Author: editor

  • Video/ Stuhia e fuqishme godet Kinën, tornado në provincën Shandong

    Video/ Stuhia e fuqishme godet Kinën, tornado në provincën Shandong

    Ndërsa pothuajse e gjithë bota është përfshirë nga një valë e nxehtë, Kina po përballet me tornado. Një stuhi e fuqishme përfshiu provincën Shandong të Kinës më datë 25 korrik.

    Era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos në një stacion hekurudhor pasi pasagjerët u përballën me probleme për t’i shpëtuar motit të rrezikshëm.

    Në video shihen gra e fëmijë të vegjël që përpiqen të gjejnë ndonjë strehë të sigurtë. Autoritet nuk raportojnë për të vdekur, por ka shumë dëme materiale dhe disa të lënduar.

    https://www.instagram.com/trtworld/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c0407573-5027-4a1a-b5e5-f3a4c3eeefc3

  • Pritë dhe plumba! E shkuara e errët, kush e vrau “Zakun” poshtë shtëpisë?

    Pritë dhe plumba! E shkuara e errët, kush e vrau “Zakun” poshtë shtëpisë?

    Erald Jonuzi, 35-vjeçari nga Korça u ekzekutua në Selanik pak pas mesnate teksa po dilte nga makina për të hyrë në banesën e tij.

    Mediat greke raportojnë se i riu kthehej i vetëm në shtëpi, ndërsa ra pritë e një atentati duke marrë disa plumba në gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Policia greke njofton se mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja dhe dy plumba.

    Gazeta greke “Protothema” shkruan se 35-vjeçari shqiptar me pseudonimin “Zaku” dyshohet se ka qenë i përfshirë në falsifikime, ndërsa më parë kishte vuajtur dënimin me burg për tentativë vrasjeje.

    “Protothema” flet për një larje hesapesh, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, apo pistë konkrete.

  • I shtrirë në krevat! Burri vdes nga vapa përvëluese

    I shtrirë në krevat! Burri vdes nga vapa përvëluese

    Temperaturat vazhdojnë që të jenë mjaft të larta dhe të shkaktojnë probleme të shumta. Në Kretë, mediat greke shkruajnë se një person ka vdekur nga vapa.

    “Temperaturat e larta kanë sjellë vdekjen, sipas policisë, të një 64-vjeçari nga Rethymnon. 64-vjeçari fatkeq është gjetur nga fqinjët e tij, sipas informacioneve të “Creta24”, i shtrirë në krevatin e shtëpisë së tij mesditën e sotme.

    Fqinjët e tij kanë thënë në polici se herën e fundit e kanë parë të gjallë në datën 25 të këtij muaji, dy ditë më parë. 64-vjeçari kishte probleme shëndetësore” shkruan “Zougla”.

  • Pronat 20 mln euro të sekuestruara në Tiranë, i përkasin Paulin Gjergjit, 3 vite më parë u vra së bashku me Bujar Likën në Laç

    Pronat 20 mln euro të sekuestruara në Tiranë, i përkasin Paulin Gjergjit, 3 vite më parë u vra së bashku me Bujar Likën në Laç

    Me dyshimin se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Tiranës kërkoi sot sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij.
    Por në fakt, pronat me vlerë 20 milionë euro të sekuestruara në Tiranë, mësohet se i përkasin Paulin Markaj alias Paulin Gjergji.
    Gjergji njihej dhe me emrin Ndue Gjergji, i cili rezulton të jetë dënuar në Itali për dy episode të trafikut të drogës.

    Paulin Gjergji, mbeti i vrarë në lokalin “A and A” në Mamurras të Laçit, së bashku me Bujar Likën.
    Ndue Gjergji, sipas Prokurorisë ka patur si emër të mëparshëm identitetin Paulin Markaj identifikuar nga Interpol Hollanda si i hetuar për pastrim parash.
    Ky shtetas, thotë Akuza e kryeqytetit, është i njohur për krime që lidhen me drogën.

    Më 2011, shtetasi Paulin Markaj ka dalë nga burgu ku ka qenë i arrestuar për drogë dhe është dëbuar nga Italia.
    Më tej besohet se ai u kthye në Shqipëri ku dhe investoi në 31 asete pasurore.Më 30 maj 2020 në Kurbin, Markaj thënë ndryshe edhe me identitetin Paulin Gjergji u vra në një atentat të dyfishtë teksa së bashku me të u vra edhe Bujar Lika, si dhe u plagos Kreshnik Tusha.

  • ‘Të dua përjetë’, Dafina Zeqiri merr dhuratën e shtrenjtë nga menaxheri

    ‘Të dua përjetë’, Dafina Zeqiri merr dhuratën e shtrenjtë nga menaxheri

    Dafina Zeqiri, është surprizuar së fundmi nga menaxheri i saj. Ky i fundit i ka bërë dhuratë një orë super të shtrenjtë të markës “Rolex”. Këtë e ka zbuluar vetë Dafina përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku tregon dhuratën dhe bashkëngjitur me të shkruan:

    “Menaxher i lumtur baraz me artiste të lumtur. Të dua përjetë”

    https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3d416cd7-6561-4c54-bea1-401caf1d30fe

  • Arbana zbulon se ka një projekt të ri, po Big Brother VIP?

    Arbana zbulon se ka një projekt të ri, po Big Brother VIP?

    Arbana Osmani ka postuar në Instagram një video ku ka përmbledhur disa nga momentet më të bukura të kësaj vere dhe krahas tyre ka treguar edhe një detaj tjetër, që i ka bërë shumë kuriozë fansat.

    Moderatorja ka zbuluar se po punon për një projekt, për të cilin do të flasë shumë shpejt.

    “Kjo verë ka qenë për udhëtimet, miqtë dhe familjen??. Ka qenë gjithashtu rreth gjetjes së frymëzimit për një projekt të ri që jam shumë e emocionuar ta ndaj së shpejti”, ka shkruar Arbana duke lënë në pikëpyetje se çfarë do bëhet me Big Brother VIP.

    https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=46fd27c7-6b23-40aa-be69-7cfa933eef53

  • Ilir Meta sqaron raportin me Arben Ahmetajn, ja çfarë e lidh me ish-ministrin

    Ilir Meta sqaron raportin me Arben Ahmetajn, ja çfarë e lidh me ish-ministrin

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për herë të parë, në lidhje me akuzat jo publike të mazhorancës, për lidhje të fshehtë të tij, me Arben Ahmetajn. Në një intervistë për gazetaren, Erneta Shevroja, Meta i cilësoi këto akuza, si shpifje.

    Doja të kthehesha te çështja e Ahmetaj, nga ana juaj u vu re që patët një reagim shumë të vonshëm. Çfarë ndodhi zoti Meta?

    “Reagimet e Partisë së Lirisë, mendoj se kanë qenë të menjëhershme. Votimi i deputetëve të Partisë së Lirisë besoj se ka qenë shumë i qartë, besoj se edhe reagimi im ka qenë në kohën e duhur dhe nuk ka pse të lihet shteg për ndonjë hamendësim. Nëse bëhet fjala sa i takn aferës së inceneratorëve, pa asnjë diskutim, Ahmetaj ka përgjegjësitë e tij, si ish ministër i qeverisë Rama, disa herë. Por në hierarkinë e përgjegjësive për aferën e inceneratorëve, janë shumë vende të tjera bosh dhe pastaj vjen Ahmetaj. Në krye dihet se kush qëndron. Qëndron pikërisht ai që kishte fuqinë për të imponuar një aferë të tillë dhe ato vendime të paligjshme.”

    Meta deklaroi se nuk ka lidhje me Ahmetaj, sa i takon çështjes së inceneratorëve.

    Ju përmendët faktin që këtë herë, deputetët e Partisë së Lirisë kanë votuar pro heqjes së imunitetit për zotin Ahmetaj. Megjithatë, më parë ka ndodhur që kur Rama e shkarkoi zotin Ahmetaj nga zv.kryeministër, 3 deputetë, përfshirë zonjën Kryemadhi, kanë votuar kundër. Arysjea, dikush mund të mendojë që kjo është një provë që ka pasur një lidhje mes jush dhe Ahmetajt, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

    “Nuk ekziston asnjë lidhje e tillë. Këto janë lidhje të nxitura, të supozuara nga Edi Rama dhe shtabi i dezinformatorëve të tij. Këto bëhen në kuadër të larjeve të hesapeve brenda partisë, pra, me idenë që ky që ishte njeriu më i besuar i partisë, bashkëpunon me armiqtë e jashtëm të partisë, prandaj duhet sakrifikuar dhe nuk duhet besuar. Nuk duhet besuar pikërisht sepse ka thënë që nuk isha aq i fuqishëm sa të imponoja një aferë kaq të madhe”.

  • Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë/ Guterres paralajmëron: Është e frikshme! Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar dhe sapo ka filluar…

    Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë/ Guterres paralajmëron: Është e frikshme! Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar dhe sapo ka filluar…

    ‘Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar dhe “epoka e vlimit global ka ardhur”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, pasi shkencëtarët konfirmuan se korriku ishte në rrugën e duhur për të qenë muaji më i nxehtë në botë i regjistruar.

    “Ndryshimi i klimës është këtu. Është e frikshme. Dhe është vetëm fillimi”, tha Guterres.

    “Është ende e mundur të kufizohet rritja e temperaturës globale në 1.5 gradë dhe të shmanget ndryshimi më i keq i klimës. Por vetëm me veprim dramatik dhe të menjëhershëm klimatik.”

    Komentet e Guterres erdhën pasi shkencëtarët konfirmuan të enjten se tre javët e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga fillimi i regjistrimeve dhe korriku është në rrugën e duhur për të qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

    Temperaturat globale këtë muaj kanë thyer rekorde, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike dhe programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës.

    Rritja e vazhdueshme e temperaturave mesatare globale, e nxitur nga ndotja që bllokon rrezet e diellit dhe vepron si një serë rreth Tokës, ka përkeqësuar ekstremet e motit.

    “Njerëzimi është në sediljen e nxehtë,” tha Guterres në një konferencë për shtyp të enjten. “Për pjesë të gjera të Amerikës së Veriut, Azisë, Afrikës dhe Evropës, është një verë mizore. Për të gjithë planetin, është një fatkeqësi. Dhe për shkencëtarët, është e paqartë – njerëzit janë fajtorë.

  • E rëndë/ Vajza: Babai vdiq në kamion duke punuar, kompania e fshehu

    E rëndë/ Vajza: Babai vdiq në kamion duke punuar, kompania e fshehu

    Familja Karemani në fshatin Rërëz të bashkisë Patos, prej 5 ditësh ka hapur dyert e mortit, jo vetëm të dëshpëruar, por edhe të shokuar për mënyrën se si kryefamiljari, Arif Karemani ka ndërruar jetë.

    60-vjeçari, baba i tre fëmijëve prej 25 vitesh ishte punonjës i një kompanie nafte ne Marinëz.

    Ditën e shtunë, teksa kishte shkuar në punë në një prej kompanive të naftës qe operon ne zone, nuk është ndier mire ndërkohë qe punonjësit e një kompanie tjetër aty pranë te kompanisë Bankers Petroleunmi kane dhëne ndihmën e shpejte dhe me pas është qetësuar.

    Sërish nuk është ndier mire nga ana shëndetësore dhe drejtuesit e kompanisë i kane thëne te shkoje te qetësohet brenda ne kamion ku edhe ka ndërruar jete.

    Vëllai i tij Lulzim Karemani tregon mes dhimbjes e dëshpërimit se e kane marre shumë herë ne telefon por nuk është përgjigjur e me pas jane alarmuar te gjithë familjaret duke e kërkuar ngado ne zone.

    Vajza e të ndjerit, Silvi Bregu tregon se babai ishte një njëri mjaft i dashur dhe i lidhur me familjen dhe pothuajse çdo ore e merrte ne telefon./faxweb

  • Korriku i 2023 ishte më i nxehti i 120 mijë viteve të fundit! Shkencëtarët të alarmuar: Pas një dekade do të konsiderohet si më i freskëti

    Korriku i 2023 ishte më i nxehti i 120 mijë viteve të fundit! Shkencëtarët të alarmuar: Pas një dekade do të konsiderohet si më i freskëti

    Temperaturat e regjistruara gjatë muajit korrik kanë shënuar një rekord të ri sa i përket nivelit të nxehtësisë për të paktën në 120 mijë vitet e fundit.

    Shkencëtarët janë të alarmuar për rritjen e menjëhershme të temperaturave, dhe për ata që na pret në vitet në vijim.

    Nxehtësia në korrik ka qenë aq ekstreme sa që është “praktikisht e sigurt” se ky muaj do të thyejë rekorde “me një diferencë të konsiderueshme”, thanë nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike në një raport të botuar të enjten.

    “Ne sapo kemi jetuar periudhën më të nxehtë tre-javore të regjistruar – dhe pothuajse me siguri në më shumë se njëqind mijë vjet.

    Zakonisht këto rekorde, të cilat gjurmojnë temperaturën mesatare të ajrit në të gjithë botën, thyhen me të qindtat e një shkalle. Por temperatura për 23 ditët e para të korrikut ishte mesatarisht 16.95 gradë Celsius (62.51 Fahrenheit), shumë mbi rekordin e mëparshëm prej 16.63 gradë Celsius (61.93 Fahrenheit) të vendosur në korrik 2019”, thuhet në raport.

    Të dhënat e përdorura për të gjurmuar këto rekorde datojnë në vitin 1940, por shumë shkencëtarë thonë se është pothuajse e sigurt se këto temperatura janë më të ngrohtat që planeti ka parë në 120,000 vjet, duke pasur parasysh atë që dimë nga të dhënat mijëvjeçare të klimës të nxjerra nga unaza pemësh, shkëmbinj nënujorë koralorë dhe bërthama të sedimentit të thellë të detit.

    “Këto janë temperaturat më të nxehta në historinë e njerëzimit,” tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore në Copernicus.

    E gjithë kjo i shtohet një vere plot flluska të hemisferës veriore – potencialisht një verë e paprecedentë. “Shanset janë sigurisht në favor të një vere me rekord,” tha Carlo Buontempo, drejtori i Copernicus, megjithëse ai paralajmëroi se është shumë herët për ta thënë këtë me besim.

    Në Mesdhe, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën pasi zjarret janë ndezur në të gjithë rajonin, të nxitura nga temperaturat e larta. Në Azi, valët e zgjatura dhe intensive të të nxehtit po marrin jetë dhe po kërcënojnë sigurinë ushqimore.

    Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit janë shtytësi kryesor i kësaj vape të jashtëzakonshme, tha Burgess. “Temperatura globale e ajrit është drejtpërdrejt proporcionale me përqendrimin e gazeve serrë në atmosferë”, u shpreh ajo.

    Një studim i fundit zbuloi se ndryshimi i klimës luajti një rol “absolutisht dërrmues” në valët e të nxehtit në SHBA, Kinë dhe Evropën Jugore këtë verë.

    Ardhja e El Niño, një luhatje natyrore klimatike me një ndikim të ngrohjes, nuk ka pasur një ndikim të madh në temperaturat pasi është ende në fazën e zhvillimit, tha Burgess, por do të luajë një rol shumë më tepër vitin e ardhshëm, shtoi ajo, dhe ka të ngjarë të rrisë temperaturat edhe më të larta.

    Lajmi se korriku do të jetë muaji më i nxehtë vjen mes një morie rekordesh alarmante që tashmë janë thyer dhe më pas janë thyer sërish këtë verë.

    Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar me një “diferencë të konsiderueshme”, sipas Copernicus.

    Më pas, në korrik, bota përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar. Më 6 korrik, temperatura mesatare globale u rrit në 17.08 gradë Celsius (62.74 Fahrenheit), sipas të dhënave të Copernicus, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të temperaturës prej 16.8 gradë Celsius (62.24 Fahrenheit) të vendosur në gusht 2016.

    Çdo ditë që nga 3 korriku ka qenë më e nxehtë se rekordi i vitit 2016.

    “Jemi shtatë muaj në 2023 dhe pothuajse çdo muaj i këtij viti ka qenë në top pesëshen më të nxehtit të regjistruar”, tha Burgess, duke shtuar se nëse tendencat vazhdojnë në vjeshtë dhe dimër, 2023 ka të ngjarë të jetë ndër vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

    Nxehtësia e oqeanit është gjithashtu në nivele rekord. Në mesin e majit, temperaturat globale të sipërfaqes së oqeanit arritën “nivele të paprecedentë” për kohën e vitit.

    “Ajo që po shohim tani, nuk e kemi parë më parë,” tha Burgess.

    Kim Cobb, një shkencëtare klimatike në Universitetin Broën, e cila nuk ishte e përfshirë në raport, e quajti rekordin e ri të temperaturës së korrikut “duke rënë në sy”, por paralajmëroi se do të thyhet përsëri.

    “Është e frikshme të kujtosh se në një dekadë tjetër, ky do të shihet si një vit relativisht i freskët, ka shumë të ngjarë,” tha ajo, duke shtuar, “nëse njerëzve nuk u pëlqen ajo që po shohin këtë verë, ata do të jenë në mjaft tronditje në nivelet më të larta të ngrohjes drejt të cilave po shkojmë.”

    Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i ËMO, tha se moti ekstrem i korrikut zbulon “realitetin e ashpër të ndryshimit të klimës”.

    “Nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë”, tha ai në një deklaratë. “Veprimet klimatike nuk janë një luks, por një domosdoshmëri.”