Author: editor

  • Shokon gazetari i njohur: Osama Bin Laden nuk është vrarë, tani po punon për CIA-n amerikane

    Shokon gazetari i njohur: Osama Bin Laden nuk është vrarë, tani po punon për CIA-n amerikane

    Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme gazetari Milaim Zeka foli për atë çfarë ai mendon se ka ndodhur realisht me Osama Bin Laden.

    “Lufta globale ka marrë krejt dimension tjetër. Ata u larguan në kohën e Sadam Husein, u larguan në Irak, konsideroheshin si aleatët e Perëndimit.

    Muxhahedinët e Irakut, i ka ndihmuar dhe sponsorizuar Sadam Husein, kjo tregon se në politikën amerikane, ata bëjnë politika ditore.

    Kujtojmë që edhe Osama Bin Laden, ka qenë dikur i ftuar në shtëpinë e familjes Bush. Ka qenë mik i Bush-ëve, dhe nuk do të thotë që e kanë vrarë ata. Nuk besoj që Osama Bin Laden është vrarë. Asnjëherë nuk kam besuar. Se fakti që u tha se kufoma e tij u hodh në det, kjo do të thotë që mos ta kërkojë dikush, dhe jam i sigurtë që po punon diku për CIA-n amerikane dhe ka zhbirilu të gjitha organizatat terroriste në Lindjen e Mesme,” tha Zeka.

  • Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ Evropën, ja lajmi i keq që japin ekspertët

    Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ Evropën, ja lajmi i keq që japin ekspertët

    Vendet mesdhetare po mbyllin atraksionet turistike dhe po rrisin kujdesin shëndetësor për sëmundjet që lidhen me nxehtësinë.

    Shërbimi Evropian i motit paralajmëron se në të ardhmen duhet që të përgatitemi për valë të nxehta më intensive dhe më të gjata.

    “Ne presim që valët e të nxehtit, si ato që goditën Evropën verën e kaluar ose ajo që po zhvillohet aktualisht, të bëhen më intensive dhe të zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

    Ndërkaq kujtojmë se javën që lamë pas, temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në qytete në Itali dhe Spanjë, duke bërë që autoritetet të mbyllin atraksionet turistike dhe të lëshojnë paralajmërime.

    Vala e të nxehtit në kontinent vjen pas qershorit më të nxehtë të regjistruar në botë dhe javës së parë më të nxehtë të korrikut. Sipas shërbimit Copernicus, temperaturat në qershor ishin 0.5 gradë Celsius mbi mesataren globale.

    Kushtet e motit kanë pasoja negative për turizmin, bujqësinë dhe industrinë. Zjarret e shumta jashtë Athinës që filluan të hënën e kaluar po vijojnë ende të jenë active duke bërë të mundur që të Rodos të bëhet evakuimi i mijërave banorëve.

    Duke folur për mediat për kufizimet në funksionimin e atraksioneve të Athinës për shkak të vapës, ministrja e Kulturës Lina Mendoni tha se po merrte përditësime çdo orë për vapën për të vendosur nëse do t’i mbajmë të hapura ambientet dhe theksoi se “ne të gjithë duhet të përshtatemi me krizën klimatike me të cilën po përballemi”.

  • Deklarata e fortë e Alfred Cakos: Dëmin më të madh vendit tonë ja ka bërë një nga shtetet më të fuqishme në Europë, shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë

    Deklarata e fortë e Alfred Cakos: Dëmin më të madh vendit tonë ja ka bërë një nga shtetet më të fuqishme në Europë, shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë

    Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme konspiracionisti Alfred Cako foli për historikun se si erdhën muxhahedinët në Shqipëri.

    Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme konspiracionisti Alfred Cako foli për historikun se si erdhën muxhahedinët në Shqipëri.

    “Kërkohej një vend besnik, dhe që t’i priste mirë dhe që populli i atij vendi të mos kishte lidhje me këto klanet. Popull më liberal për këto gjëra se shqiptarët nuk ka.

    Shqiptarëve bëhu çfarë të duash, nuk reagojnë nëse nuk i prek drejtëpërdrejt individualisht. Shqipëria ka qenë pjesë e një lufte fetare për të kapur besimtarët mes islamit politik dhe shiizmit politik.Për të kapur komitetin mysliman dhe sa më shumë institucione t’i kontrollonin ata. Kështu donte dhe Irani përmes kryegjyshatës për të kontrolluar bektashinjtë.

    Dhe në luftën kundër Iranit pas ardhjes së bektashinjve, u bënë disa koalicione të çuditshme. Gylenistët të cilët janë njerëz të Perëndimit, u bënë pro Iranit dhe kundër Perëndimit, se nuk donin të fitonte terren politik Erdogan duke fuqizuar krahun e vet të sunive.

    Në këtë mënyrë krahu politik, Turqia, Izraeli, SHBA, MI6, çdo gjë edhe në jetën politike të Shqipërisë, në dëbimin e çamëve, dhe bombardimet e Kosovës, e kanë bërë britanikët, se ne merremi me rusët, por dëmin më të madh kombit ia kanë bërë britanikët, dhe këtë nuk duhet ta harrojnë kurrë shqiptarët. Kudo që ka dëmtim të shqiptarëve, ka dorë Britania në shekullin e kaluar, dhe që kërkon edhe sot ta dobësojë,” tha Cako.

  • U shfaq me duart e fashuara, Marina tregon incidentin që pësoi

    U shfaq me duart e fashuara, Marina tregon incidentin që pësoi

    Marina Vjollca ka pësuar incident dhe është shfaqur me duart e fashuara. Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram dy foto të duarve dhe shkruante: “Sa verë e bukur kjo”.

    Pas mesazheve të shumta që ka marrë nga fansat e shqetësuar për gjendjen e saj, Marina ka treguar se është djegur me vaj.

    Ajo ka shtuar se momentalisht po trajtohet në QSUT dhe është pak më mirë.

  • Sulmohet nga bletët, vdes 63-vjeçari në Gramsh

    Sulmohet nga bletët, vdes 63-vjeçari në Gramsh

    GRAMSH- Fund tragjik nga bletët për një 63-vjeçar nga Gramshi.

    Tefik Koçi, banues në qytetin e Gramshit, ka ndërruar jetë pasi u pickua nga bletët.

    Koçi kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët, nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij.

    Pickimet e shumta i mori në fytyrë dhe në krahë. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

    Kjo shënon edhe vdekjen e parë nga pickimi i bletës në vendin tonë.

    Ndërkohë raportohen pickime nga Merimanga e Zezë në disa qytete.

  • Tentoi t’i grabiste me forcë çantën një turisteje, arrestohet 25-vjeçari

    Tentoi t’i grabiste me forcë çantën një turisteje, arrestohet 25-vjeçari

    Tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së kallëzimit nga një turiste boshnjake se gjatë mbrëmjes, një shtetas kishte tentuar t’i merrte me forcë çantën e saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, brenda pak orësh, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    – S. M., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

    Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin N. C., 34 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • ‘Brenda zyrave të kësaj partie bëhen org*i treshe’! Gazetari plas bombën në transmetin live

    ‘Brenda zyrave të kësaj partie bëhen org*i treshe’! Gazetari plas bombën në transmetin live

    Tiranë- Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme gazetari Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë për anëtarët e partisë VetëVendosja në Kosovë.

    “Këtu opozita e Shqipërisë nuk mban qëndrim kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Ne mund të kemi përplasje në politikën e brendshme, por në politikën e jashtme duhet të jenë të gjithë të bashkuar, pozitë dhe opozitë.

    Për shembull, unë dëgjoj nga përfaqësues të Vetëvendosjes në Shqipëri e Kosovë që thonë ne nuk e dëgjojmë Edi Ramën, kush është Edi Rama. Ai është kryeministri i Gjicit të Kukësit, që i mbeti shishja në dorë. Ndërkohë për informacionin tënd, policia e Kosovës zbuloi që brenda zyrave të Vetëvendosjes bëhej orgji me treshe.

    Nuk duhet sharë kryeministri vetëm se është kryeministër,” tha Zeka.

  • Vjen një tjetër lajm i keq nga Gramshi pas 4 të mbyturve

    Vjen një tjetër lajm i keq nga Gramshi pas 4 të mbyturve

    Një i vdekur nga pickimi i bletës në Gramsh. Tefik Koçi 63 vjeç, banues në qytetin e Gramshit kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët.

    Kosherja ishte pranë tokës së tij. Pickimet i ka marrë në fytyrë dhe në krahë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

    Pas mbytjes së babait me dy djemtë dhe nipin pak ditë më parë, kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që shënohet në Gramsh.

  • Festa e socialistëve në Rrogozhinë/ Puthje e përqafime me Edison Memollën, mbështetësit e ngrenë në krahë

    Festa e socialistëve në Rrogozhinë/ Puthje e përqafime me Edison Memollën, mbështetësit e ngrenë në krahë

    Edison Memolla u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për bashkinë e Rrogozhinës, duke mundur rivalin e tij demokrat, Shkëlqim Hoxha.

    Menjëherë sapo u shpall rezultati socialistët e Rrogozhinës, kanë nisur festën, duke thirrur emrin kandidati të PS, ndërsa kanë shkëmbyer puthje e përqafime.

    Nuk kanë munguar as lotët, ndërsa më pas e kanë ngritur në krahë kandidatin fitues Memolla, duke e rrethuar me përqafime.

    Edison Memolla fitoi me një diferencë prej 1700 votash ndaj Shkëlqim Hoxhës.

  • 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime

    60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime

    Turistët e huaj po e vizitojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë, por vetë shqiptarët e kanë të vështirë që të përballojnë pushimet. Një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) tregon se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.

    Ky nivel mbetet më i larti në rajon, me 15 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Vetëm 39% e shtetasve shqiptarë janë në gjendje që të përballojnë një javë larg nga shtëpia, më e ulëta në rajon.

    “Në Shqipëri, pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme. Psh 25% e të anketuarve thanë se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat e drita dhe energji, nga 19% që është mesatarja rajonale.

    19% kishin pasur probleme me pagesën e kësteve të kredisë; 52% kishin probleme që të mbanin shtëpinë të ngrohë (nga 24% që është mesatarja rajonale); 21% nuk kanë mundësi të përballojnë furnizimet bazë si ushqime, apo veshje (nga 17% mesatarja rajonale)”, thuhet në raport.

    Të dytët pas Shqipërisë janë malazezët, me 50% të të anketuarve që kanë pohuar se nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime jashtë vendit. Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%

    Shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i kalojnë pushimet në Shqipëri mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. 38% e tyre kanë pohuar se nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, ndërsa 58% e tyre mund t’i përballojnë ato.