtatzënë? Fotot që po çmendin rrjetin

    Fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë. Shkak janë bërë disa foto të fundit të çiftit, ku Kiara shihet e veshur me një fustan blu të gjerë, por barku i duket i fryrë.

    Teksa pozon krah Luizit, sytë menjëherë shkojnë tek barku i moderatores dhe fotot nuk kishin si të mos bëheshin menjëherë virale.

    Kujtojmë që Luizi së fundmi i bëri edhe një dedikim Kiarës duke publikuar këngën e tij më të re që mban emrin e saj.

  • Fansat e pyesin nëse do e mbështesë Luizin për këngën e re? Veprimi i Efit i habiti të gjithë

    Fansat e pyesin nëse do e mbështesë Luizin për këngën e re? Veprimi i Efit i habiti të gjithë

    Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli kanë pasur një shoqëri me ulje e ngritje gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Pas përfundimit të reality show-t, ata kanë lënë të kuptojnë se nuk janë takuar ende me njëri-tjetrin.

    Ndërkohë ditën e djeshme, Efi ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuirozë të dinë ‘nëse do e mbështesë Luizin në këngën e tij më të re?’.

    “Po, normale që do e suportoj sepse e dimë të gjithë që Luizi është një nga këngëtarët më të mirë dhe ka një zë fantastik dhe i uroj shumë suksese”, u përgjigj Dhedhes.

    Madje pas publikimit të këngës, Efi e ka publikuar atë në “Instastory” duke etiketuar fituesin e edicionit të dytë të BB VIP.

    Me sa duket këto hatërmbetje qenkan sheshuar buke i lënë mbrapa dhe miqësia e tyre vazhdon akoma. Ata gjatë qëndrimit në shtëpi kanë qenë shumë miq me njëri-tjetrin dhe ishin një treshe e pandashme së bashku me Kiarën.

    Një pjesë e madhe e publikut ishin admirues të treshes (L.E.K) Luiz, Efi, Kiara. Kujtojmë, se Efi para së të futej në Big Brother ka qënë konkurrente në Për’puthen ku aty ajo pati dhe daljen e parë televizive, ku mijëra veta e kanë pëlqyer, por nuk kanë munguar dhe komentet negative.