Author: editor

  • Vrasësi i së bijës u dënua me 28 vite burg, flet nëna e Jetmira Hasanit: Kemi frikë, do na vrasë kur të dalë

    Vrasësi i së bijës u dënua me 28 vite burg, flet nëna e Jetmira Hasanit: Kemi frikë, do na vrasë kur të dalë

    Gjykata e Apelit ka dhënë sot vendimin me 28 vite burg për Agron Tanushin, i cili vrau me pushkë në sy të vajzës 8-vjeçare, kunatën e tij Jetmira Hasanin.

    Familjarët e të ndjerës të cilët kërkonin dënim maksimal dhanë një deklaratë për mediat.

    Nëna e Jetmirës, u shpreh se autorit i duhej dhënë dënimi i përjetshëm, pasi në momentin që do dalë nga burgu, do i vrasë dhe ato.

    Shteti ta dënojë përjetë, kemi frikë. Ai na shau në gjykatë, një herë na vrau….Ky në rrugë na shante, tani ca të bëjmë ne? Ta vrasim? Doli Dan Hutra, vrau disa, a kështu do bëjmë dhe ne?

    Advertisements

    Unë nuk i kërkoj gjë shtetit, e vras. Janë ngjarje që nuk kanë si të jenë ndryshe. Ai dënohet 28 vite. Ne thamë të gjitha gjërat që ai ka bërë. Nëse mundem ia jap unë dënimin, po ai është më i zoti, se është mësuar të vrasë.

  • 6 të plagosur nga një aksident

    6 të plagosur nga një aksident

    Ditën e djeshme është regjistruar një aksident në fshatin Ropotovë në Gjilan ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

    Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur policia e Kosovës ditën e sotme ku mësohet se janë përplasur 2 makina.

    Si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. 4 pasagjerët kanë dalë nga spitali ndërsa 2 shoferët ndodhen në spital.

    “Fshati Ropotovë 25.07.2023-18:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë.

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët. Të lënduarit, dy drejtuesit e automjeteve mbeten për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pasagjerët janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • ‘Ta martoj tët ëmën’, aktori Agron Llakaj përfundon në urgjencë, zbulon episodin e pakëndshëm që i ndodhi

    ‘Ta martoj tët ëmën’, aktori Agron Llakaj përfundon në urgjencë, zbulon episodin e pakëndshëm që i ndodhi

    Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë.Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm, me të cilin është përballur.

    Postimi i plotë i Agron Llakaj:

    Kjo fotografi eshte per ilustrim.

    Advertisements

    Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

    Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim..

    I forti-doktooor?!ooo,eeeej!
    (vjen doktori)
    doktori-urdhero perse bertet?!

    i forti-plasi syte, po me vdes babai!
    doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
    I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
    doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

    (Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

    Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.
    Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!
    Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.

  • Grabitja e Rinasit, Apeli le në fuqi dënimet për 7 autorët

    Grabitja e Rinasit, Apeli le në fuqi dënimet për 7 autorët

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për 7 anëtarët e grupit kriminal, të cilët më 9 Prill të 2019-s grabitën 4.6 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

    Në Tetor të 2022-t, Gjykata e Posaçme dha 122 vite burg në total për autorët. Kështu, Klement Çala është dënuar me 20 vjet burg, ndërsa me nga 17 vjet burg janë dënuan 6 të pandehurit e tjerë: Eldi Çala, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkdon Bengasi.

    I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet. Edhe pse kanë kaluar vite nga kjo ngjarje nga ana e grupit të hetimit nuk janë mundur që të gjenden paratë që janë grabitur. Gjatë arrestimit të të dyshuarve është gjetur një sasi shumë e vogël parash, që janë krahasuar me numrin e serive të parave të humbura nga bankat e nivelit të dytë.

  • “Si vaskë e nxehtë”/ Ngrihet alarmi në këtë vend, temperatura e ujërave shkon më shumë se 38 gradë

    “Si vaskë e nxehtë”/ Ngrihet alarmi në këtë vend, temperatura e ujërave shkon më shumë se 38 gradë

    Vala e të nxehtit që ka përfshirë botën ka sjellë pasoja të shumta në shumë vende. Një tjetër rekord temperaturash është shënuar në ujërat e oqeanit rreth Florida Keys, ku termometri ka shënuar 38.4 gradë Celsius.

    Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria amerikane, në një hapësirë të caktuar për regjistrimin e temperaturës e instaluar në ujërat e gjirit Manatee, në Parkun Kombëtar Everglades, shënoi vlerën më të lartë, ndërsa në disa zona të tjera termometri shënoi 38 gradë dhe 32 gradë Celsius.

    Vlerat normale për rajonin në këtë periudhë të vitit variojnë midis 23-31 gradë Celsius , sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA). Niveli i nxehtësisë i regjistruar këtë javë është ai i një vaskë të nxehtë.

    Vlerat e temperaturës së sipërfaqes së oqeanit nuk mbahen të regjistruara, por një studim i vitit 2020 tregoi se temperaturat më të larta globale deri në atë kohë u regjistruan në Gjirin Persik .

    Leximet ekstreme vijnë në krye të paralajmërimeve të kaluara për ngrohjen e ujërave jashtë Floridës, bregdeti i së cilës po përballet me një valë të nxehti që kërcënon jetën detare dhe ekosistemet e oqeanit.

    “Nuk e prisnim këtë vapë kaq herët dhe kaq ekstreme. E gjithë kjo është e paprecedentë në të dhënat tona”, vëren Derek Mancello i NOAA.

    Valët e të nxehtit po prekin gjithnjë e më shumë oqeanet e botës, duke shkatërruar leshterikët, algat e detit dhe koralet dhe duke vrarë një pjesë të jetës detare “si zjarret që djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh”.

  • Katastrofë “biblike” në Rodos

    Katastrofë “biblike” në Rodos

    Katastrofë biblike po konsiderohet nga mediat ndërkombëtare, ajo që po ndodh me zjarret në Rodos dhe në gjithë Greqinë. Flakët masive kanë djegur gati 1/3-ën e ishullit, mbi 34 mijë hektarë tokë.

    Pavarësisht angazhimit të qindra efektivëve zjarrfikës, dhjetëra mjeteve, e madje edhe ndihmës me avionë nga Turqia, autoritetet thonë se zjarret nuk po vihen nën kontroll as në ditën e tetë.

    Gati 20 mijë njerëz janë evakuuar deri më tani. Mediat britanike thonë se gati gjysma janë turistë nga ky vend, të cilët po largohen me avionë të posaçëm të dërguar nga qeveria e Britanisë së Madhe.

    Dyshimet janë të forta se vatrat mund të kenë qenë të qëllimshme ndaj dhe kanë nisur hetimet intensive për zbulimin e autorëve. E vështirë është situata në gjithë vendin. Vetëm në 24 orët e fundit numërohen 64 vatra të reja zjarri, kryesisht në Athinë, por në ishuj të tjerë si Eubea e deri në Korfuz, ku ka nisur evakuimi i disa fshatrave.

    Për 7 ditë në gjithë Greqinë janë djegur në total mbi 340 mijë hektarë pyje. Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis paralajmëroi ndëshkime të ashpra për zjarrvëniet, ndërsa tha se vendin e pret një situatë tepër e vështirë përgjatë pjesës së mbetur të sezonit veror.

  • E mërkura premtuese, Horoskopi 26 korrik 2023: Shenja që kryen transaksion te rëndësishëm financiar

    E mërkura premtuese, Horoskopi 26 korrik 2023: Shenja që kryen transaksion te rëndësishëm financiar

    Dashi

    Kjo nuk është koha për t’u përshtatur me energjinë që ju rrethon. Sot është një ditë në të cilën do të jeni shumë më të suksesshëm kur të dilni nga turma dhe t’u tregoni të tjerëve se keni një dhuratë unike për të ndarë. Tregohuni vetvetja.

    Demi

    Nëse nuk merrni një qëndrim më përfundimtar, dikush do të shkelë mbi ju. Kjo nuk është koha për t’u tkurrur në sfond dhe për të lënë dikë tjetër të marrë të gjitha vendimet tuaja për ju. Jini të fortë dhe vendimtar.

    Advertisements

    Binjakët

    Vija juaj kokëfortë do të dalë sot në fuqi të plotë. Sigurohuni që të jeni të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që ta zbutni kur është e përshtatshme për ju që ta bëni këtë. Në përgjithësi, një qasje e fortë do t’ju vendosë në favor të njerëzve përreth jush.

    Gaforrja

    Mendja juaj po hapet për një ide të re sot, ndaj lejojeni atë. Inkurajoni imagjinatën tuaj për të eksploruar mundësitë pa zërat e vegjël bezdisëse që thonë se “duhet” ta bëni këtë ose “nuk duhet” ta bëni atë. Mendoni përtej sferave normale.

    Luani

    Mos kini frikë të merrni një rrugë të shkurtër sot. Një qasje e ngadaltë dhe e qëndrueshme mund t’ju lërë në fund sot. Ndiq ritmin dhe kërko mënyra të reja për të ecur përpara. Efikasiteti juaj i përgjithshëm ka potencialin të rritet në mënyrë dramatike.

    Virgjëresha

    Një cikël i ri i mrekullueshëm fati i mirë fillon për ju sot. Për tre javët e ardhshme, mbani një sy të mprehtë për mundësitë në botën e karrierës. Nëse jeni në një punë me të cilën jeni të pakënaqur, kjo është koha për të kërkuar dhe gjetur një të re.

    Peshorja

    Merrni parasysh të mësoni një aftësi të re. Merrni një katalog të kolegjeve dhe programeve arsimore në zonën tuaj dhe merrni parasysh të ndiqni një kurs në një fushë me të cilën nuk keni eksperimentuar kurrë më parë.

    Akrepi

    Mendoni jashtë kutisë sot. Mos kini frikë të largoheni nga realiteti në mënyrë që të hidhni një sy në disa mundësi të tjera që përndryshe nuk mund të mendoni t’i merrni parasysh. Prosperiteti do të vijë tek ju kur të jeni në gjendje të përshtatni një qasje më inovative.

    Shigjetari

    Dikush do të përpiqet t’ju drejtojë në një skemë të re sot. Reagimi juaj i parë do të jetë të rebeloheni kundër tij dhe të këmbëngulni se një qasje më e vjetër është më e mira. Kini kujdes që të hidheni shumë shpejt në këtë përfundim. Konsideroni diçka të re dhe do të shpërbleheni.

    Bricjapi

    Bashkohuni me njerëz që kanë një pikëpamje të ngjashme me tuajën. Të punojnë së bashku. Përpjekja juaj e kombinuar do të jetë shumë më e madhe se shuma e të gjitha përpjekjeve tuaja individuale se bashku. Do të jeni në gjendje të merrni disa ide të reja të shkëlqyera.

    Ujori

    Fryma juaj rebele do t’ju pushtojë sot. Do të ndjeni një nevojë të jashtëzakonshme për liri shumë më të madhe në vendin tuaj të punës. Merrni hapa drejt arritjes së kësaj në vend që të rrini duarkryq, të mos bëni asgjë dhe të prisni që ajo të ndodhë automatikisht.

    Peshqit

    Marrëdhëniet me të tjerët do jenë të tensionuara sot për ju. Do të duket sikur të gjithë po përpiqen t’ju shmangin. Ky nuk është problemi. E vërteta është se njerëzit e tjerë thjesht duhet të distancohen në mënyrë që të zgjidhin kaosin që ka me bollëk.

  • Tragjike! Ra nga lartësia, shqiptari në Greqi humb jetën gjatë orarit të punës

    Tragjike! Ra nga lartësia, shqiptari në Greqi humb jetën gjatë orarit të punës

    Një 52-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi ditën e hënë pasi ra nga lartësia gjatë orarit të punës.

    Mësohet se shtetasi shqiptar po kryente punime në një shtëpi në Aleksandri të Greqisë, në momentin kur ka rënë nga shkallët në një lartësi prej 5 metrash.

    Trupi i tij u gjet ditën e sotme nga fqinjët pas erës së rëndë nga dekompozimi i shpejtë i trupit si pasojë e temperaturave të larta.

    Sipas ekspertizës mjekoligjore, 52-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rënia nga lartësia.

    Autoritetet greke kanë nisur hetimet për incidentin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Temperaturat e larta, policët e Krujës u shpërndajnë ujë shoferëve në trafik

    Temperaturat e larta, policët e Krujës u shpërndajnë ujë shoferëve në trafik

    Në këto ditë me temperatura të larta dhe trafik të rënduar, punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë janë solidarizuar duke ofruar shishe me ujë të ftohtë, për qytetarët dhe turistët që qarkullojnë në zona të ndryshme të Krujës.

    Komisariati i Policisë Krujë i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat janë më të larta.

    E marta ishte dita me temperaturën më të lartë të kësaj vere deri më tani. Termometri shkoi në 43.6 gradë Celsius në Elbasan dhe 43.4 gradë Celsius në Berat.

    Sinoptikanët kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të bien temperaturat pasi drejt Mesdheut po vjen një masë e ftohtë ajrore nga veriu. Fundi i Korrikut dhe 10-ditëshi i parë i Gushtit do të ketë temperatura kryesisht tipike të stinës./tvklan.al

  • “Ç’të bën fëmija s’ta bën as Perëndia”, djali i vjedh të atit paratë në Tiranë

    “Ç’të bën fëmija s’ta bën as Perëndia”, djali i vjedh të atit paratë në Tiranë

    Një 45-vjeçar ka ngritur policinë në këmbë pasi kallëzoi se në shtëpinë e tij i kishin vjedhur një shumë parash. Uniformat blu nisën menjëherë hetimet, por nuk iu desh të shkonin shumë larg. Hajduti ishte pjesëtar i familjes.

    Bëhet fjalë për djalin e 45-vjeçarit, i cili është vënë në pranga. 18-vjeçari me iniciale R.U dyshohet se i ka vjedhur të atit 104 000 lekë, para të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Një shprehje e urtë popullore shqiptare thotë: Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia.

    Dhe kjo nuk ishte hera e parë që djali vidhte babanë. Në mënyrë të përsëritur, ai i kishte grabitur shuma të ndryshme të atit në banesën e tyre në fshatin Lalm.