Author: editor

  • Zbulohet emri i opinionistit të parë në emisionin e Luana Vjollcës ‘Love Island’

    Zbulohet emri i opinionistit të parë në emisionin e Luana Vjollcës ‘Love Island’

    “Love Island” do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në drejtimin e Luana Vjollcës. Është bërë me dije se ky emision do të fillojë në sezonin e ri televiziv në shtator ndonëse data fikse nuk dihet akoma.

    E teksa gjithnjë e më shumë i afrohemi këtij muaji, kurioz jemi të gjithë për personazhet pjesëmarrës, nisur nga konkurrentët e tek juria. Sipas “Kryefjala”, në rolin e opinionistit pritet të jetë Alessio Aliaj, model dhe menaxher VIP-ash i cili prej vitesh jeton në Australi.


    Kujtojmë që pak kohë më parë, Luana udhëtoi drejt Australisë, ku mesa duket ka bërë takimet me Alesion.

  • Aksident në aksin Qafë Thanë-Librazhd, autoboti me karburant humb kontrollin dhe del nga rruga! Nafta derdhet në vendin e ngjarjes

    Aksident në aksin Qafë Thanë-Librazhd, autoboti me karburant humb kontrollin dhe del nga rruga! Nafta derdhet në vendin e ngjarjes

    Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutave në aksin kombëtar Qafë Thanë-Librazhd.

    Sipas burimeve, mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pengu”, ku një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav, Andrei Buhne, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

    Për fat të mirë deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por nafta që ndodhej në autobot ka rrjedhur në rrugë duke krijuar probleme në qarkullim.

    Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larjen e rrugës dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim.

  • Bota po ‘përvëlohet’ nga temperaturat e larta, shkencëtarët: Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Bota po ‘përvëlohet’ nga temperaturat e larta, shkencëtarët: Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Ndërsa territore të gjera të tre kontinenteve “piqen” nga temperaturat e larta dhe oqeanet nxehen në nivele të paprecedentë, shkencëtarët nga dy autoritete globale të klimës raportojnë se korriku i 2023-shit është deri më tani muaj më i nxeht në historinë e planetit.

    Nxehtësia në korrik ka qenë aq ekstreme saqë është “praktikisht e sigurt” se ky muaj do të thyejë rekorde “me një diferencë të konsiderueshme“, thanë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike në një raport të botuar sot, 4 ditë para përfundimit të muajit.

    Ne sapo kemi jetuar periudhën më të nxehtë tre-javore të regjistruar në më shumë se njëqind mijë vjet.

    Zakonisht këto rekorde, të cilat gjurmojnë temperaturën mesatare të ajrit në të gjithë botën, thyhen me të qindtat e një shkalle. Por temperatura për 23 ditët e para të korrikut ishte mesatarisht 16.95 gradë Celsius, më shumë mbi rekordin e mëparshëm prej 16.63 gradë Celsius të vendosur në korrik 2019, theksoi raporti.

    Të dhënat e përdorura për të gjurmuar këto të dhëna shkojnë prapa në vitin 1940, por shumë shkencëtarë – përfshi edhe ata evropianë – thonë se është pothuajse e sigurt se këto temperatura janë më të ngrohtat që planeti ka parë në 120,000 vjet, bazuar në të dhënat mijëvjeçare të klimës të nxjerra nga unaza pemësh, shkëmbinj nënujorë koralorë dhe bërthama të sedimentit të thellë të detit.

    “Këto janë temperaturat më të nxehta në historinë e njerëzimit” – tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore në Copernicus.

    E gjithë kjo i shtohet një vere përvëluese të hemisferës veriore, potencialisht e paprecedentë. “Shanset janë sigurisht të kemi një verë me shifra rekord të të nxehtit”– tha Carlo Buontempo, drejtori i Copernicus, megjithëse paralajmëroi që “është shumë herët për ta deklaruar këtë me besim”.

    Numri i personave të vdekur nga nxehtësia është i madh. Ndërsa temperaturat janë rritur mbi 120 gradë Fahrenheit (50 gradë Celsius) në disa pjesë të SHBA-së, vdekjet nga nxehtësia janë rritur dhe njerëzit po vuajnë djegie të rrezikshme për jetën nga rënia në kontakt me tokën e nxehtë.

    Në Mesdhe, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën pasi zjarret të nxitura nga temperaturat e larta po djegin sipërfaqe anë e mbanë rajonit. Në Azi, valët e zgjatura dhe intensive të të nxehtit po marrin jetë dhe po kërcënojnë sigurinë ushqimore.

    Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit janë shtytësi kryesor i kësaj vape të jashtëzakonshme, tha Burgess. “Temperatura globale e ajrit shkon në formë proporcionale me përqendrimin e gazeve serrë në atmosferë.”

    Një studim i fundit zbuloi se ndryshimi i klimës luajti një rol “absolutisht dërrmues” në valët e të nxehtit në SHBA, Kinë dhe Evropën Jugore këtë verë.

    Ardhja e El Niño, një luhatje natyrore klimatike me një ndikim të ngrohjes, nuk ka pasur një ndikim të madh në temperaturat pasi është ende në fazën e zhvillimit, tha Burgess. Megjithatë, zv. drejtorja e Copernicus paralajmëroi se El Niño do të luajë një rol shumë të madh vitin e ardhshëm, ku gjasat janë për një rritje më të lartë të temperaturave.

    Lajmi se korriku do të jetë muaji më i nxehtë vjen mes një sërë rekordesh alarmante që tashmë janë thyer në mënyrë të përsëritur këtë verë. Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar me një “diferencë të konsiderueshme”, sipas Copernicus.

    Më pas, në korrik, bota përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar. Më 6 korrik, temperatura mesatare globale u rrit në 17.08 gradë Celsius, sipas të dhënave të Copernicus, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të temperaturës prej 16.8 gradë Celsius të vendosur në gusht 2016. Çdo ditë që nga 3 korriku ka qenë më e nxehtë se rekordi i vitit 2016.

    “Jemi në muajin e shtatë të 2023 dhe pothuajse çdo muaj i këtij viti ka qenë në top pesëshen e muajve më të nxeht të regjistruar”- tha Burgess, duke shtuar se nëse tendencat vazhdojnë edhe në vjeshtë e dimër, 2023-shi ka të ngjarë të jetë ndër vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

    Nxehtësia e oqeanit është gjithashtu në nivele rekord. Në mesin e majit, temperaturat globale të sipërfaqes së oqeanit arritën “nivele të paprecedentë” për këtë kohë të vitit. “Ajo që po shohim tani, nuk e kemi parë më parë,” tha Burgess.

    Kim Cobb, një shkencëtare klimatike në Universitetin Brown, e cila nuk ishte e përfshirë në raport, e quajti më se evidente rekordin e ri të temperaturës së korrikut dhe paralajmëroi se ai do të thyhet përsëri.

    “Është e frikshme të kuptosh se në një dekadë tjetër, ky do të shihet si një vit relativisht i freskët”– tha Cobb, duke shtuar, “nëse njerëzve nuk u pëlqen ajo që po shohin këtë verë, ata do të jenë në mjaft tronditje në nivelet më të larta të ngrohjes drejt të cilave po shkojmë.”

    Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i WMO, tha se moti ekstrem i korrikut zbulon “realitetin e ashpër të ndryshimit të klimës”.

    “Nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë”, tha ai në një deklaratë. “Veprimet klimatike nuk janë një luks, por një domosdoshmëri.”

  • Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat ditën e premte

    Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat ditën e premte

    Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

    Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 6m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 15 deri 30°C

    në zonat e ulëta 16 deri 36°C

    në zonat bregdetare 17 deri 33°C

  • Euro fiton terren, shënon tjetër rritje të fortë përballë monedhës vendase

    Euro fiton terren, shënon tjetër rritje të fortë përballë monedhës vendase

    Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një tjetër rritje të fortë ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye në vlerën e 104.87 lekëve, në rritje me 2.65 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 4.38 lekë krahasuar me minimumin historik prej 100.49 lekëve që u arriti të enjten e kaluar.

    Agjentët e tregut shprehen se të gjitha bankat tregtare kanë dalë në blerje të valutës, duke shtuar kërkesën dhe duke e rritur kursin me ritme të larta. Ekspertët besojnë se kjo situatë është tipike e kërkesave në vlera të mëdha nga klientë korporativë. Bankat po blejnë valutë për të përmbushur këtë kërkesë ose për të mbyllur pozicionet nga shitjet në vlera të mëdha të realizuara. Sipas informacioneve nga tregu, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë rreth 30 milionë euro, në funksion të nevojave për importin e energjisë.

    Vitin e kaluar importet e energjisë nga KESH luajtën një rol të konsiderueshëm në kursin e këmbimit dhe sollën rritje të përkohshme të kursit, siç ndodhi në muajin mars 2022. Megjithatë, pas nëntorit 2022, rritja e prodhimit të brendshëm të energjisë ulu nevojën për importe dhe ndikoi në uljen e kërkesës për euro dhe në rënien e kursit të monedhës europiane në muajt e fundit të vitit. Me sa duket, rifillimi i importeve të energjisë mund të jetë një faktor që do të ndikojë përsëri kursin e këmbimit valutor.

    Agjentët mendojnë se në treg mund të ketë pasur edhe subjekte të tjera që kishin zgjedhur këtë periudhë të vitit për të blerë valutë, mbështetur në pritshmëritë për rënien sezonale të kursit Euro-Lek. Kjo ka sjellë një kërkesë të përqendruar dhe rritje krejt të pazakontë të Euros, pikërisht në pikun e sezonit turistik. Rritja e papritur e kërkesës ka sjellë një lloj paniku, që ilustrohet edhe nga rritje e shpejtë e marzheve të këmbimit, si një mekanizëm që agjentët e përdorin për të shmangur humbjet nga luhatjet shumë të forta afatshkurtra.

    Kursi ka ndjekur një dinamikë të ngjashme edhe më herët këtë vit, kur, pas një trajektoreje të gjatë rënëse, Euro ka shënuar një rritje të fortë disa ditore. Ekspertët besojnë se një skenar normal rritja e kursit me këto përmasa nuk do të zgjasë shumë, edhe duke pasur parasysh se në këtë periudhë të vitit oferta valutore vlerësohet të jetë mjaft e lartë.

    Rritja e shpejtë e Euros, ashtu siç pritej, ka tërhequr pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera të rëndësishme. Dollari Amerikan u këmbye me 94.23 lekë, duke prekur nivelin më të lartë në dy javët e fundit. Edhe Paundi Britanik u rrit, duke arritur vlerën e 122.29 lekëve dhe duke prekur gjithashtu nivelin më të lartë në më shumë se dy javë.

  • U zhduk në 2019, gjendet pas katër vitesh vajza

    U zhduk në 2019, gjendet pas katër vitesh vajza

    Një vajzë e zhdukur në moshën 14-vjeçare dhe që prindërit nuk ndaluan së kërkuari për 4 vite është gjallë.

    Alicia Navarro nga Arizona, e cila u zhduk natën e 15 shtatorit 2019, është gjetur e sigurt disa shtete larg.

    Tani 18 vjeç, ajo hyri në një stacion policie në një qytet të vogël Montana, 40 milje nga kufiri kanadez dhe u identifikua si adoleshentja që ishte raportuar e zhdukur në shtator 2019, tha policia e Glendale.

    “Alicia Navarro është gjetur. Ajo është e sigurt, e shëndoshë dhe e lumtur”, tha Zyrtari i Komunikimeve për Sigurinë Publike të Glendale, Jose Santiago gjatë një konference për shtyp.

    Adoleshentja e cila është autike, u largua nga shtëpia e saj në Glendale natën e 15 shtatorit 2019, vetëm 14 vjeç. Prindërit e saj, të cilët ishin në gjumë kur ajo u largua nga shtëpia, gjetën një shënim të shkruar me dorë nga vajza e tyre ku shkruhej: Do të kthehem, ju betohem, më vjen keq! Më pas nuk u dëgjua më për të, deri këtë javë.

    Navarro hyri vetë në departamentin e policisë lokale në Montana dhe kërkoi që të hiqej nga lista e fëmijëve të zhdukur. Departamenti njoftoi policinë e Glendale, e cila konfirmoi identitetin e saj dhe kontaktoi familjen e adoleshentes për t’i bërë të ditur se ajo u gjet e sigurt.

    Navarro më pas u takua me nënën e saj dhe kërkoi falje për dhimbjen që shkaktoi. Nëna e saj, Jessica Nuvez në një video të publikuar në “Facebook”, e quajti mrekulli gjetjen e vajzës së saj katër vjet pas zhdukjes.

    “Për të gjithë ata që u mungojnë të dashurit, dëshiroj që ta përdorni këtë rast si shembull. Mrekullitë ndodhin. Mos e humb kurrë shpresën dhe lufto gjithmonë”, ka thënë ajo.

    Nunez tha se nuk kishte detaje rreth zhdukjes së vajzës së saj, por tha se gjëja e rëndësishme është që ajo është gjallë. Policia e Glendale tha se po heton sesi adoleshentja arriti në Montana dhe me kë ka jetuar për katër vitet e fundit, pasi shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Ata thanë se Navarro doli nga shtëpia e saj me dëshirën e saj dhe po bashkëpunon me autoritetet. Ajo gjithashtu i tha policisë se askush nuk e ka ngacmuar ndonjëherë ndër vite.

  • Dhuna e të atit, Roza Lati: Po të qaja unë mami hante dru, i qeshja vetes me zor

    Dhuna e të atit, Roza Lati: Po të qaja unë mami hante dru, i qeshja vetes me zor

    Moderatorja e njohur Roza Lati së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale. Ajo u kthye pas në kohë duke kujtuar agresitivitetin dhe dhunën që ushtronte i ati ndaj mamasë së saj, aktores së njohur Rita Lati, ndërsa sipas saj këto reagime babi i saj i ka pasur si pasojë e një turmori që ai kishte në kokë.

    Roza rrëfeu se kur ka qenë në moshën 7-vjeçare shkonte në banjo që të qante dhe pastaj përpara pasyrës i qeshte vetes me zor pasi kishte kuptuar se po të qante ajo babi ushtronte dhunë ndaj Ritës.

    “Unë nuk dua të gjykoj tim atë. Por babi im ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Kur ka qenë 19-vjeç ai është hedhur me palosje në det nga shkëmbinjtë e dhërmiut dhe deti ka qenë me shkëmbinjë nënujorë dhe ka përplasur kokën. Në atë kohë nuk ka pasur aperatura që ta gjenin se çfarë ka. Babai ka qenë për 5 ditë në koma kur ka ndodhur kjo gjë. Por me kalimin e kohës ajo vena që kishte përplasur i jepte agresitivitet të pakontrolluar. Reagimet tim eti nuk i ka bërë me qëllim të plotë, por këto janë kujtimet e mia. Fëmijëria ime ka qenë shumë paradoksale sepse mami im ka qenë qenë artiste dhe ka qenë periudha kur mami im ka pasur idhuj dhe ndërkohë brenda në shtëpi ka qenë një situatë ndryshe. Unë jam rritur me dy botë ndryshe. Fakti Kur kam qenë 7 vjeç kisha kuptuar që po të qaja unë mami hante dru pse qan kjo se ti s’je nënë e mirë, dhe kur qaja shkoja në banjo para pasqyrës dhe i qeshja me zor se thoja po të qesh tani me zor kur të dal nga banjoja babi nuk do ta kuptojë që un po qaja.”, tregoi Roza.

  • Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Martinajn (E plotë)

    Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Martinajn (E plotë)

    Prokuroria e Posaçme firmosi 15 urdhër-arreste për vrasje, nxjerrje të sekretit hetimor, shpërdorim detyre, etj. Mes të arrestuarve deri tani janë ish-shefi i Forcës Operacionale në policinë e shtetit, Oltion Bistri (lexo ketu), drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Lika. Në kërkim janë Ervis Martinajt, i zhdukur një vit më parë, Elio Hato, që është miku i tij, por edhe Behar Bajri.

    Pse u arrestua Oltion Bistri?
    Ish-shefi i Forcës Operacionale është arrestuar mbi dyshimet se ka nxjerrë sekrete hetimore të dosjeve të nxehta që janë përfshirë grupet kriminale. Gjithashtu akuzohet për shpërdorim detyre pasi nga hetimi ka rezultuar se nuk ka raportuar për dijeninë që ka pasur (lexo ketu).

    Ervis Martinaj dhe Elio Hato
    “Mbreti” i basteve Ervis Martinaj dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit, të njohur edhe mbiemrin Boriçi në 2020 në Vaun e Dejës. Gjin Ndoji, 27-vjeç në vitin 2020 u qëllua me plumb në kokë dhe mbeti i vdekur në vend. Në banesat e Martinajt ka pasur kontrolle sa për procedurë, pasi nuk është gjetur asgjë (lexo ketu). Sali Berisha akuzoi se në këtë vrasje është përfshirë edhe biznesmeni Gjoka. Miku i Ervis Martinajt, Hato sipas prokurorisë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit, i arratisur në Turqi (lexo ketu).

    Xhevahir Lita
    Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dyshohet se ka mbyllur hetimet e dosjes për vrasjen e Gjin Ndojit duke u korruptuar. Prokurori dyshohet se është korruptuar përmes Hatos (lexo ketu).

    Pëllumb Gjoka
    Biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë është arrestuar në orët e para të ditës së sotme. Akuza zyrtare nuk dihet ende. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar më herët për përfshirje në vrasjen e Gjin Ndojit, trafik droge dhe tjetërsim pronash në Velipojë. Gjoka është shpallur nga qeveria investitor strategjik (lexo ketu).

    Fisi Bajri
    Në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policie zbarkuan në zonën ku banon fisi Bajri në Shkodër. Behar Bajri është shpallur në kërkim. Persona të tjerë janë shoqëruar, janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar (lexo ketu).

    Ardit Hasanbenga
    Ai ka qenë një zyrtar i lartë në policinë e shtetit. Në fund ishte në Berat, ku u përjashtua nga struktura pas zbulimit të serës me kanabis. Por më parë ka qenë në Shkodër, shef krimesh. Emri i tij del në dosjen e atentatit të Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, rival i Bajrave (lexo ketu).

    Astmer Bilali
    Ish-boksier i Vllaznisë, anëtar i bandës së Bajrave që disa vite më parë iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babai dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Ende nuk dihet akuza konkrete kundër tij

  • VIDEO/ Me qerpikë dhe make-up, Kiara “turpëron” Luizin

    VIDEO/ Me qerpikë dhe make-up, Kiara “turpëron” Luizin

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”. Fansat janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tyre.

    Kur ata bëjnë postime në rrjetet sociale dhe nuk shfaqen bashkë, ndjekësit i pyesin menjëherë “ku e ke Kiarën?” apo “ku e ke Luizin?”.

    Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, duke udhëtuar.

    Në videon në fjalë, fillimisht shfaqet Kiara dhe më pas ka kapur edhe këngëtarin e dashur për publikun. Duke qenë se moderatorja ka përdorur një filtër, Luizi shfaqet me qerpik fals dhe me make-up.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/07/Instagram-kiaratito-stories-3156085671017119556.mp4?_=1

  • Adoleshentjɑ vjedh biçikletën e policit, por e kthen ɑtë se bɑshku me një letër që do ju përlot

    Adoleshentjɑ vjedh biçikletën e policit, por e kthen ɑtë se bɑshku me një letër që do ju përlot

    Kur ofeiceri Josh Bowden u zgjuɑ mengjesin e se henes, pɑ se bicikletɑ e tij kishte humbur dhe nuk dinte se çfɑrê tê bênte pêr kêtê. Por disɑ ditê mê vonê, ɑjo u rishfɑq nê pronên e tij.

    Ai nuk u shqetesuɑ shume per bicikleten,por per fɑktin se hɑjduti ishte njê vɑjzê ɑdoleshente qê u pêrpoq tê kthehej nê shtêpi nê oren 2:00 ɑ.m.

    Bɑshkɑngjitur me biçikletên e tij tê vjedhur vɑjzɑ 19-vjeçɑre,kishte lene nje leter ku shpjegonte ɑrsyen e mɑrrjes se bicikletes,duke i kerkuɑr fɑlje zoterise.

    Ajo thɑ se e mori biçikletên pêr shkɑk tê disɑ djemve ne gjendje te dehur,dhe nuk kishte ɑsnjê mênyrê tjeter pêr te shkuɑr ne ɑte orɑr ne shtepi. trɑnsmeton 10gjerɑ.com.

    Nê leter, vɑjzɑ ɑdoleshente e pɑidentifikuɑr thɑ se ɑjo “e pɑ mɑkinên e oficerit dhe shpresonte se do tɑ kuptonte”. Oficeri dhe bɑbɑi i njê vɑjze tjetêr ɑdoleshente e kuptoi dhe shkroi njê letêr “M” te cilen e postoi nê Fɑcebook, me shpresên qê ɑjo te mund tɑ lexonte.