Author: editor

  • Një i vrarë, dy të plagosur & dy vëllezër pas hekurave për shkak të “shokut të ri të dhomës”. Zbardhet sherri mes shqiptarëve në Itali

    Një i vrarë, dy të plagosur & dy vëllezër pas hekurave për shkak të “shokut të ri të dhomës”. Zbardhet sherri mes shqiptarëve në Itali

    Një arsye banale dyshohet se u bë shkak për sherrin masiv mes shqiptarëve pasditen e së dielës në Padova të Italisë, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën 2 të tjerë.

    Për ngjarjen e rëndë në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje e tentativë vrasje. Ata u kapën rreth 12 orë pas krimit, gjatë kohës që po tentonin të arratiseshin drejt Shqipërisë.

    Këtë të mërkurë ata pritet që të merren në pyetje dhe do dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Ndërsa të enjten, pritet të kryhet autopsia mbi trupin e viktimës, për të kuptuar se cilat ishin goditjet që i shkaktuan atij vdekjen. Sa i përket dy të plagosurve, ata vijojnë të ndodhen në spital.

    Ngjarja në fjalë ndodhi në hyrje të godinës ku të rinjtë shqiptarë jetonin. Por ndryshe nga sa u dyshua në fillim, motivet nuk kanë lidhje me asgjë kriminale. Asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penale. Sipas mediave italiane që citojnë karabinierët, miqtë u përfshinë në sherr për shkak të ardhjes së një shoku të ri dhome. Kjo duket se është edhe pista kryesore e ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë lagjen e Forcellini pasditen e 23 Korrikut.

  • Operacion i rrallë në QSUT, 67-vjeçares i hiqen tre tumore

    Operacion i rrallë në QSUT, 67-vjeçares i hiqen tre tumore

    Një ndërhyrje delikate, jetëshpëtuese, u krye me sukses nga ekipi multidisiplinar i kirurgëve, urologëve dhe reanimatorëve në Spitalin Kirurgjikal në QSUT. Kryeminisitri Edi Rama ka ndarë historinë në rrjetet sociale duke përgëzuar ekipin mjekësor për punën delikate.

    “Pas një seri ekzaminimesh dhe konsultës së përbashkët të disa mjekëve specialistë, u realizua me sukses heqja e tre tumoreve (në veshkë, mbiveshkoren e majtë dhe tëmth), duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte”, tha Aurel Janko, shef i Shërbimit të Urologjisë.

    “Është një rast shumë i rrallë edhe në botë”, tha Arvit Llazani, kirurg.

    Ecuria post-operatore e pacientes 67-vjeçarja ishte shumë e mirë edhe pse e vështirë.

    “Një ndërhyrje të tillë nuk e kishim realizuar më parë. Pjesë e vështirë ishte edhe ajo postoperatore pasi stresi kirurgjikal ishte shumë i madh dhe pjesa rikuperuese ishte jashtëzakonisht shumë delikate”, tha Zamira Hysenaj, mjeke anesteziste.

    Pacientja tashmë është larguar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

  • Abuzon me qytetarët, ministrja Bilali i bën reklamë “Iute Credit”

    Abuzon me qytetarët, ministrja Bilali i bën reklamë “Iute Credit”

    “Iute Credit”, një institucion financiar për dhënien e kredive shpesh herë është denoncuar për mënyrat se si abuzon me qytetarët.

    Përqindjet e interesave të këtij institucioni janë një çmenduri e vërtetë pasi ka interesa të frikshme.

    Në shumë raste të ndryshme, “Iute Credit”, është denoncuar nga qytetarët për një sërë abuzimesh.

    Në Kosovë Banka Qendrore atje ia revokoi licencën në dhjetor të 2019-s institucionit “Iute Credit”.

    Kjo sepse BQK-ja pretendonte se ky institucion financiar funksiononte me norma të interesit jashtë çdo standardi.

    Në Shqipëri, ndonëse po abuzon me qytetarët, “Iute Credit” është reklamuar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

    Deri dje fajdet ishin të jashtëligjshme, por sot në vend ka kompani të cilat operojnë ligjërisht duke grabitur qytetarët.

    Ndonëse “Iute Credit” është cilësuar si zhvatës i xhepave të popullit shqiptar, ministrja i bën reklamë kancerit të qytetarëve pa asnjë problem.

  • Temperaturat ekstreme ‘përvëlojnë’ Tiranën/ Thyhet rekordi i vendosur në 1973, ja sa ishte temperatura që regjistroi termometri

    Temperaturat ekstreme ‘përvëlojnë’ Tiranën/ Thyhet rekordi i vendosur në 1973, ja sa ishte temperatura që regjistroi termometri

    Tirana ka shënuar një rekord të ri sa i takon temperaturave maksimale që janë regjistruar deri tani. Ditën e djeshme, 25 korrik 2023, Instituti i Gjeoshkencave ka shënuar temperaturën rekord për kryeqytetin: 42.1 gradë Celcius.

    Kjo temperaturë është rekord i ri për Tiranën duke thyer dhe rekordin që ishte shënuar në 1973.

    “Rekord për qytetin e Tiranës ishte dita e djeshme. Stacioni meteorologjik i vendosur brenda unazës në Tiranë ka regjistruar dje temperaturën 42.1 gradë Celcius. Nëse i referohemi 1973, Tirana ka qenë në vlerat 41.5 gradë. Këtë vit është shënuar më e lartë 42.1 gradë. Shumë nxehtë’ tha Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri”.

    Ndërkohë javën e kaluar në Tiranë është regjistruar temperatura maksimale 37 gradë.

    Edhe gjatë natës temperaturat që janë regjistruar në Tiranë kanë qenë shumë të larta.

    “Temperaturat minimale për gjatë dy netëve që lamë pas kanë qenë shumë të larta. Janë regjistruar 26 gradë dhe 27 gradë Celcius në Tiranë. Çka do të thotë se kanë qenë shumë të larta për temperatura maksimale. Pasi maksimumi vlerat minimale në vendin tonë shkojnë deri në 23 gradë, nuk janë normale të qëndrojnë në vlerat 26 -2 7 gradë Celcius siç kanë qenë në dy netët e fundit” tregon Gjoni për gazetarin Nertil Agalliu

    Në cilin qytet u shënuan temperaturat më të larta dje?

    Kuçova ka regjistruar temperaturën absolute më të lartë. 44 gradë. Ndërkohë në Fier është shënuar temperatura 43 gradë Celcius

    “Por këto të dhëna i quajmë operacionale dhe do të bëhet një përpunim dhe rivlerësim në fund të muajit” sqaron Anira Gjoni.

    Po si do të jenë temperaturat në ditët në vijim?

    Pritet që të ketë një ulje të temperaturave dhe të kthehen në vlera normale për muajin korrik

    Në zonat bregdetare të shkojë temperatura maksimale në 28 gradë Celcius.

    Në zonat e ulëta të shkojë temperatura maksimale 30 gradë Celcius.

    Në zonat malore të shkojë temperatura maksimale 25 gradë Celcius.

    Gjatë fundjavës do të kemi nivele normale të temperaturave deri në 35 gradë Celcius. Kjo do të vijojë deri në ditët para të gushtit 4- 5 gusht ku pritet të kemi temperatura të larta por jo në nivele ekstreme siç kishim në këto dy javë që lamë pas.

    Po shi?
    Gjatë mëngjesit të nesërm priten reshje të dobëta, por janë lokale dhe nuk do ju prishë pushimet, thjesht do të freskojë pak kohën.

  • Turistët u morën peng nga durrsakët/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë, pronari i mbylli brenda garazhit dhe… (Emrat)

    Turistët u morën peng nga durrsakët/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë, pronari i mbylli brenda garazhit dhe… (Emrat)

    Zbulohen detaje të reja nga mbajtja peng për 45 minuta e 4 shtetasve nga Kosova të cilët kishin ardhur me pushime në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës.

    Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

    Në momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

    Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh.

  • 19-vjeçarja shpëton 5 persona në ditën e saj të parë si roje plazhi

    19-vjeçarja shpëton 5 persona në ditën e saj të parë si roje plazhi

    Të premten e kaluar një vajzë 19-vjeçare nga Pontinia shpëtoi pesë persona nga mbytja gjatë ditës së saj të parë të punës si roje plazhi në plazhin Bufalara në Sabaudia.

    Siç raporton “Il Messaggero”, shpëtimtarja e Rojeve bregdetare Blue Work ka ndihmuar fillimisht një kite-surfist i cili iu afrua bregut dhe kërkoi ndërhyrjen e saj, ndërsa ajo po përpiqej të kontaktonte zyrën e kapitenit të portit, megjithatë, një zotëri tjetër që po lahej pranë shkëmbinjve filloi të kishte vështirësi të kthehej në bregdet për shkak të rrymës së fortë, në të njëjtën situatë, pak më vonë, edhe gruaja e tij dhe një djalë tjetër, të cilët ishin hedhur në ujë në përpjekje për ta ndihmuar dhe u gjendën në mëshirën e dallgëve.

    E armatosur vetëm me një xhaketë shpëtimi dhe në pamundësi për të përdorur komardare për shkak të detit të trazuar, roja i shpëtimit të tre në siguri, përpara se të kryente ndërhyrjen e fundit të ditës së saj, domethënë të kthente një djalë që po bënte not me vëllai binjak dhe një grua tjetër, e cila gjithashtu është kapur nga rrymat e forta.

  • Gjeti portofolin me 10 mijë euro dhe miliona lekë, studenti shqiptar e dorëzon tek i zoti

    Gjeti portofolin me 10 mijë euro dhe miliona lekë, studenti shqiptar e dorëzon tek i zoti

    Çfarë do të bënit nëse do gjenit një portofol me një shumë marramendëse në të? Një i ri shqiptar është për t’u duartrokitur, pasi ai ka bërë një gjest mjaft fisnik.

    Studenti i Akademisë së Policisë, Xhojsi Lamaj, ka gjetur në kryeqytet një portofol me mijëra euro dhe s’ka hezituar t’ia dorëzojë të zotit.

    Akademia e Policisë njofton: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.

    Ndërkohë, gazetari Bledi Mane ka treguar shumën që kishte gjetur Xhojsi.

  • Kërcënohet me jetë Kristi: ‘Do të bëj varrin, nuk do të gjenden kockat’

    Kërcënohet me jetë Kristi: ‘Do të bëj varrin, nuk do të gjenden kockat’

    Ish-banori i “Big Brother Vip 2”, Kris Aliaj, është kërcënuar me jetë. Kristi ka marrë një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, ku një person i shkruan se do i bëjë varrin nëse shkon opinionist në BBV3. Po ashtu ai vijon duke kërcënuar finalistin e BBVIP2, duke i thënë se nuk do të gjenden as kockat.

    “Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat,” shkruhet në mesazhin e Krist Aliaj.

    Kristi e ka marrë me sportivitet mesazhin, duke shkruar: “Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë”.

  • E frikshme/ Publikohen pamjet nga zjarret në rrugët e Siçilisë

    E frikshme/ Publikohen pamjet nga zjarret në rrugët e Siçilisë

    Ndërsa një pjesë po përballet me stuhi, Italia jugore është në flakë, madje zjarret masive u afrohen rrugëve në Siçili. Në një video që është publikuar në media shihet sesi zjarri është tashmë afër rrugës dhe rrezikon gjithçka.

    Në këtë video të regjistruar gjatë një udhëtimi me makinë shihet sesi flakët po përpijnë çdo gjë.

    Nga pamjet shikohet situate e përkeqësuar në Siçili ku zjarret po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të temperaturave të larta.

    Ndërkohë në Itali pritet që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone për shkak të stuhisë dhe të zjarreve ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

  • 24-vjeçarja qëllon veten me armë zjarri. Ja ku ndodhi ngjarja?

    24-vjeçarja qëllon veten me armë zjarri. Ja ku ndodhi ngjarja?

    Një vajzë e moshës 24-vjeçare është plagosur me armë zjarri në fshatin Cudhi Zall, të Krujës, këtë të mërkurë.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është vetëplagosur me një armë pistoletë të cilën e mbante pa leje në banesë 34-vjeçari me inicialet D.B.

    Ky i fundit është arrestuar nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall. Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht, në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë”, njofton policia.